Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:09:

(Teksti i mėposhtėm ėsht i njėjtė pėr t' gjithė ju) tė redaktorė gazetash dhe mediash tė tjera.
Kjo ėshtė hera e tretė e rregullt, qė unė po kontaktoj me ju nė lidhje me botimet e mia tė reja, dhe me njė shpresė edhe mė tė pakėt se ju do tė jepni njė njoftim qoftė edhe tė shkurtėr mbi botimin e tashėm. Por unė bėj detyrėn time, sepse ėshtė e padurueshme tė dėgjosh nga ju mė pas, se ne nuk kemi marr asnjė njoftim mbi kėtė titull tė ri. Edhe nė dy njoftimet parakaluese qė ju kam nisur, atė tė "Evolucionit gjuhėsor" vėll. i 3 nė nėntor 2014, dhe atė me dy novela: "Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisė sė vrarė" nė mars (apo prill) 2015, as edhe njėri prej jush dha njė njoftim mbi kėto tituj tė rinj librash!?! Ndoshta ju e konsideroni vendin tuaj tė punės si njė monopol privat, ku vetėm ju e cmoni nėse publiku duhet tė njoftohet ose jo mbi njė libėr tė ri tė dalė nė treg! Nėse vėrtet mendoni kėshtu, unė ju sqaroj se ju e keni detyrė ligjore tė njoftoni publikun mbi cdo lajm kulturor qė ju vjen nė redaksi. Ashtu sic dhe publiku e ka tė drejtėn tė informohet nga media mbi ngjarjet politike, sociale, kulturore etj. Ndryshe duhet tė dyshoj cdo njeri, se mediat dhe njerzit qė punojnė nė 'to janė kthyer nė instrumenta sahan-lėpirse tė grupimeve drejtuese tė vendit, kėshtu edhe nė vegla qorre diktatoriale.
Unė po ju jap edhe njė shanc tė fundit tė gjithė juve tė largoni kėtė dyshim, qė mund ti ngrihet kujdo nė kokė, -sepse nuk kam ndėrmend tė merrem me vegla qorre dhe sahan-lėpirėse-, duke ju njoftuar juve mbi librin tim mė tė fundit, gjė qė do tė thotė, se unė dhe cdo qytetar pret tė jepet nga ju njė njoftim sado i shkurtėr nė lajme apo nė njė emision kulturor, mbi kėtė titull tė ri, tė librit tim mė tė fundit.
Titulli i librit ėsht: "Kuptimi metafizik dhe dialektik i lėvizjes" me nėntituj: nėn disa tė reja shkencore (tė sjella vetėm nga vėshtrime empirike). Autor: R Th..
Njė vend tė gjerė nė mes tė librit ze edhe nėnkapitulli: fizika metafizike, ku autori shtjellon pėrciptas sistemet e hapura dhe tė mbyllura, entropinė, duke e kthyer kėtė me kokė lart, -sic ai pretendon; gjithashtu aty autori merret sėrish me teorinė speciale tė relativitetit tė Ajnshtajnit, gjė tė cilėn ai e ka trajtuar gjerėsisht nė njė punim tė tij mė tė hershmėm; nė kėtė nėnkapitull trajtohet edhe teoria e pėrgjithshme e relativitetit, si dhe drejtimet e mekanikės kuantike sot.
Ky libėr ka njė gjuhė tė thjeshtė, aq sa pėr ta kuptuar atė mjaftojn disa njohuri mbi natyrėn, tė cilat njeriu i merr me 8-9 klasė shkollė, apo dhe nga emisione tė ndryshėm televizivė. Edhe shpjegimi qė autori pėrpiqet tė japė mbi materien, natyrėn, kozmosin, ėshtė larg teorive tė sotme tė komplikuara. Ai pėrpiqet tė shpjegojė se si forca gravitacionale ėshtė mėma e cdo lloj lėvizje, qysh nga krijimi i materies e deri mė sot. Libri ka 320 faqe dhe kushton 700 lek apo 7 euro.
Libri, po si dhe librat e tjerė tė autorit, ėshtė i botuar nga shtėpia botuese "Vllamasi", dhe nesėr deri pasnesėr gjindet nė bibliotekėn kombėtare dhe nė librarinė e kėsaj shtėpie botuese. E ditė mė pas, edhe nė dy-tre librari tė tjera.
Unė nuk besoj se ju do tė jepni qoftė edhe njė lajm tė shkurtėr mbi botimin tim mė tė fundit, sic dhe nuk dhatė edhe nė dy botimet parakaluese. Pėr mua kjo nuk ka ndonjė rėndėsi; cdo njeri ka ndėrgjegjen e vet dhe varet nga kėmbėt e tija. Por nėse ndonjėri nga ju do japė njė njoftim kėsaj here mbi librin tim mė tė fundit, tė mė njoftojė qė ta di dhe -mundėsisht- ta verifikoj.
Gjithė tė mirat dhe suksese nė punėn tuaj informative. Berti.


  Gjithsej 49 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.