Forumi Horizont Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Kampionati Boteror: Brazil 2014 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18766)


Postuar nga Vizioner datė 18 Korrik 2014 - 07:51:

Gjermania Kampione Bote 2014

Citim:
Po citoj ato qė tha eliz
E treguan veten dhe njehere,kush eshte I disiplinuar, kush punon shume,kush lufton deri minuten e fundit...


...dhe, me fitimin e Kupes, per nje muaj "pune" secili nga 23 lojtaret merr 300 000 Euro.
Hallall...!

Tani, po ju tregoj pak histori private :

Hm...kur erdha ketu para 24 vjetesh, na sistemuan neper Hotele ku ishim rreth nja 200 shqiptare bashke. Pastaj, afersisht mbas 6-7 muajsh na shperndane ne vende te vogla ( fshatra) ku ishim nja 20-30 shqiptare bashke, por ku gjithashtu kishte dhe te huaj te tjere.
Mbasditeve luanim futboll tek fushat e futbollit te fshatit, shqiptare me shqiptare ose shqiptare me te huaj. Aty vinin dhe familie te fshatit-njerez te ndryshem te cilet dilnin darkave per shetitje e rrinin na shikonin. Fshat ma ku, te gjithe e njihnin njeri tjetrin.
Nje dite, mbas ndeshjes vjen ne Hotel njeri dhe me takon mua plus dhe dy cuna te tjere shqiptare.
Jam Presidenti i Klubit te futbollit te ketij vendi,-thote, keni deshire te luani ne ekipin tone?
Pa diskutim qe thame po. Cer do humbnim ne! Atehere se dimin se si ishte ndarja e Ligave ketu. Kujtuam se do luanim direkt ne Bundeslige Te nesermen shkuam tek Klubi dhe filluam stervitjen me ekipin. Ishte periudha e pushimeve-parapregatitjes sa te fillonte kampionati.
Na bane nje Kontrate qe ne, as gjermanisht nuk dinim aq mire atehere por hec e prano si te jete-firmos
Ne Kontrate rreth pikes per pagesen shkruhej:
-Mjetet sportive, uniforma etj. jane falas.
-Pijet gjate stervitjes jane falas.
-Transporti per tek qendra e stervitjes dhe kthim si dhe ne ndeshjet transfere, falas.
-Mbas cdo ndeshje zyrtare ka ushqim, pijet etj. tek lokali i Klubit (qe i perkiste Presidentit), falas.
-Per cdo Gol qe ben nje lojtare, ai merr 50,-Marka.
-Per cdo fitore, lojtari qe luan merr 100,-Marka
-Po doli skuadra ne fund te kampionatit Kampione, cdo lojtar merr 500,-Marka
-Po kaluam nje Lige me lart, cdo lojtar merr 1000,-Marka

Keshtu, keto ishin pikat kryesore. Per ne mire ishin, cer po humbnim Por, kur morem vesht qe ky ekip luante ne Ligen e 7 (shtate) gjermane dhe, edhe po te dilte ne fund te kampionatit ne vend te pare prap, duheshin disa ndeshje kualifikuese extra te kaloje ne nje Lige me lart thame, sqenka gja kjo .
Nejse, lujtem nje vit gjys. Une luaja me numer 7. Here majtas e here djathtas ne sulm sepse luaja njesoj me kemben e majte dhe te djathte. Ne ate sezon dolem ne vend te trete. Kur mbaroji faza e pare e sezonit te dyte ishim nga fundi tabeles
Aty e nderpreme karrieren futbollistike Ishte pa bereqet. Por patem avantazhe se krijuam lidhje-shoqerira dhe si vend i vogel qe ishte te gjithe na njihnin kudo qe shkonim, deri tek kur shkonim ne Supermarkate, ne festa qe organizonte komuna aty ne ishim te pranishem dhe sna linin te fusnim doren ne xhep , si dhe lehtesira per te gjet pune.
Pastaj, gjate kesaj periudhe dhe ishim shperndare. Secili nga ne shqiptaret kishte kriju jeten e vet private.
Une shkova ne nje qytet me te madh, po afer ketije fshati. Ky qytet kishte ekipin e vet i cili luante ne Ligen e 5-ste. Patem bere ndeshje miqesore me kete ekip dhe, i pari i Qytetit-Kryebashkiaku ishte sportdashes dhe me njihte. Dikur me therret e me tregon qe ka nje projekt per te krijuar nje Ekip me Emigrante qe jetonin aty, por te cilet ishin akoma duke iu shqyrtuar dokumentat-asyli politik dhe nuk kishin te drejte pune. Pra, rrinin gjithe diten kot.Sigurisht qe benin ndonje pune te zeze, por Kryebashkiaku donte ti integronte ne jeten gjermane. Une njihja atehere shume nga ato dhe perzgjodha disa. Krijuam ekipin. Luajtem disa ndeshje miqesore. Te parin me ekipin e ketije qyteti ku na munden 14:3 . Rezultat me mik se, edhe ma shume mund tna fusnin .
Mbas disa ndeshjeve, u shperndane emigrantet. Ku kishin nge ato per tu marre me sport pa bereqet. Ato donin pune,-me te drejte. Keshtu deshtoje projekti.

Tani, mu kujtua kjo histori duke e lidhur me kontraten qe kishim ne (te gjithe lojtaret e atije klubi), me keto Kampionet qe per nje muaj moren 300 mije Euro.

Sigurisht qe, nuk ka asnje lidhje per krahasim, por thjeshte per kuriozitet-muhabet.



  Gjithsej 117 faqe: « E parė ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 »
Trego 117 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.