Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Masterat, vetėm me certifikatė ndėrkombėtare anglishteje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17933)


Postuar nga Deb* datė 24 Gusht 2010 - 18:26:

Masterat, vetėm me certifikatė ndėrkombėtare anglishteje

Masterat, vetėm me certifikatė ndėrkombėtare anglishteje
Nga Lorena Mixha
Marrė nga Gazeta Shqip
Ndryshimet e ligjit: S’ka mė Master tė Nivelit tė Dytė, ata qė po e vazhdojnė pėrfitojnė pėr ciklet mė lart
Kush ėshtė nė proces masteri apo kush ka nė plan tė nisė njė kualifikim pasuniversitar, specializim afatgjatė nė ciklin e dytė tė studimeve duhet tė mendojė seriozisht pėr anglishten. Kjo do tė thotė se veē ndryshimeve pėr titujt e cikleve tė studimit, ka edhe ndryshime kriteresh. Dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shpjeguar nga “A” nė “Zh” tė gjitha ndryshimet, duke pėrfshirė edhe kriterin e anglishtes. Tė gjithė duhet tė kenė tė certifikuar dijet e tyre nė njė nga programet qė ofrojnė testim tė nivelit ndėrkombėtar. Tė gjithė studentėt qė do tė vazhdojnė masterin shkencor ose atė profesional, do tė japin provimin e gjuhės angleze pėrpara mbrojtjes sė tezės ose provimit pėrfundimtar, me njė test internacional. Nė ligjin pėr arsimin e lartė do tė jetė e pėrcaktuar qė zotėrimi i anglishtes nė njė nivel tė certifikuar me testet ndėrkombėtare ėshtė njė parakusht. “Ne jemi njė vend i vogėl me popullsi shumė tė re dhe kemi njė numėr tė madh studentėsh, tė diplomuarish, jemi tė vetėdijshėm qė duhet tė shkollojmė nė njė nivel tė tillė cilėsor, qė tė jenė tė aftė tė konkurrojnė pėr t’u punėsuar nė tregun e brendshėm dhe atė rajonal”, tha dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Nė ciklin e dytė tė studimeve, ndryshimi qė ndodh ėshtė se do tė pėrdoret pėrsėri emėrtimi master, por jo mė Master i Nivelit tė Parė, por thjesht master dhe nė vend tė Diplomė e Nivelit tė Dytė, master i shkencave. Nė kėtė cikėl kemi edhe ndryshimin e dytė thelbėsor dhe cilėsor.

Diploma e Nivelit tė Dytė
Diploma e Nivelit tė Dytė do tė quhet master i shkencave dhe ligji e pėrcakton qė ky master ėshtė njė program studimi i orientuar nė kėrkim dhe i drejtohet kryesisht grupit tė studentėve qė janė tė interesuar tė vazhdojnė edhe studimet e doktoratės. Masteri i shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me njė projekt kėrkimor dhe me njė tezė tė shkruar tė masterit. 30-40 kredite, nga 120 kredite gjithsej do tė shfrytėzohen pėr kėrkim shkencor dhe pėr tė shkruar tezėn e masterit. Kjo tezė do tė mbrohet pėrpara njė komisioni, pasi ėshtė dhėnė provimi i gjuhės angleze. Masteri i shkencave ėshtė diploma qė tė ēon nė studimet e doktoratės. Krahas masterit tė shkencave ėshtė edhe diploma master, e cila pėrfshin studime universitare tė ciklit tė dytė, tė orientuara nė njė drejtim profesional. Kjo diplomė realizohet pėr njė vit e gjysmė dhe pėrmban 90 kredite. Edhe nė kėtė master studentėt do tė japin provimin e gjuhės angleze.

Nė tė gjitha vendet qė kanė aderuar nė Procesin e Bolonjės dhe qė kanė zbatuar Bachelor me 180 kredite, masterat zgjasin 1.5 ose 2 vjet. Ne u garantojmė me kėtė standard tė rinjve qė tė kenė njė diplomė qė pėrmban 270 kredite dhe qė plotėson tė gjitha kushtet pėr t’u njohur nė ēdo vend europian.

Pėrjashtimet
Nė shkenca tė tilla si Mjekėsi dhe Arkitekturė do tė vazhdojnė studimet e integruara tė ciklit tė dytė qė zgjasin 5 vjet dhe kanė sė paku 300 kredite. Kėto studime pėrfundojnė me diplomėn master i shkencave. Edhe pėr kėto fusha studimi, kushti i gjuhės angleze ėshtė i njėjtė. Nė ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve nuk figuron Masteri i Nivelit tė Dytė.

Ai ėshtė hequr, pėr shkak se nuk kishte ekuivalent tė tij as nė vendet e tjera. Ishte njė diplomė qė zgjaste vetėm njė vit me 60 kredite dhe nuk pėrcaktonte qartė nėse ishte orientuar nė shkencė apo nė drejtim profesional.



Me beri pershtypje qe ata qe duan te mbrojne master profesional ne Shqiperi duhet sesben te dine Anglisht qe te arrijne te marrin nje master.
A ju duket e drejte kjo?


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.