Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6471)


Postuar nga informatikan datė 30 Tetor 2004 - 15:20:

Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope

Danimarka Aprovon Mesimin E Lendes Se Kur'anit Si Lende Bazore

Helsinki / Ministria e Arsimit te Danimarkes ka aprovuar mesimin e Kur'anit te shenjte si lende bazore ne shkollat e saja te mesme duke filluar qe nga viti i ardhshem shkollor. Ministria ne fjale citohet te kete pohuar se ligji i saj i ri do te zbatohet duke filluar nga viti i ardhshem shkollor, ku nxenesit e shkollave te mesme do t'a mesojne lenden e Kur'anit Fisnik ne kuader te lendeve fetare. Ministria e morri kete vendim megjitheqe Partia Popullore Djathtiste e Danimarkes ishte kunder, me pretekst se kjo eshte nje vemendje paksa e tepruar per Islamin ne krahasim me kulturat dhe fete tjera, me te cilat disponon shoqeria daneze. Ministria ve ne pah edhe rritjen e kureshtjes tek nxenesit per te lexuar per Islamin si fe dhe kulture, dhe citohet te kete thene ministria: Ky vendim eshte marre per t'i dhene nje pasqyre te vertet botekuptimit islam.

Shoqerite europiane dhe ato amerikane deshmojne ringjalljen e nje kureshjteje te madhe per t'u njohur me Islamin dhe kete qysh nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kete ndoshta me se miri e sqaron fakti se shtimi i ekzemplareve te Kur'anit eshte rritur dukshem, pastaj perkthimi i domethenieve te tij ne shume gjuhe, madje Islami ne disa shtete te medha konsiderohet si fe e dyte zyrtare, si ne Britani, France, Gjermani... Tek shumica e vendeve te botes, Islami zyrtarisht eshte i pranuar si fe,e sidomos nga vitet e njezeta te shekullit te kaluar, kur qeveria e Austrise e pranoi kete pas vizites se Mbretit te atebotshem Saudit, Fejsalit qe ia berit Vjenes.

Mergimtaret muslimane, me shumice me te madhe gjenden ne France (afer 5 miljon), pastaj ne Gjermani (mbi 3 miljon), pastaj ne Britani (1.8 miljon), pastaj ne Zvicer numri i muslimaneve brenda 5 viteve eshte rritur prej 200.000 ne 400.000 veta. Islami ne Evrope dhe Amerike cdo dite perfiton zemrat e njerzve te kulturuar dhe te zgjedhur. Prej personaliteteve me te njohura europiane, qe viteve te kaluara kane pranuar Islamin eshte filozofi francez Rozhe Garode dhe diplomati gjerman Murad Hoffmann. Studimet e fundit pohojne se Islami eshte duke u perhapur shume ne mesin e shoqerise se zgjedhur britanike dhe se 14.000 britanez e kane pranuar Islamin duke ikur nga vlerat apo thene me mire botekuptimet perendimore per jeten, te cilat sic shihet ua kane shkaterruar shpresat per jete.

Marre nga: www.islamway.com
Pershati ne shqip: Sedat Gani Islami


Postuar nga informatikan datė 30 Tetor 2004 - 15:37:

Mesimi i Kuranit ne Shkollat e Mesme Shqiptare

Nese pas disa vjetesh Bashkimi Evropian, midis kushteve te tjera, i ve si kusht Shqiperise qe te fus mesimin e Kuranit ne shkollat e mesme, ne menyre qe te hyje ne BE, cfare duhet te beje Shqiperia? Te kapitulloje pa kushte? Apo te mbeshtetet te aleatet e medhenj?
C'mendim keni?


Postuar nga trojani datė 31 Dhjetor 2004 - 10:17:

pershendetje informatikan

Me duket se po keqinterpretohet ky muhabeti i Kuranit ne Danimarke.

Po perpiqem te ta shpjegoje direkt nga Danishtja pa kaluar ne Arabisht.

Nje lende mesimore qe quhet "Kristianizem" prej vitit tjeter mesimor do te quhet "Dije mbi besimin fetar". Permbajtja e lendes ne princip nuk ndryshon, ose ndryshon shume pak. Ne kete lende peshen kryesore e ze Kristianizmi (protestant), por nxenesit marrin edhe nje shije te tre besimeve te tjera fetare, sic jane; Budizmi, Islamizmi dhe Judizmi.

Shkaku kryseor i ndryshimit te emrit te kesaj lende eshte numri i madh i mungesave pa arsye ne kete lende te disa grupimive te caktuara myslimane, dhe sidomos atij Somalian. Prinderit e ketyre nxenesve kane apo kane patur frike, se mos femijet e tyre infektohen perj Kristianizmit.

Pjesa dermuese e ketyre prinderve nuk dine as te shkruajne dhe lexojne gjuhen e tyre amtare, dhe jo me ate daneze. Biles ka syresh qe kane jetuar ne Danimarke mbi 20-30 vjet dhe nuk dine as edhe nje fjali te vetme danisht.
Gjithashtu papunesia ne rradhet e ketyre prinderve arrin mbi 90 perqind, dhe me e rendesishmja eshte se integrimi i ketyre grupimeve ne shoqerine daneze eshte pothuajse zero.
Pra frika se ne Danimarke po lind dhe rritet nje brez i tere i paafte, i paintegruar, dhe i papune, ose me pak fjale parazit, ka bere qe autoritetet dhe shoqeria daneze te filloje te gjeje nje ose disa zgjidhje.
Nje nga keto zgjidhje eshte dhe kjo e lendes se "Kristianizmit".

Mos te harrojme se po ketij grupimi nxenesish iu ndalohet prej prinderve pjesemarrja ne lende mesimore si; gjimnastika apo edukimi fizik, noti, muzike apo kenga, festa te ndyshme argetuese, kampimet e veres etj.
E gjitha kjo nen pretekstin apo justifikimin se mos femijet infektohen prej kultures perendimore apo asaj kristiane.
Si pasoje e ketyre shkaqeve lindin disa grupe shume te vecuar nxenesish, dmth lindin te ashtequajturat geto.
Egziston nje bindje ne shoqerine daneze se: "Bashkejetesa e mire dhe e sakte e femijeve sot ne shkolle do te sjelle nje shoqeri te plotfunksionueshme dhe tolerante neser ne jete".
Pra shkaku kryesor i nderrimit te emrit kesaj lende eshte ky pra qe: Keta nxenes te jene sa me prane nxenesve te tjere te klases dhe te mos ndihen te hedhur poshte ose jashte shoqerise. Dmth integrimi i tyre ne shoqerine e ardhshme daneze.
Duhet theksuar se ne kete debat disavjecar kane qene te involvuar dhe shume grupime dhe polikane te tjere myslimane, te cilat apo cilet parqiten ne shoqerine daneze, si grupime apo politikane te integruar, te civilizuar dhe te evoluar. Dhe njekohesisht gezojne respektin e shoqerise daneze.

Ky debat nuk duhet pare si nje "perplasje" te danezve dhe kristianeve nga njera ane dhe te huajve dhe myslimaneve nga ane tjeter.
Ky debat eshte faktikisht nje "perplasje" e forcave progresiste nga njera ane dhe grupimeve fondamentaliste dhe oportuniste nga ana tjeter. Grupim ne te cilin merre pjese edhe Partia Popullore Daneze.
Njekohesisht ketu fshihet edhe "suksesi" i kesaj partie, dmth ne egzistencen e ketij grupi radikal apo fondamental quaje si te duash.

Motoja e kesaj partie eshte; nqs nuk ju pelqen te infektoheni prej ideologjise sone perendimore apo kristiane, atehere pse ju pelqen te jetoni ne Danimarke dhe te infektoheni prej Asistences tone sociale.

Mund te te them me plot goje se Danimarka ka qene parajsa e fundit per emigrantet, deri sa Partia Popullore Daneze erdhi ne pushtet.
Dhe ne qarqet e emigranteve apo te huajve, asnjeri nuk ia hedh fajin kesaj partie, por ia hedhin fajin ketij grupimi fondamentalist mysliman, qe une per veten time do ti quaja grupim injorantesh.


Postuar nga ENISS datė 05 Janar 2005 - 18:19:

Re: Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope

Citim:
Po citoj ato qė tha informatikan
Danimarka Aprovon Mesimin E Lendes Se Kur'anit Si Lende Bazore

Marre nga: www.islamway.com
Pershati ne shqip: Sedat Gani Islami



Mua me duket se ky sondazhi nuk ka dhe aq lidhje me titullin e temes. Flitet per dy ceshtje te ndryshme. Te pranohet qe feja muslymane eshte feja zyrtare ne Europe dhe te diskutosh mbi studimin e kuranit ne arsimin e mesem, jane dy ceshtje pa pike lidhje.

Si shpjegohet qe ne shume webe te fese muslymane une shoh tema dhe diskutime qe kane shume pak realizem aty brenda. Shume njerez qe manipulojne publikun si ua do qejfi. Trajtojne tema me kesisoj titujsh bombastik duke i marre si fakte reale, dhe te permasave te atilla qe nuk e di se ku e gjejne guximin.


Postuar nga informatikan datė 09 Janar 2005 - 14:30:

Ndoshta nuk kane shume lidhje, por as pergjigja jote nuk ka lidhje me pyetjen. Pyetja eshte: a mendoni se duhet futur studimi i Kuranit ne shkollat e mesme? Nese jo, a mund te na thoni perse? Ndoshta pergjigja eshte e qarte si drita e diellit, prandaj dhe njerezit nuk denjojne te pergjigjen.

Pastaj pyetja pasohet nga nje diskutim tip filozofik (nuk e di a merr njeri vesh nga filozofia ketu). Po sikur futja e Kuranit ne shkolle do te vendosej pas disa vitesh si nje kusht i BE-se per pranimin e Shqiperise, cfare qendrimi duhet te mbanim? A duhet te zbatonim parimin: nga fryn era kthen veriu? Apo me mire te zbatonim parimin: ne hame bar por parimet nuk i dorezojme? (Dmth per hir te parimeve ne mund te behemi dhe vegjetariane).

Me duket si nje teme normale diskutimi, dhe jo si ndonje gje bombastike. Shpresoj qe te mos kete ndonje moskeqkuptim.


Postuar nga NYCgirl datė 09 Janar 2005 - 20:00:

Jo

Shteti shqiptar eshte shtet laik. Kush do te mesoje per Krishterimin apo islam mund te veje ne shkolle private, apo kishe e xhami. Nqs ka nje lende qe flet vetem per historine e besimeve ne pergjithesi, dmth ate te Judeo-Krishterim, islam, budisem ejt ........ per arsye njohurie, atehere eshte ndryshe.


Postuar nga Indrit datė 10 Janar 2005 - 20:15:

Atehere!

Mendoj se eshte mjaft e rendesishme mesimi i kuranit nga te rinjte muslimane po ashtu edhe te krishteret te mesojne biblen pasi nuk shoh asgje te keqe.

Nderkohe qe do ti thoja ENISS se gabon shume dhe se realizmi eshte kudo madje edhe ne shume media qe nuk varen prej dollarit apo euros.

shiko se si shprehet nje syrtar i larte Amerikan:


Shekulli i ardhshėm ėshtė SHEKULLI I ISLAMIT

Intervistė me anėtarin e komisionit pėr ēeshtjet e jashtme nė
Kongresin Amerikan, Xhim Morran


Vendimi qė ka marrė kongresi pėr transferimin e Ambasadės Amerikane (nga Telavivi ne Kuds Jerusalem) ėshtė i padrejtė. Vėndimi i marrė kohėt e fundit nga Kongresi Amerikan pėr transferimin e Ambasadės Amerikane nė Kuds (Jerusalem), ka ndikuar negativisht tek muslimanėt e tė gjithė botės. Cila ėshtė arsyeja e marrjės sė njė vėndimi tė tillė nga Kongresi Amerikan, veēanėrisht nė kėtė kohė ?

Fillimisht dua tė them se vetėm votimi nga ana e Kongresit pėr transferimin e Ambasadės Amerikane nė Kuds, nuk ėshtė i mjaftueshėm. Sipas mendimit tim s'ėshtė nė nderin e Kongresit marrja e njė vėndimi tė tillė, prandaj personalisht votova kundėr kėtij vendimi. Arsyet qė shtyjnė nė marrjen e njė vėndimi tė tillė, nė rradhė tė parė janė politike dhe kanė pėr qėllim tė fitojnė simpatinė e qarqeve ekstremiste brėnda komunitetit ēifut nė SH. B. A.

Para votimit tė kėtij vėndimi unė diskutova dhe refuzova nė mėnyrė tė prerė kėtė vėndim dhe pėrmenda se Sh. B. A. kanė pranuar se kjo gjė do tė realizohet gradualisht nė pajtim me marrėveshjėn midis Izraelit e OĒP…

Marrja e kėti vėndimi pėr transferimin e Ambasadės Amerikane nė Kuds, ėshtė i padrejtė. Ndjej keqardhje pėr njė gjė tė tillė por Kongresi shpeshherė bie nėn ndikimin e trysnive tė komuniteteve etnike nė Amerikė.

Pėr fat tė kėq pjesa mė e madhe e rrjedhave tė politikės sė jashtme influencohet jo vetėm nga politikanėt, por bie edhe nėn ndikimin e komuniteteve tė ndryshme etnike.

Si mund tė veprojnė komunitetet muslimane nė Amerikė nė favor tė interesave tė vendeve tė tyre, ashtu siē veprojnė ēifutėt nė favor tė interesave tė shtetit tė tyre ?

Shoqėria amerikane ėshtė heterogjene dhe pėrbėhet nga etnitete tė ardhura nga Evropa dhe vendet Islamike, prandaj muslimanėt duhet tė marrin pjesė nė vendimet politike. Pėr kėtė arsye do tė ishte mirė qė tė formonin sa mė shumė kompani tė ndryshme nė mėnyrė qė tė luajnė njė rol sa mė aktiv nė tregėti etj. Ata gjithashtu duhet tė jenė prezent nė veprimtaritė e ndryshme lokale dhe tė marrin pjesė drejtpėrdrejtė nė aktivitetet politike.

Ky ėshtė sekreti i suksesit tė ēifutėve nė Amerikė. Ēifutėt nė aspektin ekonomik janė mė aktivė dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė amerikane. Ata jo vetėm qė kanė njerėzit e tyre nė politikė, por dominojnė eshe nė shumė sfera tė jetės amerikane… Unė mėndoj se edhe muslimanėt duhet tė luajnė njė rol tė ngjajshėm nė Amerikė. Ata kanė udhėheqėsa tė shkelqyer dhe numri i muslimanėve nė Amerikė nuk ėshtė i vogėl. Atyre nuk u mungon gjė tjetėr veēse pjesmarrja nė jetėn politike. Nė lidhje me sistemin e arsimimit dhe tė edukimit nė Amerikė ėshtė me rėndėsitė theksojmė se fėmijėt amerikanė, qė mėsojnė nė shkollat shtetėrore, kanė nevojė qė ta kuptojnė nė mėnyrė tė drejtė fenė Islame dhe kulturėn e saj pasi ata nuk e njohin gjeografinė e vendeve Islamike…
Amerika tradicionalishtė ėshtė shtet i krishterė, por kohėt e fundit mund tė themi se nė aspektin politik ne jemi shtet qė ka dy fe, atė krishtere dhe atė ēifute dhe tani e tutje duhet tė bėhemi shtet qė pėrfshin fenė e krishterė, ēifute dhe atė Islame.

Ėshtė detyrė e popullit amerikan qė tė kuptojė rėndėsinė e njohjes objektive tė kulturės Islame. Islami ėshtė fe e paqės dhe e qetėsisė, fe qė nxit nė punė e pėrpjekje, fe e cila kėrkon ligj dhe rregull. Ai ofron dashuri, harmoni, lumturi. Por megjithatė nė sytė e shumė amerikanėve Islami duket si diēka e huaj.

Amerikanėt sikur ta njihnin Islamin dhe kulturėn Islame nė mėnyrė tė drejtė, do tė kuptonin se Islami pėrmban shumė ide dhe mėndime tė mrekullueshme, dhe kulturė shumė tė pasur… Prandaj nga ne kėrkohet qė tė njohim kėto tė vėrteta dhe ta kalojmė hėndekun qė gjendet mes nesh dhe kulturės Islame.

Jam i bindur se nėse e bėjmė kėtė do tė kemi shumė dobi dhe nga kjo do tė pėrfitojnė gjeneratat e ardhshme. Unė i nxis fėmijėt e miqė tė shtojnė njohuritė e tyre rreth Islamit dhe ta njohin profetin Muhammed a.s. atė udhėheqės fetar dhe moral i cili konsiderohet ndėr njerėzit mė tė madhėrishėm mbi sipėrfaqėn e tokės. Madje mind tė themi se ai Muhammedi a.s. ėshtė njeriu mė madhėshtor qė ka njohur historia, qė pėr mua kjo ėshtė gjė e padiskutueshme. Ne duhet tė njihemi me vetitė e mrekullueshme me tė cilat ka qėnė i pajisur ky pejgamber dhe njė numėr i madh i ithtarėve tė tij. Unė dua qė kėtė ta mėsojnė dhe ta dijnė fėmijtė e mij. Gjithashtu sipas mėndimit tim kėtė duhet ta mėsojė dhe ta dijė gjithė bota. Gjithė popujt e botės duhet tė njohin mėsimet qė solli profeti Muhammed a.s. por fatkeqėsisht kjo gjė s'ka ndodhur pėe dy arsye: mos njohja dhe mos interesimi i duhur i popujve jomuslimanė nė njohjėn e mėsimeve Islame dhe mospėrpjekja e mjaftueshme e muslimanėve pėr t'ia prezentuar tė tjerėve madhėshtinė e fesė sė tyre.

Ēfarė ju ka shtyrė qė tė punoni nė favor tė muslimanėve, kur dihet se numri mė i madhė i kongresistėve punojnė nė favor tė ēėshtjeve tė tjera madje edhe nė dėm tė interesave tė muslimanėve ?

Unė e njoh drejtė Islamin, madje desh Zoti qė disa miq tė mi tė afėrm tė jenė muslimanė. Njohja ime me muslimanėt ka filluar nga njė fqinji im, qė punonte nė njė pikė karburanti. Ai ėshtė musliman nga Pakistani dhe sapo u njohėm lidhjet tona u forcuan, u ēudita pa masė me punėn zellin e vullnetit tė tij. Ai nė fillim si shumė emigrantė e filloi jetėn nga asgjėja, kurse tani ėshtė bėrė njė musliman i madh dhe dėshiroj qė njė ditė prej ditėsh ai tė bėhet Ambasador i Sh. B. A. - sė nė Pakistan. Unė po pėrpiqėm qė kjo tė realizohet.


A po hasni nė vėshtirėsi pėr shkak tė qėndrimit tuaj nė favor tė ēėshtjes sė muslimanėve, nė kohėn kur po rritet fuqia e lobit ēifut, i cili punon nė dėm tė interesave tė muslimanėve nė Amerikė ?

Ka disa udhėheqės tė komuniteteve ēifute nė elektoratin tim, tė cilėt janė nga mė fanatikėt nė Sh. B. A. Atyre ua kam sqaruar qėndrimin tim nė drejtim tė ēėshtjes sė Kudsit (Jerusalemit). Besoj se ata shpejt e kuptuan se unė po pėrpiqėm qė tė arrihet drejtėsia dhe tė mos ketė favorizim tė palėve. Atėherė kur unė votova kundėr transferimit tė ambasadės nė Kuds, besoj se unė e kreva obligimin tim. Kam biseduar edhe me njė rabin ēifut, i cili qė caktuar nga shoqata ēifute amerikane "Ibak" qė tė jetė hallkė lidhėse midis anėtarėve tė Kongresit dhe komunitetit ēifut. Sė fundi ai mė ka telefonuar dhe mė lajmėroi se ka mėnduar shpesh rreth qėndrimit tim mbi ēėshtjėn e Kudsit dhe ai mėndon se unė kam mėnduar drejt. Pastaj mė tha : "Ēifutėt kanė gabuar, sepse kanė shfrytėzuar njerėzit e tyre nė qarqet politike pėr njė ēėshtje, e cila nuk bėnė pjesė nė marrėveshjėn e paqės". Pastaj mė tha: "Unė e vlerėsoj sqarimin tuaj me ngulm dhe votimin kundėr kėtij vėndimi…"

Sė fundi, cili ėshtė pėrfytyrimi juaj pėr tė ardhmėn e muslimanėve nė Sh.B.A. ?

Besoj se muslimanėt gjithashtu edhe feja Islame dhe kutura e saj do tė jenė elementė tė rėndėsishėm dhe me influencė nė shoqėrinė amerikane. Sh.B.A. ėshtė njė shtet unikal sepse nuk pėrbėhet nga njė popull, por nga popuj heterogjenė, Amerika ėshtė shtet i ndėrtuar nga emigrantėt, qė kanė braktisur atdheun e tyre dhe kanė ardhur kėtu… Ne duhet tė jemi tė hapur mė shumė me vendet Islamike dhe kemi mundėsi tė marrim njė numėr tė madh njerėzish prej kėtyre vendeve. Nuk dėshiroj qė ata pasi tė emigrojnė kėtu tė braktisin gjuhėn, kulturėn dhe fenė e tyre, por do tė doja qė ata tė punojnė pėr pėrhapjėn e Islamit nė shoqėrinė amerikane, qoftė duke kontaktuar me fqinjėt e tyre, qoftė me nxėnėsit nėpėr shkolla etj. Unė mėndoj se shekulli 21 do tė jetė shekulli i Islamit dhe i kulturės Islame, e kėshtu do tė mundėsohet qė tė mbizotėrojė mė shumė paqja dhe mirqėnja nė tė gjithė anėt e botės.

Pėrktheu me shkurtime nga "El - Muxhtema" Ajni Sinani


Postuar nga ENISS datė 10 Janar 2005 - 20:23:

Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope

O Indrit, po ti mbase ke harruar qe Amerika nuk eshte ne Europe :p
Une per Europen jam prononcuar e kur flas behet fjale per temen ne fjale.

Megjithate, jam e interesuar per burimin e ketij publikimi qe na solle, dhe qe ishte perkthyer perseri nga nje tjeter "me shkurtime nga "El - Muxhtema".

ciao


Postuar nga Indrit datė 10 Janar 2005 - 20:33:

Talking U me rafte pika mua te bera te qeshesh ee? me fal

Une fola per Islamin ne mbare boten.

Burimi eshte revista El- muxhtemea pra dhe ka marre ne interviste te drejtperdrejte zyrtarin ne fjale.
Nuk e di pse smu qeshka sonte mu!!! a vjen e me gudulis pak qe te qesh edhe une?


Postuar nga Indrit datė 10 Janar 2005 - 20:36:

Islami ne Danimarke

Njė studim mbi konvertimin e danezėve nė Islam

Nga dy hulumtues ėshtė kėrkuar tė zbulojnė pse 3.000 deri nė 5.000 danez etnik janė konvertuar nė fenė islame vitet e fundit. Kėta dy hulumtues kanė filluar njė studim nė shkallė tė lartė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim nė pyetjen se pse mijėra etnik danez me vetdėshirė janė konvertuar nė islam qė nga viti 1990.

Megjithėse nuk ka njė numėr ekzakt tė figurave tė konvertuarve danez nė islam, hulumtuesit nga projekti “Islamic Conversion in Denmark” thonė se numri i tyre ėshtė pėrafėrsisht midis 3.000 deri nė 5.000 vetė.

Hulumtuesit kanė bėrė intervista kualitative me disa qindra danez tė konvertuar dhe janė duke shpresuar qė njė pyetsor qė do ti shpėrndahet 500 tė konvertuarve do tė hedh dritė mbi motivet e tjera pėr konvertimin nė fenė muslimane.

Tina G. Jensen, PhD, e Institutit Antropologjik tė Danimarkės, ka bėrė studime nė kėtė fushė dhe i ka ofruar gazetės ditore Jyllands-Posten mendimin e saj mbi kėtė: ”Unė mendoj qė shumė njerėz ndjejnė qė njė farė religjoziteti ėshtė i mangėt nė jetėt e tyre ditore. Angazhimi fetar ėshtė i konsideruar si jashtė mode nė shoqėrinė tonė. Njerėzit gjithmonė kanė pretenduar se feja ėshtė nė rėnie nė shoqėritė moderne dhe laike por ajo sa po ka marrė forma tė tjera. Islami ėshtė njė nga fetė mė tė mėdha nė Danimark, e dyta pas krishterimit dhe ofron njė sens fetarė komuniteti dhe gjithashtu edhe mė tepėr vlera tradicionale” ka shpjeguar Jensen.

Kėrkuesja e pėrshkroi kovertimin danez nė islam si njė lloj tjetėr integrimi. ”Danezėt aktualisht kanė pėrqafuar fenė dhe kulturėn e emigrantėve. Tė rinjtė, nė veēanti ata tė moshės midis 15 dhe 30 vjeē, janė duke u konvertuar. Kėta janė shpesh shumė reflektiv, tė edukuar mirė pėr tė cilėt konvertimi ka qenė njė mjet pėr tė qėnė njė person modern dhe qė aktivisht t’i pėrkasė njė feje. Konvertimi mund gjithashtu tė jetė njė ndėshkim kundėr botės moderne nė tė cilėn botė gjėrat janė tė paqėndrueshme, vlerat janė tė shėmtuara dhe asgjė nuk ėshtė e sigurtė” ka thėnė Tina Jensen.

Imami Abdul Vahid Pendersen u kthye nė islam para mė tepėr se 12 vjet. Nė atė kohė, ai ka njohur 15-20 danez nė tė njėjtėn situatė por ka shėnuar disa shkaqe pėr interesin nė rritje pėr islamin. ”Njė arsye ėshtė qė ne kemi njė gjeneratė tė tėrė tė tė rinjve nė Danimark tė cilėt janė rritur pėrkrah muslimanėve” ka thėnė Abdul Vahid Pedersen.

Ėshtė kjo njė influencė reciproke. Ndėrsa shumė tė lindur dhe tė rritur muslimanė nuk e ndjenjė si diē tė veēantė afėrsinė ndaj fesė, jo-muslimanėt janė tė thelluar nė bindje tė fuqishme fetare tė fesė. Ka gjithashtu ēėshtje tė zemrės qė veprojnė-disa njerėz bien nė dashuri me fenė e dikujt tjetėr” ka thėnė Pendersen.

Tina G. Jensen dhe Abdul Vahid Pendersen kanė thėnė se kanė parė ēėshtje mė ēėshtje konvertimin e danezėve nė islam nė prag tė kritikimit masiv tė fesė. Shumė njerėz lexojnė Kur’anin vetėm pėr tė parė se a ėshtė aq i keq sa thuhet. ”Pėrqėndrimi madhor nė islam ka njė efekt ngjitės madje pėrkundėr asaj se shtypi nė pėrgjithėsi ėshtė negativ ndaj tij. Njerėzit eksplorojnė fenė sepse ata duan tė dinė se ēfarė ėshtė ajo qė tėrė bota nga ajo ėshtė e frikėsuar” ka thėnė Abdul Vahid Pendersen.

Projekti i kėrkimit i udhėhequr nga PhD Tina G. Jensen dhe Kate Ostergaard ėshtė i finacuar nga Kėshilli i kėrkimeve humanitare tė shtetit (danez sh.r.) dhe ėshtė thėnė se do tė pėrfundojė nė vitin 2006.

Marrė nga: “The Copenhagen Post”

Atehere mendoj se tani jam me korrekt apo jo?


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.