Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga shelgu datė 20 Janar 2012 - 19:29:

robert, shume bukur.
Mos kerko qe te gjesh vertetesine shkencore ne nje artikull te hedhur nga Gibbs. Nuk aludoj aspak nese ai di apo jo si qendron puna, kjo eshte nje ceshtje tjeter.
Problemi i Maqedonise per mendimin tim si cdo tjeter problem qe lidhet me kufij e me krenarira kombetare, aq me teper me interesa afatshkurtra e afatgjata te atyre qe kane fuqi per te ngaterruar boten.

Mendimi im eshte pak me i thjeshte: Ku shtet qe u quajt Maqedoni ekziston sepse keshtu donin Amerika me Rusin. Ne fillimet e viteve 1990 Serbia filloi nje levizje serioze ne kufijte veriore te Maqedonise. Kjo e detyroi Grigorovin qe te kerkonte ndihmen e Amerikes, gje qe solli 6000 ushtare amerikane ne Maqedoni. Vendosja e tyre sigurisht qe eshte ne kufirin me Serbine, mbasi kjo e fundit ishte ne ate kohe forca me agresive ne Ballkan. Ishte kjo arsye qe beri qe maqedonia te mbijetoje. Per mendimin tim, nese nuk do te vinin keta ushtare amerikane ne Ballkan, kjo do te sillte nje lufte te re ballkanike, mbasi per token e maqedonise jane te interesuar te gjithe fqinjet e saj(Shqiperia e para do te kerkonte tokat shqiptare. Serbia e cila pretendon se berthama e Serbise eshte ne maqedoni do te nderhynte shume shpejt ne loje. Bullgaria dihet qe i quan maqedonasit femijet e saj. Greqia, sigurisht qe kerkonte Maqedonine e Aleksandrit.)
Une jam i sigurt qe asnje nuk do te fitonte gje nga kjo lufte. Do te vriteshin ca njerez te pafajshem, pastaj do nderhynin te medhenjte, mbasi te kishin shituar ca arme, dhe gjendja do qetesohej duke lene nje akullsire te re te pakten dhjetravjecare ne Ballkan.

E ardhmja per mua eshte e njejte. Maqedonia do te jete Maqedoni, do te perdore flamurin e Filipit me stemen me dielle dhe do flase bullgarishten e shtrember qe flet. Pa dalje ne det, me nje ekonomi te cale, me shume kombesi brenda ku shqiptaret meqe kane lindshmeri te larte per disa dhjetra vjet do te bejne shumicen dhe per pasoje edhe ligjet. Le te shpresojme qe do te kemi qetesi ne kufijte tone lindore, sepse ne se fundi jemi shtet aq i dobet ushtarakisht, sa qe ne cdo lufte do te dalim me humbje.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.