Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Cfare ju preokupon me shume kur beheni gati per pushime? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17773)


Postuar nga Deb* datė 13 Prill 2010 - 14:11:

Cfare ju proekupon me shume kur beheni gati per pushime?

Pushimet po afrojne. Shumica nga ne ketu ka bere plane per te vajtur diku per te kaluar pushimet. Pervec kenaqesive qe mbartin ato shoqerohen dhe me shqetesime, apo momente stresi. Do desha te diskutonim se bashku rreth pushimeve, por me shume per periudhen para pushimeve, d.m.th pergatitore. Si i prisni ato? Cfare ju shqeteson me shume rreth pushimeve. Udhetimi, bagazhet, njerezit, dhurata qe keni ndermend te beni, zgjedhja e vendit, etj?


Postuar nga AngelDevil datė 13 Prill 2010 - 14:21:

A mund te zgjedh opsionin asgje ...


Postuar nga Dulcis in Fundo datė 13 Prill 2010 - 14:25:

Me teper e vras mendjen per udhetimin e per prenotimin e vendit ku do shkoj.. dhuratat dikur perbenin nje shqetesim te madh, po qe kur kam hequr dore prej tyre jam rehat. Njerezit nuk kenaqen kurre, dhe eshte hipokrizi e dyanshme ai lloj shpenzimi. Prinderve te mi di une si t'ua bej qejfin, e gjithsesi ne cdo rast ata nuk hyjne te shqetesimet. Per pjesen qe mbetet kur mendoj pushimet i mendoj me qejf, eshte e kote te vrasesh mendjen per bagazhe e gjera si keto shume dite apo jave perpara, kur te vije momenti do behen ne nje menyre apo ne tjetren. Une jam per pergatitjet e shpejta e te momentit, nuk kam nerva te rri e te pergatitem shume kohe para se te nisem. Improvizim, nje therrime prakticitet e nisu, pa e kthyer koken pas.


Postuar nga Deb* datė 13 Prill 2010 - 14:35:

Patjeter Angel. Gjersa e kam futur ne sondazh si opsion.
Mua me preokupojne te gjitha nga pak, por me shume udhetimi. Tmerr i vertet. Nuk imbyll dot syte sikur per nje min. nga frika e fluturimit. Me shume se 11 ore udhetim. Do deshiroja te pija valium qe te mos ndjeja fare udhetimin, por fatkeqesisht se bej dot se duhet te kujdesem per femijet.


Postuar nga AndreaPirelli datė 13 Prill 2010 - 15:18:

I more doren sondazheve ti ........ dhe cdo teme me sondazh tani???????????
Sa kohe ke pa udhetuar ti Deb????? E di ti qe tani vetem nje valinxhe per person lejohet?????????? Keshtu qe pika valixhet dhe dhurata bien automatikisht ......... Ne shume raste shqetesimi Biletat nuk lidhet me stressin e udhetimit sepse ato priten kohe ne advance ........ .
Per mua shqetesimi i vetem mbetesh ti ..................... sepse nuk do te te kemi ketu per nje kohe te gjate .............


Postuar nga Fajtori datė 13 Prill 2010 - 15:22:

Pak a shume si HeyDay. Me bezdis te mendoj per pushime kur jam ne pune.

Pushimet e mira duan dhe pergatitje te mire, kshu qe duhen llogaritur njerezit, ku do shkosh, te prenotosh, te krahasosh opsionet etj. Por keto jane pune teknike qe i ben me qejf. Sikleti eshte qe i ben sot per pas 1 muaji o me shume. Dhe ketu humbet spontanitet. E di tamam ku do shkosh, si do jete, etj. Pushimet e planifikuara per mua jane shpesh pune. Dua 1 makine, ca leke dhe ca shoke me mendje te keqe te shkojme ku te na teket


Postuar nga Deb* datė 13 Prill 2010 - 15:27:

Epo nje rruge e dy pune. I kam fiksim sondazhet. Ka piplla qe s'kane qejf te shkruajne, por vetem te klikojne. Une mendoj dhe per ata.

Na mallengjeve tani.
Pastaj kush tha qe nuk do futem fare? Kane kompjutera njerezit e mi ne Shqiperi. Nje Ciao do te ta dergoj qe andej.
Eshte e vertet ajo puna e valixheve. Une do iki vet i 3-te ose i 4-rt . Lejohet nje valixhe per person me duket.
Me shume tani po qaj rrobat e femijeve, si dhe dhuraten qe do blej per vjehrren. Ka qejf ti sjell ndonje peshqesh qe ketej, por e kam cik me naze.
Po ti s'ke ndermend te ikesh per vete keshtu? Une kam nja 3 vjet pa ikur ne Shqiperi. Mezi po pres. Apo s'kam 100 sebepe. Do me shkundin fare.


Postuar nga Deb* datė 13 Prill 2010 - 16:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha Heyday
Une jam per pergatitjet e shpejta e te momentit, nuk kam nerva te rri e te pergatitem shume kohe para se te nisem. Improvizim, nje therrime prakticitet e nisu, pa e kthyer koken pas.

Mbase , por kur je familjare duhet te mendosh si ta ndash ate valixhe p.sh mes 4 personave. Eshte shume stresuese.


Postuar nga Dulcis in Fundo datė 13 Prill 2010 - 16:02:

Deb.. per pushime do shkosh, s'do shkosh ne lufte .. Sa per ato sebepet, ca e ca i detyrojne njerezit ta caktojne daten e marteses ato dy-tre javet e pushimeve


Postuar nga Dulcis in Fundo datė 13 Prill 2010 - 16:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*

Mbase , por kur je familjare duhet te mendosh si ta ndash ate valixhe p.sh mes 4 personave. Eshte shume stresuese.

Ehe me kane thene


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.