Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A eshte Big Bang i vertete? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17872)


Postuar nga robert datė 20 Qershor 2015 - 19:38:

Big-bangu, si shume teori te tjera, perfshi edhe ato te Ajnshtajnit, ka nisur te zerw vend ne (pseudo)shkence qysh nga vitet 60 e ketej. Por ka shume shkencare qe nuk i puqen ketij modeli. Paksa naivisht e kam trajtuar edhe une bigun fillestar te universit tek punimi im, qe po e jap ketu ate pjese:
(Kuptimi met. dhe dial. i levizjes-2015)
Pra, tė qėndrojmė njėherė pėr njėherė me kėmbė nė tokė e tė trajtojmė ato fenomene dhe trupa ēfar shohim.
Mbi tė gjitha, teza e ripėrsėritur nga Engelsi, se jeta nuk ka nevojė pėr demiurg, pasi ajo ėshtė sublimja e vetvetes, gjen vėrtet zbatimin e saj nė gjithė shkencėn e sotme, e cila nuk pranon perpetuum mobile-n (lėvizjen e pėrjetshme) nė vetvete dhe pa njė shtysė nga jashtė, duke na prezantuar deri mė sot njė materie/energji tė mbledhur nė njė pikė shumė tė vogėl, jashtė ligjeve tė fizikės dhe kohės tonė, ku me shpėrthimin e papritur tė sė cilės (Big-Bengu) kemi fillimin e Lėvizjes/ Universit/ Materies/ Hapsirės/ Kohės dhe Jetės mė vonė. Ky shpėrthim i kėsaj Materie/ Energjie, qė ne shohim dhe masim sot, as shtohet dhe as pakėsohet, pasi vjen nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet e zbuluara deri tani, tė cilat pėrmblidhen nė atė kryesore: mosasgjesimin e materies, por transformimin e saj.
Mirpo edhe kjo tezė: jeta ėshtė demiurg i vetvetes, -duke e kaluar nė gjithė materien dhe lėvizjen e saj-, nuk na shpjegon gjė, pa atė shtytje tė pėrhershme tė kėsaj materie! Shkenca akoma nuk ka zbuluar mekanizmin e lėvizjes sė materies, -po tė mos llogarisim Big-Bengun fillestar, i cili ka mė shumė pikpyetje se sa pėrgjigje. Biles, nėn trajtimin filozofik tė ēėshtjes, filozofia fare kollaj mund ta barazojė kėtė Big-Beng (a)fizikal me cilėndo teori fetare dhe gjysėm-fetare, duke kėrkuar shkakun e shpėrthimit tė kėsaj materie tė mbledhur nė njė pikė pa masė e kohė! Pra, Big-Bengu duket se na jep njė shpjegim (a)fizikal me shumė pikpyetje, por sapo ne duam ta trajtojmė filozofikisht kėtė Big-Beng, ai na duket njė pesė me hiē. Thjesht njė besim gjoja shkencor, por i cili nuk shpjegon ligjet e sotme nėn tė cilat lėviz materia.
Ky Big-Beng vetėm sa pėrpiqet tė justifikojė Materien dhe Energjinė e sotme, duke na thėnė apriori, se kjo Materie-Energji ka ekzistuar jashtė Hapsirė-Kohės tonė, e mbledhur nė njė pikė tė paimagjinueshme me ligje tė tjera nga kėto qė njohim sot! A mund ta pranojė filozofia kėtė arnim, si shumė arnime tė tjera!?!
Nėse ne arrijmė qė edhe fizikalisht tė shpjegojmė kėtė transformim tė Materies ekzistuese, ne nuk kemi nevojė pėr kėtė Big-Beng. Nėse nė shpjegimin tonė ngelet diēka jashtė ligjeve tė fizikės, atėhere ne kemi nevojė pėr kėtė Big-Beng. Nėse ne, pėr disa probleme tė caktuara tė Natyrės, siē ėshtė ajo e fillimit dhe mbarimit tė saj, dalim nga shpjegimi fizik dhe hyjmė nė atė filozofik, kjo do tė thotė se, ose ne nuk jemi aq tė zhvilluar nė idetė dhe provat shkencore (reale), ose fizika e pėrfundon nė kėto tema studimin e vet. Kaq sa thamė e pranon gjithkush, ndaj ne vazhdojmė mė tej.
Nėse pėr njė moment do ta pranonim Big-Bengun (Shpėrthimin e Madh), pra shpėrthimin fillestar tė Materies-Energji-Univers-Hapsirė-Kohė, kjo do tė na shpjegonte nga ky moment thjesht vetėm lėvizjen drejtvizore tė trupave materialė nė Hapsirė. Por ky Big-Beng nuk na shpjegon lėvizjen rrotulluese tė trupave nė Hapsirė, nuk na shpjegon krijimin e Gravitetit, -si nė atė njutionian ashtu dhe nė atė ajnshtajnian-, kėshtu nuk na shpjegon as krijimin e Materies, apo siē i themi ndryshe, kthimin e energjisė nė materie!
Por jo vetėm kėto nuk shpjegon ky Big-Bang, por ky as edhe nuk jep njė provė tė vetme tė ekzistencės sė tij tė dikurshme, ndonėse edhe pėr kėtė „provė“ tė ekzistencės sė tij ėshtė dhėnė ēmimi Nobel nė vitet ’70, nė dy astrofizikantė amerikanė. Kjo provė (nė thonjza) ishte kapja e radiovalėve tė Hapsirės (1964), pra ajo zhurmė e pėrhershme qiellore, (rrezatim i sfondit=background radation), e cila u konsiderua zhurma e krijuar pas Big-Bengut, zhurmė kjo pak a shumė konstante, qė vazhdon tė dėgjohet nė tė gjithė Universin tonė.
Qė kjo zhurmė, mund tė jetė ajo zhurmė qė lėshojnė yjet nė qiell, apo dhe trupat e tjerė gjatė lėvizjes sė tyre, (e ndoshta edhe materia mikroskopike nė vetvete), kjo nuk merret nė konsideratė nga shkencarėt e sotėm! Pėrparsi ka Big-Bengu, i mbėshtetur kėshtu nga biblistė tė rafinuar.
Pa diskutim, nėse do tė kemi patur nė krijim tė Hapsirės-Kohė njė Big-Beng tė tillė, ne do tė arrinim sot tė dallonim gjurmėt e tij nė Hapsirė dhe nė Kohė, -tek kemi parasysh se drita do njė farė kohe tė pėrhapet. Kėshtu do tė dallonim nė kėtė kohė Universi njė unitralitet formash materie, ēfarė do tė thotė, do tė kishim mundėsi tė dallonim nė largėsi tė njėjta, tė njėjtat forma materie. Pra, nėse pranojmė qė materia dhe energjia e sotme ishin tė mbledhura nė kėtė pikė para Big-Bengut, dhe pas Big-Bengut nisėn ndarjen dhe formimin e tyre, -tė paktėn materia, tė cilėn e dallojmė edhe me sy-, nė kėtė rast do tė vepronin kudo tė njėjtat ligje, pra do tė kishim nė Univers formim tė njėjtė materie, gjė qė do arrinim ta shihnim sot nė Univers. Jo vetėm kaq, por do tė mundnim tė dallonim edhe se ku gjindemi ne nė kėtė Univers qė zgjerohet njėtrajtėsisht, duke matur shpejtėsitė e largimit nga tė gjitha anėt e qiellit, kėshtu do tė arrinim tė dallonim edhe qendrėn fillestare tė Universit, nga e cila ne kemi njė largim shumė mė tė njėtrajt-shėm nga pjesėt e tjera tė Universit, ku largimi i ynė nga kėto pjesė tė tjera ėshtė mė i shpejtė nga ai i qendrės. Biles, nė kėtė gjetje tė qendrės sė dikurshme, dhe nė kėtė gjetje tė pozicionit tonė nė kėtė Univers, do tė na ndihmonte edhe largimi mjaft i ngadaltė i galaktikės tonė nga galaktikat pranė nesh, tė cilat gjithashtu janė formuar gati nė tė njėjtėn kohė me galaktikėn tonė, e tė cilat gjithashtu kanė pak a shumė po atė shpejtėsi largimi nga kjo ish-qendėr, apo ndryshe: nga ky Big-Bang. Gjithashtu, ne do tė dallonim nė anėn tjetėr larguese/ zgjeruese tė Universit njė shpejtėsi mbi dyfishe sa shpejtėsia e trupave nė anėn tonė larguese/ zgjeruese tė Universit. Nė bazė tė kėsaj shpejtėsie tė ndryshme nė Hapsirė, ne do tė mundnim tė kuptonim edhe se ku ėshtė ana tjetėr zgjeruese e Universit, dhe ku ėshtė ana jonė; kėshtu do tė imagjinonim pak a shumė edhe qendrėn e dikurshme tė Big-Bengut, dhe kėshtu do tė arrinim tė dallonim ato forma zhvillimi tė kėtij Universi, propocional tė larguara nga ne nė kėtė Hapsirė-Kohė!
Gjithshka nga kėto sa ne thamė, astronautėt, kozmologėt, astrofizikanėt, etj., me gjithė teleskopėt dhe aparaturat e tyre, nuk kanė mundur ti dallojnė. Ata, e shumta, na kujtojnė historinė e persianit Saadi, ku astronomi pėrpiqet tė zbulojė qiellin, pa mundur tė shoh ē’ndodh nė shtėpi tė tij.
Tė pranosh Big-Bengun lemertian pa bėrė vrojtimet e nevojshme, duke u bazuar vetėm tek ajo zhurmė e zakonshme qiellore, e kapur nga antenat e radio-valve, kjo do tė thotė ti shėrbesh vetėm pjatės qė tė kanė vėnė pėrpara.
Nėse astronomia do tė arrijė njė ditė tė dallojė fazat e ndryshme tė shtadit tė zhvillimit tė Universit, dhe kėto nė zona tė caktuara rrethore, (apo tė paktėn harkore, pra tė pjesėshme, pėr faktin se nuk mund ta pėrfshijė nė vėshtrimin e saj tė gjithė Universin), vetėm nė kėtė rast ne mund tė flasim pėr njė Big-Beng tė paimagjinueshėm, ku ka pasė qenė e mbledhur gjithė kjo Materie + Energji, qė ne as me teleskopėt nė Hapsirė nuk kemi mundur ta pėrfshijmė dot nė sytė tanė. Vetėm nė kėtė rast! Ndaj, harrojeni Big-Bengun, sado idč gjeniale me bishta mbrapa duket.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.