Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga agata datė 21 Qershor 2009 - 16:50:

Ftesa e LSI pėr tryezė. PS: Meta tė votojė numrin 33

TIRANE- Partia Socialiste i thotė “jo” Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pėr tryezėn e pėrbashkėt pėr bashkimin e sė majtės pėr fitoren e zgjedhjeve.

Nė pritje tė takimit qė ėshtė pėrcaktuar tė zhvillohet nesėr nė mesditė, kandidati pėr deputet i PS-sė, Sajmir Tahiri bėri sot publike qėndrimin zyrtar tė socialistėve.

Sipas Tahirit e vetmja mėnyrė pėr tė larguar Sali Berishėn nga karrigia e kryeministrit ėshtė vota pėr numrin 33, qė pėrkon me emrin e Partisė Socialsite nė fletėn e votimit tė 28 qershorit.

Ai i bėri thirrje kryetarit tė LSI-sė qė t’i bashkohet apelit tė qytetarėve pėr tė votuar PS-nė, si e vetmja forcė politike qė do t’i japė fund politikės sė vjetėr.

“Duke shprehur kėnaqėsinė qė edhe Ilir Meta pranoi mė sė fundi qėndrimin tonė, se largimi i Sali Berishės ėshtė njė domosdoshmėri, theksojmė se kjo mund tė realizohet vetėm duke i bashkuar tė gjitha votat pėr Partinė Socialiste. Ne e ftojmė Ilir Metėn tė jap kontributin e tij konkret nė kėtė drejtim, duke iu bashkuar apelit tonė qė nė 28 qershor tė gjithė duhet tė votojnė Partinė Socialiste tė Shqipėrisė, numrin 33, sepse vetėm duke votuar pėr Partine Socialiste tė Shqipėrisė garantohet vota pėr ndryshimin historik dhe fundi i politikės sė vjetėr tė sė shkuarės”- tha Tahiri nė prononcimin e tij pėr shtyp.

Kreu i LSI-sė, Ilir Meta ftoi nesėr nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėr bashkimin e sė majtės pėr fitoren e zgjedhjeve, Ramėn e Nanon si dhe figura tė vjetra tė PS-sė dhe aleatėt Gjinushi, Milo dhe Koēi. Ftesa kishte qėllim sipas Metės vendosjen e njė fryme sa mė tė gjerė bashkėpunimi midis tė gjitha partive tė majta dhe progresiste.

Nė njė prononcim pėr shtyp nė “Gazeta Shqiptare” socialisti Servet Pėllumbi, dhe aleancistėt Skėnder Gjinushi dhe Paskal Milo u shprehėn kundėr duke e cilėsuar si tė vonuar ftesėn e Ilir Metės.
(s.g/BalkanWeb)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.