Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datė 04 Dhjetor 2009 - 21:17:

Babai flak foshnjen nga ura

Nje person rreth te 40-ave nga Shkodra eshte vene ne kerkim nga policia per shkak se mesditen e se premtes ka hedhur me vetedije nje femije 2 vjec nga nje lartesi prej disa metrash.

Ai ka hipur ne nje mbikalim te linjes hekurudhore dhe ka hedhur ne asfalt femijen e tij vetem 2 vjec me inicialet E.Xh.

Kalimtaret kane shkuar menjehere ne ndihme te foshnjes i cili per shkak te lartesise ka thyer kemben dhe ka pesuar fraktura te tjera ne trup.

Ne gjendje shume te rende ai eshte derguar per ne spitalin e qytetit per t’i dhene ndihmen e pare mjekesore.

Me pas eshte lajmeruar policia qe ka nisur kerkimin per autorin e ngjarjes.

Sipas policise, ne kerkim eshte shpallur i ati i te miturit, i cili per policine eshte nje njeri me probleme.

Disa muaj me pare ai eshte divorcuar nga bashkeshortja.

Ekspertet e policise kane bere matjet ne vendin e ngjarjes ndersa ka nisur kerkimi per autorin e ngjarjes.

Ende nuk behen te ditura shkaqet qe detyrua 40-vjecarin te arrije ne nje vendim te tille shokues.

Femija nderkohe vazhdon te kurohet ne reanimacionin e spitalit rajonal te Shkodres.

TCH

JA CA MONSTRASH MBAN KJO TOKE!


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.