Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 20 Shtator 2005 - 22:05:

koncepti i gjenit (2)

Cod. A20092005

ta them te drejten kur i kam pare ato rezultate qe dolen nga deshifrimet e gjenomave te gjelit dhe miut thashe "hej bela se poshte paskemi rene"...nejse e keshtu puna.pra kemi afersisht 90.000 proteina dhe afersisht 20-25.000 gjene.duke konsideruar faktin qe gjenet japin si produket proteina(po i leme menjeane iher ARN qe japin) ateher i bie qe cdo gjen te jape nga 3-4 proteina...ne nje fare menyre eshte e drejte kjo gje...ose ne menyre me te thjeshte...jo gjithmone nje gjen ka si produkt perfundimtar nje proteine te vetme.ka mekanizma sic eshte "splicing" ,qe do ta kap me detajisht me vone por qe per momentin po ju them qe eshte nje proces qe perpunon ARN qe formohet nga ADN e gjeneve dhe e pergatit per ta kthyer ne nje sekuence proteine,qe kane bere te mundur qe me kap pak gjene te arrihet nje numer proteinash aq i madh dhe te ushtrojne te gjitha funksionet qe i duhen trupit per te ecur ne menyre normale.
pra konceptit te gjenit i shtuan edhe nje copez tjeter dhe tani mund ta perkufizojme deri ne nje fare pike si "sekuence ADN qe eshte ne gjendje te formoje te pakten nje proteine(kur them formoje duhet te nenkuptojme jo ne menyre te drejteperdrejte,por duke kaluar neper etapa te ndryshme) ose ARN ,e cila ka nje funksion te caktuar ne trupin e njeriut."me kete definicion mund te themi qe perfshijme aq gjera sa na nevojiten per te ditur rreth natyres se gjenit.nodshta ndokush do te beje ndonje definicion tjeter por patjeter keto gjera nuk mund ti anashkaloje.

pra koncepti i mesiperm eshte qe nese nje sekuence ADN do jape nje sekuence ARN qe do trasformohet ne fjalen...BASHKEBISEDUES,si proteine mekanizmi i slicing eshte ne gjendje te ndryshoje ARN qe te jape si produkte fjalet BASHKE, BISEDUES ose te jape fjalen e plote pa e ndare.pra 3 produkte per i njejti gjen (nje analogji e varfer sidoqofte...:p)

ne te njejten kohe mund te nxjerrim edhe nje gje tjeter nga ato numra qe pame me siper...nuk ka rendesi numri i gjeneve per te treguar se sa kompleks eshte nje organizem.kemi me pak gjene se minjte por ne shkalle kompleksiteti jemi shume me te larte...ku qendron sekreti atehere?beh,nese themi qe ato 20-25.000 gjene tona(numer i publikuar ne revisten "nature") jane vetem 2% e ADN totale(numer i marre nga revista "le scienze" ashtu si edhe informacionet rreth gjenomave te miut dhe gjelit) qe ndodhet ne berthame te gjithe do te me thoni qe 98% tjeter nuk rri kot.ne fakt nuk rri kot....vazhdon

p.s: ju kujtoj te gjithve se kjo eshte faqja 6 e temes e qe po flasim gjithmone per nje strukture te dimensioneve te 1/10 se mikrometrit (0.0000001 m)qe ndodhet ne nje berthame te qelizes.qeliza,e cila vete eshte nje strukture qe ka 200 vjet qe po i habit shkencetaret me gjerat qe i tregon...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.