Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Rrėfimi i tė penduarit tė Bandės sė Durrėsit: vrasje, trafiqe e tradhėti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17312)


Postuar nga X-File datė 02 Tetor 2009 - 13:45:

shkrimi i marr nga Gazeta Shqiptare

BANDA E DURRESIT, Rrėfimi i Adriatik Colit: 9 vrasjet dhe lidhjet krim-biznes

Krimet e famshme tė bandės sė Durrėsit vijnė "tė gjalla" nė deponimin para prokurorėve tė Adriatik Colit, i penduari i drejtėsisė qė ka rrėfyer hap pas hap veprimtarinė e tij dhe tė miqve tė tij. "Gazeta Shqiptare" vendos tė publikojė tė plotė dėshminė e Colit, i cili rrėfen dhjėtėra krimet, zanafillėn dhe zbatimin e tyre. Publikimi vjen pasi njė pjesė e medias e ka "dekonspiruar" atė qė presupozohej tė ishte njė hetim sekret pėr shkak tė rėndėsisė sė procesit.
FILLESA E AKTIVITETIT
Unė kam ikur nė Itali dy ditė pas vrasjes sė shtetasit Ilir Koldashi, nė fund tė muajit tetor 2005, nė vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unė kam qenė bashkautor nė kėtė vrasje dhe u largova nė Itali pėr t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova nė Itali dhe qėndrova 4 muaj. Aty mora vesh qė kishin ardhur persona pėr tė mė eliminuar. Po kėshtu, mora vesh qė tė gjithė pėrgjegjėsinė pėr vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Nė Itali kam mėsuar se kishin dėrguar njerėz pėr tė mė eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe tė afėrmit e viktimės. I gjendur nė kėto kushte, vendosa qė me vullnetin tim tė lirė tė kthehem nė Shqipėri dhe tė paraqitem para organeve tė Drejtėsisė pėr tė deklaruar gjithēka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe tė gjithė aktivitetin kriminal tė grupeve kriminale tė qytetit tė Durrėsit, nė tė cilat edhe unė kam qenė pjesėmarrės. U nisa nga Italia dhe shkova nė Austri me makinė. Nė kufirin midis Austrisė dhe Sllovenisė mė kapi policia sllovene dhe nuk mė la tė kaloj pėr nė Slloveni. Pastaj, policia austriake mė kthehu nė Kosovė, pasi unė u prezantova me emrin Arben Krasniqi si shtetas i Kosovės. Nga Kosova erdha me avion nė Shqipėri, ku zbrita nė Rinas. Pas kėsaj erdha drejt e nė polici, me qėllim dhe me dėshirė pėr tė treguar tė gjithė aktivitetin tim si dhe lidhjet e mia shoqėrore qė kam pasur mė parė. Dua tė shpjegoj se unė kam banuar nė lagjen nr.9 nė qytetin e Durrėsit, nė shtėpi private, lindur dhe rritur aty. Arsimi im ėshtė tetėvjeēar, tė cilin e kam mbaruar nė shkollėn 8-vjeēare tė lagjes. Pas mbarimit tė shkollės kam punuar marangoz, tek zdrukthėtaria nė Spitallė. Nė vitin 1991 kam shkuar nė Itali dhe kam jetuar pėrkohėsisht deri nė vitin 1995. Nė vitin 1995 unė u nisa nga Italia pėr nė Gjermani, pėr tė transportuar 1 kg heroinė, tė cilėn ma kishte dhėnė njė qytetar kosovar qė jetonte nė Itali. Emri i tij nuk mė kujtohet, pasi kanė kaluar vite. Nė Gjermani, nė qytetin Singen mua mė kapi policia gjermane me 1 kg drogė me vete. U dėnova 4 vjet burg, nga tė cilat bėra vetėm 2 vite, pasi dy tė tjera mė liruan me kusht pėr tė mos u kthyer mė nė Gjermani. Nė muajin dhjetor tė vitit 1997, unė u ktheva nė Shqipėri pasi mė ktheu policia gjermane. Kur u ktheva nė shtėpi, vura re se pėrballė banesės time kishte ardhur pėr tė jetuar njė familje e re. Pjesėtari i kėsaj familje ishte shtetasi Lulzim Berisha, i moshės rreth 35 vjeē. Unė kėtė shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjėsisė ne krijuam shoqėri me njėri-tjetrin, e cila u forcua pasi Lulin e qėlloi me pistoletė Festim Qoli, tė cilin e thėrrisnin "Feste", ngjarje ku Luli u plagos. Kjo ngjarje ka ndodhur nė verė, ndoshta nė vitin 1998, tek lokali i "Xhorxhit tė Nores", qė ndodhet nė afėrsi tė Nish Gomės sė vjetėr, nė Durrės. Nga Luli dhe persona tė tjerė kam mėsuar se sė bashku me 'Festen', atė ditė qė u qėllua Luli ka qenė edhe K. Plaku. Tė dy kėta shtetas kanė qėlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qėlluar ata me pistoletė, por nuk i ka goditur. Unė jam informuar pėr ngjarjen nė orėn 17:00 tė pasdites dhe shkova nė spital tek Luli, ku gjeta edhe disa djem tė tjerė qė kishin qenė te lokali, qė nuk mė kujtohen emrat. Qė atė natė, Luli erdhi nė shtėpinė e tij dhe unė e vizitoja dhe e ruaja pėrnatė, prandaj edhe miqėsia jonė u forcua. Unė kam mėsuar se shkaku i pėrplasjes me armė midis 'Festes' dhe Lulit ishte njė shkak banal.
MIQESIA ME LUL BERISHEN
Nga mesi i verės tė vitit 1998, Luli filloi ndėrtimin e njė shtėpie nė njė truall tė cilin e zuri pa leje, afėr shtėpisė sė kunatit tė tij, Plarent Dervishi. Nė atė kohė, me Lulin shoqėroheshin edhe shtetasit Plarent Dervishi, Redi, vėllai i Plarentit dhe Julian Meēaj. Unė e ndihmoja Lulin pėr ndėrtimin e shtėpisė, duke porositur nė emėr tė Lulit materiale pėr ndėrtimin e shtėpisė. Nė atė kohė, Lulzim Berisha kishte para tė shumta nė dorė, pasi kėtė e shikoja nga mėnyra se si blinte materialet e ndėrtimit pėr shtėpinė e tij. Nė vitin 1994, Luli ka qenė nė Rimini dhe erdhi nė Monza me njė femėr qė punonte si prostitutė dhe quhej Diana, e cila ishte nga Fushė-Arrėzi.
Pėrveē parave qė Luli kishte nxjerrė nga Diana nė kohėn qė po ndėrtonte shtėpinė, unė mėsova qė ai merrej me transportimin e drogės nė drejtim tė Italisė. Nė vitin 1998 qėllojnė me kallashnikov tek shtėpia e tyre, tek dritarja e kuzhinės, Redi dhe Plarent Dervishit, por nuk u godit asnjė nga ata. Mė pas doli qė atė natė kishin qėlluar shtetasit Tan Sallaku dhe njė shtetas tjetėr qė e thėrrisnin "Torra", emri i vėrtetė ėshtė Ilir Nela me banim nė Shkozet. Tė nesėrmen, Luli mė mori nė telefonin e shtėpisė dhe mė tha tė shkoja nė Spitallė. Shkova nė Spitallė dhe u takova me Lulin tek klubi i Latės. Nė atė kohė, jashtė lokalit ishin Lulėzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu. Ata po bisedonin me njėri- tjetrin. Sa shkova unė, Luli mė tha qė do shkosh nė Tiranė, tek lokali i quajtur "B..." dhe do tė takosh njė shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Geri ishte shok i ngushtė me shtetasit Denis Xhilaga dhe Rimi, mbiemrin nuk ja di, i cili ėshtė pronar i "B..." Luli mė tha qė do takosh Gerin dhe do t'i marrėsh makinėn, dhe do ta sjellėsh nė Spitallė. Unė ashtu bėra. Shkova takova Gerin, tė cilin e kisha takuar edhe 2-3 herė tek shtėpia e Plarentit. Geri ishte rreth 171 cm, me moshė rreth 23 vjeē nė atė kohė, flokėt kaēurrel tė zeza, tė shkurtra, me fytyrė tė rrumbullakėt. I thashė Gerit qė Luli mė kishte thėnė pėr t'i marrė makinėn dhe ai mė dha njė makinė tip 'BMĖ 325' me ngjyrė gri e zezė me targa TR, numrat nuk mė kujtohen. Mora makinėn dhe shkova nė Spitallė, ku mė priste Luli. Lashė makinėn dhe ika nė shtėpinė time. Nė darkė, rreth orės 18:00 shkova pėrsėri nė Spitallė, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Kėta ishin jashtė lokalit tė Latės dhe po bisedonin me njėri-tjetrin dhe po bėnin plani si t'i qėllonin Tan Sallakut. Ata e dinin qė Tani rrinte nė njė lokal afėr shkollės "7 Nėntori" dhe ēuan njė person qė ta ruante dhe t'i lajmėronte kur Tani tė shkonte atje. Unė nuk e dija se kush do t'i lajmėronte, por do tė flisnin me telefon celular, pasi nė atė kohė kishin dalė numra celularė. Luli dhe Klodi kishin celular me "20", po unė nuk ja mbaj mend numrat, se ėshtė kohė e gjatė. Rreth orės 19:30-20:00 tė darkės, ata u lajmėruan se Tani kishte ardhur tek lokali. Ata hipėn nė makinėn "BMĖ" qė solla unė nga Tirana. Luli ishte shofer, nė vend tė parė hipi Klodi, ndėrsa mbrapa hipėn Plarenti dhe Ilir Xhungėn. Plarenti kishte njė armė "Skorpions", Klodi kishte pistoletė dhe Ilir Xhunga kishte pistoletė. Unė qėndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtėsi dhe Luli ma bėri me dorė nga makina qė tė ikja. Unė ika nė shtėpi, dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarė Dritan Sallaku dhe ishte plagosur 'Torra' dhe Gim Rexhepi. Luli mori vesh nga policia qė ishte zbuluar fotografia e Gerit ose e Denisit tek makina "BMĖ" dhe filloi tė ruhej dhe tė rrinte mbyllur tek shtėpia e Plarentit, qė ndodhej te Stacioni i ri i Trenit, tek shtypshkronja "10 Korriku". Ndėrsa Klodi rrinte tek shtėpia e tij nė Spitallė dhe nuk dilte. Gjatė kėsaj kohe, unė lėvizja lirshėm duke shkuar edhe nė shtėpinė time si dhe tek Plarenti. Pas njė jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtė i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli pėr kėtė rast, filluan tė lėviznin nėpėr Durrės pėr tė qėlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur rreth shtėpisė sė Plarentit. Njė nga kėto ditė doli Redi, vėllai i Plarentit nga shtėpia rreth mesditės, ndėrkohė unė isha te shtėpia me Plarentin, Lulin dhe familjarėt e tyre. Redi shkoi te shtėpia nė ndėrtim e Lulit, e cila ėshtė afėr me shtėpinė e Plarentit, pėr tė kontrolluar punimet dhe nė momentin qė po kthehej nė shtėpi, afėr hyrjes sė pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletė Arjan Paja. Emrin e personit qė qėlloi mbi Redin, Lulit ia tregoi shtetasi N.K, i cili erdhi pas dy ditėsh dhe bisedoi me Lulin. Nė kėtė moment, Redi ishte afėr hyrjes dhe vrapon i pėrkulur dhe futet brenda shtėpisė e shpėton pa u goditur. Sa u fut nė shtėpi, nė dritaren e shtėpisė qė shihte nga rruga u qėllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjė. Ne nuk dolėm nga shtėpia dhe pak mė vonė erdhi policia, bėri veprimet dhe na pyeti kush qėlloi, por ne nuk treguam gjė dhe policia u largua. Unė pas gjysmė ore u largova pėr nė shtėpinė time. Tė nesėrmen, Luli dhe Plarenti shkuan nė Spitallė dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditėsh shkuan dhe u vendosėn tek shtėpia e dajės sė Lulit nė Shkozet. Mbas disa ditėsh mua mė thirri Luli pėr tė ēuar qenin Pitbull tė tij, tė cilin pasi e mora tė shtėpia qė kushte Luli me qira e ēova nė Shkozet. Aty kur shkova gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungėn, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani qė nuk i kam njohur nė atė kohė pasi kam ndenjur jo mė shumė se 5 minuta. Aty, ata ndenjėn rreth 3 ose 4 ditė dhe mora vesh qė kishin nė plan pėr tė vrarė Marsel Sotirin, pasi ky ishte mė i fuqishėm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet mė tė madh shoqėror dhe ia kishin frikėn atij. Gjatė kėsaj kohe nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan pėr tė qėndruar te shtėpia e gjyshit tė Lulit, nė kodrėn e Rrashbullit. Kjo ishte njė shtėpi njėkatėshe me oborr, nė tė cilin kishte pemė tė mbjella dhe mė duket se kishte dy dhoma dhe njė kuzhinė.
TENTATIVA PER
VRASJEN E MARSEL SOTIRIT
Pas dy ose tri ditėsh, te shtėpia nė Rrashbull filloi tė mblidhej gjithė shoqėria e Lulit. Atje erdhėn Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Saliu dhe Ermir Dervishi, si dhe unė. Ndonjėherė unė shkoja vetė dhe ndonjėherė mė thėrrisnin ata. Aty flitej sesi do tė organizonin vrasjen e Marselit. Dua tė sqaroj se Marseli punonte nė doganėn e Tiranės dhe pėr lėvizjen e tij na jepte informacion kunati i R.Dervishti, me emri Gazi. Redi i kishte marrė motrėn atij pėr grua. Gjithashtu, pėr tė kontrolluar lėvizjet e Marselit kur vinte nė drejtim tė Durrėsit kishim lėnė Julian Meēen nė Maminas, i cili do tė lajmėronte nė telefon celular pėr mbėrritjen e Marselit. Vėzhgimi pėr lėvizjet e Marselit vazhdoi rreth dy-tri ditė. Ditėn e ngjarjes nė mėngjes, mė thėrret Luli nė telefon dhe unė shkova me furgon tek shtėpia e gjyshit tė Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungėn, dhe aty qėndruam deri nė mesditė. Aty unė mora vesh se Juli kishte dalė pėr tė vėzhguar Marselin nė Maminas, i cili lėvizte me makinė tė doganės. Ajo ishte njė makinė fuoristradė me ngjyrė ulliri me fenelinė. Rreth mesditės mori nė telefon Juli dhe foli me Lulin, ku i tregoi se po vinte Marseli. Atėherė Luli na tha, 'hajdeni shpejt se po vjen'. Lulzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipėn nė makinėn tip "Golf" duke marrė secili nga njė automatik kallashnikov nė dorė. Nė timon hipi Luli, nė vendin e parė tė pasagjerit hipi Klodiani dhe dy tė tjerėt hipėn mbrapa. Mua mė lanė si detyrė qė tė merrja makinėn "Lancia" dhe tė shkoja t'i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Nė makinėn qė hipi Luli ishin njė paruke, mė duket me ngjyrė tė zezė dhe tre kapele sportive me strehė tė gjata para. Ata u nisėn para meje dhe u shkėputen nga unė, ndėrsa unė mora "Lancian" dhe rrugės pėr tek Unaza rashė nė njė gropė me ujė, e cila ndodhej poshtė shinave tė trenit. Unė kėrkova ndihmė nė njė shtėpi aty pranė, ku ngeci makina, nė krahun e djathtė tė rrugės pėr nė plazh. Shtėpia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli njė burrė i moshės 40 vjeē, nxori makinėn e tij veturė 'Benz' dhe me atė tėrhoqi derisa nxori "Lancian" nga gropa. Unė i thashė qė 'a mundet ta lė makinėn tek oborri juaj dhe tė vij ta marr nesėr', dhe ai pranoi. Dua tė theksoj se unė para se tė ikja pashė pozicionin ku kishte ndaluar "Golfi". Ai ishte afėr njė ferre tė madhe, ku zunė pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri. Nė atė pozicion kryqėzohej rruga e trenit me rrugėn automobilistike Tiranė-Durrės dhe makinat qė kalonin aty ishin tė detyruara tė ulnin shpejtėsinė. Si rrjedhojė, ishte pozicion shumė i pėrshtatshėm pėr t'u bėrė prita. Pasi pashė kėtė vendosje, unė ika atje ku shpjegova mė sipėr. Pasi lashė makinėn e prishur tek oborri i shtėpisė sė personit qė me ndihmoi, unė prita Lulin me gjithė shokėt e tjerė. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkė me tre shokėt e tjerė erdhėn nė kėmbė drejt meje. Ata panė makinėn qė ishte prishur, Luli mė bėri shenjė me dorė qė tė largohesha. Ata u nisėn nė drejtim tjetėr dhe unė nė drejtim tjetėr. Unė shkova nė shtėpi dhe atė ditė nuk u takuam me njėri-tjetrin. Po atė ditė unė mora vesh se ishin vrarė Viron Curri dhe Arjan Paja, ndėrsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin ēuar nė spital nė Tiranė. Atė e kishte kapur njė plumb nė qafė dhe njė nė kėmbė. Tė nesėrmen u takuam tek shtėpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli, dhe aty Luli mė tha 'sesi e humbe fare duke futur makinėn nė ujė, po s'ka gjė se e ke pėr herė tė parė'. Pas dy ditėsh jemi takuar pėrsėri tek shtėpia e Plarentit, ku kemi qenė unė, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam tė diskutonim rreth ngjarjes. Unė mėsova se ata kishin qėlluar tė katėrt dhe Iliri tha nė bisedė tha se, 'desha tė kthehem t'i gjuaj pėrsėri Marselit, por vura re se dera e makinės ishte e hapur dhe Marseli ishte nė pozicion tė shtrirė dhe kujtova se ai kishte vdekur'. Aty u diskutua se nė makinėn e Marselit kishte qenė edhe njė kile kokainė e vendosur nė kroskotin e makinės si dhe 80 mijė marka. Po ashtu, aty u diskutua sesi nuk arritėn tė vrisnin dot Marselin si dhe ku i hodhėn armėt pas vrasjes. Ata treguan se armėt i kishin hedhur nė njė kanal me ujė, i cili ishte afėr makinės "Golf". Gjatė bisedės njėri thoshte se arma ime u zhyt e tėra brenda kanalit, ndėrsa njė tjetėr tha qė arma ime nuk u zhyt e tėra. Nuk e di me saktėsi nėse ata i hodhėn tė gjitha armėt nė kanal apo mbajtėn ndonjė me vete pėr t'u mbrojtur nga frika e ndonjė pėrplasjeje qė mund tė ndodhte gjatė rrugės nė kthimit. Pas kėsaj prite morėm vesh se Marseli u shpėrngul dhe shkoi tė jetonte nė njė shtėpi nė plazh, kurse Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjė bashkė. Ata jetonin nė dy shtėpi, te shtėpia e Plarentit dhe te shtėpia e Klodit nė Spitallė dhe nuk para dilnin nė qytet, se ruheshin. Kurse, unė dilja vazhdimisht.
Unė nė atė kohė pėrdorja "Lancen Tema" dhe i kisha vėnė targat e fuoristrės sė Lulit. Unė merresha me ndėrtimin e shtėpisė sė Lulit. Gjithashtu, unė mbaroja ēdo punė qė mė thoshte Luli, p.sh, shoqėroja motrėn e Lulit pėr pazar dhe pėr punė tė ndryshme.
SI ME PLAGOSEN ME
TE FEJUAREN
Njė ditė nga fillimi ose mesi i nėntorit tė vitit 1998, nuk mė kujtohet data e saktė, unė dola me tė fejuarėn time, R.Tango. Ne dolėm pėr darkė dhe shkuam tek restorant "Gjeli V..". Pasi mbaruam sė ngrėni rreth orės 21.30, u nisa pėr tė ēuar tė fejuarėn tek shtėpia e saj, nė njė pallat nė kat tė parė tek fusha e druve. Unė ndalova makinėn "Lancia" nė kryqėzimin tek fusha e druve me drejtim pėr nga furri i bukės. Kisha rreth 5 minuta qė po bisedoja me R. brenda nė makinė dhe makinėn e kisha tė ndezur. Nė kėtė moment unė vura re se pėrballė me makinėn time kishte ndaluar njė makinė tip 'Benz' i bardhė 240, e cila mė lėshoi dritat e gjata dhe ishte rreth 10 metra larg meje. Unė nuk i kushtova vėmendje. Nė momentin qė 'Benzi' lėshoi dritat e gjata, u nis nė drejtimin tim dhe kur ishte 2 apo 3 m afėr meje, nga ana ime vura re se shoferi ishte me kapuē, por nuk e kishte fytyrėn tė mbuluar. Unė e pashė si siluetė dhe ai ishte i dobėt, i imėt. Nė kėtė unė pashė tek xhami i pasmė nga prapa shoferit njė grykė arme qė nxirrte flakė dhe mė qėlluan. Unė menjėherė u shtriva nė sedilje nga ana e R. dhe disa plumba mė kapėn te gishtat e dorės sė majtė, nė krahun e majtė, tek kėmba e majtė dhe tek vithet. Njė plumb mė kapi tek zorra e trashė. 'Benzi' i bardhė nuk ndaloi fare. Ai kur mė qėlloi mua ngadalėsoi shpejtėsinė dhe pasi u qėllova, iku nė drejtim tė shtėpisė sė shtetasit Erjon Lame. Unė vura re se R. ishte plagosur nė krahun e djathtė. Erdhi policia dhe na ēoi nė spital. Dua tė sqaroj se atė natė "Lancia" kishte targat e fuoristradės sė Lulit, tė cilat ishin DR, numrat nuk mė kujtohen. Kėto targa m'i ka dhėnė Luli dhe mė ka thėnė se janė tė fuoristradės time qė kam pasur mė parė.
Nė spital kam qėndruar rreth 20 ditė nė Durrės, tek kirurgjia e vjetėr. Nė kohėn qė isha nė spital, mua mė erdhi dhe mė takoi nusja e Lulit dhe motra e tij, L. Kur dola nga spitali, shkova nė shtėpinė time. Aty erdhi e mė takoi Luli, Klodi, Iliri dhe Plarenti. Deri nė atė moment, unė nuk e dija se kush mė kishte qėlluar me saktėsi, vetėm dyshoja tek grupi i Marselit. Iliri mė tha qė, "a e ke dorėn e djathtė nė rregull? Si ta kesh nė rregull, mos e vrit trurin".
Pas njėfarė kohe, unė u shėrova dhe dola nga shtėpia. Sa dola shkova nė polici dhe mora makinėn tip "Lancia", sepse makinėn ma kishte marrė policia kur mė goditėn. Makinėn ma dorėzoi C.Selmani, qė ishte hetuesi i dosjes sime. Mora makinėn dhe e ēova nė njė servis qė ndodhet sa hyn tek dera e Porto-Romanos. Aty ėshtė njė llamarinist, qė me duket se e quajnė Luti. Pasi makina u rregullua, nuk e mora unė mė. Atė e mori Julian Meēe dhe e pėrdorte ai. Mė pas, unė shkoja ndonjėherė tek shtėpia e Plarentit ose e Klodit, ku takoja ēunat. Pas rreth njė muaji unė bisedova me Lulin, Plarentin, Klodin dhe Ilirin dhe ata mė thanė qė ty tė ka qėlluar Erjon Lame dhe njė person qė e thėrrasin "Bance", por e quajnė A.Selishta. Kur shkova nė Spitallė pas plagosjes time, aty pashė qė Arben Paja, i cili ėshtė nga Spitalla, shoqėrohej me Klodin dhe ēunat e tjerė. Unė u takova me Arben Pajėn kur hėngrėm njė drekė nė Spitallė. Dua tė them se Arbeni ishte shumė shok edhe me Ilir Xhungėn. Njė ditė gjatė, verės sė vitit 1999, nuk e mbaj mend me saktėsi, unė po bėja stėrvitje me njė shokun tim qė e quajnė Y.Shaba, tek shtėpia e tij, e cila ndodhet nė lagjen "Stani", sipėr muzeumit. Ka qenė ora rreth 17.00, kur ne dėgjuam krisma qė zgjatėn rreth 5 minuta pa ndėrprerje. Zbritėm menjėherė poshtė tek muzeumi dhe morėm njė taksi dhe shkuam tek shtėpia e re e Lulit, e cila ishte afėr me shtėpinė e Plarentit. Sa shkuam aty, ne pamė Klodin qė po qante. E pyeta se ē'kishte ndodhur, dhe ai mė tha qė kishin vrarė Ilir Xhungėn dhe Arben Pajėn, rreth 50 metra pa hyrė nė Spitallė, nga Dyli. Aty unė mora vesh qė ēunat ishin qėlluar nga Gaxhai dhe Viktor Ymeri, tė shoqėruar nga Marsel Sotiri e disa tė tjerė qė banonin nė Durrės. Tė gjithė kėta persona kishin qenė tė strehuar tek shtėpia e Eduart Ongarit. Klodi na tha tė marrim armėt dhe tė shkojmė tė qėllojmė Gaxhain, ku tė jetė, por nuk e la Luli. Dy ditė mė pas, unė isha tek shtėpia e Klodit, dhe aty ka qenė Klodi, Plarenti, Lulin. Aty u bisedua se si kishte ndodhur ngjarja. Pas kėsaj ngjarjeje u arrestua Gaxhai dhe ujėrat u qetėsuan. Nė tė njėjtėn kohė u kthye nga Italia Indrit Taullau, i cili e kishte shtėpinė nė Spitallė. Unė rrija tek shtėpia e Lulit, qė e kishte marrė me qira Plarenti, afėr shtėpisė sė tij, kurse Klodi e afroi nė shoqėri Indrit Taullain. Gjatė takimeve tona ne po bisedonim se kė do tė vrisnim mė pas. Muhabetet i drejtonte Klodi dhe Luli. Edhe ne merrnim pjesė nė kėto biseda. Nė kėtė kohė ēunat vendosėn qė tė vrisnim Ed Ongarin, pasi ishte ai qė kishte strehuar vrasėsit e Ilir Xhungės e Arben Pajės nė shtėpinė e tij.
EKZEKUTIMI I ED ONGARIT
Ka qenė korrik i vitit 1999, unė shkova nė shtėpinė e Lulit dhe gjeta Jul Meēen. Aty ishte dhe Plarenti. Luli na tha tė merrnim dy armėt "Skorpions" dhe njė kallash qė e kisha mbrapa nė bagazh si dhe njė paruke tė kuqe dhe t'i ēonim tek shtėpia ime se do t'i binim Edit bashkė me Jul Meēen. Unė ashtu bėra dhe po prisja gati nė shtėpi. Mora edhe njė 'Benz 240', qė ma dha Luli pėr ta pėrdorur pėr vrasjen. Kėtė makinė ai nuk e ka pėrdorur mė parė. E kam parė vetėm atė ditė qė e mora unė. Pas njė ose dy ditėsh, Plarenti, Luli, Indriti dhe Klodi ishin tek shtėpia e motrės sė Lulit, e cila ndodhet nė kryqėzim tek muzeumi nė njė pallat nė katin e pestė. Mė mori Luli nė telefon dhe mė tha qė, 'merr makinėn dhe njė 'Skorpions' dhe kallashin dhe hajde tek 'pesėkatėshi', nė hyrje tė lagjes'. Shkova aty dhe gjeta Lulin, Klodin dhe Indritin. Hipėm tė katėrt tek 'Benzi' jeshil. Nė atė moment mė mori gruaja nė telefon, gruaja e Lulit tė cilėn e kishte lajmėruar Edmond Koci, tė cilit ne i themi Monc Ēekiēi, i cili ka lidhje krushqie me Lulin. Mondi e kishte parė nė njė lokal afėr shtėpisė sė tij qė nė mėngjes rreth orės dhjetė, qė ndodhet afėr bar bufe 'Stadiumit'.
Luli hipi nė timon, Klodi nė vend tė parė, kurse unė me Indritin u ulėm mbrapa. Nė atė moment, Luli vuri parukėn e kuqe, ndėrsa Klodi vendosi kapelėn dhe u nisėm. 'Skorpionsin' e mori Klodi, ndėrsa Kallashin e kishim ne mbrapa, unė dhe Indrit Taullai nė sediljen e pasme. U nisėm dhe kur u afruam te lokali, Luli mė tha qė tė zbrisja dhe tė shikoja sa vetė ishin dhe t'ia bėja mė shenjė. Unė zbrita nga makina dhe u afrova, dhe pashė qė jashtė lokalit ishin ulur tė karriget Edi me dy veta tė tjerė. Unė i bėra shenjė Lulit me gishta dhe i thashė qė janė tre veta, Edi me dy tė tjerė duke pirė kafe. Nė atė moment zbriti Luli me paruke tė kuqe nė kokė dhe me kallash nė dorė, ndėrsa Klodiani kishte vėnė kapelėn e zezė prej meshini me strehė para dhe 'Skorpions' nė dorė. Ata u afruan anės sė murit qė tė mos i shihnin dhe dolėn pėrballė me tavolinėn, dhe Klodi e qėlloi nga afėr Edin me breshėri. Edi ra pėrmbys sipėr tavolinės. Ata hipėn nė makinė dhe u larguan, ndėrsa unė ika nė kėmbė nė shtėpi. Ata e lanė makinėn afėr rajonit tė policisė, nė njė rrugicė qė del te ish-tregu industrial, afėr shtėpisė sė Mir Hotit, qė ėshtė doktor. Mė vonė ata vijnė nė kėmbė te shtėpia e ime, Indriti, Luli dhe Klodi. Nė shtėpi s'kisha njeri. I pyeta unė, 'po makinėn ku e keni lėnė', dhe ata me treguan vendin. Ata thanė qė i kishin lėnė tė gjitha gjėrat brenda. Pas ca minutash tė rrugica para shtėpisė erdhi njė makinė qė nuk e mbaj mend sesi ishte dhe mori Klodin e Indritin dhe iku.
Luli u largua nė kėmbė. Pas njė orė unė shkova vetė, pa mė thėnė njeri dhe mora makinėn qė i kishte ēelėsat nė kroskot dhe ishte tė shtėpia e Mir Hotit dhe e ēova pas muzeumit, afėr shtėpisė sime. Mora armėt dhe paruken dhe e fsheha nė njė ferrė afėr. Makinėn e mbylla aty. Rreth njė javė mė vonė, ka qenė muaji korrik 1999, unė isha nė shtėpi kur mė erdhi njė djalė qė nuk me kujtohet dhe mė tha, hajde se tė do Luli. Unė hipa nė makinė me atė dhe ai me ēoi tek njė shtėpi e vjetėr njėkatėshe, qė ndodhet tek unaza e plazhit. Aty gjeta Lulin, Plarentin, Klodin dhe Indrit Taullain si dhe burrin e motrės sė Isuf Morinės qė e thėrrasin Tiku. Aktualisht, Tiku ėshtė nė Amerikėn, sa hyra brenda Plarenti mė tha qė, "sot do palosim Marselin". Unė i thashė "ishalla. Po vij dhe unė tė gjuaj se ai mė la gjysmė njeriu". Kur u bėnė planet, Luli tha, "ti Tiku do jesh shofer dhe do marrėsh 'Benzin' jeshil qė pėrdorėm tek vrasja e Ed Ongarit dhe do na ēosh ne tek ura, qė ndodhet tek shinat e Trenit qė del tė plazhi 'Iliria'. Vetė do rrish sipėr te kodra. Kur tė dėgjosh krisma, do vish menjėherė aty ku na le dhe do tė bllokosh rrugėn nga krahu i "Plepave", qė tė kemi tė lirė kalimin pėr nė Durrės. Sa ishte errėsuar, unė mora 'Benzin' jeshil dhe hipa bashkė me Lulin, Plarentin Indrit Taullain dhe Klodin. Ne morėn me vete njė mitraloz tė rėndė "Kolinov", njė mitraloz tė lehtė me rrotacile, ku futėm fishekėt, njė kundra tank, tre automatikė kallashnikov, njė e kisha unė, katėr. Shkova dhe i lashė ēunat me armėt te ura. Nė makina mbajta vetėm kallashin tim. Kthehem mbrapa dhe qėndrova nė buzė tė rrugės kryesore, nė faqe tė kodrės. Pas rreth gjysmė ore unė dėgjova krisma tė shumta armėsh dhe menjėherė shkova me makinė te ura, ku mė thanė ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe bllokova qarkullimin e rrugės nga drejtimi i rrugės sė Plazh - Durrės, qė tė kishim rrugėn e lirė pėr t'u larguar. Pas rreth 10 minutash aty erdhi nė kėmbė Luli me Plarentin. Luli kishte nė dorė njė kallashnikov, kurse Plarenti nuk kishte gjė. Kur po vinin, unė pyeta ku ėshtė Klodi. Luli thirri dy herė: "o Klodo, o Klodo". Pastaj hipėn menjėherė nė makinė dhe unė hipa nė timon. Shkuam deri tek shinat e trenit, tek unaza qė merr pėr nė Durrės dhe aty zbriti Luli me Plarentin. Luli mori dhe kallashin tim dhe mė tha qė kthehu merr Klodin. Ata vetė ikėn anės shinave. Unė nuk u ktheva se...(vijon ne faqet 12-13)



“Klodi mė tha: Nar Koka do qė tė vrasim Lul Berishėn”
» Dėrguar mė: 01/10/2009 - 13:25





(vijon nga faqja 11)
...kisha frikėn e policisė, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomėn e re dhe vazhdova pėr nga kėneta. Kur arrita aty lashė makinėn dhe u ktheva nė kėmbė pėr nė shtėpinė time. Tė nesėrmen, kur dola pashė nė afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri. Unė shkova, mora makinėn dhe e ēova tek shtėpia e Plarentit. Lashė makinėn dhe ika.
ĒARJET E PARA MES BANDES
Pas dy ditėsh u mblodhėm bashkė tek shtėpia e Plarentit dhe biseduam pėr ngjarjen. Atė ditė nė shtėpi ishte Luli, Plarenti, Klodi dhe Indrit Taullai. Klodi i tha Lulit, 'po ti si ike'? Luli i tha qė unė tė thirra dy herė, po ti nuk u pėrgjigje dhe e dija se kishe ikur. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar nė Spitallė. Pas disa ditėsh unė shkova tė shtėpia e Klodit dhe ai mė pyeti, 'si ndodhi muhabeti qė ikėt'. Unė i tregova qė kur erdhi Luli unė i thashė qė ku ėshtė Klodi. Ai thirri dy herė dhe mė tha hip sipėr nė makinė dhe ec, ec, ec. Klodi nuk foli. Mė vona mora vesh nga ēunat qė Marseli atė ditė qė ishte vrarė, kishte pasur njė makinė tip 'BMV' tė blinduar. Pastaj ēunat filluan tė lėviznin se vdiq Marseli. Luli i mori njė anije me qira 500-tonėshe njė fieraku, qė nuk mė kujtohet emri dhe ja dha Fred Shoshit pėr tė punuar. Ai ēonte klandestinė dhe drogė nė Itali. Kėtė gjė e di unė, sepse shihja Fredin qė vinte tek shtėpia e Lulit dhe i jepte ēdo muaj lekėt e punės. Ndėrkohė, Plarenti kishte ndėrtuar njė shtėpi trekatėshe pėrballė me shtėpinė e tij tė vjetėr nė pallat dhe ne atje mblidheshim. Unė aty dėgjova pėr herė tė parė emrin e njė femre qė e thėrrisnin Bona, por qė nuk e njihja kush ishte. Ajo jetonte tek shtėpia me qira qė kishte marrė Plarenti, por unė nuk e kisha takuar asnjėherė. Mė vonė kam marrė vesh nga Klodi se ajo quhej Bona J. dhe kishte qenė e dashura e Klodit, dhe ishte pėrdorur si karrem pėr tė tėrhequr nė pritė Marsel Sotirin. Bona u bė e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin pėr lėvizjet e tij. Ditėn e ngjarjes ajo kishte dalė me Marselin dhe lajmėroi Klodin kur po ktheheshin te shtėpia e saj, qė ndodhej afėr vendit ku u vra Marseli.
Mė pas u nisėn pėr nė Itali, Luli me Klodin me anijen e Nar Kokės, mė duket anija "Arbi". Dua tė them se kur vdiq Marseli, Nari vinte takohej shpesh me ēunat. Pas rreth dy javėsh me tė njėjtėn anija ikėn nė Itali, Plarenti, Indrit Taullai dhe Bona. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, kur iku Klodi, Indriti rrinte me Bonėn tek shtėpia me qira dhe e zuri dashnore. Ajo nė fakt me parė kishte qenė dashnorja e Klodit. Klodit i ngeli pak qejfi, por nuk tha gjė. Unė ndenja nė Shqipėri. Pas rreth njė muaji nga ikja e ēunave unė ika nė Itali me anijen e Tit Qolit, i cili mė mori me vete pa lekė. Unė shkova nė Teramo tek vėllai im, Iliri. Kam qėndruar rreth 3 muaj dhe kam punuar si ndihmės murator. Pastaj u ktheva pėrsėri nė Shqipėri. Unė mėsova qė Luli, Plarenti, Indrit Taullai dhe Klodi kishin jetuar nė Ravena. Luli kishte nxjerrė nė punė prostitutė pėrsėri Dianėn nga Fushė-Arrėzi, tė cilėn ia mori njė durrsaku. Indriti nxori nė punė si prostitutė Bonėn. Rreth majit, qershorit 2000, u kthye nė Shqipėri Klodi. Mė pas erdhi Plarenti me Indrit Taullain. Pas dy ditėsh nga ardhja e tyre, Lulin e kapi policia italiane pėr njė punė droge dhe e mbajti nė burg mė shumė se njė vit. Ndėrkohė, unė e forcova shoqėrinė me Klodin. Nė atė kohė, kur Klodi u kthye nga Itali u fut nė shoqėri dhe Indrit Dokle, i cili ishte si ēerr, i shkathėt, i vogėl. Edhe Plarenti rrinte shumė me Klodin. Rreth fillimit tė muajt korrik 2000, Erjon Lame vrau Mehmet Saliun. Kėtė muhabet e mora vesh nga ēunat. Ne shkuam nė varrimin e Mehmetit, dhe aty u bisedua qė Metin e kishte vrarė njė ēun i vogėl. Ne na vajti mendja se ishte Erjon Lame. Dua tė them se Lulzim Berisha e kishte fis tė largėt Mehmet Saliun. Erjon Lame gjatė kėsaj kohe shoqėrohej me Tan Dishėn dhe Artur Vaqon (Tur Labi). Bujar Gashi, qė ishte kushėri i parė me Metin, i tha Klodit, Lentit dhe Indriti, qė me Erjon Lamen shoqėrohet Tan Disha dhe tė dy shoqėrohen me Hasanėt, qė kanė Hotel "Florida" dhe pistėn "Iliria". Hasanėt kishin lidhje me Marsel Sotirin. Ata zakonisht takoheshin lokal "Kashta", qė ėshtė pronė e Gėzim Salillarit, qė e thėrrasin dhe Gėzimi i Kashtės. Klodi, Plarenti dhe Indrit Taullai vendosėn ta vrisnin Tan Dishėn, meqė shoqėrohej me ata qė thashė mė lart. Klodi me Plarentin vendosėn qė Tan Dishėn ta vrisja unė me Indrit Doklen. Ai mė thirri tek shtėpia e tij rreth njė javė pas vrasjes sė Mehmet Saliut. Aty ishte Indrit Taullai qė i thoshim Indriti i madh, Indrit Dokle, qė i thoshim Indriti i vogėl, Plarenti, Klodi dhe Bujar Gashi. Klodi na tha qė Tan Dishėn do ta vrasėsh ti me Indritin e vogėl.
VRASJA E TAN DISHES
Ai i tha qė personi qė e thėrrisnin "Cupe", i cili kishte njė furgon ngjyrė tė bardhė me targa Durrėsi, qė punonte si taksi nė linjėn Spitallė-Durrės. Klodi i tha Cupes qė do marrėsh kėta ēunat dhe do t'i dėrgosh deri nė Shėnavlash. Ai pranoi. Unė me Indritin e vogėl morėm secili nga njė kallash tek shtėpia e Klodit, i pastruam dhe i morėm me vete nė furgon. U nisėm me furgon unė, dy Indritėt, Bujar Gashi dhe si shofer Cupja, qė i pa armėt. Tė armatosur ishim unė me Indritin e Vogėl me kallash dhe Indriti i Madh me pistoletė. Shkuam nė Shėnavlash tek shtėpia vėllait tė Mehmetit. Aty pritėm sa u errėsua pak. Aty priti dhe Cupja. Pasi u errėsua, Bujari kishte lėnė njė djalė pėr ta ruajtur tek lagja e Tan Dishės se kur do tė dilte Tani pėr nė Durrės. Unė nuk e dija se ku ishte ky djali. Dolėm me makinėn e Cupes dhe zbritėm poshtė. Cupja iku. Unė me Indrit Doklen dolėm dhe zumė pritė rreth 300 - 400 metra larg shtėpisė sė Tan Dishės, kurse Indrit Taullai me Bujar Gashin shkuan 500 metra para nesh nė drejtim tė rrugės qė vinte nga Durrėsi, qė tė na lajmėronin ne qė Tani po vinte. Nė zumė pritė dhe kishin bėrė plan qė ta qėllonin kur tė kthehej nga Durrėsi pėr nė shtėpi. Dua tė them se Bujari e njihte edhe Tanin dhe makinėn qė ai lėvizte. Me sa mė kujtohet, makina e Tanit ishte tip BMV ngjyrė jeshile. Kemi ndenjur gjysmė ore nė pritė nė tė dy anėt e rrugės. Afėr njė gardhi ky kishte parkexh makinash, nė krahun e kėnetės ne dėgjuam njė tė shtėnė pistolete qė ishte sinjali qė kishim lėnė me Indritin pėr ardhjen e Tanit. Indrit Dokle doli nė rrugė, ndėrsa unė isha pak para tij nė anė tė rrugės. Sa pashė dritat e makinės qė po afrohej, e lashė tė afrohet rreth 20 metra dhe e qėllova me automatik derisa mbarova njė krehėr. Pasi mbarova krehrin, qėlloi Indriti. Nė atė moment makina doli nga rruga dhe ra nė kanal. Unė ndėrrova karikatorin, u afrova rreth 1-2 metra dhe e qėllova Tanin edhe njėherė me breshėri. Pastaj ne u larguam nė kėmbė nga kėneta dhe armėt i hodhėm nė kanalin e madh qė kalon afėr kėnetės. Vendin po ta shoh nga afėr mund ta gjej se ku i hodhėm armėt. Pastaj, shkuam nė Spitallė, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata mė pyetėn: "Vdiq? Unė u thashė: "Po, po". Pastaj u shpėrndamė nė shtėpitė tona. Nė atė kohė Luli ishte nė burg nė Itali. Pas vrasjes sė Tan Dishės ra qetėsia dhe secili shikonte punėt e tij. Unė me Bujar Gashin filluam tė qėndronim nga Spitalla me Klodin. Dua tė them se kur kishin qenė nė Itali, Klodi kishte punuar fort me drogė me Lulin, Indritin e Madh dhe Plarentin. Lekėt, rreth 600 milionė lireta i mbanin bashkė. Pas vrasjes sė Tanit, Plarenti erdhi pėr tė ndarė paratė e drogės me Klodin dhe Indritin. Unė isha tek shtėpia e Klodit kur erdhi Plarenti. Ai kėrkoi pjesėn e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmė heroinė dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogėn dhe nuk tha gjė dhe e nisi pėr nė Itali. Klodi i tha, kur tė vijė Luli bėjmė llogarinė pėrfundimtare. Klodi pėr pjesėn e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas ca disa ditėsh unė isha tek Klodi dhe ai nė muhabet e sipėr mė tha qė "Plarenti me Lulin futėn dorė dhe kanė marrė lekė pa hesap te shuma qė ishte bashkė, se ku shkuan 300 milionė lireta...". Mė pas u ftohėn muhabetet me Plarentin dhe vinte mė rrallė nė Spitallė tek Klodi. Pas nja njė muaji e gjysmė pas vrasjes sė Tan Dishės, rreth muajit shtator tė vitit 2000 ėshtė arrestuar Klodian Saliu. Klodi u arrestua fillimisht pėr ēėshtjen e njė vrasjeje me thikė shumė kohė mė parė rreth vitet 1992 ose 1993, por mė pas doli puna se e akuzonin se dolėn gjurmėt e gishtave te makina "Golf" me tė cilėn ishte kryer vrasja e Arjan Pajės e Viron Currit, si dhe e plagosjes sė Marselit. Klodi ndenji rreth njė vit e ca nė burg. Gjatė kėsaj kohe, Klodin e shkonim dhe takonim nė burg unė, Indrit Taullai, vėllai i tij Shkėlqimi (tashmė i vrarė) dhe Indrit Dokle si dhe Rudin Taullai, i cili ėshtė kushėri i Indrit Taullait. Indriti i Vogėl gjatė kėsaj kohe rrinte te shtėpia e Klodit, si vėlla me Klodin.
PERPLASJA ME ERION LAMEN
Disa muaj para se tė dilte Klodi nga burgu, mbaj mend se ka qenė dimėr, vija re se Erion Lame ishte fuqizuar shumė. Ai kishte bėrė shumė lekė dhe kishte blerė Benz katėrfenerėsh. Erjon Lame nė atė kohė punonte me Ben Shabanin, Festen dh Artur Labin, tė cilėt merreshin me drogė. Tur Labi kishte njė anije 2500-tonėshe. Di qė Ben Shabanin e kanė arrestuar pasi policia gjeti njė laborator droge tek shtėpia e tij nė Shkozet. Unė kur shkėmbehesha me Erion Lamen, mė shikonte shtrembėr. Njė ditė, Indrit Dokle mė tha qė e kishte marrė nė telefon Erion Lame dhe i kishte thėnė qė kur do pimė njė kafe, se me Indrit Taullain kam pirė njė kafe dhe jam sqaruar. Indrit Dokle i kishte thėnė qė nuk pi kafe me njeri. Erioni i ishte pėrgjigjur qė "po mirė, kush t'i kėpusė kokėn njėri-tjetrit". Pas kėsaj, unė i thashė shkojmė e i kėpusim kokėn. E ruajtėm tė dy Erion Lamen pėr rreth tre muaj rresht, por nuk po na dilte nė shteg. Pastaj njė ditė, Indritin e mori nė telefon njė shoku i tij dhe i tha se 'Erjonin e ke te klubi i Nard Muratit', qė ėshtė afėr me Bashkinė. Indriti erdhi te shtėpia ime. Unė mora pistoletė, kurse Indriti mori "Scorpions"-in, tė cilin e kishte nė shtėpinė e tij. U nisėm dhe zumė pritė tek rruga poshtė Bashkisė dhe po prisnim Erjonin. Ai ishte i detyruar tė vinte tek rruga ku ishim ne, pasi rrugė tjetėr nuk kishte. Ndenjėm rreth gjysmė ore, derisa Indriti pa makinėn e Erion Lames. Unė nuk e njihja makinėn e tij. Pak metra para se tė vinte tek ne, ai ndaloi makinėn dhe po bisedonte me Agim Hasanin. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe pastaj Erjoni erdhi nė drejtimin tonė. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, Indriti e qėlloi me "Scorpions". Makina doli anės rrugės dhe goditi shtyllėn elektrike. Unė u mundova tė hapja derėn e pasagjerit, pasi pashė se Erjoni ishte shtrirė. Nuk e hapa dot derėn se ishte nė siguresė. Kapėrceva makinėn dhe dola nga ana e Erjonit. Ai nė kėtė kohė lėvizi dhe donte tė hapte derėn e tij. Unė nė ēast e qėllova me pistoletė dy herė. Njė herė nė gjoks dhe njėherė nė bark. Pastaj ai hapi derėn dhe ra. Ne u larguam me kėmbė me vrap nė drejtim tė magazinave tė birrės dhe armėt i hodhėm pėrballė ambulancės ku po ndėrtohej njė pallat i madh nė atė kohė. Pastaj u ndamė dhe secili shkoi tek shtėpia e tij. Nė darkė erdhi dhe mė shoqėroi policia dhe mė pyeti rreth vrasjes sė Erjonit, por unė nuk tregova. Mėsova se edhe Indritin e shoqėroi policia dhe e pyeti pėr kėtė problem. Nė polici mėsova se Erjon Lame kishte vdekur tashmė nga goditjet qė i kishim bėrė ne. Kam dėgjuar nga shokėt e mi qė makina me tė cilėn u vra Erioni, ėshtė lėvizur nga ai vend ku u vra dhe ėshtė dėrguar te "Hotel Florida", pronė e Hasanėve nė Durrės. Gjatė kohės qė ka qenė Klodi nė burg, unė me Indrit Doklen gradualisht u ftohėm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit filloi tė bėnte pisllėqe tė vogla, si p.sh., fuste tė tjerė me vjedhje etj, gjė qė ne s'e pėlqenim. Unė po filloja tė rrija me Indrit Doklen.
"DIVORCI" LUL BERISHA-KLOD SALIU
Nė kėtė kohė kisha parė se Indrit Taullai rrinte me Plarentin dhe Julian Meēen. Nja dy muaj pas vrasjes sė Erjon Lames doli nga burgu Luli. Unė me Indrit Doklen shkuam pėr vizitė nė shtėpinė e re qė ndėrtoi pėrballė Plarenti. Te shtėpia ishte Luli dhe Mond Ēekiēi. Vizita ishte thjesht dhe ne u larguam. Pas rreth 20 ditėsh nga ardhja e Lulit doli Klodi nga burg. Atė ditė qė doli nga burgu, unė e takova Klodin pėr pak kohė se kishte shumė njerėz pėr vizitė. Tė nesėrmen po bėja xhiro me njė fuoristradė tė Verit, qė nuk mė kujtohet si e ka emrin gjatė. Gjatė xhiros pashė Lulin qė po shkonte me Plarentin tek shtėpia e Klodit nė Spitallė. Pas dy ditėsh mė thirri Klodi dhe unė shkova nė Spitallė. Ai mė tha qė njerėz mė tė afėrt kam ty dhe Indritin. Me Lulin nuk kam mė punė, meqė kur isha nė ditė tė zeza, nuk mė pa njeri. Pas tre-katėr ditėsh, Klodi me Shkėlqimin, tė vėllain shkoi te shtėpia e Lulit pėr t'i kthyer vizitėn. Unė e pashė vetė kėtė, pasi nė atė kohė isha te shtėpia e Klodit. Unė mesa me kujtohet pritėm me gjithė Indritin jashtė shtėpisė sė Lulit me dy makina dhe i pritėm derisa u kthyen pas gjysmė ore, qė nga ajo ditė Klodi nuk ėshtė takuar asnjėherė me Lulin. Mbas takimit Klodi u shpreh: "Kishim ēa kishim me Lulin, i pashė pisllėqet e tij dhe nuk mė ka ndihmuar, tani ai nė punėn e tij, unė nė punėn time. Kemi qenė shokė deri dje, ruajtėm ēa kishim pėr tė ruajtur, tani nuk jemi armiq dhe tė shikojė ēdonjėri punėn e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok tė ngushtė Indrit Doklen dhe pastaj mua. Nė atė kohė filloi tė afrohej dhe Altin Begu qė ishte ēun i lagjes. Altini i rrinte nė shėrbim me makinė Shkėlqimit, vėllait tė Klodit, kur bridhte pėr punėn e Klodit kur ishte nė burg. Pas njė muaji, rreth nga mesi i vitit 2002, Klodi i shiti njė tokė qė kishte tek Plepat nė Durrės njė tiranasi dhe mori nja 70 mijė dollarė qė i futi nė punė. Klodi na tha: "Ēuna, ju m'u gjendet nė ditė tė zeza dhe ju me kismet tė na eci puna do t'u ndihmoj dhe do tė rregullohemi tė gjithė". Klodi filloi tė blinte drogė, heroinė tė pastėr. Unė nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumė i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogėn. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinė, ndonjėherė 12 kg dhe e sillte te shtėpia e vjetėr dhe pėr kėtė nuk dinte gjė njeri. Kėtė muhabet e dinim vetėm unė, Altini dhe Indriti. Klodi na mėsoi se si bėhej pėrzierja. Pėrzierja bėhej me frutatriēe, qė ėshtė njė aparat elektrik qė ne e fusnim nė prizė dhe e pėrziente vetė. Ne hidhnim nė aparatin pėrzierės 150 gram heroinė tė pastėr dhe e pėrzinim me 350 gram qė ėshtė pluhur apostafat dhe bėhej gjysmė kile, tė cilėn e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoē kafe, i cili ėshtė ngjitės rulo dhe e stamponim me njė kallėp hekuri. Klodi pasi e bėnim gati, e niste nė Itali. Dua tė them se Klodi ishte shumė i kujdesėm edhe me transportimin e drogės nuk ngatėrronte asnjė nga ne, pasi ne vetėm e paketonim dhe e lajmėronim qė ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht njė dėrgesė prej 20 kg drogė nė muaj. Pasi merrte paratė e ngarkesės sė parė, ai niste tjetrėn. Paratė i merrte gjithmonė nė dorė. Pasi merrte paratė e dėrgesės sė parė, merrte drogėn e pastėr qė e pėrzienim ne. Pėr rreth njė vit puna eci normal dhe ne dėrgonim nga njė ngarkesė nė muaj. Pas njė viti qė filluam kėtė punė, Klodi na tha qė na u kap njė ngarkesė rreth 20 kg heroinė nė Kroaci dhe qė atėherė puna ra pak, pasi ishte e vėshtirė pėr tė gjetur transportues si dhe kishim frikė mos kapnin ngarkesėn. Qė atėherė dėrgonim mė rrallė, rreth 1 herė nė dy muaj. Tre ose katėr muaj pas kapjes sė ngarkesės sė parė na u kap dhe njė ngarkesė tjetėr prej 15 kg drogė tė llojit heroinė, e cila u kap nė qytetin e Modenės nė Itali. Shoferi mė duket se ka qenė ose slloven, ose kroat, por nuk mund tė them me siguri kėtė. Pasi u kap kjo ngarkesė, u bėnė dhe dy ose tri rrugė me heroinė dhe u la puna. Klodi mė ka thėnė se fitimi ishte rreth 40 mijė euro pėr ngarkesė.
FUQIZIMI I INDRIT DOKLES
Pas gjashtė muajsh kur Klodi doli nga burgu dhe ne kishim filluar punė nė drogė, Indritit tė vogėl filloi t'i pėlqeje vetja dhe kur shkėmbehej me Lulin, e shante nėpėr dhėmbė dhe e shihte shtrembėr. Njė ditė te muzeumi shkėmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altin Begun. Indriti e shau nėpėr dhėmbė dhe Luli e pa dhe ktheu makinėn. Kur e arriti, hapi xhaminė e makinės dhe i tha: "Nuk ėshtė mirė tė bėjmė fjalė me njeri-tjetrin se je i vogėl ti. Indriti i kishte thėnė se nuk tė shava. Atė ditė u takuam nė njė lokal me Indritin e vogėl, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk ėshtė mirė tė bėjmė fjalė me njėri-tjetrin se kemi ngrėnė bukė bashkė dhe do qeshė dynjaja. Pas 10 minutash ai tha, "ēfarė ka ai byth..., hajde shkojmė nė shtėpi tė marrim armėt". Shkuam morėm pistoletat dhe filluam tė kėrkonim Lulin. Gjithashtu, me vete morėn edhe Shkėlqimin. Nė njė makinė hipi Ēimi, Klodi dhe Indriti, dhe nė makinėn tjetėr unė me Altinin pėr tė gjetur Lulin nėpėr Durrės. Duke zbritur pėr tek "Vollga", pamė makinėn e Lulit, njė 'Benz' i blinduar ngjyrė gri. Klodi e parakaloi dhe i tha qė tė ndalojė dhe ata ndaluan pėrballė shkallėve tė lokal "Arvit". Aty zbritėm tė gjithė nga makina. Luli ishte me Indrit Taullain dhe Julian Meēen, ndėrsa ne ishim tė armatosur tė gjithė me pistoleta, pėrveē Shkėlqimit. Klodi doli jashtė dhe nuk foli fare dhe dėrgoi Ēimin tė flasė me Lulin, si vėllai mė i madh. Ēimi del dhe i thotė si ėshtė puna qė ke kap Indritin. Luli u thotė, 'thuaju atyre kalamajve tė tu mos tė ngacmojnė kėta tė mitė'. Shkėlqimi i thotė, 'kalamaj ata nuk janė, por janė ēuna qė kanė lyer duart me gjak dhe po mora vesh ndonjė ngacmim tjetėr, nuk ndahemi mirė me njėri-tjetrin'. Klodi tė nesėrmen pa Indrit Taullain tek lokali i Lulit "Ēera una Volta", i cili ishte vetėm nė trotuar. Klodi zbriti nė kėmbė dhe shkoi dhe e kapi tek qafa Indritin dhe duke e shtrėnguar i thotė, "veē se kena hėngėr bukė bashkė, se e di se ēa tė bėj". Indrit Taullai i thotė tė hiqte dorėn, dhe u ndanė. Atė ditė, Klodi ka qenė me Altinin nė makinė. Kėtė muhabet unė e mora vesh nga Klodi. Pas 4 -5 muajsh vjen Plarent Dervishi nga Amerika dhe kėta sikur forcohen. Fillojnė pėrsėri tė shikoheshin me inat, zakonisht Plarenti ishte ngacmues. Ne talleshim dhe qeshnim, duke i lėnė tė kuptohet se nuk kishte ēfarė tė na bėnte neve. Njė muaj para se tė vritej, Klodi takohet me Nar Kokėn te "Zeusi". Atje Klodin e ēova unė me makinė. Nari e kishte ftuar Klodin pėr kafe. Unė pashė qė nga jashtė qė Nari ishte ulur tė tavolina e fundit dhe dukej nga xhami. Ata ndenjėn dhe rreth njė orė e gjysmė muhabet. Mua me mori Klodi nė telefon pasi kisha njė nr. me kontratė dhe e kisha marrė nė emėr tė nėnės sime, Nurije Maku.
ROLI I NAR KOKES
Kur shkova brenda takoj Klodin, i cili thotė merre kėtė pistoletė se me dhuroi Nari dhe me prit jashtė. Pistoleta ishte e prodhimit izraelit. Kur Klodi doli nga lokali ku ishte me Nar Kokėn, ne shkuam me makinė te hotel "Kontinentali" dhe aty erdhi Indrit Dokle tė cilin e morėn ne telefon. Kur u ulėm nė lokal, Klodi tha qė bisedova me Narin dhe ai mė tha qė tė vrasim Lulin. Unė i thashė po. Klodi na pyeti se ēfarė tė bėjmė, dhe ne i thamė qė jemi gati. Klodi nuk na tha arsyen se pse Nari i kishte kėrkuar qė ne tė qėllonin Lulin. Klodi tha qė Nari me dhuroi njė pistoletė dhe mė pyeti se ku e kisha. Unė i thashė qe e kam tė makina. Indriti, kur dolėm nga lokali, erdhi dhe mė pa pistoletėn dhe na tha qė t'ia jepnim atij. Klodi i tha, merre dhe ja dha. Nė lidhje me kėtė pistoletė dua tė them se Indrit Dokle ja ka dhėnė Altin Ollinit, i cili ishte shok me Altin Lamaj, pasi pas vrasjes se Klodit rrinim nė Tiranė dhe takoheshin te lokal "01" e rrinim me ta. Lokali "01" ndodhej afėr stadiumit "Dinamo", te rruga "Komuna e Parisit". Nė darkė unė shkova nė shtėpi, gjithashtu edhe Klodi shkoi nė shtėpi dhe bisedoi kėtė punė me vėllanė e tij, Shkėlqimin. Shkėlqimi i thotė Klodit qė nuk duhet ta bėsh kėtė pune, pasi Nar Koka ėshtė intrigė e gjallė. Nė mėngjes u takuam nė kafe me Klodin, i cili na tha se nuk bėhet gjė pėr vrasjen e Lul Berishės dhe na tregoi bisedėn e bėrė me vėllanė e tij, Shkėlqimin. Njė javė pėrpara se tė vritej Klodi, erdhi nga Italia njė djalė nga lagjja e Klodit, Osman Truma. Klodi njihej me Osmanin, sepse ishin ēuna lagjeje. Nga bisedat mes tyre ishte rėnė dakord qė tė hapin sė bashku njė sallė lojėrash pėr fėmijė "Xhoko". Gjatė kėtyre ditėve, Osmani rrinte me ne. Ditėn qė ėshtė vrarė Klodi, ai ka pėrcjellė nė Rinas rreth orės 13:00 njė shtetas italian, qė kishte ortak nė fabrikėn e prodhimit tė ēantave qė gjendet nė "EUM", nė Durrės. Rreth orės 14:00, Klodi mė telefonoi me telefonin e tej me kontratė qė e kishte marrė nė emrin tim, dhe mė thotė se i ishte prishur makina nė rrugėn e Rinasit duke ardhur pėr nė Durrės, dhe mė tha tė shkoja ta merrja. Unė, sė bashku me kushėririn e Altinit qė quhet Moisi, nga Durrėsi jemi nisur me makinėn time tip "Benz" 2500 me targa DR 1635 me germė C ose D. Klodin e kemi takuar pak mė larg se fabrika e tullave, nė Vorė. Klodi ka hipur nė makinėn time, ndėrsa Moisi ka hipur nė makinėn e Klodit dhe duke e rimorkiuar, jemi kthyer nė Durrės te fabrika e ēantave 'UEM'. Pasi lamė Klodin te fabrika, shkuam pėr ta rregulluar makinėn nė Shėnavlash, sa kalon mbikalimin e autostradės, nė krahun e djathtė tė njė servisi ku pronari quhet Besnik. Pasi blemė pjesėt e kėmbimit nė Xhazotaj, ne shkuam te mekaniku dhe rregulluam makinėn dhe ja dėrguar Klodit te fabrika ku po rrinte, rreth orės 19.00.
Pasi takuam Klodin, unė i kujtova orarin e ndeshjes sė futbollit nė kalēeto nė orėn 20:00. Klodi mė tha tė shkonim tė bėheshim gati dhe shihemi nė kalēeto. Nė orėn 20.00, nė kalēeton qė ndodhet te "Eurodrini", nė afėrsi tė Urės sė Dajlanit, erdhi Klodi dhe kemi luajtur sė bashku rreth njė orė. Ne luanim 5 me 5, ku nė ekipin tim ishte Klodi, Gent Rexhepi nga Durrėsi dhe dy persona tė tjerė qė nuk i kujtoj. Kundėr nesh luajtėn Tepshet, qė nė afėrsi tė "Galaktikut" kanė njė servis makinash. Pas ndeshjes unė pyeta Klodin nėse ishte pėr kafe, dhe ai u pėrgjigj se ishte i lodhur dhe u nis pėr nė shtėpinė e tij, ndėrsa unė shkova nė shtėpinė time rreth orės 21:10, me makinėn time. Klodi nga kalēeto u largua sė bashku me Osmanin, me makinėn e tij qė e rregulluam atė ditė. Rreth orės 22:00, kur unė isha nė shtėpi duke parė televizor, mė ka telefonuar Indrit Dokle dhe mė ka thėnė se ka bėrė karambol Klodi me makinė dhe ka thėnė tė shkoja te kirurgjia pėr t'u interesuar se ishte duke ardhur. Menjėherė unė u vesha dhe me makinė shkova te spitali nė Durrės, nė kirurgji, sipas fjalėve tė Indritit. Aty mora vesh se nė kirurgji ndodhej vetėm Osmani i plagosur, ndėrsa Klodin e kishin dėrguar nė Spitalin Ushtarak. Kėto informacione i mora nga policia qė gjendej aty. Menjėherė u nisa pėr nė Spitalin Ushtarak, ku mė thanė se ishte Klodi, rrugės mė mori Indriti dhe mė pyeti nėse Klodi ishte nė spitalin e Durrėsit apo jo. Unė iu pėrgjigja Indritit se Klodi ndodhej nė Spitalin Ushtarak dhe se unė po shkoja nė drejtim tė tij. Indriti pas ndeshjes ishte nisur pėr nė drejtim tė Tiranės, ku ka edhe shtėpinė dhe kėto telefonata po mi bėnte rrugės nė kthim pėr nė Durrės. Indriti pėr Klodin kishte informuar dhe njė person me emrin "Zaēe", ku i kishte thėnė se Klodi kishte bėrė aksident. Kur vajta nė Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili mė tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrarė me armė. Pas 10 minutash aty erdhi Leonard Koka, tė cilin e kishte njoftuar Indrit Dokle nė lidhje me vrasjen. Nardi erdhi me makinėn e tij tip 'Benz', i pashoqėruar me njeri. Pasi erdhi Nardi aty, ai thirri Indritin te makina e tij, por me Indritin shkova dhe unė. Indriti e pyeti Nardin: "o Nar, kush e ka vrarė"? Dhe, Leonardi u pėrgjigj: "Lul Berisha e ka vrarė". Te Spitali Ushtarak erdhi Altini, tė cilin e lamė aty. Ndėrsa unė dhe Indriti shkuam tek lokali "Trieste", nė plazhin Durrėsit pėr t'u qetėsuar pėr ngjarjen. Gjatė rrugės po bisedonim pėr vrasjen e Klodit, dhe Nari na tha se me 100 firma e jap unė qė ai Luli e ka vrarė. Kur shkuam te lokali gjetėm Ard Abazin, qė ėshtė shofer i Lefter Kokės dhe Mondin, nipin e Narit. Mė pas shkova nė shtėpinė time dhe i lajmėrova pėr vrasjen e Klodit, pastaj u ktheva tek lokali. Mė vonė unė dhe Indrit Dokle shkuam te shtėpia e Klodit, ndėrsa Nari nuk erdhi. Aty lajmėruam prindėrit e Klodit dhe pasi sollėm trupin e Klodit nga Tirana, e bėmė gati. Tė nesėrmen nė varrim nuk erdhi asnjė nga kundėrshtarėt e tij, as Luli, e as shokėt e tij. Mbaj mend qė erdhi babai i Indrit Taullait.
ATENTATI I DESHTUAR
NDAJ LUL BERISHES
Pas vrasjes sė Klodit, unė me Indritin u angazhuam pėr tė marrė hak. Luli, 4-5 ditė para vrasjes sė Klodit kishte shkuar nė Turqi dhe erdhi tė nesėrmen e varrimit tė Klodit. Me Indritin, blemė njė makinė "Volsvagen Passat", tė cilėn do ta pėrdornim pėr vrasjen e Lul Berishės. Kjo makinė ishte pa targa dhe ishte e vjedhur jashtė shtetit. Makina kishte ngjyrė ulliri tė hapur. Indriti, nėpėrmjet shoqėrisė sė vet thirri pėr tė kryer vrasjen e Lul Berishėn dy persona nga Burreli, njėri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Dy personat nga Burreli, Indritit ia gjeti Altin Olloni, qė banon nė 'Komunėn e Parisit', Tiranė. Nė fillim erdhi Altini nė Durrės, qė takoi Indritin dhe ne u takuam te shtėpia e Altinit. Te shtėpia e Altinit, i thamė tė na gjejė dy persona dhe do t'u jepnim nga 100 mijė euro pėr vrasjen e Lulit. Dua tė them se Indriti ka qenė shok qė shumė kohė mė parė me Altin Ollonin. Altini i tha se do i gjente ai. Unė mora njė shtėpi me qira nė qytetin e Durrėsit, tek Muzeumi i Dėshmorėve, nėpėrmjet agjencive qė merren me dhėnien e shtėpive me qira. Kjo shtėpi ėshtė nė katin e tretė tė njė pallati 5-katėsh, pėrballė ish-punishteje dhe lekėt i kam paguar me faturė pėr 6 muaj. Kėtė shtėpi do ta pėrdornin Ervinin dhe Albanin. Kėto tė dy kanė ardhur 2-3 ditė para tė 40-tave tė Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtėpia qė e zumė me qira. Kur erdhėm tek shtėpia me qira, shkuam unė me Indritin dhe kėta tė dy. Indriti u tregoi tė gjitha fotografitė e Lulit qė kishim dalė nė kohėn kur ishim bashkė. Atė natė bėmė plane se si do tė qėllojmė Lulin. Armėt i morėm te shtėpia e Klodit dhe u dhamė dy automatikė "Skorpions" me numra tė fshirė, njė pistoletė dhe njė pistoletė tė vogėl, tė gjitha me silenciator. Ne bėmė plane qė tė vrisnim Lulin tek lokali i tij "Ē'era una Volta". Unė i mora dy ēunat dhe i dėrgova nėpėr rrugica deri te lokali i Lulit natėn, dhe u tregova vendin kur lokali ishte i mbyllur. Ata e kontrolluan vendin dhe e shėtitėn nė kėmbė pėr ta njohur mė mirė. Ata nuk kishin qenė asnjėherė nė Durrės. Ata kėrkuan dhe shofer pėr tė drejtuar makinėn, pasi nuk njihnin qytetin. Indriti u interesua pėr shofer dhe Gaz Qorri, qė ėshtė nga Spitalla, njė shok i Indritit na dėrgoi kunatin e tij nga Ferma e Sukthit, tė cilit i kishte marrė motrėn pėr grua. Gazi ishte ēuni i xhajės sė Altinit. Ne i thamė Gazit se na duhet pėr tė drejtuar makinėn qė do pėrdorim pėr vrasjen e Lulit dhe do i japim 20 mijė euro. Shoferi erdhi pasi kishte bėrė muhabetin me Gazin dhe ishte dakord. Ditėn ku u mbushėn tė 40-at nga vrasja e Klodit, Ervini, Albani dhe shoferi u nisėn pėr tė vrarė Lulin. Shkojnė me makinėn qė e blemė dhe me targa gjermane false, qė ja ka vėnė Ridi Xhunga, vėllai i Ilir Xhungės, me njė djalė qė e ka emrin Besnik tė cilin e arrestoi policia pėr kėtė ngjarje. Indritin, njė ditė para tė dyzetave tė Klodit thirri nė telefon Ridin dhe i dha ēelėsat e makinės 'Pasat' qė ndodhej tė shtėpia me qira te Muzeumi dhe i tha tė shkonte ta lante. I dhamė targat gjermane dhe i thamė t'ia vinte. Atyre s'u treguam asgjė pėr punėn, qė do tė qėllonim Lulin. Albani dhe Ervini, pasi shkuan tek lokali zbritėn dhe po shihnin pėr Lulin. Nė atė moment Luli ishte futur tek bashkia. Nė ato momente, ata pėr tė mos rėnė nė sy qė po prisnin Lulin, hynė nė makinė dhe filluan tė bėjnė xhiro pėr rreth bashkisė. Aty i kapi njė polici i qarkullimit qė quhet Tarja. Ai u sheh armėt dhe u thotė tė ndalojnė. Ata i thanė qė na lėr tė ikim dhe tė japim ndonjė lekė. Por, Tarja nuk pranoi dhe lajmėroi me radio policinė. Nė kėtė moment kėta lanė armėt dhe ia mbathėn. Kjo punė dėshtoi. Nė kėtė moment ne kemi qenė pėr tė dyzetat e Klodit te lokali i Lumnės, nė Spitallė. Kėta ēunat morėn ne telefon Indritin dhe i treguan pėr kėtė punė. Dua tė theksoj se armėt qė i lanė nė makinė ēunat ishin tė pastra, pra nuk ishin tė pėrdorura mė parė nė ndonjė rast tjetėr, pasi ne nuk mbanin armė tė pista nė shtėpi, qė mos tė kishim probleme.
Pas tė dyzetave, Indriti fjeti te shtėpia ime dhe tė nesėrmen nisemi pėr nė Tiranė. Atje takuam Altin Ollonin, te lokali "01", te 'Komuna e Parisit' dhe i themi kėtu-kėtu puna. Mė pas, qė nga ajo ditė kemi ndenjur 20 ditė te shtėpia e Indritit. Gjatė kėtyre ditėve, ne rrinim me Altin Ollonin. Atje unė mora njė shtėpi me qira dhe Indriti zuri njė dashnore, D.K rreth 30 vjeē dhe rrinte te shtėpia e Denisės me qira. Indriti pagoi lekėt pėr 6 muaj. Shtėpia e Denisės ishte te 'Komuna e Parisit'. Te shtėpia qė mora unė linim armėt, ndėrsa flinim tek shtėpia e Denisės. Gjatė kėsaj periudhė nuk shkonim fare nė Durrės, me qėllim qė Luli tė dilte lirshėm. Gjatė kėsaj kohe qė takoheshim me Altinin, jemi takuar dhe me Albanin e Ervinin nga Burreli. Ne po bisedonim qė nė duhej njė djalė tjetėr pėr tė vrarė Lulin. Ata thanė qė e gjejmė ne personi. Ky person erdhi te shtėpia me qira qė i morėm Denisės. Ky djalė quhet Sela, tė cilin po ta shikoj, e njoh. Tek shtėpia isha unė me Indritin, Albanin, Ervinin, Altin Ollonin dhe Selėn, qė ramė dakord qė tė bėhej vrasja pėr shumėn prej 150 mijė eurosh. Dua tė them se kėto lekėt i kishim futur nė punė pėr tė vrarė Lulin dhe i fituam pasi nisėm njė dėrgesė prej 20 kg heroinė nga Kosova pėr nė Itali. Kėtė dėrgesė e kishim nisur pa mbushur dyzet ditėt e vdekjes sė Klod Saliut. Transportuesin e drogės e gjeti Indriti dhe ai ishte njė kosovar. Drogėn nė Itali e priste Ervin Cuko, nga Spitalla dhe ai na...(vijon ne faqet 14-15)



Kundėrtank pėr atentatin, vrasja nė disko e Koldashit
» Dėrguar mė: 01/10/2009 - 13:27





(vijon nga faqja 13)
...dėrgoi rreth 180 mijė euro. Kėto para, 100 mijė shkuam e i morėm tek shtėpia e Ervinit dhe 80 mijė eurot e tjera i morėm mė vonė. Dua tė them se Ervin Cuko erdhi vetė tek ne, pas vrasjes sė Klodit dhe na kėrkoi tė punonte me ne. Drogėn ai e priste nė qytetin e Peskarės, nė Itali. Ndėrkohė, nė kohėn qė qėndronim nė Tiranė, sė bashku me Indritin kemi bėrė edhe dy a tre rrugė tjera me drogė. Droga ishte e pastėr dhe ne pasi e blinim, e shtonim duke pėrzier. Nga kjo punė qė ėshtė bėrė kemi fituar 600 mijė euro tė thata, para tė cilat i mbante Indrit Dokle nė shtėpinė e tij.
RRENGU QE I PUNUAM LUL BERISHES
T'i kthehemi edhe njėherė pėrpjekjeve qė kemi bėrė pėr vrasjen e Lul Berishės. Njė javė rresht, Sela sė bashku me Ervinin dhe Albanin kanė ruajtur Lulin pėr ta vrarė tek lokali i tij "Ē'era una Volta", te fermentimi. Pamė se ata nuk po arrinin ta qėllonin Lulin. Ne menduam qė t'i bėjmė njė intrigė Lulit. Pėr kėtė qėllim, shkuam me taksi sė bashku me Indritin tek pallatet e reja, tek "Vollga" dhe takuam Nar Kokėn. Pasi bėmė muhabet me te dhe i thashė qė neve nuk kemi gjė me Lulin, i thamė Narit qė po deshi ai tė vijė tė pijė kafe me ne. Pasi bėmė kėtė muhabet, unė me Indritin u nisėm pėr nė Tiranė dhe shkuam tek shtėpia e Indritit. Atje Nari mori nė telefon Indritin, po atė natė qė tė vinte me Indrit Taullajn qė tė na takonte. Ne i thamė qė tė vinte dhe tė na takonte nė Tiranė dhe lamė takim tek "21 Dhjetori", tek shtėpia e Indritit, nė njė lokal poshtė shtėpisė, tek Drejtoria e Taksave. Vonė nė darkė, Nari erdhi me Indrit Taullain dhe njė djalė qė e thėrrasin Klod Cerri, i cili aktualisht pėrdor makinėn e Narit, njė fuoristradė tė zezė tip 'Benz'. Pasi u ulėm tek lokali filluam bisedėn, dhe Indrit Dokle i tha Indrit Taullajt se ēfarė kishte me neve. "Po ta dimė se jemi hasmė, na thuaj qė jemi hasmė, nė qoftė se nuk kemi gjė, nė rregull. Ne s'jemi komandantė, se komandantėt vdesin shpejt". Indrit Taullai i tha qė, 'nuk kemi gjė, dhe as mos e vrit trurin'. Mbasi ndenjėm njė copė herė me njėri-tjetrin dhe bėmė shaka, u ndamė dhe unė me Indrit Doklen shkuam tek shtėpia e Denisės, ku na priste Sela me Ervinin. Tė nesėrmen niset Sela me Ervinin pėr nė Durrės pėr tė vrarė Berishėn. Ata morėn nga njė pistoletė, ku Sela kishte njė pistoletė tip 'Klock', ndėrsa Ervinit nuk ia mbaj mend llojin. Tė dy ata shkuan nė Durrės me furgon. Aty rreth orės 10:00, Luli del nga shtėpia dhe Ervini qė po e ruante tek polici qė rri nė kryqėzim, i lajmėron Selės qė po e priste tek stacioni i trenit se 'Benzi' i Lulit ėshtė duke ardhur. Luli afrohet para lokalit tė tij, zbret nga makina dhe po bėnte shaka me Isuf Morinėn dhe me njė tjetėr me mbiemrin Haxhiaj. Sela ishte nė trotuarin pėrballė lokalit dhe afrohet avash-avash pranė Lulit. Kur i afrohet, rreth dy metra pranė tij e nxjerr pistoletėn, e mbush ia drejton Lulit pėr ta qėlluar. Nė fillim qėllon Isuf Morinėn. Nė atė moment fut dorėn nė brez ai qė e kishte mbiemrin Haxhiaj dhe Sela e qėllon edhe atė dhe vazhdon duke qėlluar nė drejtim tė Lulit. Luli rrėzohet nė tokė dhe nė kėtė moment, pistoleta e Seles ngeci dhe nuk mund tė qėllonte mė. Pastaj Sela iku me vrap dhe Luli thėrret me tė madhe, "oj none, oj none". Sela pas kėsaj ikėn dhe vjen nė Tiranė dhe u takuam me tė tek shtėpia e Denisės. Ne e pyetėm se si ndodhi ngjarja dhe ai na tregoi gjithė ngjarjen, siē e thashė mė sipėr. I thamė nėse e kishte vrarė, por ai na tha se nuk e kishte vrarė dot. Atėherė ne i dhamė atij 25 mijė euro dhe Selėn e nisėm pėr nė Burrel. Nė darkė shkuam tek shtėpia e Indritit dhe na merr Nari nė telefon. Telefonin e hapi Indriti dhe Nari i tha: "O Indrit, ēfarė na bėre". Indriti i thotė nė telefon qė unė, 's'kam bėrė gjė dhe nėse t'i mendon se unė kam bėrė gjė, thuaji Lulit qė tė vijmė dhe ta takojmė tek shtėpia e tij nė Durrės'. Nari nė moment mori Lulin nė telefon dhe i tha pėr bisedėn qė po bėnte me Indritin, dhe i tha se Luli i kishte thėnė qė tė vijnė.
BALLAFAQIMI NE
SHTEPINE E LUL BERISHES
Kur Nari po fliste nė telefon me Indritin, herėn e parė me Narin foli dhe babai i Indritit, Mensuri, por bėnė biseda pa interes. Nari njihet me Mensurin, pasi ky i fundit ka qenė drejtor i rezervave nė Durrės pas vitit 1997. Kėtė Indriti e pėrdori pėr t'i treguar Narit se babai i tij ishte nė dijeni qė do tė shkonim tek Luli, nė mėnyrė qė Luli mos tė bėnte ndonjė pisllėk. Atė natė, nė pėrfundim tė bisedės, pasi mori miratimin e Lulit, ne i kėrkuam Narit qė tė vinte tė na merrte me makinė. Pas rreth gjysmė ore erdhi tek shtėpia e Indritit shoferi i tij, i quajtur Tit Cenka, me njė "Benz Rexhina". Titi mori nė telefon Narin dhe i tha se ne kishim arritur. U futėm tė shtėpia e Lulit, ku aty gjetėn Nar Kokėn, Indrit Taullatin, Lulin dhe Plarentin. U hap biseda pėr gjuajtjen e Lulit dhe neve i thamė se nuk kishim gjuajtur. Luli na tha se ju keni shtirė njerėz pėr tė mė gjuajtur mua. Ne i thamė, jo, dhe i thamė tė shikonte se mos i kishte gjuajtur ēuni i dajės sė Klodit, qė ėshtė nė Itali, se mos ta ka bėrė Ēimi, vėllai i Klodit. Luli tha qė, 'nga Ēimi unė rroj 10 vjet, kėtė Indrit ma ke bėrė ti'. Ne i thamė Lulit qė nuk kemi bėrė gjė. "Po tė kemi bėrė gjė, ja ku na ke, na vrit". Ai na tha se pėrderisa ju kam ftuar nė shtėpi, as qimja e flokut nuk na lėviz. Unė e pyeta se si e kishte dorėn dhe ai mė tha, mirė e kam. Pasi bėmė shaka pak me njėri-tjetrin, dolėm nga shtėpia e Lulit. Luli qėndroi tek dera kryesore e shtėpisė, Lenti tek porta e jashtme. U larguam unė me Indrit Doklen, Indrit Taullain dhe Nari. Ikėm bashkė me makinėn e Narit. Kur shkuam tek kryqėzimi pėr tek polici, unė thashė tė ikim tė pimė ndonjė gotė dhe i thashė tė pinim nė Tiranė, por Nari nuk pranoi dhe shkuam tek lokal 'Trieste'. Nari rrugės u dėrgoi sms pronarėve tė lokalit, duke u thėnė: mbylleni lokalin dhe kur shkuam, e kishin mbyllur. Atėherė, ne u kthyem pėr nė shtėpi, nė fillim ēuam Indrit Taullain tek shtėpia e tij. Pastaj mė dėrguan mua tek shtėpia ime sė bashku me Indritin. Tė nesėrmen, sė bashku me Indrit Doklen kemi shkuar nė Tiranė. Mbas dy ditėsh Indrit Dokle i telefonoi Indrit Taullait, pasi kishim shkėmbyer numrat me njėri-tjetrin gjatė kohės qė ishim nė makinė. Indrit Dokle i thotė Taullait, 'kur tė vijmė tė pimė ndonjė kafe?' Indrit Taullai i thotė, hajde kur tė duash. E lamė njė ditė tė caktuar qė tė takoheshim me Indritin, tek shtėpia ime nė Durrės. Atė ditė qė e kishim lėnė pėr t'u takuar, vjen Indriti me makinėn e blinduar tė Lulit tip "Benz sel", ngjyrė miu. Pasi hipėm nė makinė, dolėm xhiro nga plazhi duke bėrė muhabet. 'Benzin' e drejtonte Indrit Taullai, unė kisha hipur mbrapa, ndėrsa Indrit Dokle ishte ulur nė vendin e parė tė pasagjerit. Mbasi bėmė muhabet dhe njė xhiro me makinė me Indrit Taullain, ai na la tek shtėpia ime dhe e lamė qė tė takoheshim edhe njėherė tjetėr.
SI I QELLUAM TAULLAIT
ME FISHEKE MESIMORE
Mbas tre-katėr ditėsh ishim tek shtėpia e Indrit Dokles, nė Tiranė dhe po bėnim muhabet tė dy pėr tė eliminuar Indrit Taullain. Ne vendosėm qė ta vrisnim Indritin tek 'Benzi' i Lulit, por pasi ta bėnin kėtė, vrasja do t'i ngelej Lul Berishės. Kėshtu qė e vendosėm pėr ta eliminuar. E morėm nė telefon Indrit Taullain dhe i thamė qė tė pinim njė kafe. Indriti pranoi dhe ne i thamė qė tė takoheshim te shtėpia ime nė Durrės. Nė tė errėsuar u nisėm pėr nė Durrės dhe kur shkuam tek shtėpia ime, e lashė me Indrit Doklen qė Indriti tė hipte pėrpara makinės, ndėrsa unė mbrapa. Indrit Dokle mori njė pistoletė franceze me silenciator, ndėrsa unė mora pistoletėn 'Bereta'. Kur Indrit Taullai iu afrua shtėpisė sime, mori nė telefon duke na thėnė se kishte ardhur. Ne dolėm nga shtėpia me pistoleta nė brez. Kur shkuam tė hipnim tek makina, Indriti hapi derėn e pasme dhe hipi mbrapa, ndėrsa unė u ula nė vendin e parė tė pasagjerit. Indrit Taullai dyshoi dhe mė tha: "o Tiku, do na falėsh se kam njė muhabet me Indritin". Pasi bėnė muhabet rreth pesė minuta, mė thėrrasin mua dhe unė futem brenda makinės nė vendin e parė. Shkuam deri tek Ura e Dajlanit dhe aty Indrit Taullai na thotė se ku do tė shkojmė. Unė i thashė tė shkojmė nga Plazhi dhe u nisėm rrugės sė plazhit. Sapo hymė tek rruga e plazhit, unė i them Indritit, "si i gjuajtėt Klodit, Klodi donte tė tė afronte". Indriti mė tha, "sa mė dhemb shpirti mua pėr atė, nuk ju dhemb ju tė dyve". Pastaj vazhdoi tė thoshte se kishte qenė ai qė e kishte penguar, se ata kanė dashur ta vrisnin mė pėrpara (e kishte fjalėn pėr Lulin dhe Lentin). "Isha unė ai qė vendosa tė mbarohej kjo punė, ēfarė u bė u bė". Pas kėsaj, Indrit Taullai e ndryshoi muhabetin dhe po na thoshte se do tė vinin 50 kg kokainė nga Bolivia me 10 mijė dollarė kilogrami. Shkuam deri nė fund, te Plepat dhe aty Indrit Taullai na thotė tė ktheheshim, por unė i thashė t'i binim nga unaza dhe tė bėjmė atė rrugė qė bėmė herėn tjetėr. Dhe, ashtu bėmė, i ramė nga Unaza. Sapo futemi tek hyrja e Unazės, Indrit Dokle nxjerr pistoletėn dhe qėllon Indrit Taullain. Taullai thėrret me tė madhe dhe hap derėn. Qėllohet edhe dy herė tė tjera. Nė atė kohė, makina ngel pa shofer dhe unė kapa timonin dhe i bie anash rrugės. Pasi ndaluam makinėn kemi hedhur pistoletat nė kanal, tek shinat e trenit dhe kemi ikur me mendjen se e kemi vrarė Indritin. Lajmėruam Rid Xhungėn dhe pasi ai erdhi me makinėn, kemi shkuar ne Tiranė, tek shtėpia e Indrit Dokles. Pėr vendin ku kemi hedhur armėt, jam nė gjendje qė t'u dėrgoj atje dhe t'i gjej konkretisht ku i kemi hedhur. Ditėn tjetėr morėm vesh se Indrit Taullai ishte akoma gjallė dhe ne u habitėm se si kishte mundėsi, sepse gėzhojat dolėn nga arma dhe ato i kishte gjetur Lul Berisha tek makina e tij. Kėtė gjė e mėsuam mė vonė dhe na e tha Nar Koka disa ditė pas ngjarjes. Nari pas kėsaj ngjarje erdhi nė Tiranė dhe na takoi tek shtėpia e Indritit, dhe na tha se ndodhi qė nuk e vratė. Por, ne i thamė qė kemi gjuajtur me fishekė mėsimorė. Nė fakt, e vėrteta ishte se ne i gjuajtėm pėr ta vrarė atė. Por siē duket, fishekėt e pistoletės sė Indrit Dokles duhej tė kishin qenė fishekė mėsimorė. Kėtė pistoletė qė pėrdori Indrit Dokle nė kėtė rast na e kishte shitur Altin Olloni pėr 1 mijė euro. Kjo pistoletė kishte fishekė kalibėr 7.65 mm, por ne nuk e provuam asnjėherė para se t'i gjuanim Indrit Taullait.
TREGTIA E DROGES
Ne morėm vesh nga Nari mė vonė se kur e kishim qėlluar Indrit Taullain, ai kishte shkuar me vrap tek lokal "Trieste" dhe atje e kishte marrė nė telefon Lul Berishėn dhe i kishte thėnė se mė kanė qėlluar. Luli nuk kishte shkuar vetė, por i kishte telefonuar Narit dhe i kishte thėnė qė tė merrte Indrit Taullain. Edhe ai kishte ēuar njė njeri tjetėr. Nari na tregoi se kur kishte takuar Indrit Taullain ishte shumė i trembur dhe nuk ishte normal. Luli nuk e besonte historinė qė i kishte ndodhur Indrit Taullait, pasi i thoshte se si ka mundėsi qė nuk tė kanė vrarė, sepse kėtu qenkan gėzhojat dhe ti ke shpėtuar dhe je hedhur nga makina 50 km nė orė. Nari na tha se Luli kishte filluar tė dyshonte tek Indriti dhe biles kishte bėrė prova me makinė, duke ecur me 50 km nė orė me makinėn e tij dhe i thoshte Indritit qė tė hidhej, por Indriti nuk hidhej. Nė takimet qė Nari ka bėrė me ne, si moment nuk mė kujtohet mirė, por pas vrasjes sė Klodit na tregoi se Plarenti me Indrit Taullain ziheshin tė dy, duke thėnė se nuk e vrave ti, por e vrava unė. Indriti i thoshte, "po ku qėllon Lenti, e di ti se si qėllon Lenti". Pas ngjarjes sė ndodhur me Indrit Taullain, ramė nė qetėsi. Unė i thashė Indrit Dokles se do tė ikja. Kjo, pėr arsye sepse kishin filluar dyshimet mes nesh, pasi Indriti mė thoshte pse nuk po del Luli, mos e lajmėron njeri atė, etj. Kėshtu qė unė u largova pėr nė Itali nė muajin korrik tė vitit 2005. Nė Itali kam qėndruar deri nė mes tė muajit gusht 2005. Gjatė kėsaj kohe komunikoja rregullisht me Indriti. Kur erdha nga Italia, kisha mbledhur 100 mijė euro nga tregtia e drogės. Kur erdha unė nė Tiranė, jam vendosur te shtėpia qė Indriti kishte marrė me qira nga Denisa. Aty gjeta Ervinin, Selėn, Kujtim Bunėn, vėllai i burrit tė motrės sė Indrit Dokles, njė djalė me emrin Spartak nga Burreli dhe Sardian Sulejmanin, nga Durrėsi. Te nesėrmen me Indrit Dokle, Altin Ollonin dhe Ervinin nga Burreli shkuam me avion nė Prishtinė, qė nga Tirana pėr t'u interesuar pėr trafikun e drogės. Pasi bėmė muhabete rreth trafikut tė drogės, u kthyem nė Tiranė tė nesėrmen. Mora vesh se Indrit Dokle, kėta burrelasit i dėrgonte vazhdimisht nė Durrės qė ta ruanin Lulin dhe ta vrisnin. Pasi unė u ktheva nga Italia, Sela shkoi dhe nja tre a katėr herė tė tjera nė Durrės, sė bashku me Sardianin dhe Spartakun pėr ta vrarė Lulin, por nuk u bė gjė. Kujtim Buna, njė natė bėri fjalė me Selėn nė prani tė tė gjithėve dhe po i thoshte, 'pėrderisa do marrėsh lekėt, pėrse nuk shkon me e vra, apo po shkon pėr t'u tallur'. Ngrihet Ervini dhe thotė se kėtij nuk i kanė vrarė as nėnė e as babė. Aty ndėrhyn Indriti, duke thėnė, 'ty nuk tė takon me fol shumė, se nė qoftė se nuk e vrisni ju, do tė vrasim vetė'. Kėshtu qė prishet muhabeti dhe vendosem tė ndėrronim shtėpi dhe u ndamė me ta. Nga ai moment iku Sela me Spartakun, dhe pas dy ditėsh iku edhe Vini. Pastaj ne vendosėm me njėri-tjetrin qė tė largoheshim prej aty.
KUNDERTANKE DHE
KOSOVARE PER LUL BERISHEN
Nė atė kohė, unė rrija me Indritin, Sardjan Sulejmanin dhe Kujtim Bunėn, pasi me Altin Ollonin ishim prishur. Gjatė kėsaj kohe po bėnim plane pėr tė vrarė Lulin me kundėrtank, pėr kėtė gjė u interesua Kujtim Buna, i cili i telefonoi njė personi nga Kosova pėr tė blerė dy kundėrtanke njėpėrdorimėsh. Kėto dy kundėrtanke i sollėn dy shtetas kosovarė, tė moshės rreth 40 vjeē. Njėri prej tyre ishte i gjatė dhe rreth 1.80 m dhe i shėndetshėm, kishte flokė biondė, ndėrsa tjetri ishte mė i shkurtėr, rreth 1.65 m me trup tė dobėt dhe me flokė tė rėna. Bisedat paraprakisht me kėta i kishte bėrė Kujtimi, dhe me kėta Kujtimi kishte shoqėri, kėtė e kuptuam me pas. Tre apo katėr ditė pas porosisė sė Kujtimit, dy kosovarėt pėr tė cilėt fola sollėn nė Tiranė dy kundėrtanket e fshehur nė njė kamion tė mbushur me patate. Kamionin me patate e kanė sjellė deri nė afėrsi tė rrugės "Komuna e Parisit".
Nė kėtė vend ndaluan makinėn pak larg, i morėn kundėrtanket nė njė thes dhe na i sollėn nė shtėpi. Kur erdhėn nė shtėpi po na mėsonin se si t'i pėrdornim. Nga udhėzimet e tyre mėsuam se kėto ishin njėpėrdorimshe dhe pasi bėhej shpėrthimi i parė qė ēanin blindėn, shpėrthenin pėrsėri brenda dhe kishin njė temperaturė 4000 gradė. Nė kėtė kohė, Kujtimi bisedoi me kosovarin e shkurtėr dhe i kėrkoi t'i gjente nja dy vetė, kosovarė, tė cilėt duhej tė qėllonin pėr tė vrarė Lul Berishėn. Erdhėn dy kosovarėt qė i solli baca i vogėl, me kėtė emėr e thėrrisnim kosovarin e shkurtėr qė solli kundėrtanket. Me kėta e bėmė pazarin pėr 80 mijė euro pėr tė vrarė Lul Berishėn. Ne u kėrkuam qė tė qėllonin me kundėrtank, por ata nuk pranuan dhe thanė se ėshtė mė lehtė ta vrisnim me pistoleta, pasi t'i afrohemi afėr. Ne kėtyre u dhamė dy pistoleta si dhe fotografinė e Lul Berishės, fotografi kjo e prerė nga fotot e tjera ku Lulit i kishte dalė vetėm koka dhe njė varėse me zinxhir. Njėri nga kosovarėt ishte mė i shkurtėr dhe e quanin "kinezi", ndėrsa tjetrit nuk ia mbaj mend emrin. Dy kosovarėt i dėrgoi nė Durrės Sardian Sulejmani dhe u tregonte vendin dhe lokalin ku do t'i gjuanin Lulit. Kosovarėt i strehuam nė plazh, tek njė hotel tė cilin nuk e di mirė. Ditėn qė ka ndodhur ngjarja, dy kosovarėt po qėndronin nė zonėn afėr lokalit tė Lulit, por tė shkėputur me nga 50 metra nga njėri-tjetri. Nė kohėn kur po prisnin daljen e Lulit, njėri prej kosovarėve ishte sulmuar prej tre personave tė cilėt i ishin qepur pėr ta rrahur. Ky kishte futur dorėn tek pistoleta dhe ishte vetėplagosur po dashje. Siē na tregoi Sardiani mė vonė, ai i kishte rėnė telefonit tė kėtij kosovarit, por ai nuk pėrgjigjej. Mė vonė ai ėshtė pėrgjigjur me gjysmė zėri. Atėherė ėshtė afruar Sardiani me kinezin dhe e kanė gjetur kosovarin tė shtrirė nė tokė. Ai i ka kėrkuar Sardjanit ndihmė. Por, Sardiani ia ka marrė armėn atij dhe kinezit dhe ka ikur. Kinezi, ndėrkohė ka lajmėruar policinė dhe ka shkuar bashkė me shokun e tij nė spital. Kur policia mė pas ka shkuar nė spital, kinezi i ėshtė dorėzuar policisė dhe kjo tentativė pėr tė vrarė Lul Berishės dėshtoi.
SI IA MBLODHA AVNI GASHIT
COPAT E KOKES NE QESE
Indrit Dokles i ishte bėrė fiksim se Avni Gashi kishte spiunuar kur ishte vrarė Klodi. Kjo pėrshtypje i ishte krijuar, pasi natėn e vrasjes sė Klodit, Avniu kishte qenė duke shkuar pėr nė Tiranė dhe kishte ndaluar nė autostradė, ku kishte parė makinėn e Klodit tė pėrmbysur. Kėtė muhabet, Avniu na e kishte treguar mua dhe Indritit. Atė ditė do tė luhej ndeshja Shqipėri-Turqi nė Tiranė. Para se tė fillonte ndeshja, unė me Indritin, Sardianin dhe Kujtim Bunėn ishim tek shtėpia me qira, tek "21 Dhjetori". Indriti e mori nė telefon Avniun dhe i tha, "hajde e flasim pėr punė pune, por mos i trego njeriu qė ke ardhur kėtu". Indriti la takim me Avniun tek hotel 'Mondial', te "21 Dhjetori", nė Tiranė dhe e porositi qė tė vinte me furgon qė tė mos ta shikonte njeri. Dhjetė minuta para ndeshjes, Avniu i bėri telefon Indritit e i tha se kishte ardhur tek 'Mondiali'. Indriti i tha se po vij aty. Nė kėtė moment ne ishim te garazhi poshtė shtėpisė sime dhe po prisnim ardhjen e Avniut. Pas telefonatės qė i bėri Indritit, ky i fundit dėrgoi Sardianin nė kėmbė pėr ta marrė Avniun, pasi shtėpia ishte rreth 300 metra larg hotel 'Mondial'. Pas rreth 5 minutash, Sardiani erdhi sė bashku me Avniun pa asnjė merak, pasi njiheshin me njėri-tjetrin. Sapo Avniu erdhi, ai u takua me mua, Kujtimin dhe Indritin dhe u ulėm tek karriget. Unė nė atė kohė isha duke luajtur nė kalēeto dore me topa ping-pongu sė bashku me Kujtimin. Pėrpara se tė vinte Avniu, ne e kishim planifikuar se ai do tė vritej. Sapo Avniu u ul nė njė karrige, Indriti e pyeti atė pėr ngjarjen e vrasjes sė Klodit dhe ai i tregoi momentin qė na kishte treguar mė parė. Pas pesė minutash ata afrohen afėr meje dhe Kujtimit. Sardiani ishte nė krah tė djathtė tė Avniut. Kur Avniu afrohet afėr kalēetos, Sardian Sulejmani nxjerr pistoletėn tip 'Zastava' me silenciator nga xhepi i brendshėm i xhaketės nė krahun e majtė dhe e qėllon Avniun dy herė nė krahun e djathtė tė kokės. Avniu bie menjėherė nė tokė. Unė mora njė qese tė zezė, vesha njė palė doreza dhe me qese e mblodha kokėn e Avniut dhe qesen e shtrėngova me skoē rreth qafės, nė mėnyrė qė mos tė dilte gjaku. Kujtimi mė ndihmoi duke e ngritur kokėn e Avniut qė unė ta fusja nė qese dhe ta shtrėngoja me skoē. Pastaj i hoqa jelekun Avniut, pasi ishte bėrė me gjak dhe e tėrhoqa nga pellgu i gjakut. Hapa bagazhin e "Jaguarit" dhe shtrova qese tė zeza dhe pastaj morėm kufomėn dhe e futėm brenda tė katėrt. Jelekun e futėm me njė qese dhe e hodhėm nė njė kazan plehrash nė lagje. Pasi e futėm trupin e Avniut nė bagazh, filluam tė pastronim pellgun e gjakut, tė cilin e kemi pastruar me shtupa dhe detergjente. Shtupat, fshesat dhe celularin e Avniut, pasi i thyem, i hodhėm tė kazani i plehrave nė lagje. Kur i mbaruam kėto punė, Indriti na tha qė ai do tė ikte para me Kujtimin, ndėrsa unė me Sardianin do ta ndiqnim mbrapa me "Jaguar".
Indriti me Kujtimin morėn njė taksi dhe kur taksia erdhi, ne e ndoqėm nga mbrapa. Makinės "Jaguar" i jepja unė, ndėrsa Sardiani ishte nė vend tė parė. Vazhduam rrugėn pėr nė autostradė dhe nė Sukth morėm Indritin dhe Kujtimin, tė cilėt kishin zbritur nga taksia. Pastaj kaluam mbikalimin dhe morėm rrugėn Plepa-Tiranė. Aty qėndruam nė njė lokal dhe hėngrėm bukė. Nė atė kohė, ishte pjesa e dytė e ndeshjes Shqipėri-Turqi. Ne pritėm sapo u errėsua pak dhe me pas hipėm makinės dhe morėm drejtimin pėr nė Tiranė. Pasi kishim bėrė rreth 100 metra rrugė, pamė njė lavazh makinash dhe na u duk vendi i pėrshtatshėm pėr tė hedhur kufomėn e Avniut. Kthyem makinėn me prapakolp, unė me Kujtimin veshėm doreza nga ato qė pėrdoren pėr pastrim shtėpie, dolėm nga makina, hapėm bagazhin dhe pasi morėm kufomėn e Avniut, e ulėm nė tokė. Pastaj unė i hoqa qesen qė kishte nė qafė dhe kėtė qese e futa nė njė qese tjetėr tė pastėr dhe Avniun e vrarė e hodhėm tek disa ferra poshtė lavazhit. Mbasi e hodhėm trupin, i hoqėm dorezat dhe i futėm tek qesja me gjak. Kėtė qese e futėm pėrsėri nė bagazhin e makinės dhe pasi u futėm nė makinė u nisėm dhe morėm rrugėn nga kishim ardhur. Kur dolėm te 'Katėr Rrugėt e Shijakut', ndoqėm rrugėn pėr nė Tiranė. Kur kaluam Maminasin, ndaluam makinėn dhe dogjėm qeset me ēakmak dhe nga ato nuk ngeli asgjė. Pastaj vazhduam rrugėn pėr nė Tiranė, ku shkuam te garazhi i shtėpisė sime. Ata ikėn tė tre tek shtėpia e re qė kishim marrė me qira, ndėrsa unė qėndrova. Mė pas mora vesh nga Indriti se armėn me tė cilėn Sardiani qėlloi Avniun ai e kishte bėrė copa-copa dhe e kishte hedhur nėpėr puseta tė lagjes. Tė nesėrmen te garazhi i shtėpisė sime ka ardhur Kujtim Buna, dhe unė me Kujtimin pastruam edhe njėherė vendin ku u vra Avniu. Mbasi e pastruam mirė dhe na u mbush mendja se nuk kemi lėnė asnjė shenjė, filluam tė mbyllnim dy vrimat qė kishte lėnė pistoleta nė momentin qė u qėllua Avniu. Vrimat i mbushėm me llaē dhe i lyem me gėlqere. Vrimat ishin nė faqen e majtė tė murit, nė pozicion sipėr njėra tjetrės kur futesh te garazhi majtas. Pasi i bėmė kėto punė, Kujtimi iku, ndėrsa unė qėndrova. Disa ditė mė pas, Indritin e morėn nė telefon nga shtėpia e tij dhe i thanė se ka ardhur njė fletė-thirrje nga Prokuroria e Durrėsit. E kishin sjellė dy oficerė krimesh. Indriti konsultohet me babanė e tij dhe i thotė qė nuk kam pse tė shkoj. Indriti i tha babait tė tij tė takonte avokatin, nė mėnyrė qė tė pyeste nga prokuroria se pėr ēfarė e kishin thirrur. Avokati nuk kishte kthyer pėrgjigje dhe pas dy ditėsh, Indritit i vjen fletė-thirrja e dytė nga Prokuroria e Durrėsit, tė cilėn ia kishte ēuar tek shtėpia njė mikrobus policie. Indritin e morėn pėrsėri nga shtėpia e tij dhe e lajmėruan se kishte shkuar mikrobusi i policisė sė Durrėsit dhe i kishte ēuar fletė-thirrjen. Indriti vendosi qė tė paraqitej nė Prokurori.
VRASJA NE DISKO E ILIR KOLDASHIT
Njė ditė para se tė shkonte nė Prokurori, ai ishte sė bashku me mua tek shtėpia e tij me qira. Atė natė, tek shtėpia e Indritit ishte Kujtim Buna, Sardian Sulejmani dhe unė. Kujtimi doli nga shtėpia rreth orės 18:00-19:00 dhe na tha se do tė shkonte tė takonte disa shokė. Vjen nė shtėpi aty nga ora 22:30, ishte i prerė dhe filloi tė shante me fjalė tė ndyra. Unė dhe Indriti e pyetėm se ēfarė kishte qė shante, por ai vazhdonte duke rrahur duart dhe duke sharė. Indriti e pyeti se ēfarė kishte. Ai u pėrgjigj qė truproja i diskos ia kishte bėrė pėr kunj. Ne e pyetėm si ėshtė puna, dhe ai tha se kishte hyrė nė disko me njė shef policie tė Lezhės, dhe atė nuk e kishte kontrolluar bodigardi, kurse Kujtimin e kishte kontrolluar. Kujtimi nga mėrzia dhe nga inati kishte filluar tė pinte nė disko dhe kur erdhi nė shtėpi, rreth orės 22:30, ishte bėrė tapė. Indriti, pasi dėgjoi kėtė i tha Kujtimit tė shkonte tė e zihej. Nė kėtė moment, Kujtimi stepet pak dhe unė e Indriti i thamė ta linte kėtė muhabet pėr ta zgjidhur nesėr. Kujtimi mė pėrgjigjet mua, duke mė thėnė: "unė tė kam ngrėnė bukėn nė shtėpi ty, ndėrsa ti akoma s'ma ke ngrėnė bukėn mua". Indriti i thotė Kujtimit qė ai ėshtė mė i madh se ty, prandaj duhet t'ia dėgjosh fjalėn. Kujtimi, pas kėtyre fjalėve merr nė telefon njė shok tė tij qė ėshtė punonjės policie me origjinė nga Kukėsi. Kujtimi i tha atij qė tė shkonte tek shoku i vet, qė ishte njė mundės me origjinė nga Kukėsi, me banim nė Laprakė dhe tė merrte dy pistoletat. Po ashtu, Kujtimi mori nė telefon edhe mundėsin qė e thirri nė emėr, po mua nuk mė kujtohet, dhe i tha qė do tė vijė shoku ynė t'i marrė pistoletat dhe t'ia japėsh. Ai punonjėsi i policisė shkoi i mori armėt dhe ia solli po atė natė tek shtėpia, me qese. Ne kishim zbritur nga shtėpia dhe dolėm para restorantit turk, qė ndodhet nė rrugėn e Kavajės dhe e pritėm atė policin qė erdhi me makinėn e tij. Hipėn qė tė katėrt, unė, Kujtimi, Indriti dhe Sardiani. Nė makinė morėm pistoletat qė ishin dy, unė tė tipit 'CZ" dhe "Beretėn" e mori Kujtimi. Tė gjithė bashkė shkuam te disko qė ndodhej tek "Hotel Sheratoni". Aty zbritėm nga makina dhe hymė nė disko, unė, Indriti dhe Sardiani, ndėrsa Kujtimi dhe polici qėndruan tek dera e diskos. Indriti takoi pėrgjegjėsin e sigurisė sė diskos dhe dolėn qė tė dy jashtė duke biseduar, ndėrsa unė me Sardianin i shoqėruam nga pas. Kur dalim jashtė, duke kaluar derėn e diskos, Indriti i thotė pėrgjegjėsit se cili ėshtė badigardi qė e ka kontrolluar Kujtimin. Pas kėtij momenti, Kujtimi shkon tek cepi i hyrjes sė diskos qė futesh pėr nga hoteli. Nga ajo si tip porte qė ndodhej nė kėtė krah nga shkoi Kujtimi, del njė person qė e tėrheq Kujtimin si leckė. Unė ndėrkohė i them se kush je ti, se ne jemi katėr vėllezėr. Nė kėtė moment pas meje ishte Indriti, i cili me zė tė lartė i thotė personit qė po tėrhiqte Kujtimin: "kush je ti"?
Ky person i thotė se jam Ilir Koldashi, po ti kush je. Indriti i pėrgjigjet: "unė jam Indrit Dokle". Ai i thotė: "ti je ai krimineli? Indriti i pėrgjigjet se jam nga Hasi, ndėrsa atij i tha emrin e fshatit tė tij. Personi nuk iu pėrgjigj dhe ne morėm rrugėn pėr tė ikur. Indriti del tek dera e portės sė diskos. Personi ishte afėr me Kujtimin dhe Sardianin. Nė krahun tim ka qenė pėrgjegjėsi i diskos. Indriti, para se tė dalė tek dera shan duke thėnė: "mbajeni mend se do t'u bėj motrėn tė gjithėve". Personi i thotė: "mua mė shan nga motra, more kllėf", dhe i turret Indritit. Indriti i tha qė unė nuk tė shava ty. Kujtimi i del pėrpara kėtij personi qė u prezantua si Ilir Koldashi dhe e qėllon me tė dy duart nė fytyrė. Iliri i gjuan Kujtimit me grusht dhe ata lidhen me njėri-tjetrin duke u munduar t'i qėllonin njėri-tjetrit me grusht. Nė atė kohė, Ilirin e kisha me kurriz dhe nxora pistoletėn dhe e qėllova dy herė dhe pastaj ika me vrap. Vrapova nė drejtim tė pastiēerisė "Venecia" dhe mbas meje vjen Kujtimi dhe Sardiani me vrap. Indriti ikėn avash-avash, ndėrsa ne morėm drejtimin pėr nė rrugėn qė tė ēon te Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja.
Kur shkova nė buzė tė rrugės sė Elbasanit, afėr njė muri, tek cepi i tij e hodha pistoletėn. Mora rrugėn majtas dhe u futua tek rruga nė krah tė Fakultetit Ekonomik. U ktheva pėrsėri majtas dhe dola pėrsėri tek kryqėzimi ku kisha hedhur pistoletėn. Aty u bashkova me Sardianin dhe Kujtimin. Kujtimi mė dha pistoletėn e tij dhe celularin dhe mė tha tė iki se ishte plagosur. Pashė se Kujtimi kishte gjak tek gjoksi. Pasi ikėn Kujtimi me Sardianin, pistoletėn e Kujtimit e hodha poshtė njė qebaptoreje portative, ndėrsa celularin e Kujtimit e kam hedhur nė lulishten rrethuese tė Fakultetit Ekonomik, brenda rrethimit. Pastaj mora drejtimin e fushės sė sportit dhe pasi dola sipėr Qytetit Studenti, u ktheva djathtas nė njė rrugė tė asfaltuar dhe dola nė rrugėn kryesore tė Elbasanit, dhe mė pas u futa tek kodrat e Liqenit Artificial. Nė njė rrugicė afėr Gardės kam ndaluar njė djalė qė po vinte me motor, tė cilit i thashė qė tė mė ēonte deri tek "21 Dhjetorit" se e kam babanė shumė tė sėmurė dhe i dhashė 20 euro si shpėrblim. Gjatė gjithė rrugės, Indriti mė ka marrė nė telefon rreth 4-5 herė, duke mė pyetur se ku isha.
Nga vendi ku kam bėrė vrasjen e deri tek shtėpia, kam folur nė telefon vetėm me Indritin dhe asnjė person tjetėr. Shkova tek shtėpia e Indritit, ku rrinte me qira dhe aty mė tha qė ai djali ka vdekur nė vend, ndėrsa Kujtimi ėshtė rėndė. Pastaj Indriti mė tha: "ēfarė na bėre". Unė iu pėrgjigja: "ti e shave, Kujtimi i gjuajti, edhe ti po ta kishe nė brez nė atė moment do tė qėlloje". Ai mė tha qė unė nuk do t'i shtija. Pastaj, Indriti mė tha qė unė tė iki. Unė i thashė qė unė po iki, e ai mė tha: 'prit se do tė vij edhe unė'. Dolėm nga kjo shtėpi dhe kemi shkuar tek shtėpia e njė shoku tek stadiumi "Dinamo", nė njė pallat tė ri shumėkatėsh. Atė natė kemi fjetur aty dhe i treguam tė gjitha atij shokut se ēfarė kishte ndodhur. Para se tė shkonim, ky shoku e kishte marrė Indritin nė telefon dhe i kishte thėnė qė po e priste. Gjatė kėsaj kohe, Indritit i telefonoi babait i tij dhe i tha qė nė shtėpi kanė ardhur pėr kontroll policia. Indriti iu pėrgjigj: "po mire, le tė vijnė, se unė nuk kam bėrė gjė".
Tė nesėrmen, unė i thashė Indriti qė tė shkonim tek shtėpia ime nė Tiranė. Kėshtu bėmė. U nisėm tė dy dhe shkuam tek shtėpia ime, qė ndodhej tek lagja "21 Dhjetori". Kemi ndenjur nė kėtė shtėpi njė ditė. Unė thirra gruan dhe fėmijėt pėr tė ndenjur atė natė me ta, ndėrsa Indriti thirri nė telefon Ervin Ēukėn nga Spitalla, i cili erdhi dhe kanė ndenjur bashkė duke bėrė muhabet gjithė natėn. Tė nesėrmen nė mėngjes, Ervini iku dhe shkoi tek shtėpia e njė sportisti nga Kukėsi, qė merrej me mundje dhe banonte nė Tiranė, tek i cili Indriti i kishte lėnė 70 mijė euro nė ruajtje. Kėtė mundėsin po ta shikoj, e njoh. Unė atė ditė pėrcolla gruan dhe fėmijėt dhe u thashė qė tė merrnin plaēkat dhe tė shkonin tek shtėpia nė Durrės, se kismet kur do tė shihemi. Kur iku nusja, vura re se Indriti ia kishte dhėnė numrat e telefonit tė gjitha Ervinit dhe e kishte ngarkuar qė tė merrej me punėt tona. Ervini shau pasi i ngeli barra atij, e kush merrej me tė gjitha kėto tani. Indriti i kishte dhėnė 10 mijė euro borxh Ervinit. Nė fakt, ishin 8500 euro. Indriti e mori nė telefon motrėn e tij tė madhe dhe i thotė tė vinte dhe ta takonte. Ne i thamė qė t'i binte vėrdallė rrugicave se mos e ndiqnin. Ajo erdhi dhe i tha Indritit se babai ka lexuar gjithė natėn nenet dhe nuk bėn mė shumė se 8 vjet burg. Indriti i tha qė: "unė nuk kam bėrė gjė, do tė marr blindėn dhe do tė dorėzohem". Unė nuk u ndjeva fare. Indriti i dha motrės 50 mijė euro dhe e pėrcolli. Kur iku motra e Indritit, i thashė atij qė tė vinte me mua nė Itali, por Indriti mė tha qė do tė dorėzohej nė polici.
SHERRI PER PARATE ME INDRIT DOKLEN
U ndava me Indritin dhe gjeta njė person qė niste njerėz pėr nė Itali, pa dokumente. Sė bashku me kėta persona, qė po t'i shoh i njoh edhe sot, por nuk ua mbaj mend emrat, shkova nga Shkodra pėr nė Han tė Hotit dhe qė andej kalova kufirin nė kėmbė pėr nė Mal tė Zi, por jo nga postblloku i policisė. Kėtij burrit i dhashė 2500 euro dhe u ndava me tė nė kufi, sepse mė pas mė morėn njerėz tė tjerė qė ishin tė rrjetit dhe mė dėrguan nė Bosnje, mė pas nė Kroaci, Slloveni, Austri dhe pėrfundimisht nė Itali. Dua tė them se para se tė nisesha, i thashė Indriti qė tė marrė ndonjė lek kur tė mbėrrij nė Itali, tek njerėzit qė na kishin lekėt tė pambledhura nga shitja e mallit. Indriti mė tha qė lekėt do tė ndahen tek shtėpia e tij dhe ti nuk ke pėr tė marrė asnjė lek. Kėto fjalė m'i tha kur isha nė Bosnje, dhe unė e mora nė telefon, pasi gjeta numrin qė pėrdorte nė burg, nėpėrmjet njė shokut tim nga Durrėsi. Ku shkova nė Itali, aty rrija brenda dhe nuk dilja. Njė shokut tim qė nuk ia mbaj emrin, pasi nuk e kisha shok tė ngushtė, ia kėrkova numrin e babait tė Indritit pėr t'ia plasur tė gjithė tė vėrtetėn nė lidhje me ngjarjen e fundit dhe t'i thosha qė nuk ia kam bėrė unė Indritit, por Kujtim Buna. Unė e mora nė telefon dhe mė doli njė i njohur i Kujtim Bunės dhe mė tha qė tė bėsh njė deklaratė qė andej nga Italia dhe tė tregosh qė e vrave ti Ilir Koldashin, qė tė dalin nga burgu ata tė tre. Unė i thashė: "mirė, mirė, se do ta bėj unė deklaratėn, por mė jep numrin e Indritit". Ai mė dha numrin 06930.... por nuk jam shumė i sigurt, ndėrsa tė njohurin e Kujtimin e kam marrė nė njė numėr tjetėr.
Unė fola me Indritin rreth orės 17 tė pasdites. Nė telefon ne kemi debatuar pėr ngjarjen e fundit dhe ai mė thoshte qė ma ke futur. Unė i thashė qė nuk ia kisha futur unė, por Kujtim Buna. Ai mė kėrkoi qė tė bėja njė deklaratė, qė e kisha vrarė unė Ilir Koldashin. Unė i thashė: "do ta bėj deklaratėn dhe e theva kartėn e telefonit, dhe nuk jam lidhur nė telefon mė me tė". Shkova nė Breshia, tek njė shoku im nga Durrėsi dhe ndenja 4-5 ditė atje. Ai mė tha se ėshtė kapur edhe R. Xh. me 10 kg heroinė tė pastėr dhe e takova njė shokun tim, qė i kishte vajtur pėr vizitė nė burg dhe i kishte thėnė qė pėr faj tė Tikut (meje), po ndodhnin tė gjitha kėto gjėra dhe se po tė mė kapte, do tė mė fuste njė plumb. Nė kėto kushte, kam vendosur qė pas katėr muajsh qėndrimi nė Itali tė kthehem nė Shqipėri, pasi mė kishin dėrguar si Lul Berisha, Indrit Dokle dhe familjarėt e Ilir Koldashit persona pėr tė mė vrarė. U nisa nga Italia me makinė dhe shkova nė Austri, dhe mes kufirit me Slloveninė mė kapėn policėt sllovenė dhe mė kaluan nė Austri. Aty deklarova qė jam nga Kosova dhe mė quanin Arben Krasniqi dhe mė dėrguan nė policinė e Prishtinė me aeroplan. Qė aty kam ardhur nė Rinas, po me aeroplan dhe jam dorėzuar.
Nuk kam gjė pėr tė shtuar. Procesverbalin, pasi e gjej tė rregullt, e firmos pa vėrejtje.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.