Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)


Postuar nga Morfine datė 01 Prill 2010 - 18:57:

Perdorimi i disa Medikamenteve

Gjithēka qė duhet tė dimė pėr Aspirinėn Pėrdorimet, efektet anėsore dhe indikacionet

Aspirina*, ėshtė emri xhenerik i acidit acetilsalicilik, ilaēi mė i pėrdorshėm pėr trajtimin e ethes, dhimbjes dhe inflamacionit. Ėshtė njė komponim sintetik qė frenon prodhimin e prostaglandinave. Shpesh i quajtur medikament ēudibėrės, aspirina, nga studimet e bėra, rezulton tė ketė efekte parandaluese kundėr sėmundjeve kardiake, infarkteve, formave tė ndryshme tė kancerit dhe patologjive tė tjera

Aspirina ėshtė njė medikament josteroid antiinflamator qė derivon nga acidi salicilik, komponim qė gjendet nė lėvoren e pemės sė shelgut por edhe nė bimė tė tjera. Efektet e kėtyre bimėve ishin tė njohura nė shumė kultura qė nė kohėt antike, duke nisur nga egjiptianėt dhe greket antikė e deri tek kinezėt dhe nativėt amerikanė. Madje, nė shekullin e IV p.K., Hipokrati, babai i mjekėsisė, jepte ekstrakte tė kėtyre bimėve pėr ethe dhe dhimbje.
Acidi salicilik u pėrdor si medikament mjekėsor nė shekullin e XIX. Megjithatė, ai ėshtė i hidhur dhe mund tė acarojė mukozėn e stomakut. Pėrpjekje pėr tė pėrftuar njė substancė pa kėto efekte anėsore ishin tė pa- suksesshme. Nė 1897 kimisti gjerman Felix Hoffman, sintetizoi derivatin acetil tė acidit salicilik, si kurė urgjente pėr tė atin, i cili kishte marrė acid salicilik pėr reumatizmėn. Ky komponim u tregtua nėn emrin patentė “Aspirinė” nga kompania
kimike gjermane Bayer, duke patur kėshtu njė sukses mbarėbotėror si lehtėsues dhimbjesh.


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.