Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ne mbrojtje te OMGJ-ve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6080)


Postuar nga alblib datė 15 Shtator 2004 - 10:15:

Ne mbrojtje te OMGJ-ve

Nė mbrojtje tė OMGJ-ve
Adri Nurellari
marre nga gazeta biznesi

Kohėt e fundit ėshtė pėrcjellė edhe nė Shqipėri debati mbi Organizmat e Modifikuara Gjenetikisht (OMGJ) qė ka kohė qė zhvillohet nė mėnyrė tė vrullshme mes vendeve perėndimore. Megjithatė, mė shumė se njė debat atė ēka ėshtė zhvilluar deri tani nė vendin tonė, unė do ta quaja njė propagandė tė njeanėshme tė bazuar nė njė mungese tė theksuar informacioni. Njė grup tė rinjsh nė Shqipėri shoqėruar nga disa intelektuale shqiptare kanė imituar retoriken anti-OMGJ qė gjendet me bollėk nė Bashkimin Europian, dhe duke ushqyer iluzionin se edhe nė jemi si ato vende, i kundervihen nė mėnyrė agresive perparimeve tė shkences se bioteknologjise. Kjo gjė me ka indinjuar thellėsisht the mė ka shtyrė qė tė shkruaj kėtė artikull qė perpiqet tė hedh dritė mbi ēėshtjen e OMGJ-ve dhe tė demaskojė mitin qė rrethon fushatėn kundėr tyre.
Para se gjithash duhet tė vihet nė dukje qė modifikimi gjenetik nuk ėshtė aspak gjė e re por ėshtė diēka qė njerėzimi e ka kryer me sukses pėr mijėra vite me radhė. Njerėzimi prej shumė kohėsh e ka dalluar vetinė qė kanė organizmat biologjike pėr tė ndryshuar dhe e ka pėrdorur kėtė mundėsi, me apo pa vetedije, nė dobi tė vetes. Tė paret tanė kanė zgjedhur dikur njė grup bimėsh tė egra dhe i modifikuan ato gradualisht duke pėrdorur pėr riprodhim ato fara qė vinin nga korrjet qė kishin siguruar produktin mė tė madh, me tė shijshėm apo mė tė fortė. Gjithė kulturat bujqėsore qė ne sot mbjellim dhe kafshėt qė mbarėshtojmė, janė rezultat i mijėra vite aktiviteti pėrzgjedhės qė ka patur si synim prodhimin e atyre hibrideve bimore apo shtazore qė kishin cilėsitė me tė dėshirueshme. Historikisht kemi pėrzgjedhur ato hibride qė kanė siguruar maksimumin e vetive si masa, shija, pamja, rezistenca ndaj sėmundjeve, shpjetėsia e rritjes, cilėsia, konsumi i vogėl i ujit, pėrshtatja me terrenin etj. Kėto hibride, si pasojė e modifikimeve gjenetike tė bėra qysh herėt nė historinė e njerėzimit, janė krejt ndryshe nga paraardhėsit qė gjendeshin nė natyre. Psh. unė prej rreth shtatė vjetėsh mbaj nė shtepi njė qen tė races pekineze (shtatshkurtėr, leshgjate e hundėshtypur) dhe gjithmonė vras mėndjen nėse atij i mbetet ndonjė gjė e pėrbashkėt me stėrgjyshin e vet ujk. Po kėshtu nėse sot do tė kultivonim ende ato varietete tė misrit apo patatės qė gjenden nė egersirėn e natyrės sė Amerikės sė Veriut dhe qė indigjenet pėrdornin dikur, shumica e njerėzimit do tė ishte duke vdekur urie. Bioteknologjia nuk bėn gjė tjetėr veēse vazhdon kėtė traditė duke pėrdorur mjete dhe teknika tė sofistikuara molekulare.
Aktori mė i fuqishem i luftės kundėr OMGJ-ve ėshtė Bashkimi Europian (BE) qė paradoksalisht nė vjeshtėn e vitit 2001 publikoi rezultatet e 81 projekteve shkencore kėrkimore tė ndryshme, tė financuara nga vete BE, qė hedhin poshtė pretendimet anti-OMGJ. Kėto projekte kishin hulumtuar organizma tė modifikuar gjenetikisht dhe nuk kishin gjetur asnjė provė qė tė mund tė tregonte se kėto organizma ishin tė dėmshėm pėr shėndetin apo ambjentin. Nė fakt BE pengon importimin e OMGJ-ve, jo duke u bazuar nė prova shkencore, por me parimin e “parandalimit”. Me anė tė kėtij parimi ata ilegalizojnė njė produkt vetėm me justifikimin se nuk ėshtė provuar qė ky produkt ėshtė i padėmshėm. E pra kjo retorike anti-shkencore mua nuk mė duket se dallon shumė nga ajo e pėrdorur dikur prej luditeve kundėr makinerive apo prej kishės kunder Galileut. Unė mendoj se anti-OMGJ-istėt e rinj shqiptarė duhet tė reflektojnė disi kur shikojnė se vende tė tjera tė perparuar siē janė SHBA, Kanadaja apo Australia tė cilat kujdesen njėsoj si Europianėt pėr shendetin e shtetasve tė tyre, i perdorin OMGJ-te lirshėm.
Produkte qė sot vijnė nga manipulimet gjenetike si insulina (pėr diabetin) apo TPA (pėr infarktet e zemrės) janė pėrdorur masivisht me sukses prej vitesh nga qytetarėt Europian. Ndėrsa Europianėt kėrkojnė ndalimin e pėrdorimit tė modifikimeve gjenetike nė ushqime pėr hir tė njė etike tė mjegullt mjedisore dhe shėndetėsore, pse nuk kundėrshtojnė aplikimin e kėsaj teknologjie gjenetike nė mjekėsi, qė ėshtė edhe njė nder industrite me tė fuqishme tė BE?
E pra, pas argumentave anti-OMGJ tė Bashkimit Europian qėndrojnė interesa tė tjera, interesa tė qarta ekonomike qė nuk pėrkojnė aspak me interesat e vendeve nė zhvillim si Shqipėria. Retorika kundėr kėtyre produkteve nuk ėshtė gjė tjetėr , pėrveēse njė manifestim i barrierave tregtare dhe politikave proteksioniste tė BE-sė. BE ėshtė duke pretenduar se mbron sigurinė e qytetarėve por nė tė vėrtetė ėshtė duke mbrojtur fermerėt e vet nga konkurrenca ndėrkombėtare dhe po mbron sistemin e fryrė tė subvencionimit tė bujqėsisė.
Lufta ndaj OMGJ-ve, luftė tregėtare
Me tė drejtė Organizata Botėrore e Tregėtisė (OBT) ka deklaruar se ndalimi i OMGJ-ve nga BE nuk bazohet nė evidenca shkencore por ėshtė thjeshte njė barrierė tregėtare arbitrare. Proteksionizmi i BE-se ėshtė mė se evident dhe ėshtė njė ndėr shkaktaret kryesore tė skamjes nė vendet e botės sė tretė. Por kjo ėshtė njė ēėshtje madhore qė nuk mund tė trajtohet brenda kėtij artikulli tė shkurtėr.
Nė rastin e OMGJ-ve, gjenetika ka krijuar hibride drithėrash qė janė shumė rezistente ndaj thatėsirės e qė mund tė kultivohen me efikasitet tė madh nė vendet afrikane. Mirėpo politikat e BE-se jo vetėm iu heqin prodhuesve afrikane mundėsine qė tė eksportojnė nė tregun me tė pasur tė globit, por edhe ushtrojnė presione tė tjera ndaj kėtyre vendeve qė tė mos pranojnė OMGJ-tė nė truallin e tyre. Sa pėr ilustrim po pėrdor rastin e Zimbabvese nė vitin 2002. Gjatė kėtij viti ky vend ka qėnė pėrfshirė nga njė zi buke akute ku organizatat ndėrkombėtare tregonin se mbi 6.7 milion njerėz (pak a shumė gjysma e popullsisė sė ketij vendi) nuk kishin ushqim tė mjaftueshem pėr tė jetuar. Nė korrik Zimbabve refuzoi ndihmėn ushqimore tė ofruar nga Kanadaja dhe SHBA-ja sepse misri i ofruar (me tė cilin ushqehen rregullisht si kanadezėt ashtu edhe amerikanėt) ishte modifikuar gjenetikisht pėr tė qėnė mė i mbrojtur nga insektet. Refuzimi vinte nga frika qė kishte ky vend nga reagimet e Bashkimit Europian, i cili e kėrcėnonte se do tė ndalonte ēdo import bujqėsor nga Zimbabveja me pretekstin e pranise sė OMGJ-ve. Si pasojė e pėrkeqėsimit tė krizės qeveria e Zimbabves gjeti njė tjeter rrugėdalje ndaj kėsaj situate. Kėrkoi qė misri i ofruar fillimisht tė bluhej tjetėrkund dhe tė hynte nė vend si miell. Gjatė kohės qė kjo situatė paradoksale zhvillohej dhjetra mijėra njerėz vdiqėn barkthatė.
Dobia e bioteknologjisė, e pakundėrshtueshme
Sipas Organizates sė Ushqimit dhe Bujqėsisė (FAO), rritja e prodhimtarisė qė ėshtė arritur fal pėrdorimit tė OMGJ-ve dhe pėrdorimit me tė pėrmiresuar tė plehrave sintetike dhe pesticideve kanė dyfishuar prodhimin ushqimor gjatė 50 viteve tė fundit. Gjatė kėsaj kohe pėrqindja e popullsisė qė vuan nga uria ka rėnė nga 38% nė 18%. Por nuk duhet tė kenaqemi me kaq por duhet qė ta pėrkrahim pėrparimin e shkencės. Vini re se ēdo mbrėmje rreth 740 milionė njerėz shkojnė tė flejnė me barkun bosh dhe rreth 40.000 njerėz, gjysma e tė cilėve fėmije, vdesin nga uria. Nėse nuk lejojmė shkencėn tė marri masa e tė ndryshojė kėtė situatė, FAO parashikon qė me ritmet e sotme tė shtimit numri i tė uriturve do tė kapėrcejė miliardin nė vitin 2020.
Pa pėrmirėsimet nė gjenetiken e bimeve dhe kafshėve si dhe arritje tė tjera tė bioteknologjisė , neve do tė na duhej tė kultivonim ēdo copė tokė tė kėtij globi, duke shkatėrruar ēdo pjesė tė natyrės sė paprekur, pėr tė arritur prodhimin e asaj sasie ushqimi qė prodhohet sot. Duke patur parasysh siperfaqen e eger tė natyres qė ėshtė kursyer nga kultivimi, si dhe faktin qė fal gjenetikės sot kemi kultura bujqėsore me rezistente ndaj insekteve apo bimėve tė demshme, duke kufizuar nė kėtė mėnyrė pėrdorimin e insekticideve dhe pesticideve; ambjentalistėt duhet tė ishin nė pararojė tė promovimit tė OMGJ-ve e jo kundėr tyre.
Prandaj unė ftoj opinionin publik shqiptar qė tė ruhet nga ky lloj neo-inkuizicioni anti-shkencor qė po pėrhapet nė emer tė mjedisit. Shumica e komunitetit shkencor botėror ėshtė nė mbrojtje tė OMGJ-ve dhe kjo gjė dėshmohet edhe nga iniciativa tė tilla siē ėshtė “AgBioworld Declaration”. Kjo deklaratė nė mbėshtetje tė pėrdorimit tė bioteknologjisė nė bujqesi ėshtė firmosur nga mbi 3500 shkenctare tė famshem, pėrfshi kėtu 24 nobelistė.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.