Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Poezi Nga Ferit Ramadani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18031)


Postuar nga lule datė 29 Tetor 2010 - 22:48:

Poezi Nga Ferit Ramadani

Ferit Ramadani u lind mė 06 qershor 1956 nė fshatin qė populli e quan Llag, ndėrsa administrata Trapēin Doll tė Kėrēovės.
Mė 1982 u diplomua nė Fakulteti Ekonomik tė Prishtinės ku vijoi edhe studimet pasuniversitare nė degėn "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Ishte udhėheqės i sektorit ekonomik dhe juridik nė Postėn e Kėrēovės.
Me krijimtari merret qė nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare nė periodikun e kohės me emėr dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Pėr sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetėr Bogdani", Biel tė Zvicrės, qershor 1992,
Nesėr mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997

Ai nderroi jete me 25.102010,ne humbem nje mik te mire,nje poet dhe prozator te shquar.I perjetshem qofte kujtimi per te.

1. NJĖ NATĖ NĖ DETROID !

(Nė maj tė vitit 2004, isha nė Elgjin tek djali nė vizitė ! Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita mė tha :
- Dajo ! Mė shoqero pėr nė Cleweland ! Duhet tė dėrgoj veturėn pėr nė vendlindeje !

U pajtova unė, perkunder djalit tim Arianitit , qė me tha se rruga ishte e gjate . Dhe ne u nisėm.
Na zu nata nė Detroid , ku tek nje hotel pranė Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)

Kjo linjė e gjatė , kjo linjė rrugetimi,
kaloj njė natė nė Detroid,
mė ndozi mallin - vullkan frymėzimi
mė shoqeroi Noli , mė tha : Prit!

- Tė solli rasti , ai mbret i botės
qėndro kėtė natė , tė ndjesh qetėsi !
Kėtu mbaroj si uji i gotės
Ajo rreze Dielli pėr Arbėri !

- Mė fal bre burrė ! Ia kthej atij.
Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
Mos mė rrėmbeve , dua tė di ,
tė marr leje nga femijė e prind !


Me ty do tė nisja edhe nje jetė
se ka nevojė tė rinisė e mbara !
Nuk arriti tė bėhet Shqipėri' e vertetė !
Demokracisė - shumė keq i ka mbi fara!

Njė erė agimi mė pėrzuri ėndėrrimin,
u largua Noli , u nisa unė !
Nė Cleweland mė priste mbarimi
nė shtigje tė gjata e, pa fund!

Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
do tė ktheja pastaj nė Ilionis,
gjithė kohėn Nolin si shenjt nė gji
n'frymėzim tė lirikės e qėndis !


Postuar nga lule datė 29 Tetor 2010 - 22:49:

TEK SHTĖPIA E HASAN PRISHTINĖS

(Nga 15 shkurti deri me 17 mars tė vitit 2001 isha nė Selanik, nė Seminarin e organizuar nė nivel Ballkanik tė Postave, ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit nga Posta Shqiptare, ata tė Bullgarisė dhe tė Greqisė.Unė dhe njėmbėdhjetė shqiptarė tė tė tjerė, ishėm nė pėrbėrje tė delegacionit nga Posta e Maqedonisė , por ,pėrfaqesuam pjesėn Perendimore tė saj , qė njihet si Iliridė, por akoma e pajetėsuar ! ). Atėhere, pata rastin tė njihem me Arvanitasit, por edhe tė vizitoj Shtėpinė e Hasan Prishtinės qė ishte e vetmuar nė Selanik.

Kush e vrau tė zotin e tė vari dryrin e shkretisė?
Pėrshpėrisja me vete me mallhidhėrim !
Nurngrysur qėndronte e lodhur prej vetmisė
Shtėpia - nė pritje ti hynte nė derė ai trim!

E kishte pėrballur dhembjen , nėpėr dekada
me heshtje nė muzgje, me heshtje nė agim !
Pos shpezėve e shtegtarve qė thurrėn serenata
nuk kthej asnjė tė bėjė takim!

U ndala para saj ! Era qė frynte dhe valet e detit
mė dolėn pėrpara mė than shumė fjalė !
Fustanellat e ēamėve si flamuj tė rrėmetit
me Aristidh Kolėn mė dolėn pėrballė !

Mė than: Dėgjo ! Ne jemi shpirti i Arbėrisė!
Nėpėr shekujt rrebesh, s'na ndėrroj stina !
Dėshmon kjo shtėpi e mbyllur prej tradhėtisė
ashtu siē u vra tribun Hasan Prishtina!

Meit mbeta pa fjalė me shikim tek ajo ,
shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesė !
Tek flisja nė vedi ashtu i thash : Dėgjo !
Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesė !

Njė ditė do tė mblidhemi tek ty patjetėr !
Hasan Prishtina me ne do tė jetė nė ballė !
T'ia shpalojmė ardhmėrisė rrėnjėn e vjetėr
se gjaku i saj nė damar na kallė !

-----

.DHURATĖ SHĖN NAUMI !

( Gjithė vendi i Shėn Naumit, dhe vendi i shenjtė ku ishte ngritur Teqeja , ku shėrbente Baba Sari Sėlltėku,
pėr vrasjen e Baba Bajram Currit nė Shpellė tė Dragobisė, i jepet dhuratė Pashiqit !!!

Sot, nė vendin e Teqesė eshte ngritur Kisha Orthodokse pravosllave maqedonase, qė e mban emrin Sveti Naum .)

Njė fllad magjik njė dritė ylberi ngritej
nė rrjedhėn e Drinit qė hynte nė liqen !
Nė intimė misteri pėr Shėn Naumin pritej ,
Baba Sari Sėlltėku - si Diogjen!

E ngriti flamurin tė valvisė Rilindja
Nga Shtėpia e Lidhjes nė Prizren - njė vulė dekor !
Kryeqendra e shqipeve ! E qėlluar bindja!
- Shenjtėriuratė - arriti nga Baba Tomorr !

Sa madhėshtore kjo zemėr pėr Arbėri !
U lidh shkėlqimliqeni - nė rrjedhė pėrjetėsia!
Nė udhėtim i pėrhershėm Drini nė Driniiii
tė bleroj shtatin Ilirilashtėsia !

Sa e gjatė rruga! Sa zgripe , katandi !
U kėrlesh qielli, flakė mori toka !
Nė pazarin e djallit nis loja tradhėti !
- Besėprerje i bėjnė ca koka!

Nė heshtje rėnkonte Sari Sėlltėku !
Dhe lutej tė mos kishte harbutė !
Shenjtėri e mistershme - fluturoj si jastėku !
- Xhenaze Ai ! - Nė shtatė tabutė !

Se nė Shpellė tė Dragobisė e vrau tradhėtia,
Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirės !
- Dhuratė Shėn Naumi ! E mori Sėrbia !!!
T'i nėnshtrohej shqipja - nė shekuj , errėsirės !


Postuar nga lule datė 29 Tetor 2010 - 22:51:

Ju ! Jeni vargu - SHQIPĖRIA!

Pandeli Sotiri lindi nė vitin 1852 nė fshatin Selēkė afėr Gjirokastrės dhe vdiq nė vitin 1890 ishte themeluesi i parė i shkollės shqipe nė Korēė Ai ishte njė ndėr rilindėsit shqiptarė qė kontribuan nė pėrhapjen dhe mėsimin e gjuhės shqipe. V itet e fundit tė jetės, i kaloi i internuar nė Selanik.

Nė ballin me rrudha lexova Librin e madh
Atė qe nisėt nė Korēė tek Shkolla e parė !
Tė ngriti shekulli si blerimi qė mbulon njė livadh,
Dija qė shpėrndatė u bė bimė nė ugarė !

Nė Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
qė ndezin damarėt, pėr tė shperthyer vullkani !
Sa tmerrshėm tė ra pas grek - ulkonja ,
tė shuaj atė dritė tė dijes kur lėngoj Ballkani!

Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria nė erė !
Ku kishte varr tė mbulojė lavdiditurinė ?!
Ata qė bėnė krimin - mbetėn skėterrė !
Ti - Dielli i rrezeve qė ndriēoi mirėsinė !

Than mbete pa varr ! Po ! Ėshtė e vėrtetė !
Unė tė shoh tė gjallė ! Gjithmon je me ne !
Nga Lunxhėria , nė Korēė, nė Uskanė! I qetė !
Ligjėron nė Majė tė Shqipes! Pėr Atdhe!

Mėsues Pandeli Sotiri , i pėrjetėshmi Ti!
Dija jote, shekujve u hap rrugė ku ka monopat !
Ata qė tė vranė - mbetėn djaj tė zi !
Shqipėria tragjike dhe ne ! Patėm fat !

Tash mburremi o trim me veprat qė kemi !
Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
Kėto vargje pak janė ! Mė ndjeni !
Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipėria !

-----

KĖRKONI PĖR VATANIN !

Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.

Mbėrtheu gjithė Evropėn i bėri tė mendohen
Nga doli ky trim qė vret Pasha Toptanin ?!

Nė Paris sa herė shkojnė pėr fat tė riparohen
i pėrcjell amaneti : Kėrkoni pėr Vatanin!

Aty vendoset! Ėshtė qendra e arbitrazhit !
Gėrshėrėt pėr prerje , pėr vendim copėtimesh !

Si arrna Shqipėrisė nga trupi ia ēveshėn
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!

Djali i Libohovės mbushet me lot e pikėllim !
- Jo nuk durohet ! thotė ! Kjo ndarje hileplotė !

Nagantin nė brez e fut dhe niset nė udhėtim
Se toka e shqipes s'ėshtė e shkretė nė botė !

Trup e tėrthor maleve ,fushave, nė Paris arrin !
Nė Tour Eifel flamuri i lirisė valvit e shpėrndan shkėndija !

Avni Rrustemi pėrballė Toptanit si vetėtimė shkreptin
tė digjet ajo farė qė e rrit tradhėtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sėrbia !
Nė gjysmėshtizė flamurin e ngujon pėr Esad mikun !

Avni Libohovėn prangat , se mbajnė tek qelia !
Se shqipet si dallgė ngriten - trazojnė Adriatikun !

Ngriten njė pėr njė , hidhen nė kushtrim !
- Poshtė Esat Toptani ! Avni o vėlla ! O trim!


Postuar nga lule datė 29 Tetor 2010 - 22:52:

HESHTI ABDYL KRASNIQI !

(U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, pėr lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar nė Facebook, se mė 20 dhejetor 2009, pushoi sė rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi, njeriut qė kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarėsinė e Kosovės! Ai, me heroizėm, u foli gjeneratave qė i mėsoj pėr ndjenjat liridashėse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne thellesi te Shpelles, te nxjerrė eshtrat e Azem Bejtės !

Ky ideal i tij u farkua nė zemrėn e Xhevė Krasniqit, bijės sė tij, e cila bashkė me bashkshortin e saj, Fehmi Ladrovcin, ranė heroikisht nė log tė betejės, per ēlirimin e Kosovės!


Nga thellėsitė e shpellės Azem Bejta hero
Me mėsuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
I degėdisur nga inati ai printe kudo
- Jo ! Nė thellėsi tė shpellės s'do tė mbesė ai trim!

Azem Bejta me Shotėn dy shtylla si malet
u bėnė qėndresė nė rrjedhė tė Arbėrisė ,
Mėsuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
- Baba, vdesin heronjtė e lirisė ?

Mėsuesi e dėgjonte Xhevėn, dhe e mbante pranė
Por, Shotė si tha, kur i vezullonin sytė !
Kosova vetė e ndjeu se me Fehmiun ranė
Tė lirė tė jetojnė nga robėrues tė ndytė !

Heshti Abdyl Krasniqi ! Mėsuesi! Babai !
Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu pėrlot.
Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva pėrskaj
lapidarė lirie nė shekuj e mot!

I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
ndahet prej nesh , i themi lamtumirė !
Cili varr e mban atė burrė energjik ?
Vdekja - jetgjtėsinė ia ka ripėrtrirė !


 
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.