Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 25 Tetor 2005 - 00:35:

procesi i meiozes dhe detaje te tjera rreth saj

Cod. B25102005

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...



atehere...meioza ishte nje proces qe lejonte formimin e gameteve qe jane baze per vijueshmerine e species dhe te cilet trasmetojne informacionet tek pasardhesit..meioza ndryshon ngamitoza per disa arsye ku nder me kryesoret permend:
-mitoza sherben per rritjen ne numer te qelizave te trupit kurse meioza sherben per formim gametesh.
-nderkohe qe ne mitoze qelizat qe formohen kane te njejten numer kromozomesh si ajo nene,me meioze ato qe formohen kane nje numer te pergjysmuar te kromozomeve.
-mitoza perbehet nga nje faze,kurse meioza perbehet nga 2.
-vetem ne meioze ndodh ai proces qe quhet krossing over i cili con ne aty ndryshime qe hasim nga prindi tek femija dhe qe e bejne secilin prej nesh te vecante.
-mitoza nxjerr 2 qeliza ne fund te procesit kurse meioza nxjerr 4 qeliza ne fund te procesit...etj etj

pak a shume gjerat qe ndodhin ne meiozen I jane ato qe ndodhin edhe gjate mitozes,ajo qe eshte me e rendesishme(per momentin po heqim procesin e krossing over-it te cilin do ta shpjegoj me vone)eshte momenti kur kromozmet vendosen ne ate qe quhet ekuatori i qelizes dhe eshte momenti kur ato do te terhiqen nga fijet qe leshohen nga centriolet dhe qe lidhen ne lartesine e centromereve qe jane zonat ne qender te secilit kromozom....ne kete faze duhet te kemi nje gje parasysh dhe qe eshte shume e rendesishmeOZICIONIMI I KROMOZOMEVE NE EKUATOR.

dmth kur keto kromozome vendosen ne ekuator nuk eshte qe vandosen sipas nje rregulli por vendosen ne menyre qe kromozmet qe vijne nga nena dhe nga babai jane te perzier...secila pale e kromozomeve vendoset ne ekuator dhe ne baze te anes qe ato kane mbajtur ne ate pozicionim varet edhe se cilin alel te secilit gjen gametet do te marrin....po marr nje shembull:

te themi qe po ndodh spermatogjeneza(procesi per formimin e spermatozoideve)dhe eshte momenti i meiozes se dyte.personi ka grupin e gjakut AB dhe gjate meiozes kromozomet qe kane kete gjen jane pozicionuar njeri siper tjetrit ne ekuatorin e qelizes...ne kete moment fillojne dhe ndahen kromozmet dhe si pasoje nese kromozmi me alelin A eshte poshte do te shkoje tek gameti poshte,nese eshte siper do te shkoje tek gameti siper...pra varet se ne cilin pozicion eshte...e njejta gje vlen edhe per gjenet e tjera...ne fund pastaj varet se cili gamet lidhet me tjetrin qe te formoje zigoten...

me pak fjale kur marrim te gjithe alelet ne pergjithsi ka nje numer shume te madh kombinimesh dhe ne baze te ketyre formohen individe me shume llojshmeri gjenesh te marre nga prinderit...vazhdon...

p.s per skeme referohuni skemes tek tema e trashegimise per pozicionimin e kromozomeve ne ekuator...te me falni qe marr shume here si shembull ate teme por ka shume gjera qe mendoj se mund ti marr si reference pa u nevojit qe ti shkruaj ketu prap dhe qe shtojne infot per sa i perket asaj qe dua te shkruaj...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.