Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 22 Tetor 2012 - 05:33:

To Rome with love (2012)

Regjia: Woody Allen
Skenari: Woody Allen
Aktore: te ndryshem (lexo me poshte)

Tre-kater histori paralele ndodhin ne Rome. Nje burre zgjohet nje mengjes i famshem dhe ndiqet nga kamerat e gazetaret si VIP. Ai nuk e kupton pse, por cdo gje qe ai ben, rrobat qe vesh, pasta e dhembeve, etj, jane informacione te vyera qe i interesojne publikut. Megjithate ai s'e di pse, derisa nje dite fama e tij humb nga nje cast ne tjetrin dhe mediat i turren dikujt tjeter ta bejne te famshem. Ne te njejten kohe nje cift i ri vjen te kaloje muajin e mjaltit ne Rome, por ndahen per disa minuta dhe nuk arrijne te gjejne njeri tjetrin. Diku tjeter nje vajze amerikane njihet me nje italian dhe prindet e te dyve takohen. Babai i vajzes eshte producent dhe zbulon se babai i djalit ka nje talent te jashtezakonshem si tenor. Prandaj e ndihmon te behet tenor. Se fundi, nje cift studentesh amerikane pesojne ca peripecira ne jeten sentimentale, kur vajzes i vjen nje shoqe per disa dite.

Film me difekte te ndryshme teknike. Lista e aktoreve eshte e gjate (Roberto Benigni, Alec Baldwn, Ornella Muti, Woody Allen, Riccardo Scamarcio, Antonio Albanese, Penelope Cruz), por nuk arrijne te mbulojne difektet e regjise dhe skenarin e dobet. Filmi perfundon si nje supe historish te vecanta qe nuk kane nje fund te perbashket. Temat qe kerkon te tregoje jane teper ndryshe, qe nga dashurite ne sferen personale e deri tek ironizimi i difekteve sociale. Keto bejne qe filmi te jete konfuz, duke treguar njekohesisht dilemat e brendshme dhe problemet madhore te shoqerise me histori qe nuk kane nje emerues te perbashket, nje shkak te perbashket, apo nje koincidence ne hapesire a ne kohe.

Shkurt, film jo impresionues, edhe pse eshte mbushur me aktore me emer. Shpesh dallohen xhirimet e bera neper rruge me njerez qe shikojne nga kamera si te jete dokumentar. Edhe aktoret jo te gjithe luajne bindshem.

Carlo Verdone kur ka pare kete film ka dale nga kinemaja i revoltuar duke thene se kjo nuk eshte Roma e vertete, njerezit kane halle, punojne, ndersa ketu tregohet Roma e turisteve dhe parellinjve.

Trailer:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.