Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 19 Maj 2008 - 13:36:

Le miserie del signor Travet (1945)

Regjizor: Mario Soldati
Aktore: Carlo Campanini, Gino Cervi, Albertp Sordi.

Film pak i avashte per tu pare me skena gati teatrale. Viti i hershem i prodhimit dallohet qe nga cilesia e keqe teknike, por edhe nga skenari teper i ngushte. Duket sikur autoret jane munduar te evitojne me cdo kusht gjykimet mbi shtetin apo shoqerine, duke u perqendruar tek historia e ngushte e nje punonjesi ne ministri. Filmi ka nje sterilitet, pra, ku ndjehet frika per te kapur argumente qe kushtojne shtrenjte. Ne fakt eshte e pamundur te krijohet nje film nese nuk mund te kritikosh as shtetin dhe as shoqerine perfekte qe shteti mendon se ka krijuar. Kjo ka qene dhe fatkeqesia e kinematografise shqiptare gjate diktatures. Aktori kryesor (Carlo Campanini) eshte shume i zoti dhe eshte e cuditshme nuk ka luajtur shume role kryesore duke mbetur pergjithesisht aktor ndihmes ne filmat e Walter Chiarit me vone. Ne fakt te dy bashke kane kryer dhe shume spaktakle teatrale, keshtu qe jane nje cift aktoresh te njohur per epoken.

Tema:
Nje punonjes ne ministrine e atyre viteve eshte shume i tulatur dhe nuk arrin te kuptoje makinacionet dhe servilizmat qe koleget bejne per te fituar vendin e punes. Ne skene hyn e shoqja, nje grua e bukur qe mundohet te perdore terheqjen e saj per te bindur shefin te ngreje burrin ne detyre. E gjithe historia zhvillohet ne nje ambjent tejet formal, gati steril, dhe me nje perulje te ekzagjeruar ndaj hierarkise. Ky detaj nuk eshte krijim i autoreve me shume sesa sfond real i ministrise se atyre koheve, ku "shkelqesia" ishite epitet domethenes ne rendin social.

Lidhjet me Shqiperine?
Asnje. Me perjashtim te karaktereve servile ky film nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine. Kuriozet e historise mund te kujtojne si kane qene ambjentet ministeriale ne Shqiperi, ku pak a shume italianet kishin sjelle te njejten kulture.

Ne episodin e meposhtem shefi (Gino Cervi) eshte me gruan e zotit Travet, i cili hyn ne dhome. Dallohet qarte superioriteti i shefit dhe perulja e punonjesit, i cili si gjithe te tjeret ne ministri gati merr formen e nje femije para plakut te vitit te ri.


  Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.