Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga agata datė 08 Dhjetor 2009 - 18:09:

Nje vaksine kundra Kancerit te uterusit (mitres) Shpjegim dhe menyra e perdorimit.

Shfaqja e nje kanceri mbas nje infeksioni viral ose bakterien nuk eshte diēka e re. Psh: kanceri i stomakut, ne shume raste eshte si pasoje e nje mikro organizme i quajtur "helikobakter pylori" te cilen mjekesia qe prej disa viteve, fatmiresisht, eshte mesuar t'a kerkoj lokalizoj e shkaterroj.
Ne te njejten menyre shume kancer te melqise kane lidhje dhe jane si rrjedhoje e viruseve, nder kryesoret eshte ai i hepatit B, kjo ishte dhe arsyeja e krijimit te vaksines "hepatitB" qe lufton kete virus ne menyre qe ai te zhduket.
Arsyeja kryesore e kancerin te qafes se mitres, eshte nje familje virusesh te quajtur "papilomavirus". Deri me sot mjeket kishin per zakon te kerkonin anomalie (dysplazie) qe kishin te benim me prezencen e ketij virusi pergjate leximit te "frotit vazhinal" dhe te survejonin, e trajtonin ne menyre kirurgjikale, format rezistuese ose ato me shqetesuese ( dmth heqje e nje zone te uterusit). qe shpesh zhvilloheshin e jepnin kancer.
Keshtu lindi ideja e nje vaksine kundra ketij lloj virusi, e cila sot Egziston, rezultatet jane shume premtuese. Por duhet te behet e qarte kur dhe si te perdoret kjo vaksine.



Udhezimet e perdorimit
Vaksina mund te behet duke u nisur nga mosha 9 vjeēe. Por preferohet nga mosha 14 deri me 23, tek vajzat e reja, te cilat nuk kane pasur akoma maredhenie seksuale. Vaksina administrohet ne 3 here, nje inzheksion i pare intramuskulere, pastaj nje i dyte mbas dy muajsh, qe pasohet me nje inzheksion te trete mbas 6 muajsh...


Perse vaksina i eshte rezervuar ne menyre te preferueshme moshave midis 16 dhe 23 vjeē?
Vaksina behet midis moshen 16 dhe 23 vjeē per arsye te ndryshme:
Studimet qe kan dhene shume rezultat, jane bere midis ketyre moshave, pra nuk njihet dobishmeria e saj, jasht kesaj lapsi moshash.
Kjo moshe u zgjodh per arsyje se papilomavirus eshte nje semundje seksuale ngjitese. Vaksina nuk ben asnje dobi tek personat tashme te infektuar, per kete arsyje ajo eshte shume e keshilluar, para raportit te para seksual.
Studimet dhe provat, vazhdojne qe kjo vaksine te jete e mundur per mosha edhe me te "medhaja".
Vaksina nuk eviton te gjitha llojet e kancerit te mitres, per arye se ajo nuk permban te gjitha llojet e Papilomavirusit (ekzistojne me teper se 100 lloje), por permban viruset me kryesore qe jane shkaktare te kancerit te uterusit.
Kjo vaksine eshte shume efikase per te luftuar kancerin e uterusit, sepse provat kan treguar qe 98% te dysplazise jane evituar. Viruset e seleksionuara per elaborimin e vaksines jane afersisht responsabel te 70% te kancerit te mitres.
Megjithate per te qene te sigurte duhet te ndiqemi regullisht nga gjinekologu, per te evituar ndonje dysplazie, qe degjeneron nga nje forme tjeter papilomavirusi.

Mos harrojme

Akoma nuk dihet mire se sa kohe jan te mbrojtur personat e vaksinuar, per momentin jemi te sigurte qe vaksina eshte efikase per nje kohegjatesi 5 vjeēare.
Vaksina redukton ne menyre te konsiderueshme dysplazine, por akoma nuk eshte konfirmuar qe reduktimi i dysplazive do te reduktoj numrin e kancereve te mitres. Duhet te presim akoma disa vite per te arritur prova te sukseshme...

Si perfundim

Nje vaksine sikurisht shume efikase dhe e dobishme, por qe ne asnje menyre nuk perjashton vizitat gjinekologjike dhe perdorimin e prezervativit ne rast mardheniesh seksuale ku rezikohen infeksione, ose semundje te tjera seksuale ngjitese...


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.