Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- dashuria e pare ....sa e rendesishme eshte ajo? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1030)


Postuar nga lilou-dragon datë 12 Qershor 2003 - 13:37:

Question dashuria e pare ....sa e rendesishme eshte ajo?

Me sy gjysem te mbyllur jam shtrire ne shtratin e gjumit ku me pergjon tiktaku i oreve dhe mendoj per ty...
Mes lotit te kristalte me shfaqesh ti! Kam frike te hap syte se nuk dua qe ti te largohesh..Por ti...Perse??Perse???
Isha kaq e lumtur , kaq e sigurt kur te ndjeja prane ne ate bote aq te bukur qe na perkiste vetem neve.Sa keq , nuk kam prane me ate shikim qe me bente gjithmone per vete...nuk kam me ate buzeqeshjen tende , nuk kam me asgje nga qenia jote , vec kujtimeve te bukura qe lame pas!
Ishe ti ai qe shkrive portat e akullta te zemres time , ishe ti ai qe i bere syte e mi te shkelqenin si kurre..te dashuroja marrezisht..
Filloj te ndjej meshire , keqardhje per vehten , per dashurine time te pare per ato qe i pata nje cast e i humba castin tjeter...
Iku edhe ky vit..teper i dhimbshem...deri kur??

nga lilou-dragon per .....


Postuar nga enio_ datë 18 Qershor 2003 - 17:36:

Cool Kjo eshte nje bote vlerash!!!

Nuk e di por po te them dicka. Si ka mundesiqe sa here qe ndahemi nga dikush kujtojme gjithmon dashurine e pare??? Ndoshta sepse ne ate kohe vijne gjerat instiktivisht, nuk i mendojme shume per momentet qe kalojme, ndoshta ngaqe nuk kemi pasur nje eksperience me te me konkrete, ndoshta, ndoshta, ndoshta... Por them qe gjithmon duhet te kete nje dashuri qe te kujtohet por asnjehere e para. Sepse e dyta, e treta ose e disata mund te kete me shume vlera (kujtime te bukura) se e para dhe ne gjithmone duhet te kujtojme ate qe ka pas me te verte sendesi per ne. haaa... pra vetem nje dashuri ekzistn per mua dhe ........
Te gjitha dashurite jane te rendesishm nese kane VLERA


Postuar nga lilou-dragon datë 24 Qershor 2003 - 16:58:

Exclamation varet

nuk jam dakort qe nuk kujtojme dashurine e pare...prandaj them varet se si kjo dashuri ka kaluar midis teje e te dashurit tend ..pasi une psh kam pasur nje dashuri te mrekullueshme perreth 2 vjetesh e gjys e u ndame vetem pasi une isha larg ...e kujtoj akoma edhe pse tani kam dike tjeter qe dua e qe me do e me siguri Ai gjithashtu por kjo nuk do te thote se une nuk kujtoj dashurine time te pare ....puthja jote e pare..kontaki yt i pare per nje mardhenie sadopak e ndryshme nga ajo e perditshmja me shok e shoqe (per me te per une kam mbajtur nje ditar ...zemra me rreh me 100/h kur i lexoj mmmm )
cfare mendimi ke?


Postuar nga Ana_uk datë 25 Qershor 2003 - 17:16:

Smile ja historia e dashurise sime te Pare dhe shpresoj te jete e fundit...

Kam rene ne dashuri per here e pare qe ne moshen 13, pra kam qene ne klase te tete (8) (ne ate kohe kam qene ne shqiperi), ai ishte nje vit me i madh se une… une e doja shume por ai nuk e dinte…por cuditerisht edhe ai me simpatizonte mua por une nuk dija gje…. Fatekeqesisht me duhej te largohesha nga shqiperia qe pare 5 viteve (familjerisht) dhe erdha ne angli, dhe sic e kuptoni vete une nuk e pashe me ate djalé por pyesja shoqen time te ngushte shpesh here per te… pas disa muajsh edhe ai kish ikur ne Itali e pastaj ne Belgjike dhe atehere nuk kisha me shpresa qe do ta takoja dhe jo me qe ti thoja qe sa shume e dua, kurré nuk e mendoja… e kam dashur kaq shume saqe jam munduar shpesh here te dashuroj ndonje tjeter (pasi nuk kisha shpresa qe do ta shikoja me), por nuk mundesha, me e shumta qe mund te beja isha vetem te simpatizoja dike por kurré nuk kam rene ne dashuri tjeter (pervec atij),ai ishte gjithcka per mua… pastaj fati vazhdoj duke u permisuar pasi ai kishte pas ardhur ne angli qe prej 2 vitesh por une nuk dija gje… ai kish fituar letrat dhe kish ikur ne Shqiperi per pushime, atje une kam shoqen time te ngushte qe prej moshes 6 vjec (qe ne klase te pare) pra u bene 13 vjet qe e dua ate vajzé sikur te ishte motra ime….Cuditerisht ai e kishte pyetur per mua dhe nese kishte mundesi qe te kishte numrin tim, sigurisht ajo ja kish dhene pasi ajo e dinte qe une akoma vuaja per ate djalé…. Shkurt…ai me telefonoj kur u kthye dhe vendosem te njihnim njeri-tjeterin…dhe qe sot e asaj dite ne ndodhemi ne krahet e njeri-tjetrit, nuk mund ta imagjinonim qe ta humbismin njeri-tjeterin edhe nje here… boll kishim humbur gjithe kéto vite (4 vjet) pa ngrohtesine e njeri-tjetrit….
Sot ndihem e dashuruar, e sigurte, e lumtur dhe si ne parajse, thjeshte prania dhe shikimi i tij me zgjasin jeten, perkedheljet e tij me qetesojne dhe me relaksojne ne cdo menyre si fizikisht ashtu edhe mendurisht… me dt 13 korrik mbush 2 vjet qe jemi lidhur ketu ne angli, por jane bere 6 vjet te plota qe ne prill qe kam rene ne dashuri me te…por Zoti eshte i madh dhe i degjon lutjet…
pra...dashuria e pare eshte dicka e frymezuese dhe nuk mund ta harrosh kaq lehte...edhe po u mundove ta harrosh eshte shume me dhimbje...lot...melankoli...urrejtje...etj...etj...


Postuar nga lilou-dragon datë 26 Qershor 2003 - 16:12:

Thumbs up

histori shume interesante e shume e bukur me pelqeu e me behet qejfi qe tashme je e lumtur e e sigurt
good luck for the futur


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Korrik 2005 - 19:24:

Arrow

Varet se ke dashuron!
Une s`kam c`te kujtoj!As qe mund ta quaj dashuri te pare!

Mire u shkruafshim yje!


Postuar nga kalikuq datë 21 Korrik 2005 - 19:42:

dashurija behet me reale dhe me e forte ball per ball, por dashurija me letra apo me tastier nuk ka fare vler. Syt perbejn magnetin e dashuris pa kshu ne menyra te tjera, ngelet me thon ku rafsha mos u vrafsha.


Postuar nga oliinter datë 26 Dhjetor 2005 - 23:08:

ndodhi shume shpejt dhe aq shpejt u harrua.


Postuar nga diabolic datë 28 Dhjetor 2005 - 19:03:

Dashuriae pare te ndryshon menyrat se si i dashuron ne dashurite e tjera. Eshte shenja e pare qe ti do ta kesh ne lekure per te gjithe jeten . Nejse te duash dike eshte gjeja me e mire qe mund te te ndodhi dhe ta njohesh per here te pare eshte surpriza me e bukur qe jeta te ofron. Gjithe te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga darma datë 22 Maj 2006 - 21:55:

Sigurisht eshte e paharrueshme.........por nuk ka lene pike ne shpirtin tim, nuk e di nuk ka me vlera ishte thjesht nje dashuri dhe ne vite kam mesuar te dashuroj edhe me me shume force....
Ndoshta sepse une ne jeten time kam patur dashuri me te madhe se e para prandaj dhe ndoshta nuk e quaj aq te rendesishme......gjithsesi jane kujtime te bukura sepse ne fund te fundit dashuricka te tilla nuk bejme me, lojra te tilla, kemi qene me te rinj dhe tani jemi te rritur , edhe shpirti na ka ndryshuar pjeserisht.........atehere dashuronim ne ajer binim ne dashuri me dy fjale te bukura kurse tani ato fjale na duken budallalleqe duam dicka me shume kerkojme dicka me shume ......
Per mua eshte thjesht nje kujtim i bukur , madje perballemi ne rruget e Tiranes dhe mendoj c'fare pashe une ne kete mashkull dikur , tashme eshte kaq larg nga realiteti im.........jam rritur une apo thjesht ai nuk ka tentuar te ndryshoje femijen qe ndodhet brenda tij........


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.