Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga robert datė 29 Janar 2012 - 09:25:

Raimond, nuk me kujtohen tani ato c'kam lexuar nga ty ketu, por me duket se edhe ti i perket ketij grupi te ri "patriotesh" qe kane dale vitet e fundit, te cilen po perpiqen te na vene vetulla e nga ana tjeter po na nxjerin syte ne fakt. U mora vitin qe shkoi me 4 prej tyre, dhe me doli nje punim tek afro 300 faqe. Para pak ditesh e kam nisur per botim dhe besoj te dale per pak jave. Ngaqe jam jasht nuk kam mundesi shperndarje. Nejse, tani tek puna e "askushit" te Cikllopit.
Si te kete thene Odiseu "as-kushi", si te kete thene "o n'tis" (o ne tyja, eshte joti), keto jane fjale te ardhura nga nje periudhe e lashte mbi 3000 vjecare, per t'mos thene 4 mije. Rasti i pare eshte llogjik per mendjen e holle te Odiseut, i cili (sipas nje emisioni TV) e kishte parashikuar interesimin e cikllopeve te tjere pas degjimit te britmave te Polifemit jashte shpelles, ndaj dhe ata iken te qetesuar kur e pyeten "kush te qelloi", sepse muaren pergjigjen: askushi. Ndersa ne rastin e dyte do te kemi po ashtu nje pergjigje dinake te Odiseut, por ne kete rast ne kuptimin qe grindja me Polifemin ka ndodhur nga nje i tyre, pra ata te fese me idhull kryesor Posejdonin, cfare do te thoshte se ata vellezerit (kupto po te duash edhe ata bashkfshataret e tij), e fjeten mendjen mos kish ardhur ndonje i huaj ne zonen e tyre, gje qe ne kete rast do te bente te coheshin te kapnin shtizat apo guret e tyre e te kerkonin te huajin e ardhur. Pra, per grindje te perbrendshme ata te tjeret nuk ecnin sipas parimit: ta zhvillojme luften e klasave edhe ne gjirin tone. Sic e shikon, te dy variantet zene vend ne pikpamjen historike-gjuhesore.
Tani ti shohim te dy variantet ne mikroskopin etimollogjik. Persa i perket "as-kush"-i, nuk e di askush ne bote si eshte kenduar ky term 4 mije, 3 mije, 2 mije vjet me pare. Por ndoshta kjo kenge edhe nuk ka nje lindje-rritje te lokalizuar. Kjo kenge mund te kete lindur 5-6 mij vjet me pare diku ne ndonje qytet perendimor te Azise se Vogel, eshte rritur me tej diku ne Bullgarine e sotme, dhe ka marre afersisht formen e sotme diku ne Ballkanin jugor-perendimor. Jo vetem kjo, por edhe sa me thelle te zbresim ne histori, tonizimet e "kush", "kujt", "ke", "yti", "joti", "yni", "juaji", etj. pronome, aq me te ngjashem jane keto ne tonizim. Shpesh njeriu i lashte perdorte edhe doren gjate nje tonizimi kur donte te ndante nocionet e "imja" dhe "jotja", sepse ky nocion mund te ishte bie fjala afersisht: "me", "mei". Qe t'mos zgjatemi se keto mesohen (ne fakt mesoheshin) ne shkolla nga cdo nxenes, duhet thene se kjo "on-ti-s" paksa moderne (ndoshta rreth 2000 vjecare) eshte ajo forme parakaluese e nocioneve: "askushi" dhe "e tij", ku aspekti fetar luante rolin fillestar edhe ne gjuhe. Keshtu p.sh. "o n' te" kishte kuptimin: esht i Diellit, pra ata qe kishin si kult te tyre Diellin; keto fjale i thonin ata qe kishin si kult kryesor Token (Dheun), me kete kuptonin te kundertit e tyre, prej edhe nga duhet te kete rrjedhur "anti"="e kundert".
Qe ta mbyllim, kjo shqipe e sotme (sic dhe cdo gjuhe apo komb tjeter i sotem) nuk ka qene para 2000 vjetsh kjo e sotmja, aq me pak para 3000 vjetesh dhe akoma me pak para 4000 vjetesh, kohe keto ku i gjejme gjuhet europiane me te unisuara, po dhe popujt e tyre te sotem. Ti do thuash: po kete e di dhe bufi (sepse e meson-te cdo nxenes ne shkolle). Po ta dish kete mendoj se nuk ka pse kerkojme ta bejme Uliksin shqiptar dhe as gjuhen e tij. E ne fund te fundit ajo eshte nje ngjarje simbolike qe perfshin dhjetra e qindra vjet dhe jo 10 vjet, po keshtu dhe lufta e Trojes.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.