Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 11:01:

Toska dhe Bitincka, modestė nė botėror.

Ėshtė zhvilluar nė Itali Kampionati Botėror i tė Rinjve nė Atletikė "Grosseto 2004". Ashtu siē kemi bėrė tė ditur, nė kėtė aktivitet janė pėrfaqėsuar dhe dy atletė shqiptarė, konkretisht Enxhi Toska nė hedhjen e ēekiēit dhe Elton Bitincka nė 110 metra me pengesa. Rezultati mė i mirė ka qenė ai i Elton Bitinckės, i cili ka kapur kohėn 14.31, duke u renditur i 6-ti nė baterinė e dytė me 8 korsi. Ky ėshtė rezultati i tij mė i mirė. Ndėrsa Enxhi Toska e ka mbyllur garėn e saj nė hedhje ēekiēi me rezultatin 52.83 metra. Ajo ėshtė renditur nė vendin e 12-tė, nga 15 pjesėmarrėse nė kėtė garė. Sipas presidentit tė FSHA-sė, Artan Shyti, rezultatet e atletėve tanė kanė qenė modeste pėr vetė faktin se bėhej fjalė pėr njė aktivitet tė pėrmasave Botėrore. "Janė shumė faktorė qė ndikojnė nė kėto gara. Tė gjitha atletėt pjesėmrrės ishin nėn nivelin e tyre mė tė mirė pėr arsye tė emocioneve tė shumta qė mbart njė aktivitet i tillė. Gjithsesi, pėr ne, si federatė, rezultatet e atletėve tanė nuk mund tė konsiderohen tė dobėta, por as shumė tė mira,"- ka thėnė presidenti Shyti. Kėta dy sportistė do tė jenė pjesė e ekipit tonė kombėtar qė do tė pėrfaqėsohet nė kampionatin ballkanik tė tė rinjve, qė zhvillohet nė Banja Luka tė Bosnjė-Hercegovinės.


  Gjithsej 14 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.