Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Raspberry Pi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18753)
Raspberry Pi
Raspberry Pi eshte nje mikrokompjuter me parametra te mjaftueshem per te vene ne jete nje sistem operativ Linux (kuptohet, disa versione specifike qe jane bazuar mbi arkitekturen ARM). A ka patur rastin ndonje prej jush te punoje me nje pajisje te tille? Nese po, ndajeni me ne eksperiencen. Cfare projektesh interesante mund te vihen pa shume mundim ne funksion? Dini gje nese shiten ne Shqiperi? Nese po, ku varjon cmimi?
Aha, e kemi te gjithe te madh.
E po mire, po isha me fat, nga fundi i javes do ta kem une te voglin. Te shohim pastaj sa te madhe e ben punen
OK, back. Sapo mora nje Raspberry Pi.
Nje kabell Composite Video shkon te TV. Nje kabell LAN vjen nga routeri. Per momentin po e degjoj audion me kufje. Pi ka dhe 2 porta USB, nje e kam perdorur per nje adaptor WiFi ndersa tjetren per ate miun aty para ekranit
Sistemi operativ eshte instaluar ne nje SD Card (8GB) ndersa per ushqimin me energji elektrike kam perdorur nje karikues Nokia me porte Micro USB.
Ne ekran duket OpenELEC me XBMC Media Player. Sapo e mbarova dhe konfigurimin. Nepermjet Pi-se mund te futem te kompjuteri im dhe te luaj cdo video apo audio ne ekranin e TV. Ose te futem online dhe te shoh Youtube, TED, Vimeo, FB, Flickr etj etj etj.
Kaq per sonte
Ta gezosh!
Ca duhet kjo akoma s'po e kuptoj.
Ideja eshte qe ky qark elektronik eshte nje mini-kompjuter. Eshte ne gjendje te mbeshtese disa versione Linux dhe ka mbrokullat e duhura per te deshifruar Full HD 1080p video (BluRay quality playback, using H.264 at 40MBits/s). Ka portat hyrese dhe dalese baze, per nje eksperience te pergjithshme "kompjuterike". Duke qene shume i lire si qark, i lejon vetes mundesine per te penetruar edhe ne xhepat e vendeve te treta ku kompjuteri eshte lluks. S'ka nevoje per ekran pasi mund te lidhet edhe me TV. S'ka nevoje per ushqyes apostafat pasi funksionon edhe nepermjet nje karikuesi Nokia apo HTC apo Samsung etj etj etj. S'ka nevoje per disk te ngrute pasi e mbulon kete funksion nepermjet kartes se memorjes SD.
Ky kompjuter/projekt u zhvillua ne UK me qellim qe te mund te ishte nje alternative e lire edhe per femijet e shkollave fillore, ku keta te fundit te mund te praktikoheshin ne gjuhe programimi. Nese nuk gabohem, suporton Python, nje gjuhe programimi tejet e famshme kohet e fundit.
Duke qene nje qark kompjuterik, i jane instaluar edhe porta shtese komunikimi GPIO. Ketu e tutje, imagjinata eshte limiti. Online ka projekte nga me qesharaket deri te me interesantet. Kliko ketu per 20 projekte te ndryshme, sa per te krijuar nje ide te pergjithshme.
Per pyetje te tjera, s'ka me mire se faqja zyrtare
Me cudit pak kjo 1080p. Me eshte dashur te blej 700$ laptop qe te arrij te shoh 1080p para dy vjetesh. Prape kjo nuk mjaftoi se mp4 ne 1080p (qe eshte formati i zakonshem per shkakrim nga interneti) nuk behej pa nderprerje. Mu desh te gjeja codec CoreAVC qe te shof nje film te shkarkuar.
Prandaj me duket cudi qe nje qark i thjeshte Rasberry te luaje 1080p kaq kollaj. Rasberry mund te kaloje 1080p me 40mbps po kush ia ben dekodifikimin e formateve te veshtira si mp4? Ti psh cfare ke arritur te shikosh ne 1080p me Rasberry?
Lord, pashe foton dhe konstatova se e ke lidhur me S-Video dhe jo hdmi keshtu qe te mungonte audio. Mendoj se duhet te blesh edhe tastieren e mause. Ndersa pyetja qe kam eshte a funksionon me nje ekran touch?
Fajtor, chipi eshte ndertuar apostafat per 1080p dhe e luan pa nderprerje, flawlessly. Per videot MP4 ben hardware decoding, qe eshte shume here me i shpejte se software decoding, ajo qe ke bere ti dmth.
Mund te beje hardware decoding edhe per formate me te vjetra si MPEG2 dhe VC-1 por keto i ka te kycura per momentin. Duhet blere licensa e cila eshte afersisht 3$ per secilin format respektivisht. Kjo gje eshte bere per shkak te drejtash autori dhe pronesie intelektuale, dava muhabete Amerikanesh Gjithsesi cmimi per licensat eshte qesharak, i perballueshem nga kushdo.
Pi funksionon edhe si kompjuter normal, por ne nivel bazik. Mund te beje web surfing dhe procesim dokumentash. Gjithsesi qellimi eshte te afroje brezat e rinj drejt programimit, nuk eshte ndertuar si zevendesues i kompjuterit tradicional.
Piktor, e kam lidhur me S-Video se TV aty nuk ka hyrje HDMI. Per audion eshte ajo fisha e zeze anash Video Out. E lidha pak me vone dhe funksiononte sic pritej. Mouse i kam vene ndersa tastiere nuk i mora pasi une aktualisht po e perdor si media center. Kryesisht e hedh lumin me klikime. Dhe ne rast se duhet input karakteresh, sistemi qe kam instaluar une, OpenElec XBMC, disponon nje tastiere ne ekran dhe mund te shkruash duke klikuar butonat me mouse. Paralelisht sistemin mund ta komandoj edhe nepermjet celularit, si me iPhone edhe me WP8. Besoj dhe me Android behet por nuk kam aktualisht qe ta testoj.
WiFi nuk kam arritur ta bej te funksionoje pasi nuk po di ku t'ja instaloj driverat per adaptorin tim. Por kjo nuk me ka penguar per aq kohe sa e kam routerin pas TV dhe e lidh me kabell
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.