Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5940)


Postuar nga unforgiven datė 29 Gusht 2004 - 12:26:

Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote?

Ermal Kuqo, basketbollisti shqiptar qe luan per kombtaren turke


I ati i basketbollistit tregon arsyet qė e shtynė djalin e tij tė zgjidhte Turqinė

Robert Kuqo: Im bir s’ėshtė tradhtar

"Ermalin nuk e lanė tė stėrvitej nė pallatin e sportit"

FATJON KODRA

Ermal Kuqo

Gjatėsia: 207 cm
Pozicioni: Qendėr
Datėlindja: 12 shkurt 1980
Pesha: 120 kg
Klubi: Efes Pilsen, Turqi (2003 - '05)
Shtetėsia: SHQI-TUR
Skuadrat ku ka luajtur: Lasko (SLO), Seminole JC (USA)
Mbiemri qė pėrdor nė Turqi ėshtė Kurtoglu
Karriera:

1997-1998: Fenerbahēe Stamboll
1998-1999: Fenerbahēe Stamboll
1999-2000: Fort Scott CC
2000-2001: Seminole JC
2001: Blu Summer League nė Trevizo (ITA)
2001: Big Man Camp nė La Ghirada (ITA)
2001-2002: Kroacia Osiguranje Split (KRO)
2002-2003: Pivovarna Lasko (SLO)
2003: Big Man Camp nė Treviso (ITA)
2003: Southern California Summer Pro League (The Bravos team)
2003-2004: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
2004-2005: Efes Pilsen Stamboll (TUR-D1)
Ėshtė shumė i mėrzitur dhe i indinjuar teksa flet. Pasi i biri i tij Ermal Kuqo zgjodhi kombėtaren turke para asaj shqiptare, media dhe Federata Shqiptare e Basketbollit e kanė sulmuar, duke quajtur djalin e tij tradhtar.

Por ish-basketbollisti i njohur i viteve '80, Robert Kuqo, i ati i Ermalit, nuk ka pranuar kurrsesi qė mbi djalin e tij tė hidhet baltė. Ai shprehet se Ermal Kuqo, ashtu siē kanė bėrė Pirro Dhima apo Luan Shabani, ka zgjedhur tė pėrfaqėsojė njė tjetėr vend, qė t'i hapė dyert karrierės sė tij dhe se nuk ka kėrkuar para, ashtu siē ėshtė thėnė, pasi nuk ka nevojė pėr to. Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn "Panorama", Robert Kuqo flet pėr karrierėn premtuese tė Ermalit, si edhe pėr arsyet e shumta qė e shtynė atė tė ndėrmerrte njė hap tillė, njė vit pas ofertės qė i bėnė turqit.

Kur e morėt vesh qė djali juaj, Ermali, kishte vendosur tė luante me pėrfaqėsuesen turke tė basketbollit?
Ju po mė pyesni pėr diēka qė mua mė ka rėnduar qė prej nėntė vjetėsh, qė nga koha kur Ermali ka ikur nga shtėpia, nė moshėn 15-vjeēare. Ky institucion qė e ka bėrė kaq shumė problem, kėta gazetarė qė janė senzibilizuar kaq shumė, mė vjen keq qė mė bėjnė tė vihem nė njė pozitė kaq tė vėshtirė qė tė flas, pėr tė vetmen arsye se kemi 9 vjet qė kemi heshtur. Pėr nėntė vjet me radhė mbi Ermalin ka rėnduar pesha dhe barra e madhe e sportistėve tė shumtė tė shkėlqyer shqiptarė, qė kanė mundur tė ēajnė, qė nga Pirro Dhima e Luan Shabani, qė nuk pėrfaqėsojnė Shqipėrinė dhe janė trajtuar si tradhtarė. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ermali ka nėntė vjet qė luan nė Evropė dhe gjatė kėsaj kohe asnjėri nuk ėshtė bėrė i gjallė qė tė pyesė pėr tė. Dua tė pėrgėnjeshtroj nė mėnyrė kategorike lajmin qė ėshtė transmetuar nga njė televizion, ku pretendohej se Ermal Kuqo ka ikur nga Shqipėria pėr tė luajtur nė Turqi pėr arsye ekonomike.

Pra, ju thoni se versioni i hedhur fillimisht nė shtyp nuk ėshtė i vėrtetė…
Nuk ėshtė aspak e vėrtetė dhe ky ėshtė njė version i sajuar. Mė pas nė kėtė lajm thuhej se Ermali paska kėrkuar gjysmėn e buxhetit tė FSHB-sė, por as kjo po iu them unė nuk ka asgjė tė vėrtetė. Dėshiroj qė nėpėrmjet gazetės "Panorama", sekretari i Federatės Shqiptare tė Basketbollit, i cili e pėrfaqėson kėtė institucion, tė nxjerrė kushtet qė i paska krijuar Ermalit, si edhe kushtet qė i ka kėrkuar im bir. Tė mė thotė llojin e makinės qė i paska kėrkuar im bir, kur, nė tė vėrtetė, ka qenė ai vetė qė ia premtuar njė gjė tė tillė dhe qė nuk e ka mbajtur kurrė kėtė premtim. Tė mė thotė shumėn e paguar pėr hotelin ku ka fjetur Ermali, tė ushqimit qė ka ngrėnė Ermali, tė pasaportės qė i kanė siguruar djalit tim. FSHB-ja deklaroi se nuk i siguron dot pasaportė diplomatike, kur me urdhėr tė Kėshillit tė Ministrave tė gjithė futbollistėt kanė marrė njė tė tillė. Ndėrkohė qė Ermal Kuqo ka disa vjet qė ka bėrė emėr nė basketbollin turk, evropian apo edhe atė amerikan tė NBA-sė.

Kur e ka marrė Ermali ofertėn nga Turqia pėr t'u bėrė pjesė e kombėtares sė kėtij vendi?
Atij i ėshtė bėrė oferta pėr tė luajtur me Turqinė qė kur mbėrriti vitin e kaluar tek ekipi i Efes Pilsenit. Por Ermali e ka kthyer mbrapsht ofertėn, duke u thėnė se ėshtė shqiptar dhe do tė luajė me Shqipėrinė. Nė kampionatin turk do tė luajė me mbiemrin turk, ndėrsa nė kompeticionet ndrėkombėtare do tė luajė me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23, pasi 12-ta ishte e zėnė.

Ju i hidhni poshtė pretendimet e ngritura, qė Ermali ka zgjedhur Turqinė pėr arsye financiare?
Ermali nuk ka nevojė pėr para. Edhe kur ka udhėtuar nga Turqia pėr t'u bashkuar me kombėtaren shqiptare, qė nuk u grumbullua, im bir nuk ia ka kėrkuar Federatės paratė e biletės. Le tė mė thonė ata shumėn qė u ka kėrkuar Ermal Kuqo atyre. Askush prej drejtuesve nuk ka ardhur ta takojė atė kėtu. Ermali ka lidhur njė kontratė mjaft tė mirė me Efes Pilsenin, kėshtu qė nuk ka nevojė fare pėr paratė. Ermali ka kėrkuar seriozitet, impenjim, gatishmėri dhe stėrvitjen e duhur. Ermalin nuk e kanė lėnė tė hyjė nė pallatin e sportit "Asllan Rusi" qė tė stėrvitet. E kanė nxjerrė jashtė duke i thėnė se nuk kishte orar stėrvitjeje. Kėtu kemi tė bėjmė me njė mashtrim institucional.

Pėrse e bėri Ermali kėtė zgjedhje?
Duke parė eksperiencėn e tė gjithė sportistėve, ai e ka kuptuar se kėtu nė Shqipėri nuk mund ta sigurosh dot jetėn. A mund tė sigurohet jeta me njė kontratė 2-vjeēare nė Shqipėri? Pse nuk ngrihet ky problem nga specialistėt, qė sportistėt nė Shqipėri tė mund nėnshkruajnė njė kontratė pėr tė siguruar jetėn. Si qenka puna, tė jetojmė sa pėr tė ngrėnė njė copė bukė, shqiptari thotė se njė copė bukė ha edhe qeni. Ermali ka ikur me lot nė sy nga Shqipėria, duke thėnė se kėtu drejtojnė tė paaftėt. Ermal Kuqon e pėrzunė nga Shqipėria, i vunė drunė. Ai ka njė personalitet tė padiskutueshėm nė Evropė. Pse televizionet tona nuk kanė dhėnė as edhe njė ndeshje basketbollit tė Ermal Kuqos nė Euroligė?

Drejtuesit e Federatės kanė deklaruar se nuk i dinė arsyet e vendimit tė Ermalit. Ē'mund tė thoni ju pėr kėtė?
Tė kenė turp ata qė deklarojnė njė gjė tė tillė dhe qė nuk denjojnė tė mė hapin edhe telefonin. Ata kanė rėnė viktimė e gazetarėve turq apo e lajmeve qė janė pėrhapur nė internet, qė kanė synim vetėm tė na pėrēajnė. Unė po ju them se Ermal Kuqo ka vendosur pėrfundimisht tė luajė pėr ekipin kombėtar turk vetėm nė nė tė gdhirė tė ditės sė enjte, ndėrkohė qė gazetat shqiptare e kanė bėrė fakt tė kryer qė tė martėn. Shtetėsia ėshtė gjė tjetėr dhe kombėsia ėshtė tjetėr gjė.

Pra, ju thoni se Ermali nuk e kishte marrė ende vendimin, ndėrkohė qė ishte pėrhapur lajmi se ai e kishte bėrė njė gjė tė tillė?
Nė orėn 1 tė mėngjesit tė sė enjtes Ermali mė mori nė telefon dhe mė tha: "Babi, sapo vendosa tė luaj nė kombėtaren turke. Kam bėrė gabim qė nuk tė kam dėgjuar ty". Unė vetė i pata thėnė qė nė muajin janar tė mos kthehej nė Shqipėri, sepse pėrndryshe do tė humbiste tė ardhmen e tij. Ermali ka vendosur tė luajė pėr Turqinė vetėm kur dėgjoi njė lukuni qė u vėrsul kundėr familjes sė tij, duke cėnuar dinjitetin tonė. Njė sportist shqiptar nga mė tė mirėt merr vetėm 20000 apo 30000 lekė tė reja nė muaj. Ndėrsa basketbollisti mė i rėndomtė nė Evropė merr 3000 dollarė nė muaj. Ermali kishte ėndėrr tė luante me kombėtaren shqiptare, madje kishte porositur nė SHBA njė palė atlete me ngjyrat kuqezi, tė cilat i kam nė shtėpi. I kishte telefonuar sekretarit tė FSHB-sė qė nga Turqia dhe i kishte thėnė tė mos ia jepte askujt numrin 12 tė kombėtares, pasi do tė trashėgojė fanellėn qė ka mbajtur babai i tij dhe xhaxhai tij Artan Kuqo.

Pse dhe kur e ka marrė Ermali shtetėsinė turke?
Ermali kombėsinė e ka shqiptare, kurse shtetėsi ka dy. Fillimisht e kam marrė unė nė vitin 1996, nė mėnyrė qė Ermali tė mund tė luante nė kampionatin turk dhe ka marrė njė mbiemėr turk, sepse pėrndryshe nuk luante dot. Ndėrsa nė aktivitetet ndėrkombėtare Ermali pėrfaqėsohet me mbiemrin Kuqo dhe me numrin 23.

Nė njė tė ardhme tė afėrt ku do tė mund ta shikojmė Ermal Kuqon?
Kėshtu siē e ka filluar, brenda njė viti apo dy vjetėsh, Ermali mund tė shkojė pranė NBA-sė. Ėshtė i regjistruar dhe mund tė shkojė atje. Nuk do tė shkojė me mbiemrin turk, por me atė shqiptar, pra me mbiemrin Kuqo. Ai ėshtė njė shqiptar i vėrtetė dhe bir shqiptari. Ermali nuk ėshtė tradhtar, ashtu siē nuk janė edhe Pirro Dhima apo Luan Shabani. Nuk dua qė Ermali nesėr tė pėrfundojė si Ymer Pampuri, kampioni ynė i vetėm olimpik, i cili sot ėshtė katandisur si mos mė keq. Ėshtė turp i madh, madje ėshtė turp i madh qė Pirro Dhima tė cilėsohet si tradhtar.

Ka pasur oferta nga skuadra apo vende tė tjera Ermali?
Oferta ka pasur nga CSKA-ja e Moskės, nga Ēeramika e Spanjės, Barcelona, nga ekipi i Bolonjės, si edhe nga Beneton Trevizo. Ai do tė ishte larguar kėtė vit, por kontrata qė kishte me Efes Pilsenin ishte 1+1 dhe kjo interpretohej si dyvjeēare nga turqit.



Odiseja e Ermalit me kombėtaren shqiptare

Babai i Ermalit tregon edhe pėr grumbullimin e kombėtares shqiptare, qė nuk u bė kurrė gjatė kohės qė Ermali ishte nė Shqipėri. "Erdhi dy herė nga dhjetė ditė dhe nuk i ofruan asgjė. Kėrkoi qė ekipi tė grumbullohej, por ekipi nuk u grumbullua fare, pėr arsye se nuk kishin fonde. Ndeshjet e eliminatoreve tė evropianit fillojnė mė 11 shtator, ndėrsa ekipi ėshtė grumbulluar vetėm para dy ditėsh”, thotė Roberti. Ndėrkohė qė kombėtarja turke pėr kėto eliminatore ėshtė grumbulluar qė mė datėn 25 korrik. I bėj thirrje qeverisė qė tė bėjė ndarjen e MKRS-sė, seksioni kulturės duhet tė jetė mė vete dhe ai i sportit mė vete. Artistėt dhe sportistėt shqiptarė janė shumė mė lart se sa politikanėt tanė, qė e kanė ēuar vendin nė kėtė gjendje", pėrfundon ish-basketbollisti i njohur.


**************

te dashur anetare te forumit pas ketij artikulli dhe denoncimi te drejteperdrejte qe i behet realitetit te sotem shqiptar dua te shtroj nje pyetje:
- A eshte e drejte te cilesohet tradhetar dikush qe kerkon ti jape rruge talentit dhe shanceve per nje jete me te mire jashte vendit te lindjes???


Postuar nga Shenjtori datė 29 Gusht 2004 - 12:41:

MONA, Ermali nuk eshte quajtur tradhetar. Mon, une e ndoqa me interes kete ceshtje ne Tv dhe ne te gjitha medjat, eshte fol vetem per arsyet qe paraqiste federata dhe ato qe paraqiste Ermali. Askush nuk e ka cilesuar tradhetar. Per mua, Erlami ka bere zgjedhien e duhur pasi me te vertet ketu nuk ekziston serioziteti dhe disiplina, gjera te cilat jane kryesoret per nje sportist.
Si Ermali, ka plot shembuj te tjere neper bote por dhe ketu ne shqiperi. Ka raste si ai Luan Krasniqit, Luan Shabanit, Mirela Manjanit, dhe e disa futbollisteve, te cilet luajne per kombetaren e Zvicres, apo me te rinjte e kombetares Austriake, Turke etj etj. Te gjithe keta nuk jane quajtur tradhetare. Thjesht kane bere zgjedhien e tyre dhe kaq.
Te gjithe e dime qe kushtet ne te cilat ndhodhen jo vetem ambjentet sportive, por gjithcka qe ka te bej me sportin jane te mjerushme dhe kjo eshte nje nga arsyet te vilat ne nuk bejme hajer neper konkurse nderkombetare.
Arsyet per te cilat Pirro Dhima eshte quajtur tradhetar nuk jane pse ai konkuron per Greqine apo puth flamurin Grek. Arsyeja eshte se ai ka hedhur balte mbi kete vend dhe ka dhene deklarata te turpshme te cilat kane ofenduar aty ku nuk mban me te gjithe shqipetaret si komb.

Si perfundim, une nuk e di ku e ke marr kete material, por me sa kam pare dhe kam degjuar, fjala "tradhetar" nuk eshte permendur ndonjehere, biles dhe as nga drejtuesit e federates. Tradhetar quhen ata qe ushqehen ne kete vend dhe me pas i hedhin balte persiper. Jane ata (si Pirro) qe deklarojne se do te marrin dhe armet per te mbrojtur "tokat e grekut", kur te gjithe e dime shume mire se ato jane historikisht ILIRE, pra me te vjetra edhe se tokat GREKE. Tradhetar jane ata qe lejne gjakun e tyre, te joshur nga paraja dhe nga te mirat qe i ofron dikush tjeter, per te lutuar po gjakun e tyre. Biles tani qe po mendohem mire, Pirro nuk eshte tradhetar, por nje MERCENAR.


Postuar nga azurro datė 29 Gusht 2004 - 18:14:

MONA:
Edhe pse nuk jam dakort qe nje sportist i nje vendi te perfaqsoje nje vend tjeter, une kurrsesi nuk i gjykoj zgjidhjet e tyre per te perfaqsuar keto vend te tjera dhe aqe me pake ti quaj ata "tradhetare".
Ne kohen e sotme profesjoni i sportistit duhet gjykuar si cdo profesjon tjeter qe te jep mundesine per nje jete me te mire.Dhe kur rasti te jepet duhet shfrytezuar.
Por si tifoz nuk do me pelqente dhe nuk do te me jepte kenaqsi qe vendin tone ta perfaqsonin sportiste jo Shqiptare.
Mendo per nje caste sikur me kombetaren tone te futbollit te luanin futbolliste te tille si Bufon,Zidan,Ronaldo,Nesta e shume futbolliste te tjere te medhenj dhe te fitonin nje kampionat botrore futbolli dhe kudo ne shtyp dhe TV te shkruhej dhe te flitej:
"Bravo ju qofte djemve "SHqiptare"na nderuan dhe e ngriten nderin e vendit dhe flamurit tone shume larte".
Cfar paradoksi qe do te ishte.
Une mendoj se te njejten gje ndjejne edhe tifozet e vendeve te tjera qe perfaqsohen nga sportiste jo vendas.
Te perfaqsosh nje vend do te thote te perfaqsosh kulturen, forcen, tekniken, inteligjencen dhe shume gjera te tjera te cemuara te nje kombi gje per te cilen nuk mund ta beje nje Shqiptare per Italin ose Greqin dhe e kunderta nje Grek ose Italjan per Shqiperine.


Postuar nga Bledumi datė 29 Gusht 2004 - 18:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha mona

te dashur anetare te forumit pas ketij artikulli dhe denoncimi te drejteperdrejte qe i behet realitetit te sotem shqiptar dua te shtroj nje pyetje:
- A eshte e drejte te cilesohet tradhetar dikush qe kerkon ti jape rruge talentit dhe shanceve per nje jete me te mire jashte vendit te lindjes???



Mona.Shife njehere se c'fare ke shkruajtur.Denoncim?Per cfare e ke fjalen ketu?Do te dalesh te tema e Pirros,qe po te them qe eshte komplet e kunderta e kesaj qe hape.
Une per vete nuk quaj asnje tradhetar,aq me teper sportistat,pasi e di se sa perspektiva dhe mundesi ke ne Shqiperi (aspak).Do ndihesha krenar nqs do te arrinin dicka per ate vend qe luajne,duke mos e hedhur kurre poshte vendin ku u rriten,vendin e prinderve dhe gjakun e tyre,sic e ka bere ai qe ti e mbron me kaq fanatizem dhe nuk e kuptoj persene per te cilin nuk do doja te dija nese egziston ose jo.Te tilleve njerezve i them tradhetar une.Supozojme se nje Shqipetar (pasi eshte rritur ne Shqiperi),nje dite te bukur i ofrohet nje post i larte ne Greqi.Ka ne dore shume gjera dhe gjene e pare qe ben eshte nje operacion fshesa kunder emigranteve tane atje duke mos lene gje pa thene kunder Shqiperise,qe u rrit.Te bej une te njejten pyetje,do e quaje tradhetar apo do e dekoroje?
E pra kjo eshte ajo qe po ndodh me Dhimen.Pse askush nuk i ka permendur sportistet e tjere Shqipetare,qe konkurojne per vende te tjera (qe i ka permendur Shqnjtori) si tradhetare por vetem Pirron.Arrin ta shpjegosh kete fakt.?Po nuk arrite eshte e kote qe bejme diskutime.


Postuar nga jimmy84 datė 29 Gusht 2004 - 20:34:

Denoncim i realitetit shqiptar?? O Mona pse e ke me kaq qejf te sulmosh cdo gje qe ka te beje me Shqiperine duke perdorur parrulla patetike tipike anti-shqiptare (te perdorura aq shume nga "realiteti" grek). Mona ti me duket nuk e ke problemin thjesht tek Pirro Dhima apo "realiteti shqiptar". Ti e ke problemin qe pse sulmohet greqia dhe pse nuk vazhdojme qe t`i ferkojme bishtin greqise sa here qe t`u teket grekeve.
Tani qe te vijme tek tema jote. Pse shqetesohesh kaq shume per keta sportiste (qe nuk i ka quajtur askush tradhetare). E para nuk jane te gjithe si ai plehra qe po e mbron me aq "zjarr".
Meqe je e shqetesuar per realitetin shqiptar pse nuk sheh pak cfare ndodhe pak me ne jug te kufijve te Shqiperise. Sot sapo erdhi i gjashti emigrant i vdekur nga barbarizmat e policise "humane" greke (per kete vit). Sa per sqarim ishte me dokumenta te rregullta dhe nuk ishte akuzuar per asgje. O Mona pse te shqeteson kaq shume ai qe ti e quan realiteti shqiptar dhe nuk shikon realitetin e emigranteve (perderisa je edhe ti nje lloj emigranteje). Kaq shume te "prek" pse shajme nje ndyresire dhe nuk te prek aspak se sa emigrante trajtohen si kafshe, burgosen edhe me burgim te perjetshem dhe biles edhe vriten vetem per faktin e vetem se jane shqiptare.
Sa per sportistet shqiptare mos e vrit shume mendjen se nuk i vret njeri se SHQIPTARET nuk jane polica greke. Ata nqs kane aq personalitet kudo qe te shkojne do perfaqesojne dhe do tregojne vlerat e Shqiperise dhe po ishin plehra si ai ndyresira qe nuk dua t`i them as emrin (se nuk e meriton emrin e nje heroi ILIR dhe JO GREK) atehere ata jane "jashteqitja e Kombit".


Postuar nga jimmy84 datė 29 Gusht 2004 - 20:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha Shenjtori
Biles tani qe po mendohem mire, Pirro nuk eshte tradhetar, por nje MERCENAR.


Shenjo po ky plehra nuk ka "shtylle kurrizore". Po ti ofronte Turqia ca miliona dollare do thoshte qe kam lindur ne Anadoll dhe e kam emrin Pirro Kara-dhimaxhiu dhe ne fund do i fuste nje "Allahu akber" dhe "Qipro eshte turke". Ndyresira te tilla per para shesin nenen dhe babane e jo me vendin e tyre.


Postuar nga jimmy84 datė 29 Gusht 2004 - 20:59:

O trim po e thashe njehere une. Ne nuk jemi police GREKE. Po ishe polic grek psh dhe po vrave nje emigrant shqiptar merr pushime te paguara dhe ngrihesh ne detyre (meqe deshe te dish se cfare te ben shteti)


Postuar nga jimmy84 datė 29 Gusht 2004 - 21:07:

Ah se harrova. Plehra te tilla me mire t`i lesh gjalle se eshte denim edhe me i rende. Jo per gje po pastaj keto ndyresira na dalin edhe martire. (dhe nuk do ishte hera e pare)


Postuar nga unforgiven datė 29 Gusht 2004 - 22:16:

Pershendetje te gjitheve qe jeni prononcuar ne kete teme, dhe mireseardhje veteranit te forumit qe ka ndruar indentitet.

Me vjen shume keq dhe me te vertete po ndihem e zhgenjyer nga keto reagime teper te ashpra dhe teper ordinere ne te njejten kohe. Ne se do te lexoni artikullin e postuar do te shihni qe eshte tjeterkush autori dhe jo une, gjithashtu do te shihni se si tingellon fjala 'tradhetar" ne gojen e nje ish sportisti te madh dhe ne gojen e nje prindi teper te rregullt. Ne artikullin me siper me duket se behet fjale per Kuqon dhe jo per Dhimen, dhe ne se vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrime hidhuni nga tema e Pirros dhe vazhdoni kuvendin andej. Sa per mua pse me ben pershtypje pse shahet Greqia, dua tu pergjigjem vetem nje shprehje: - A goditet ndonjehere pema pa kokrra?
Sa per krimet dhe vdekjet e emigranteve ti Jimmy ben mire te lexosh shtypin e perditshem shqiptar dhe te shohesh perpjestimet masive qe ka marre dhuna dhe do ta kuptosh se per popullsine qe kemi besoj zeme vend te pare ne bote per krime ordinere.

Dhe e fundit qe dua tu them; mendoni dhe shprehni idete tuaja pa kufizuar mendimet dhe idete e te tjereve, forumi u perket gjithe shqiptareve dhe mund te shprehi kushdo mendimin e tij pa ja censuruar kush.
Por mos harroni qe ne shqiperi jeton nje numer i konsiderueshem minoritaresh greke, qe si dhe ju mbajne shtetesine shqiptare dhe nuk eshte normale madje eshte jo humane komunikimi dhe perdorja e ketij fjalori bastard.. Sa qindra mijra familje shqiptare po hane buken e grekut??
Dhe pikerisht gjirokastritet prej nga ti Jimmy rrjedh e hedhin ...... perpjete pikerisht prej asaj greqije, se punojne andej e vijne e fryhen si gjela ketej..


Postuar nga unforgiven datė 29 Gusht 2004 - 22:39:

ti albaniani vogelush bashke me ata vogelushet e tjere keni nevoje te kaloni kufijte shqiptare thjesht per te mesuar me shume cdo te thote pune dhe cdo te thote te respektosh te drejtat dhe lirine e tjetrit. Jo per gje se ne shqiptaret jemi kombi me zgjuar dhe per cdo gje jemi eksperte, ndaj dhe drejtesia s'ka si te funksionoje kur cdo njeri eshte kompetent dhe poliglot.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.