Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- 8 Marsi - Para se te blini mimozat (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16896)


Postuar nga Tulipani datė 07 Mars 2009 - 12:41:

8 Marsi - Para se te blini mimozat

Pak histori


Gjithcka fillon ne 8 mars 1857 kur per here te pare disa gra punetore ne New York protestuan per te permiresuar kushtet e punes. Donin rroga te pershtatshme e siguri ne pune. Rezultati : nje sulm nga policia ndaj tyre.

2 vjet me vone gjithmone ne Mars te njejtat punetore u bashkuan ne nje sindikate per te plotesuar kerkesat e tyre.

Ne 1911 ne Zvicer, Gjermani, Danimarke, Austri u mendua te kerkohej nje dite dedikuar grave me qellimin per te kerkuar te drejten e votes e fundin e diskriminimit seksual ne pune. Po ne te njejtin vit ne New York 140 punetore te Triangle Shirtwaist Company vdiqen nga nje zjarr per shkak te kushteve te keqia dhe pasigurise ne ambientet e punes. Rreth 100 000 persona moren pjese ne funeralet e tyre.

Vetem ne 1977 Asemblea e pergjithshme e Kombeve te Bashkuara vendosi te caktoje 8 Marsin si diten nderkombetare te Gruas.



-------------------------------


Nuk eshte nje dite qe ben ndryshimin per tu fokusuar ne problemet qe hasin grate ne te gjithe boten por jane ditet e tjera te vitit. Atehere kur telekamerat shuhen, gazetaret pushojne se shkruari, atehere shihen gjerat me qartesi.

Te flasesh ne 2009 me terma pro e kunder gruas si koncept eshte jashte logjike, arsyetimi i viteve 60 tashme ka mbaruar. Feminizmi krijon paragjykime me justifikimin qe do ti luftoje ato, flet per barazi por do te krijoje uniformitet te demshem, eshte kunder autoritarizmit por te con drejt nje autoritarizmi te ri duke te instrumentalizuar.

Prandaj kur ngrihet zeri per ato gra qe sot s'kane te drejten e jetes, te votes, qe diskriminohen, dhunohen, perdhunohen, shfrytezohen nuk pretendohet ti hiqet dicka seksit tjeter por vec te mbrohet dhe ekulibrohet peshorja e asaj qe quajme 'shoqeri te civilizuar'. Shpesh e quajne 'lufte per te drejtat' por ky s'eshte termi i duhur ... ne s'dime te bejme 'lufte' nje njeri qe dhuron jeten s'mund te doje dhunen.

Kjo s'eshte as gjueti shtrigash ndaj meshkujve sepse duhen gjykuar individet e demshem por jo te pergjithesohet gjinia, nuk eshte as mbrojtje e verber apriori e te gjitha grave vetem se jane te tilla.

S'duhet te na quajne 'seksi i dobet' e as ne s'duhet ta quajme veten keshtu sepse nuk jemi te tilla. Nese kerkojme dicka te drejte duhet te jemi te vetedijshme per vlerat e aftesite qe kemi, vetem atehere do mund te bejme dicka te vlefshme per veten tone e per te tjeret.


Prandaj burra para se te na blini mimozat ne kete dite mundohuni te na kuptoni, respektoni, degjoni po jo sepse e thone gazetat, tv ,shoqeria por sepse jemi shoqet e juaja te jetes e nese ne kemi nje jete me te mire ju do te jeni pasqyra e saj. Na kapni per dore sepse vetem me ju mund te mbrojme ato vlera per te cilat ia vlen akoma ta jetojme kete jete.


ps. e hapa qellimisht kete teme nje dite para, per te evituar ato urimet e gabuara: Gezuar Festen e gruas, te nenes etj kjo nuk eshte feste


  Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.