Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:35:

(vazhdim, art.2) Duke qėndruar nė idetė dhe termat e tyre, ngelet tu bėhet kėtyre zėrave pyetja: po mirė, kush e mban kėtė shtet pėr momentin, pse nuk ndahen kėto nacione brenda kėtij shteti? Tė gjithė kėto zėra nuk dinė ē’pėrgjigje tė japin. E padiskutim do ia lenė fajin fuqive tė mėdha, njė pėrgjigje kjo jo pa vėrtetėsi, por jo dhe tėrė e vėrteta.
Duhet ditur se problemi ėshtė pak mė i thellė. Pyetja ėshtė: pse i mbajnė atėhere kėto etni brėnda njė shteti artificial!?-vazhdojmė tė flasim sipas ideve dhe termave tė kėtyre nacionalistėve. Kėshtu vimė tek ato teori „tė vjetra“ mbi zonat e influencės, kontradiktat dhe lojrat qė kanė fuqitė e ndryshme me njėra-tjetrėn, pėrpjekjet pėr mbajtjen e eukuilibrave ndėr fuqitė dhe sistemet e ndryshme. Vimė tek ato tema tė rrahura pėr ditė ndėr leksionet e shkollės, tė pasura parasysh pėrditė nga politikanėt e ndryshėm, tė ditura nga kushdo gjatė diskutimeve tė pėrditshme. Pra, duket se shteti Maqedon ėshtė njė zgjidhje e vendosur dhe e pranuar nga vetė politikanėt e kėtyre shteteve ballkanike dhe ata tė fuqive tė tjera pas tyre, pėr tė mos patur pėrplasje midis kėtyre shteteve ballkanikė, pas tė cilve qėndrojnė edhe tė tjera fuqi. Duke ekzistuar ky shtet „artificial“ midis pretendimeve bullgaro-greke-shqiptare-serbe nė ‘tė, kėto pretendime nuk kanė si tė pėrplasen me njėra-tjetrėn, sepse nuk mund tė ndėrhyjnė nė njė shtet tė njohur nga tė gjitha shtetet e tjera, si dhe nga Kombet e Bashkuara. Kėshtu tė paktėn e justifikojnė nėn ‘zė politikanėt e kėtyre katėr shteteve ekziste-ncėn e kėtij shteti, pra mosmundėsinė e ndėrhyrjes nė territoret e sejcilit etnitet pėrkatės tė kėtyre katėr shteteve, etnitete kėto qė janė tashmė pjesė pėrbėrse e kėtij shteti (multietnik); ēfarė d.t.th. me fjalė tė tjera, se politikanėt e kėtyre katėr shteteve pėrreth „ua kanė futur“ nė njė farė mėnyre etnive tė tyre tė ndodhura nė kėtė shtet, ēfarė d.t.th. se edhe politikanėt shqipta-rė (pėrfshi A. Zogun, E.Hoxhėn, etj. mė pas) „ua kanė futur“ bashkombasve tė tyre qė banojnė nė kėtė shtet, kjo nė emėr tė paqes dhe sigurisė rajonale, qetėsisė nė vendet e tyre. Ky nuk ėshtė rasti i vetėm nė botė dhe as do jetė nė tė ardhmen. Ėshtė si nė njė lojė fėmijėsh ku kėta nuk bien dakort nė ndarjen e diēkaje dhe vazhdojnė sėrish lojėn, sejcili me shpresėn se mė vonė do fitojė mė shumė se shoku nė krah.
Me kalimin e kohės shihet se jo vetėm nė pamje tė jashtėme, jo vetėm me idetė dhe termat e nacionalistėve, por edhe nė tė vėrtetė zgjidhja e problemit nuk ėshtė thjeshtuar. Nuk ka ndarje tė qarta dhe as fitues apo humbės tė qartė. Kėtu qėndron kleēka e problemit. Edhe tė pranojmė apriori se nė kėtė shtet kemi kėtė ndarje etnike siē pretendojnė nacionalistėt e kėtyre katėr vendeve, nuk kemi qartė tė ndarė territoret e kėtyre etnive brenda kėtij shteti. Disa nacionalistė-patriotė shqiptarė tė moderuar thonė se Tetova ėshtė shqiptare, ndėrsa Shkupi i diskutueshėm, disa tė tjerė thonė se dhe Shkupi ėshtė shqiptar, e disa flasin edhe pėr Manastirin. I njėjti problem qėndron edhe me nacionalistėt bullgarė, disa prej tė cilėve pretendojnė deri nė Peshkopi dhe Pogradec tė Shqipėrisė, e disa deri nė Shkup. Akoma mė i ndėrlikuar ėshtė problemi midis nacionalizmit bullgar dhe atij grek, ky problem ekziston edhe midis Bullgarisė dhe Serbisė, tė cilat i kanė bėrė nja dy luftra me njėra-tjetrėn pėr kėtė punė. Pra, mosrėnia dakort e pėrkatėsisė territoriale midis kėtyre katėr shteteve ballkanike, e forcon edhe mė shtetin „artificial“ maqedonas. Deri kėtu nuk ka sekret, deri kėtu e di dhe nacionalisti mė budalla, ndaj dhe kėta tė fundit hedhin shpesh fjalė pėr rėnien nė ujdi tė kėtyre katėr shteteve, (disa flasin pėr dy shtete e disa pėr tre), nė ndarjen e Maqedonisė. (vazhdon, art.2)


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.