Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Gusht 2006 - 18:06:

Kolecistiti....(infeksionet e rrugeve te temthit)

Cod. A29082006

Kolecistit eshte nje infektim akut i mureve te vesikes biliare i cili zhvillohet si pasoje e tensionimit te theksuar te mureve te saj nga bllokimi i kanalit cistik prej gurit. Ne te shumten e rasteve vjen nga natyra kalkuloze por ka dhe faktore te tjere si fibrozat inflamatore, aderencat me strukture fqinje, ulcera peptike e nderlikuar, infiltrimet malinje, shtypja prej limfonuduleve rajonale, perdredhja e vete kanalit cistik, parazitozat apo lluca biliare qe ndikojne ne kolecistiti.

Ka dhe raste ku kolecistiti akut eshte jokalkuloz e zhvillohet pa bllokim te kanalit cistik. Kjo mund te ndodhe nga mononukleoza infektive, bruceloza, tuberkulozi, ethe tiroide apo salmoneza, ose nga semundje inflamatore si lupusi sistematik apo poliartritit nodoz.

Shfaqja e ketyre problemeve mund te ndodhe nga trashegimia ose ne personat mbipeshe, diabetiket grate dhe persant qe ju kane hequr pjese te stomakut apo zorres.
Per shfaqjen e kesaj semundje mendohet se perderisa shfaqet bllokimi i kanalit cistik atehere presioni brenda kolcistes nga sekretimi i shtuar te gjendrave te submukozes ritet e cila sjell si pasoje demtimin e mukozes se kolecistes sepse eshte teper e ndjeshme ndaj lendeve irrituese sic jane biles se koncetruar, kolesteroli, lluce biliare, lisolecitines gjithashtu dhe ndaj infeksionit te mbishtuar.

Shenjat e kesaj semundje jane dhimbjet abdominale por ne disa raste si per persoant e moshuar apo dibetiket apo per personat qe mjekohen me prepimunosupresor dhimba mund te mungoje.
Ne fillim dhimbja perqendrohet ne epigaster, me pas theksohet dhe arin pikun e saj brenda nje kohe te shkurter. Perderisa inflamacionet nje strukturat fqinje ritet vecanerisht te peritoneumit pariatal kjo eshte cipa qe perfshin organet e brendshme ajo zhvendesohet ne pjesen e siperme te djathte te barkut qe shoqerohet me palpim. Dhimbja shoqerohet dhe me te vjella. Nderlikoet ne pankreatin akut kur dhimbja perforcohet dhe perhapet ne shpine dhe ne te gjithe barkun. Nqs ethet shfaqen atehere kjo tregon infeksion te kanaleve biliare.Ikteri gjithashtu eshte nje shenje klinike ku shoqerohet me urine te eret.
Kjo faze e semundjes karakterizohet nga leukocitoza e moderuar qe do te thote se ruazat e bardha jane ritur reth 12-15000 mm^3 si gjithashtu dhe fosfateza alkaline  transaminazat, dhe amilaza.
Tani per te mjekuar kete semundje jepen solucionet intravenoze te glukozes e te tretesires fiziologjike ne varesi te sasise se lengjeve te humbura. Ndalimi i ushqimit eshte e rendesishme. qetesohet dhimbja nepermjet antispastikeve te ndryshem si trinitrines nen gjuhe atropines buskopanit apo No-Spa-s me ruge intramuskulare si dhe indometicina. Gjithashtu dhe preparate qe ndalojne sekretimin e lengjeve te stomakut e te pankreasit.

Bazuar ne shkrimi e mjekes gastro-hepatologe (matilda zhugli)


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.