Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Kuriozitete kinematografike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17371)


Postuar nga lule datė 25 Nëntor 2010 - 16:32:

Britanikėt qė kanė interpretuar presidentėt amerikanė



Stiven Spilberg pritet qė tė shkaktojė jo pak polemika nė Shtetet e Bashkuara pėr zgjedhjen qė ka bėrė pėr sa i takon aktorit qė do tė interpretojė Abraham Linkolnin, Presidentin mė tė dashur dhe tė nderuar pėr amerikanėt, pas Uashingtonit.

Regjisori i famshėm amerikan ka zgjedhur nė kėtė rol shumė tė rėndėsishėm britanikun Daniel Day-Lewis. Ai, sipas Spilbergut, ėshtė personi qė mishėron mė mirė dhe pėrcjell mė mirė cilėsitė e liderit tė madh. Me marrjen e rolit tė Presidentit tė 16 tė amerikanėve, Daniel ėshtė i fundit ndėr britanikėt qė kanė marrė role amerikanėsh tė rėndėsishėm nė kinematografinė amerikane. Kėshtu, nė kėtė kuadėr kemi Anthony Hopkins, qė ka interpretuar dy presidentė amerikanė. I pari ishte John Quincy Adams nė filmin “Amistan” nė vitin 1997 dhe mė pas kemi po tė njėjtin aktor nė filmin e vitit 1995, ku interpreton Presidentin Nikson nė momentet e fundit tė Presidencės sė tij. Kemi mė pas njė tjetėr britanik, Michael Gambon, i cili ka interpretuar njė tjetėr President amerikan, Lyndon B. Jonson nė vitin 2002 nė filmin “Rruga drejt luftės” dhe pėrfundojmė kėtė listė tė gjatė presidentėsh amerikanė “britanikė” me Keneth Bragan, i cili ka interpretuar gjithashtu Presidentin amerikan Roosvelt nė filmin “Warm Springs”. Edhe konkurrenti mė i madh i Daniel nė filmin e Spilbergut pėr tė interpretuar rolin e Linkolnit nuk ka qenė gjithashtu amerikan. Kur regjisori i famshėm ka nėnshkruar kontratėn paraprake pėr kėtė film me shtėpinė prodhuese “Dreamworks” nė vitin 2001, ishte njė tjetėr irlandez, kėtė herė Liam Neeson ai qė ishte i pari nė listė pėr tė interpretuar Linkolnin e madh. Por dy vjet mė vonė ishte vetė Neeson qė u tėrhoq nga projekti, duke qenė se ai ishte 58 vjeē, pra dy vjet mė i madh nė moshė nga Linkolni nė kohėn kur e vranė. Daniel ėshtė aktualisht 53 vjeē dhe ka fituar dy ēmime “Oskar” pėr filmat “My left Fopt” dhe “There will be blood” dhe konsiderohet nga regjisori Spilberg si personi mė i pėrshtatshėm pėr kėtė rol. “Pėr mua ai ėshtė njė nga aktorėt mė tė mėdhenj qė kemi aktualisht dhe nuk mund tė ndodhte qė pėr kėtė rol tė madh nė njė film epik tė mos merrja nė konsideratė prezencėn e tij”, ka deklaruar Spilberg nė njė deklaratė pas bėrjes sė ditur tė aktorit qė do tė interpretonte rolin kryesor. Ndėrkohė, vetė aktori, dhe pse pak i ēuditur nga propozimi, ka deklaruar se ndihet shumė i nderuar qė do tė interpretojė njė njeri tė madh dhe inspirues siē ėshtė Linkolni.

Filmi pritet qė tė nisė xhirimet nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm dhe do tė dalė nė kinema nė vitin 2012, edhe pse ka pasur disa spekulime se ai do tė dalė nė vitin 2013, sepse ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėsh njė post produksion tė shpejtė tė njė filmi tė madh. Filmi vetė do tė bazohet nė librin “Skuadra e rivalėve” e Doris Kearns Goodwin, qė flet pėr mosmarrėveshjet dhe grindjet e vazhdueshme mes Linkolnit dhe kabinetit tė tij gjatė luftės civile amerikane. Tashmė edhe skenari ėshtė plotėsisht gati dhe ėshtė shkruar nga njė prej penave mė tė shquara tė skenarėve hollivudianė, Tony Kushner.

Amanda Foreman, autore e “A world on Fire”, njė histori pėr pėrfshirjen e Britanisė nė luftėn civile, beson se zgjedhja e njė britaniku nė rolin e Presidentit amerikan dhe e britanikėve tė tjerė nė rolet dytėsore nė filmin pėr Linkolnin mund tė shkaktojė kundėrshti dhe pakėnaqėsi nga njerėzit. Jemi duke folur pėr Presidentin mė tė famshėm nė historinė amerikane dhe do tė jetė e vėshtirė pėr regjisorin qė tė “shesė” njė britanik pėr njė amerikan. Vetėm nėse Daniel do tė bėjė njė lojė tė pėrkryer”.

Megjithatė bėhet fjalė pėr njė staf ndėrkombėtar dhe nė kėto rrethana mund tė justifikohet edhe zgjedhja e Spilbergut.

(Shqip)


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.