Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Shkodrane82 datė 16 Mars 2005 - 14:18:

Cod. A16032005
DiaBeti-Semundja e Sheqerit!


Njohuri tė pėrgjithshme
1. Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) ėshtė sėmundje qė ka si tipar rritjen e nivelit tė glukozės nė gjak.
2. "Diabet" do tė thotė "urinim i shpeshtė". Nė diabetin e sheqerit, nivelet e rritura tė glukozės nė gjak shkaktojnė rritje tė sasisė tė glukozės nė filtratin parėsor tė prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik qė shoqėrohet me sasinė e shtuar tė glukozės shkakton rritje tė sasisė tė urinės dhe urinim tė shpeshtė.
3. Diabeti insipid ėshtė sėmundje krejt tjetėr. Nė diabetin insipid, urinimi i shpeshtė shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftėsia e veshkave pėr t'iu pėrgjigjur hormonit antidiuretik.
4. Diabeti i sheqerit ėshtė 2 llojesh:
a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e shkatėrrimit tė ishujve tė Langerhansit nga sistemi imun. Kėta pacientė janė zakonishtė fėmijė ose adoleshentė tė dobėt.
b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e nevojave tė shtuara pėr insulinė. Pacientėt me diabet tip II janė zakonisht tė rritur dhe mbipeshė.
5. Komplikimet:
a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
b. Sėmundja vaskulare: (i) Prekja e enėve tė mėdha: infarkt cerebral, sėmundje koronare. (ii) Enėt e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera tė kėmbėve.
c. Neuropatia: pakėsim i ndjeshmėrisė nė gjymtyrė, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmėri autonomike -- parezė gastrike dhe impotencė.

per me teper rreth diabetit:
-pergjigja e pyetjes 81 dhe 82 (Cod. A 26112006)
-pergjigja 34 (Cod. A 15052006)


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.