Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Si te konvertoj disa faqe te skanuara ne tekst (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18506)
Si te konvertoj disa faqe te skanuara ne tekst
Kam skanuar disa faqe te nje libri dmth i kam si foto (format jpeg) dhe dua ti konvertoj ne tekst a di ndonjeri si mund ti konvertoj.Kerkova ne net dhe pothuajse te gjithe thonin qe duhet nje program qe quhet OCR.Ku mund ta gjej gratis kete program ,ose a di ndonjeri ndonje metode tjeter.
flm.
Programin OCR shoqerohet zakonisht me software te skanerave.
Une kam ate te epson lide 20.
Nuk jam i sigurte por tek siti i epson mund ta gjesh.
Nese jo ose blej nje skaner me ate software ose hajde ta jap une falas.
Besoj se ka programe te ndryshem per kete pune. Njeri qe kam une i kthen ne PDF me text normal qe zgjidhet dhe kopjohet.
OCR eshte Optical Character Recognition. Eshte nga Abyys ne mos gaboj. Kete e perdorja para 10 vjetesh. Me siguri do kene dale te tjere.
Domethene OCR eshte acronim i metodes, prandaj kerko programe qe perdorin OCR si metode. Ose me dergo filet te provoj ti kthej ne pdf.
Fajtor kur thua ne pdf. a eshte e mundur ta hedh ne word si tekst se nepermjet photoshop une e kam kthyer ne pdf. por smund ta hedh ne word si tekst.Jane disa faqe libri 8 gjithsej te skanuara qe me duhen si tekst ose e thene troç i duhen djalit ( per neser) dhe qe mos te rrije e ti shtypi ne kompjuter dmth qe mos te lodhet ai po çan drrasat babi.
Piktor te vije aty ,ku?? se une jam ne Belgjike.
Devile rri urte ti boll me kike kike ,pse mendjemadh .
Po çoj nje foto te skanuar .
Abbyy Fine Reader eshte programi me i njohur ne kete fushe dhe me gjuhet kryesore si Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht etj funksionon per mrekulli.
Problemi eshte se edhe sikur ta shkarkosh, do duhet ta blesh dhe duhet te kushtoje...
Gjithsesi, Fajtori e permblodhi sakte. OCR eshte teknika, ti thjesht duhet te kerkosh per ndonje program free ose ose futu ne isohunt.com dhe shkarko ndonje program te thyer...
Rruga me e shkurter eshte ta blesh librin ne format e-Book dhe thjesht te besh copy paste faqet qe do. Nqs nje liber hardcopy kushton 5-10 dollare, ne format elektronik besoj e gjen dhe per 1 Dollar/Euro. Mos harro qe edhe koha qe po humbet ketu kushton...
E ka kry punen ai tani se e kishte per dorezim para 3 ditesh
Faleminderit te gjitheve por a kopili im mbaroj pune vete ,ja dha nje shok i klases mamaja e te cilit eshte sekretare dhe i kishte shtypur keto faqet (po shkoj ta pyes njehere ate sekretaren se si shtypet ne komjuter shpejt) .Tani mqs e kam me nge do shikoj se ku te shkarkoj nje program se mbase do duhet per here tjeter.
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.