Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Dokumentare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18802)


Postuar nga lorie datė 11 Korrik 2016 - 21:43:

Cool Dokumentare

A eshte hapur ndonje teme me dokumentare ?
S'me zuri syri tek hapesia e kinametografise.

Rekomandime per dokumentare qe te bejne te mendosh, edukative, interesante, "wholesome" ( ne mungese te nje fjale shqip)?

Ne qofte se keni, hidhini ketu.

Faleminderit


Postuar nga Fajtori datė 12 Korrik 2016 - 19:37:

Une shosh shpesh dokumentare. Sa per te hapur temen, ju njoftoj se eshte hapur nje faqe si tip Netflix vetem me dokumentare. Quhet www.curiositystream.com dhe kushton nja $8 ne muaj. Kam pare disa aty dhe ka goxha variacion, ka dhe dokumentare ne gjuhe te huaj, sidomos gjermane, qe sjellin shume informacion te injoruar nga amerikanet.


Postuar nga robert datė 15 Korrik 2016 - 17:13:

Nje tip dokumentari te shkurter ne forme filmi artistik me pak ironi, po e hedh ketu. Nuk eshte ndonje film kushedi se cfar, biles duket pak i merzitshem dhe depresiv, ndaj dhe i kam futur ca shprehje pak ironike per te qeshur; (e mund te behej edhe pak me i shkurter, nja 4 minuta), tani meqe eshte bere dhe ekziston, po e hedh ketu adresen e kopjuar tek youtube. (Me duket se sot kopshti zoologjik i Tiranes nuk ekziston me!)
https://www.youtube.com/watch?v=xFQEA_6328I


Postuar nga robert datė 15 Korrik 2016 - 17:28:

Ja dhe fjalet e perkthyera ne kete palo-dokumentar timin.
Qyteti im Tirana / bosh, ndoshta i arratisur/ nje tiger/ nuk eshte i vjeter, por eshte i edukuar mire/ nje zog anonim/ dhe nje komshi i vetmuar/ rene-dorsi Paviani/ mbreti dhe mbreteresha me njeri-tjetrin te grindur/ babai dhe mamaja e Tonii Bleerit/ Putini apo Boris Jelcini?/ princi -trashegimtari i borxheve/ dhe ne fund te ketij parku zoologjik gjindet e vetmja kafshe e eger shqiptare nga ato shtate qe jane ketu, ujku ... mall i madh per lirine/ perpara plot me luleza, tani vetem nje rose/ dhe dy lama/ ishte njehere plot me qindra lloje te ndryshme zogjsh, para ndrrimit te sistemeve/ dhe kjo qe! 2003


Postuar nga Fajtori datė 15 Korrik 2016 - 21:50:

Po behesha gati ta hidhja ne teme tjeter, po meqe eshte kjo, po e ve ketu:

Nje interviste e muajit te kaluar qe Noam Chomsky i ka bere Yanis Varufakis, ministrit kontrovers grek qe nuk pranoi kushtet e borxhit europjan. Ai tregon shume prapaskena dhe plane te klikave te caktuara ne Europe. Eshte vetem anglisht ama.


Postuar nga lorie datė 19 Korrik 2016 - 03:18:

Thumbs up Ok

Ide te mira. Faleminderit.


Postuar nga robert datė 22 Korrik 2016 - 15:51:

Na i perktheni ne nje permbledhje te shkurter edhe neve injoranteve, qe nuk e kuptojme anglishten! Harrova: ju lutem!


Postuar nga Fajtori datė 24 Korrik 2016 - 04:54:

Meso anglisht lali
Jo per keto dokumentaret, po anglishtja sot eshte celesi i komunikimit me bote te ndryshme nga ajo qe jemi mesuar te takojme.


Postuar nga robert datė 24 Korrik 2016 - 09:41:

Shume e drejte! Por sa per tu marre vesh per t'mos ngelur ne rruge apo per te ndihmuar ndonje turist, shyqyr e dime aq. Por vetem kaq! Sepse deri tani nuk na ka hyre ne pune per gjera te tjera, shto dhe pertacine aty dhe tharjen e trurit, qe nuk thith me si dikur.


 
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.