Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 466 467 468 469 470 471 472 473 474 [475] 476 477 478 479 480 481 482 483 484 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datė 08 Dhjetor 2009 - 14:10:

Kryeministri paditet ne gjykate dy here brenda 1 jave.

Para 1 jave Sali Berisha tha:
"Don Dollaku, Tan Dollaku, ne zemer te Tiranes ka pervetesuar me firme te Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore".

Tre dite me vone Bashkia e Tiranes paditi kryeministrin per shpifje. Sot kompania e Tan Dulakut dergoi padine e saj. Veē te tjerash avokatet e kesaj kompanie, e cila eshte nga taksapaguesit me te medhenj ne vend, u shprehen:

"Kompania Edil Al i ben thirrje gjithe opinionit publik ne vend, Presidentit te Republikes , Trupit Dimplomatik, organizmave ne mbeshtetje te biznesit, institucioneve nderkombetare se veprimi i qeverise shqiptare per te sulmuar nje kompani private biznesi per kapital thellesisht politik, eshte nje agresion i mirefillte dhe nje alarm i forte per fatin qe ka demokracia ne Shqiperi.
Kompania Edil Al po sulmohet thjesht dhe vetem se eshte bashkeaksionere ne media te pavarura, te cila nuk bejne pjese ne klanin e mediave te vene nen kontrollin e rrepte politik te qeverise. Vizion plus, Paketa digitale tring, Gazetat Albania dhe Korrieri kane qene dhe mbeten te pavarura, ne ruajtje te parimeve te mirefillta profesionale, gje e cila nuk i ka shkuar per shtat qeverise.
Ndaj, si ndeshkim ndaj ketij integriteti te mediave ne te cilat Edil Al posedon aksione, qeveria nuk ka pushuar per gjate gjithe vitit 2008 te beje kontrolle te njepasnjeshme financiare, si mjet i paster presioni ndaj mediave te pavarura.

Ky presion ka nisur dhe po pershkallezohet prej mese 2 vjetesh, fakt per kete eshte se megjithese jane plotesuar te gjitha procedurat e legalizimit, dosjet e kompanise ngelen te bllokuara me urdher nga lart ne hipoteke. Per sa me siper disponojme te gjitha faktet, provat dhe deshmite te cilave kryeministri ju fshihet prej imunitetit, materiale te cilat do te depozitohen ne Gjykate."

"Kompania Edil Al deklaron se gjate viteve 2006-2009 ka vetem 21 mije metra katrore leje ndertimi, te gjitha te aprovuara prej shumices se djathte ne Keshillin Bashkiak."

"Ne familjen evropiane ku aspirojme te bejme pjese biznesi po merr nga qeverite respektive gjithe mbeshtetjen e mundshme ne kete kohe krize. Perkundrazi ne Shqiperi, biznesmenet po quhen mafioze, ndersa ndaj bizneseve po krijohen komisione te vecanta kontrolli, te njejta me ato qe shpronesonin Kulaket, Borgjezet dhe Antikomunistet nga Enver Hoxha..."


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 466 467 468 469 470 471 472 473 474 [475] 476 477 478 479 480 481 482 483 484 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.