Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te mesjetes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=209)
-- Ali Pashe Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3731)


Postuar nga Joela datė 16 Janar 2004 - 20:42:

Pershendetje NYC girl!

Ne radhe te pare une postoj materialet mbi figurat e shquara duke qene jashte cdo ndikimi, sipatizimi, interesi dhe politizimi. nuk e kam fjalen vetem per Ali pashe Tepelenen por per te gjithe figurat e shquara qe do te reshtohen ne kete forum. Ndoshta informacionet e hedhura nga une tejcojne paksa edhe burimin prej nga jane nxjerre perfundimet, por, qellimi im kryesor eshte qe te bej te njohur keto figura dhe jo te interpretoj per ta (te pakten jo ne mesazhin fillestar i cili eshte thjeshte informues).

Historia e Shqiperise eshte e mbushur me figura kontradiktore te cilat ndonjehere mund te gjykohen pozitivisht e ndonjehere negativisht. raste te tilla ka plot qe nga Ismail Qemali qe shpalli Pavaresine e me tej u zhduk pa lene gjurme duke e lene Shqiperine ne fatin e eres se Jonit. Qe nga Mbreti Zog I i cili e la vendin ne doren e Italise edhe pse kishte formuar Shtetitn e pare te mirefillte shqiptar. e deri tek Enver Hoxha qe solli ēlirimin e vendit dhe zhvillimin e tij deri ne njefare pike, por, qe mbyti te gjitha lirite e mundshme te njeriut dhe formoi nje sistem nga i cili nuk po dalim dot as pas kaq viteve demokraci. Pra cdo figure ka te mirat e te keqijat e tij sepse vete kushtet e papershtatshme, mungesa e tradites se qeverisjes, presioni i fqinjeve dhe i fuqive te medha dhe mospercjellja e reformave dhe ideve ne popull.

Vijme tek Ali pashe Tepelena.
Ali Pasha eshte e vetmja figure shqiptare qe ndermori nje inisiative te tille pas 400 vjetesh pushtim dhe qe formoi klasen ushtarake shqiptare e cila kundershtoi me arme ne dore edhe pas vdekjes se Aliut Turqine dhe reformat e famshme te Tanzimatit. Vec pregatitjes se tyre, Ali pasha ka rendesine se krijoi nje kult shqiptar dhe theu nje kult turk, duke iu kundervene seriozisht imazhit te Turqise se pathyeshme. Shqiptaret nen Ali pashen korren fitoret me serioze ne historine e Shqiperise pas Skenderbeut. Ali pasha sillej si nje sovran i pavaruir ne zoterimet e tij feudale. Eshte koha kur jeta e njeriut vleb fare pak, eshte koha e masakrave me te medha te Historise, Lufterat Ruso-Turke, Revolucioni francez, betejat e Mbreterive te Bashkuara te Evropes kunder Napoleon Bonapartit. Pra mjetet per te mbajtur pushtetin ishin dhuna dhe mjetet e tjera te erreta.

E ema e Ali pashes nuk ishte nje nga grate e perdalura por ishte e shoqja qeveritarit qe sundonte Tepelenen. Pas vdekjes se tij bejleret e fshatrave rrotull pak nga pak i moren te gjithe Pasurine. Ali pasha u rrit me kete padrejtesi mbi shpatulla dhe sic ishte mode ne ate kohe doli kaēak (ne ate kohe kemi nje lulezim dhe nje himnizim te kacakeve dhe hajduteve qe luftonin nderkohe edhe Turqine e cila ishte mbajtesja e rendit). Pasi Aliu behet i famshem ai ndiqet rregullisht nga forcat qeveritare dhe detyrohet te emigroje bashke me disa nga luftetaret e tij me besnike. Shkon ne nje ishull (nuk me kujtohet emri) dhe futet ne sherbim tek qeveritari i atij vendi. Ai aty korr sukses ne zhdukjen e kontrabandes dhe luten ndaj kriminalitetit, kjo gje i sjell te ardhura dhe i jep eksperience. Nderkohe bejleret qe i kishin vjedhur pasurine kapin Nenen dhe Motren e Aliut dhe i mbyllin ne dy fshatra te Tepelenes, Hormove dhe Kardhiq (nese me kujtohen mire emrat). Aty ata i perdhunojne duke i kaluar cdo nate ne nje shtepi te ndryshme. Kur lerohet nena e Aliut i shkruan per turpin nje leter te birit. Aliu nuk dinte te lexonte dhe shkon tek nje mik i babait te tij duke parandjere dicka te keqe. Pasi merr vesh gjemen, Aliu kerkon te sulmoje keto dy fshatra. E ema e frenon pasi Aliu nuk kishte fuqine e mjaftueshme per te thyer qendresen e atyre fshatrava. Aliu fillon aktivitetin e tij te cilin e dime tashme nga mesazhet e mesiperme.

Pas vdekjes se se Emes, Ali pashai i cili tashme ishte nje sundimtar i fuqishem vendos te sulmoje keto dy fshatra kryengrites qe gjithmone kishin qene vendstrehim per armiqte e tij. E motra i dorezon Aliut nje liste me emrat qe duhet te ekzekutoheshin te cilen e kishte pregatitur e Ema dhe ia kishte lene si amanetin e saj te fundit. Aliu sulmon dhe rrafshon Hormoven ndersa Kardhiqin e detyron te dorezohet dhe i mledh tere burrat ne oborrin e nje manastiri dhe i vret tere meshkujt 7 vjec e lart. Kaq per historine e perdaljes se nenes dhe motres se tij.

Persa i perket merites se tij mund te permendim qe administronte rruget dhe doganat madje fuqia e tij duket kur dergohet serasqer (kryekomandant) i nje ushtrie prej 200.000 ushtaresh. Bajroni e shpreh me se miri karakterin dhe sundimin e Aliut ne librat e tij. Aliu vendosi marredhenie diplomatike me fuqite me te rendesishme te kohes dhe ndermori aksione luftarake ndonjehere kunder interesit te Turqise apo aleateve te saj. Kjo tregon se ai "de facto" ishte nje sundimtar i pavarur me monedhen e vet, policine e vet, ushtrine e vet, doganen e plot dhe politiken e vet te brendeshme dhe te jashteme e cila jo gjithmone ishte edhe ne interes te Turqise. Vlen te permendim qe liberalizoi te gjitha fete e tjera pervec islamizmit dhe barazoi hendekun ndermjet grekeve dhe shqiptareve "raja" dhe sundimtareve "turq". Kjo tregon se zbatonte nje politike krejt te ndryshme nga pushteti qendror Turk.

Si perfundim:
Aliu ishte nje sundimtar i eger dhe gjakatar, por ishte vete periudha e tille ku rregulli arrihej vetem nepermjet dhunes. Pati rendesine sepse krijoi nje shtet shqiptar "de facto" dhe u kthye ne simbol te qendreses kunder pushtuesit te huaj dhe tregoi se edhe shqiptaret kane aftesi per te qeverisur. Ky moment eshte i rendesishem sepse shenon fillimin e dhjetera kryengritejeve te cilat do te sjellin Rilindjen Kombetare dhe do te kurorezohen me shpalljen e Pavaresise.

P.S. Meqe keni permendur Skenderbeun edhe ai shkaterroi feudalet e tjere me forcen e ushtrise se tij dhe i permblodhi ne shtetin e drejtuar prej tij. kjo beri qe shume prej feudaleve shqiptare u kthyen kunder tij dhe u bashkuan me turqit ose e luftuan vec e vec ose u vune nen mbrojtjen e Venedikut. Madje Skenderbeu nuk kurseu as zoterimet e Gjergj Arianitit (vjeherrit te tij). Pra edhe pse eshte heroi yne kombetar me i madh edhe ai kishte menyrat e veta te sundimit dhe ka derdhur gjak shqiptari per te konsoliduar pushtetin e tij. Kjo ishte menyra e qeverisjes ne ate kohe kur vellai vriste vellain per te eleminuar kundershtaret e fronit. Ky nuk eshte fenomen i padegjuar si ne Evrope ashtu edhe ne Turqi apo vise te tjera. Eleminoheshin pretendentet qe te sigurohej pushteti.

Shpresoj te kem qene e qarte N.Y.C.girl. Nuk besoj se do te replikoj kaq gjate per cdo figure.

Pershendetje!


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.