Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 26 Janar 2008 - 23:30:

Djegiet: klasifikimi dhe pasojat kryesore

Cod. A27012008

djegiet jane demtime te indeve te ndryshme qe shkaktohen si pasoje e nxehtesise se leshuar nga zjarri ose nga objekte ose lengje te nxehte.
mund te klasifikohen ne 4 shkalle per nga grada e interesimit:
ne graden e pare kemi djegiet qe shkaktojne vetem eriteme (skuqje te lekures) me nje shkaterrim siperfaqesor te lekures,kryesisht te limituar tek shkaterrimi i qimeve qe e mbulojne.
ne graden e dyte kemi eriteme me nje mbledhje lengu qe vjen nga enet e gjakut dhe ky shkon ne mblidhet ne zonat e poshtme te epidermes (lekures). deri ne kete faze,ekziston akoma mundesia e nje rigjenerimi dhe fitimi te plote te integritetit te lekures duke qene se derma,zona qe permban edhe qelizat staminale qe rigjenerojne lekuren ne menyre te vazhdueshme, nuk eshte e interesuar.
ne graden e trete kemi nje shkaterrim me vdekje qelizore (nekroze) te lekures dhe formim te nje koreje siperfaqsore.
ne fazen e 4 kemi nje nekroze jo vetem te lekures por edhe te indeve me te thella deri tek interesimi i kockes.
nje djegie e fazes se 3 dhe 4 nuk mund te rigjenerohet ne menyre te plote duke qene se derma shkaterrohet dhe si pasoje nga keto djegie ngelen shenja.
ne 2 fazat e para do te kemi dhimbje te forta duke qene se kemi nje acarim te fibrave nervore terminale qe perfundojne tek receptoret e lekures kurse ne 2 fazat e fundit nuk kemi dicka te tille duke qene se ato jane shkaterruar plotesisht.
problemet kryesore qe mund te japin djegiet jane ato te hipovolemise (ulje te sasise se lengjeve) dhe te elektroliteve duke shkaktuar aritmi e deri ne nje paaftesi kardiake. njekohesisht mund te shkaktohet edhe nje paaftesi renale qe mund te dallohet nga fakti qe personi nuk urinon me dhe nivelet e kreatinines dhe azotemise rriten shume.
nje moment i rendesishem ne fazat pas djegies eshte faza kur toksinat e zonave te djegura kalojne ne gjak pasi ka filluar nje mobilizim i qelizave te gjakut drejt zonave te interesuara. keto toksina mund te shkaktojne shok dhe vdekje nese jane ne sasi te medha,kjo si pasoje e interesimit te trurit por edhe e organeve te tjera. pas kesaj faze vjen faza e infeksioneve. duke qene se djegia ka shkaterruar lekuren qe eshte nje barriere per bakteriet,infeksionet behen mjaft te mundura ne keto momente. nje numer i madh vdekjesh ndodh pikerisht si pasoje e ketij infeksioni qe merr formen e sepsit (infeksion i shperndare me interesim te disa organeve).


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.