Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)


Postuar nga qershor13 datė 19 Shtator 2003 - 09:49:

Cool Atletika.

Kampioni I Botės nė garėn e 5000 metrave Elijun Kipēoge ka deklaruar se mund tė mos marrė pjesė nė Lojrat afrikane qė do tė zhvillohen nė Nigeri si pasojė e njė dėmtimė tė pėsuar gjatė njė séance stėrvitore.


Postuar nga qershor13 datė 28 Janar 2004 - 17:21:

Percaktohet ekipi kombetar per Kampionatin Ballkanik.

Ekipet Kombetare te Atletikes shqiptare po pergaditen per Kampionatin ballkanik. Federata Shqiptare e Atletikes (FSHA) ka percaktuar ekipin kombetar, qe do te marre pjese ne Kampionatin e 11-te Ballkanik te sallave te mbyllura, qe do te nise ne fund te ketij muaji ne Athine. Komisioni teknik i federates ka perzgjedhur shtate femra dhe nente meshkuj, qe do te marrin pjese ne kete veprimtari nderkombetare. Atletet shqiptare po vazhdojne stervitjet intensive nen drejtimin e trajnereve Vildan Tufi, Liljana Karanxha dhe Liljana Bejleri. Atletet e ekipit kombetar u perzgjodhen pas zhvillimit te kampionatit kombetar individual ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne fillim te kesaj jave. Ne kete aktivitet te pare per kete vit nga ana e Federates Shqiptare te Atletikes, moren pjese 30 atlete te 7 klubeve sportive nga Tirana dhe rrethet si, Tirana, Dinamo, Teuta,Partizani, Skenderbeu,Vllaznia etj.


Postuar nga qershor13 datė 20 Shkurt 2004 - 16:28:

Kampionia e 100 metrave ka deklaruar se vetėm talenti dhe stėrvitja e bėjnė fituese.
Xhons: Do tė fitoj edhe nėse merrni doping

Marion Xhons ėshtė pėrpjekur ta largojė emrin e saj nga vorbullat e skandaleve tė dopingut, qė kanė pėrfshirė atletikėn gjatė kohėve tė fundit. "Edhe nėse ju merrni doping, unė do t'ju mund," - tha kampionia olimpike e 100 metrave nga Birmingami i Anglisė, ku do tė marrė pjesė nė takimin e ambienteve tė mbyllura. Xhonsi, e cila ėshtė rikthyer nė sport pas njė mungese 1-vjeēare, gjatė sė cilės lindi njė fėmijė, do tė zhvillojė tė premten garėn e dytė tė saj gjatė kėtij sezoni. Dhe duket se ėshtė e gatshme tė mposhtė kėdo qė do ta rivalizojė. "Nė rast se unė bėj gjithēka si duhet dhe stėrvitem 100%, me nivelin e talentit dhe me besimin tim, edhe nė rast se ju pėrpiqeni tė bėni me hile, unė gjithsesi do tė fitoj," - tha ajo. Fituesja e 5 medaljeve nė Lojėrat Olimpike "Sidnei 2000", e cila jeton nė Raleih, nuk u trembet hileqarėve dhe ka konfirmuar se ėshtė e pastėr nga dopingu. Por ajo u ftua tė dėshmojė para jurisė federale nė San-Francisko, qė hetoi laboratorin "Balco". 4 persona tė lidhur me laboratorin akuzohen se u kanė shpėrndarė steroidė "yjeve" tė sportit. Nė skandalin e "Balco"-s u pėrfshinė emra tė njohur tė atletikės, si kampionėt botėrorė tė sprintit Kelli Uajt dhe Duein Ēambers. Uajti doli pozitive pėr stimulantin e modafinilit dhe mund tė humbasė medaljet e fituara nė kampionatin botėror tė Parisit, ndėrsa Ēambersi doli pozitiv pėr steroidin e THG-sė. "Unė e di se, nėse dikush ėshtė veēanėrisht i pastėr nga droga, ky jam unė. Por nuk mund tė flas pėr atletėt e tjerė. Pėr mua, tė jesh pjesė e njė pėrqindjeje tė tillė ėshtė plotėsisht e padrejtė. Unė di vetėm se ēfarė po bėj unė. Unė po stėrvitem shumė dhe mbėshtes njė sport pa drogė," - tha ajo. Xhonsi, 8 muaj mė parė, lindi njė djalė me rekordmenin botėror tė 100m, Tim Montgomeri. Mė 6 shkurt, ajo fitoi garėn e 60 metrave nė Lojėrat e Millrousit nė Nju-Jork, qė ishte konkurrimi i saj i parė qė prej shtatorit tė 2002-shit. Tė premten ajo do tė konkurrojė nė garėn e 60m dhe nė kėrcim sė gjati. Nė Millrous, koha e dhėnė prej saj ishte 7.21 sekonda, por nė konkurrimin e Birmingamit ajo do tė pėrballet me kampionen ukrainase Zhana Bllok, ēka do tė thotė se amerikanes do t'i duhet tė dhurojė njė paraqitje shumė mė tė mirė, nė rast se dėshiron tė fitojė.


Postuar nga qershor13 datė 20 Shkurt 2004 - 16:31:

Ēambersi del para komisionit disiplinor

Duein Ēambers, kampioni evropian i 100 metrave, ėshtė paraqitur tė enjten para komisionit disiplinor, qė do tė gjykojė pėrgjegjėsinė e tij lidhur me rezultatet pozitive nė testin antidoping. Ky komision mund tė japė njė dėnim 2-vjeēar ndaj britanikut, ēka do tė thotė fund i karrierės sė tij sportive. Ēambersi ishte njė ndėr 5 atletėt qė dolėn pozitivė pėr steroidin tetrahidrogestrinon (THG) gjatė vitit tė kaluar. Ai ka mohuar ta ketė marrė me vetėdije substancėn e ndaluar, pasi doli pozitiv nė njė test jashtė konkurrimi. Ēambersi, i shoqėruar nga avokati i tij, Graham Shiėr, do tė merret nė pyetje nga juristė tė Federatės Angleze tė Atletikės. Trajneri i Ēambersit, Remi Korshemni, ėshtė njė ndėr 4 tė akuzuarit e jurisė federale qė hetoi laboratorin "Balco", qė dyshohet tė jetė prodhuesi dhe shpėrndarėsi i kėsaj substance.


Postuar nga qershor13 datė 09 Mars 2004 - 17:50:

Nje rekord per Mutolan: titulli i gjashte boteror

Me nje ckujdesje prej kampione, atletja nga Mozambiku Maria Mutola, arrin pa veshtiresi shifren rekord: per te gjashten here behet kampione e botes ne salla te mbyllura, pasi dje ne diten e fundit te boterorit te Budapestit triumfon ne 800 metra. Nderkohe qe ndodh dhe deshtimi befasues: amerikanja Gail Devers nuk arrin te kompletoje suksesin ne 60 metra me ate ne 60 m/p. 31-vjecarja Mutola, kaloi atletin kubanez te kercimit se gjati, Ivan Pedroso, me pese tituj boteror, duke shenuar emrin e saj ne historine e ketij sporti. Por festa e saj u erresua disi kur nga fituesja e medaljes se argjendte, sllovenes Jolanda Ceplak u ngrit akuza se Mutola e kishte shtyre ate gjate gares. Boterori u dominua nga skuadra ruse, qe perfundoi ne vendin e pare ne renditjen per medalje-tete, dy here me shume se skuadra amerikane. Dominimi i skuadres ruse u shoqerua dje me nje rekord te ri boteror, kur ne stafeten 4x400 metra, "kuarteti" i udhehequr nga Natalia Nazarova arkivoi shifrat e meparshme botere, vendosur pese vjet me pare. Ky ishte rekordi i trete boteror per skuadren ruse te fermave, qe pasoi ato ne garen e kercimit me shkop dhe ne kercim trehapesh. Atletja ruse, Tatjana Lebedeva e konfirmoi veten si e jashtezakonshme ku medaljes se arte ne kercim trehapesh (tre rekorde boterore), i shtoi dhe ate ne kercim se gjati. Rruga e titujve boteror ne salla te mbyllura per Mutolan filloi me 1993 dhe u nderpre pas gjashte vjetesh kur cekja Ludmila Formanova e mundi permes nje sprinti ne fundin e gares. Nga viti 1999, mozambiksja 31-vjecare, nuk eshte mundur ne asnje gare te rendesishme te atletikes. "Asnjehere nuk kam enderruar se mund te fitoja gjashte tituj boterore, theksoi Mutola. Kur fitova medaljen e pare te arte me 1993 mendova se mund te arrija ne nje ose dy tituj te tjere".


Postuar nga qershor13 datė 29 Qershor 2004 - 12:25:

Arrow Pėrcaktohet ekipi kombėtar i ballkaniadės.

Dje, Federata Shqiptare e Atletikės ka zhvilluar njekohėsisht mbledhjen e komisionit teknik dhe tė kryesisė, me qėllim pėrcaktimin e ekipit tonė kombėtar qė do tė pėrfaqėsohet nė Kampionatin Ballkanik, qė do tė zhvillohet nga data 3-4 korrik nė Turqi. Bazuar nė propozimet e komisionit teknik, kryesia e FSHA-sė vendosi qė ekipi ynė kombėtar tė ketė kėtė pėrbėrje: meshkuj: Dorian Ēollaku (ēekiē-disk), Elton Bitincka (110m/p), Admir Bregu (sė gjati), Vladimir Sokoli (shtizė), Ervin Rota (800m-1500m) Sokol Shepeteja (100m-200m) Albert Marashi (400m). Femra: Klodiana Shala (400m-400m/p), Anila Meta (100 m/p), Laura Derhemi (sė gjati-sė larti), Enxhi Toska (ēekiē), Monika Bakllava (100m-200m). Trajnerė: Gėzim Mema, Liliana Bejleri, Vaso Selenica, Vildan Tufi dhe Taulant Stėrmasi.


Postuar nga qershor13 datė 29 Qershor 2004 - 12:26:

FSHA: Nė olimpiadė Klodiana Shala.

Atletja femėr qė do tė pėrfaqėsojė atletikėn shqiptare nė Lojėrat Olimpike "Athinė 2004" do tė jetė Klodiana Shala. Ky ėshtė vendimi mė i fundit i kryesisė sė Federatės Shqiptare tė Atletikės. Siē dihet, pėr atletikėn ka dy ftesa pjesėmarrjeje, njė pėr meshkuj dhe njė pėr femra. Tashmė atleti Dorian Ēollaku shkon nė kėto lojėra pasi ka kapur normėn e pėrfaqėsimit, ndėrsa Klodiana Shala, edhe nėse s'e kap normėn e pėrfaqėsimit, e ka tė sigurt pėrfaqėsimin. Kryesia ka vendosur qė ftesa tė ketė emrin e atletes Klodiana Shala.


Postuar nga qershor13 datė 06 Korrik 2004 - 12:03:

Feofanova, rekord tė ri nė kėrcim me shkop.

Njė tjetėr rezultat i shkėlqyer i atletes ruse Svjetllana Feofanova, e cila nė turneun "Grand Prix" tė Athinės ka vendosur njė rekord tė ri botėror pėr femra nė kėrcimin me shkop. Feofanova, nė garėn e djeshme tė zhvilluar nė Tsiklitiria (Athinė), ka kėrcyer 4.88 metra, duke e thyer njė centimetėr rekordin e mėparshėm (4.87 metra), rekord qė mbahej nga njė tjetėr ruse, Jelena Isinbajeva. Njė rezultat i shkėlqyer i atletes sė mirėnjohur ruse, e cila hedh kandidaturėn e saj pėr njė medalje tė artė nė Lojėrat Olimpike qė do tė zhvillohen nė Athinė.


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 09:54:

Kampionati amerikan i afrohet fundit

Melvin Lister, atleti i 3-hapėshit, ka dhuruar rezultatin mė mbresėlėnės tė ditės sė parafundit nė kampionatin amerikan, qė po zhvillohet nė Sakramento dhe do tė pėrcaktojė ekipin qė do tė konkurrojė nė Lojėrat Olimpike tė Athinės. 26-vjeēari e pėrmirėsoi me 70 centimetra rekordin e karrierės sė tij, duke fluturuar plot 17.78 metra, rezultati mė i mirė i kėsaj disipline kėtė vit. Listeri, qė ka ruajtur pėrpjekjen e tij mė tė mirė pėr nė fund, la pas Uolltėr Devisin, me 17.63m dhe Kenta Bell, me 17.58m, pėr tė siguruar njė vend nė olimpiadėn e muajit tė ardhshėm. Rezultati i dhėnė prej tij ka qenė i 11-ti mė i miri i tė gjitha kohėve. Nė 10-garėsh, kampioni i botės, Tom Papas, pėsoi njė humbje shokuese ndaj Brajan Kleitit, i cili ka dhėnė 3 rezultate mė tė mira tė karrierės pėr tė dalė nė krye tė renditjes nė ditėn e fundit tė 10-garėshit. Klei fitoi 8.660 pikė, kundrej 8.517 tė Papasit. Nė garėn e 400 metrave pėr femra, Monika Henagan dha rezultatin e saj mė tė mirė, pėr tė fituar garėn me kohėn e 2-tė mė tė shpejtė tė vitit. Henagani dha kohėn 49"56, pėr tė lėnė pas tė renė Sania Riēards, me 49"89.


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 09:55:

Xhonsi tėrhiqet nga 200-metėrshi.

Marion Xhons ka vendosur tė tėrhiqet nga finalja e 200 metrave nė eliminatoret e Sakramentos. Sipas njė burimi pranė 3 herė kampiones olimpike tė Lojėrave Olimpike tė vitit 2000, Xhonsi vendosi tė tėrhiqej pėr t'u pėrqendruar nė garėn e kėrcimit sė gjati. Kjo ėshtė disiplina e vetme ku ajo ka mundur tė kualifikohet deri mė tani, pas dėshtimit nė 100 dhe 200 metra. Ish-kampionia po pėrgatitet gjithashtu pėr tė siguruar njė vend nė ekipin amerikan tė stafetės 4x100 metra. I njėjti burim ka thėnė gjithashtu se Marioni nuk vuan nga asnjė dėmtim. Xhonsi ėshtė shprehur e gatshme tė konkurrojė edhe nė garėn e 100m, ku ajo u rendit e 5-ta, nė rast se ndonjė prej atleteve qė kanė siguruar kualifikimin vendos tė tėrhiqet.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.