Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga kunder19 datė 04 Mars 2008 - 16:53:

Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Cod. A04032008

Cfare eshte kanceri i mushkerive?
Kanceri i mushkerive eshte kanceri i trakese, bronkeve (rrugeve te ajrit) ose i alveolave (qeseve te ajrit). Me i shpeshte eshte kanceri i bronkeve.
Vrasesi me i madh
Kanceri i mushkerive eshte kanceri me i madh vrases ne Europe dhe ne te gjithe boten. 20% e vdekjeve nga kanceri i perkasin kancerit te mushkerive ( 28% ne burra dhe 10% ne gra).
Ne grate, kanceri i gjirit eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por ne disa vende si p.sh. ne Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkerive jane me te lartea nga vdekjet prej kancerit te gjirit.
Format e kancerit te mushkerive
Jane dy forma kryesore te kancerit te mushkerive: Kanceri i
mushkerive me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i mushkerise me qeliza te vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma me e shpeshte e kancerit te mushkerive eshte ajo me qeliza jo te vogla(NSCLC),e cila ka mbijetese me te gjate se kanceri i mushkerive me qeliza tevogla (SCLC), qe ka tendence te perhapet me shpejt.
Cfare e shkakton kancerin e mushkerive?
Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90% te rasteve me kancer te mushkerive.
Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pijne duhan.
Faktore te tjere (“ cancerogjene”) mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkerive vete ose ne kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substance te ndryshme kimike). Numri i rasteve qe keto te fundit shkaktojne eshte krejt i vogel ne krahasim me kancerin e mushkerive qe shfaqet tek duhanpiresit.
Trajtimi i kancerit te mushkerive
Zbulimi i hershem te kancerit te mushkerive mund te permiresoje mbijetesen, por kjo nuk eshte akoma plotesisht e percaktuar.
Menyrat e trajtimit
Trajtimi mund te perfshije kirurgjine, rrezatimin dhe kemioteapine, te ndara ose te kombinuara me njera tjetren. Trajtimi duhet te jete individual ne varesi te tipit dhe stadit te semundjes.
Kirurgjia
Kirurgjia per heqjen e kancerit pulmonar eshte e mundur vetem ne nje numer te kufizuar rastesh. Nuk eshte e percaktuar nese kanceri eshte perhapur ne pjeset e tjera te trupit ose eshte ne nje pjese te mushkerive qe e ben heqjen e tij te pamundur.
Rrezatimi/kemioterapia
Rrezatimi dhe/ose kemioterapia mund te perdoren per reduktimin e mases tumorale para operacionit ose si mjekim ndihmues ne stadet e avancuara te semundjes.
Kemioterapia eshte kurative vetem ne nje numer te kufizuar rastesh (~5%).
Perhapja ne Europe
Ne Angli te dhenat tregojne se 1 burre ne 13 burra dhe 1 grua ne 23 gra do te vuajne nga kanceri pulmonar.
Rastet e reja
Numri me i madh i rasteve te reja eshte pare ne vendet e Federates Ruse, pasi atje edhe numri i duhanpiresve eshte edhe me i madh.




Shpenzimet

Fushat per veprim
• Parandalimi
Fushata te vazhdueshme qeveritare dhe jo qeveritare per reduktimin e pirjes se duhanit.
• Diagnoza dhe mjekimi
Permiresimi i metodave per zbulimin e hershem te kancerit pulmonar jane te nevojshme per rritjen e numrit te pacienteve qe mund te perfitojne mjekim kirurgjikal, qe eshte provuar se kjo e fundit e redukton vdekshmerine.
Dott. Uka Rexhep
Kostoja mesatare e trajtimit te nje pacienti me kancer pulmonar me qeliza te vogla (SCLC) eshte vleresuar me 17 000 euro.
Hospitalizimi perfshin rreth 50% te ketyre shpenzimeve , ndersa kostoja e kujdesit dhe kemioterapia perfshin 13% te tyre.
Kemioterapia mund te permiresoje shenjat e semundjes dhe cilesine e jetes. Ka pak efekt ne zgjatjen e mbijeteses por aktualisht rralle eshte kurative.
Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Mjeksia.htm


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.