Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush eshte me i forte ZOTI apo DJALLI ???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8303)


Postuar nga UKU_23 datë 13 Maj 2005 - 12:50:

Kush eshte me i forte ZOTI apo DJALLI ????

Kete pyetje e kam bere sepse eshte nje dileme te ciles nuk kam arritur ti gjej nje pergjigje.

Besoj se opinionet tuaja do te me ndihmojne sado pak per te kuptuar pse pikerisht te gjitha dukurite pozitive lidhen rendom me figuren e ZOTIT dhe ato negative me ate te DJALLIT

Dhe nese eshte keshtu perse e mira dhe e keqja duhet te bashkejetojne ne kurriz te njerezimit??????????????


Postuar nga wydra datë 13 Maj 2005 - 14:25:

Re: Kush eshte me i forte ZOTI apo DJALLI ????

Citim:
Po citoj ato që tha UKU_23

Dhe nese eshte keshtu perse e mira dhe e keqja duhet te bashkejetojne ne kurriz te njerezimit??????????????




sepse do beheshin njerezit derr po te ishte gjithshka perfekte rreth e rrotull Perfytyro psh nje shembull konkret, shqiptaret ne parajse. Si mendon ti, nuk do ju vinte ne maje te hundes nga perfeksioni rreth e rrotull, e s'do fillonin te merrnin neper goje shpirtrat e tjeter? (psh te ish komshijes)


Ne pergjithesi pyetje e cuditshme kjo. Po te ishte djalli me i forte, ma merr mendja se torturat e inkuizicionit te mesjetes do ishin thjesht nje aerobi e kendeshme ne krahasim me jeten qe do kishim ne kete rast.

Sa per identifikimin e te mires me zotin dhe te keqes me djallin, varet sa besimtar je. Psh ne mitologjite e lashta, perendite e ndryshme benin dhe te mira dhe te keqija (ne varesi te humorit).


Postuar nga volter datë 13 Maj 2005 - 17:42:

Të pranosh jo të vërtetën si kusht për të jetuar do të thotë: natyrisht, t’u kundërvihesh në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë, dhe një filozofi që guxon ta bëje ketë gjë, pra vetëm për këtë; zë vend përtej së mirës dhe së keqes.
Friedrich Nietzsche

Tani se cili eshte me i forte, do te thosha se ketu eshte retorike... Dhe banale per ta thene te verteten... Sepse kjo pyetje te con ne nje dituri shume te kote... Nuk mundet te gjykojme zotin ne eshte i forte apo nuk eshte i forte, nga se ai nuk ben pjese ne fuqine e krijesave, por ben pjese ne fuqine e krijuesit... Vete emri Zot te le dicka ne rendesi dhe ne mendje... djalli eshte vetem nje figure e cuditshme i cili ndermjeteson veprime te liga, qe te cojne ne nje aventure te dyfishte fatale... Merrzira te cuditshme; dhe prape nuk thuhet per te se eshte i forte...ndersa fuqia nuk qendron tek djalli, por tek vete Zoti... Zoti solli fuqine dhe caktoi te jete ndermjet njerezve, engjejve dhe djajve, por jo te caktohet mes Zotit.
Djalli erdhi per te vene synimet e tij prapanike nuk le qe eshte fuqiplote, ndersa njeriu erdhi kundrej djallit, per t'i thene se mencuria dhe dashuria eshte me e madhe se sa e keqja...

=Nuk thuhet se kush eshte me i forte mes Zotit dhe djallit.?!


Postuar nga UKU_23 datë 17 Maj 2005 - 14:47:

[QUOTE]Po citoj ato që tha plloshtani
[B]Të pranosh jo të vërtetën si kusht për të jetuar do të thotë: natyrisht, t’u kundërvihesh në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë, dhe një filozofi që guxon ta bëje ketë gjë, pra vetëm për këtë; zë vend përtej së mirës dhe së keqes.
Friedrich Nietzsche

Tani se cili eshte me i forte, do te thosha se ketu eshte retorike... Dhe banale per ta thene te verteten..... Zoti solli fuqine dhe caktoi te jete ndermjet njerezve, engjejve dhe djajve, por jo te caktohet mes Zotit.
Djalli erdhi per te vene synimet e tij prapanike nuk le qe eshte fuqiplote, ndersa njeriu erdhi kundrej djallit, per t'i thene se mencuria dhe dashuria eshte me e madhe se sa e keqja...

Shprehjen e Nietzsche nuk e kuptoj pse e ke harxhuar por desha te te thoja qe une nuk po pranoj jo te verteten,perkundrazi,hapa kete teme per te marre ndonje pergjigje qe ti shkonte sa me afer asaj.

Me pyetjen jam dakort qe eshte pak banale


Postuar nga diabolic datë 03 Janar 2006 - 04:50:

ec babe...

Me i fort eshte babi im se eshte demokrat dhe eshte ma i forti ne pallat...


Postuar nga Isra datë 20 Janar 2006 - 17:12:

uku me shuaj nje kuriozitet, a i ke mbush 5 vjec apo jo

Sepse kete pyetje e ben mbesa ime, prandaj..:p:p

...por une po them se eshte Zoti, perderisa e ka krijuar vete Djallin...


Postuar nga homer datë 23 Mars 2006 - 13:58:

ej ju

Citim:
Po citoj ato që tha isra
uku me shuaj nje kuriozitet, a i ke mbush 5 vjec apo jo

Sepse kete pyetje e ben mbesa ime, prandaj..:p:p

...por une po them se eshte Zoti, perderisa e ka krijuar vete Djallin...




ej o ju njerez mos u lodhni se te dy bashke ecin


Postuar nga ridii datë 17 Maj 2007 - 13:08:

looooooooool


Postuar nga ridii datë 17 Maj 2007 - 17:09:

Flisni per forcen e zotit e djallit sikur te flisni per vandamin e rokin eee mendia gje e madhe :o


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.