Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Mister_DXP datė 06 Gusht 2007 - 02:31:

Sinuziti

Cod. A06082006

 

.

 

.........Sinuziti eshte nje inflamacion i sinusit, pra semundje e sinusit.
Sinuset jane hapesira, boshlleqe apo zgavra qe ndodhen ne kafke. Sinuset nuk kane ndonje funksion jetesor tek njeriu, por jane ata qe krijojne timbrin e zerit dhe individualitetin e tij. Kjo do te varet nga madhesia, forma shperndarja e sinuseve qe eshte shume individuale.

Te gjitha hapesirat e brendeshme te trupit lagen nga sekrecione ne menyre te vazhdueshme, per te siguruar keshtu funksionin e tyre. Keshtu ndodh me syte, veshet edhe me sinuset. Lengu qe prodhohet brenda tyre qarkullon, rrjedh pra ne hapesirat e hundes dhe prej andej ekskretohet. Neqoftese kanali ku drenohet ky lend mbyllet, atehere presioni brenda zgavres sinusale do te rritet me pasoje dhimbjen, e cila disa here eshte shume e forte.
............Kur semundja perparon lengu mund edhe te qelbezohet dhe te krijoje probleme serioze per shendetin. ka edhe disa forma kronike te sinuzitit kur brenda zgavres krijohen septe, (ndarje) qe nuk lejojne mjekimin te hyje dhe lengun te drenohet. Ne keto raste duhet nderhyrje kirurgjikale.


............Zakonisht mjekimi me i mire per sinuzitin eshte antibioterapia.
NJe nga antibiotiket e zgjedhur eshte Penicillina dhe sidomos formay e saj semisintetike.
Po ashtu shume te mire bile te preferuara jane cefalosporinat (une do te preferoja ato te gjeneracionit te dyte psh Zinnat 250mgx2 apo500mgx2 ne format me te renda)
Ky mjekim mund te shoqerohet me ilace te ndryshme me pika nga hunda per te ndihmuar drenimin e lengut.

DXP


Postuar nga Gjinni datė 09 Shtator 2007 - 23:55:

Informacion korrekt. Desha te shtoj qe problemi i sinuseve eshte mjaft kompleks . Perveq mjekimit konservativ qe shpeshhere eshte i pasukseshem aplikohet edhe kirurgjia. Viteve te fundit aplikohen teknika te reja per operimin e sinuseve si:
FESS- Functional Endoscopic Sinus Surgery qe mundeson nepermjet endoskopeve te drejtuar nga kamera te depertohet nga vrima e hundes per ne hapesirat e sinuseve dhe te nderhyhet per mjekimin e patologjise ekzistuese.


Postuar nga MARSMED datė 15 Shtator 2007 - 01:46:

shenjat e semundjeve tek thonjte

Cod. B15092007

Po mundohem te jap disa shembuj se si mjafton nje shikim i mire i thoit qe te te jap nje ide mbi funksionimin e organizmit ne teresi.

Crregullime ne rritjen e thonjve.

Ne kete foto paraqitet ndertimi i thoit,pjeset e tij perberes.


Tek fotoja e dyte jane te permbledhura disa nga crregullimet kryesore te thoit qe pershkruhen poshte.



1.Gishtat si xham sahati (Pjesa qendrore e tyre eshte e fryre sic duket dhe ne figure .Nje karakteristike dalluse eshte vendosja perballe njeri tjetrit e dy thonjve te gishtave tregues dhe do shihet si ne figure qe eshte zhdukur hapesira ne forme rombi qe normalisht duhet te ishte ne nivelin e dy lunulave,qe eshte ajo gjysem heneza e bardhe qe dallojme ne rrenjen e thoit)E hasim kete crregullim ne keto semundje: semundja inflamatore e zorreve/semundje malinje te mushkerive/asbestoze/bronkit kronik/cirroze/semundje te lindura te zemres/endokardit/malformacione atrio-ventrikulare.



2.Koilonikia(thonj si govate) -mungese hekuri-anemi/hemokromatos/ semundja thua-patela.

3.Onikoliza (prishje e thoit) -( Sic duket dhe ne figure ne cepin e djathte te thoit ai eshte i shkeputur nga baza e tij.-psoriasis/infeksione /hipertiroidisem/sarkoidoz/trauma/Amiloidos/crregullime te indit lidhor


4.thoi me gropa (Ketu ne te tere siperfaqen e thoit gjejme disa gropezime pikesore, te vogla)-psoriaz/sindroma reiter/alopecia areata.

5.Beau’s line (Jane depresione horizontale qe i korespondojne momentit te kalimit te nje semundje te rende ose te traumes etj) - semundje te renda sistemike/semundja e raynaund/pemfigus/trauma.


6.Thoi I verdhe - limfedema/efuzione pleurale/imunodeficenc/bronkektazi/sinuzit/artrit rheumatoid/sindroma nefrotike/tiroiditis/turbekulos/semundja e raynaund

Crregullime te ngjyres

1.Thoi I bardhe - insuficens hepatike/cirroz/diabet melitus/insuficens kronike e zemres/hypertiroidisem/kequshqyerje.

2.Heneza e kalter- semundja e Wilsonit/helmim me argjend/terapia me quinacrin

3.Thoi gjysem-pergjysem- specifike per insuficensen renale


4.Muehrcke’s line (jane vija te bardha te vendosura ne cifte qe pershkrojne tere gjeresine e thoit,nuk zhvendosen me rritjen e thoit)- specifike per hipoalbuminen.

5.Mees line(vija te bardha transversale qe zhvendosen me rritjen e thoit)- helmim me arseniku/semundja Hodgkin/insuf kronik e zemres/lepra/malaria/kemioterapi/helmim me monoksid karboni/

6.Vija te errta longitudinale -melanoma/nishan beninj/variant normal tek zezaket

7.Kanaleza longitudinal -alopecia areata/vitiligo/dermatitis atopik/psoriasis

8.Splinter hemorragji - endokardit subakut bacterial/lupus eritematoz sistemik/artrit rheumatoid/sindromi antifosfolipid/ulcer peptike/tumore/perdorimi I kontaceptiveve oral/shtatzania/psoriasis/trauma



9.Telangiektazia - artrit rheumatoid/lupus eritematoz sistemik/dermatomiosit/sclerodermia

10.Leukonikia(Jane ato pikat apo viza te vogla horizontale ose vertikale te bardha qe shohim shpesh neper gishta .Nuk kane asnje lidhje me ndonje crregullim te organizmit,jane te parendesishme.)

Per secilen nga crregullimet ka nje shpjegim mjeksor por nuk po ndalem sepse personat e kesaj fushe i dine ose dine ku ti gjejne,kurse per te tjeret sdo ishte me shume interes mendoj


Postuar nga Dr_Devil datė 21 Nëntor 2007 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vlonjati99Tave
ns6 ca je ti vlla... doktorr?



Student mjeksie si edhe ne te tjeret!


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:49:

Cfare semundje eshte aplasia modullar

Se di se cfare semundje eshte???
Por dua ta di se cfare semundje eshte??




______
MOS E MJEKONI SEMUNDJE- MJEKOJENI NJERIUN---thenie kineze


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 20:02:

aplazia midulare

Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:06:

Hepatiti i melcise

Hepatit ėshtė inflamacion i mėlēisė. Shoqėrohet me vdekje tė hepatociteve. Zverdhja (ikteri) ėshtė njė nga shenjat e sėmundjes dhe ėshtė pasojė e kolestazės intrahepatike. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobėsi, mungesė oreksi, ethe. Transaminazat janė tė rritura.

Hepatiti viral
1. Viruset shkaktare janė viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse tė tjera si CMV, EBV, HSV, etj.
2. Diagnoza: Bazohet nė analizat serologjike dhe nė rritjen e transaminzave.
3. Hepatiti A:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, njė picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nėpėrmjet ngrėnies tė ushqimeve tė infektuara.
o c. Inkubacioni = 2 deri 6 javė; transaminazat rrinė tė rritura pėr rreth 4 javė.
o d. Hepatiti A ka vdekshmėri tė ulėt, rrallė pėrparon nė hepatit fulminant, dhe tek fėmijėt mund tė jetė krejt asimptomatik.
o e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnė kulmin nė javėn e parė tė sėmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundėr HAV vendos diagnozėn e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinė tė rritura pėr shumė vjet dhe janė bartėse tė imunitetit.
o f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
4. Hepatiti B:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, njė hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
o b. Pėrhapet nėpėrmjet seksit, shiringave, dhe nga nėna shtatzanė tek bebja (njėsoj si virusi HIV i SIDAs).
o c. Inkubacioni = 2 deri nė 6 muaj. Transaminazat janė mė tė larta se nė hepatitin A dhe rrinė tė rritura pėr rreth 3 muaj.
o d. 1-2% e tė sėmurėve bėhen bartės kronikė tė virusit; pėrqindja ėshtė mė e lartė nė tė sėmurėt me mangėsi imune dhe nė fėmijėt; deri nė 90% e bebeve tė lindura nga nėnat me hepatit B bėhen bartės kronikė. Bartėsit kronikė kanė rrezik tė shtuar pėr cirrozė dhe kancer tė mėlēisė. Mė pak se 1% e infeksioneve akute me HBV pėrparojnė nė hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund tė shoqėrohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.
o e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund tė maten: (i) HBsAg ėshtė antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes tė transaminazave dhe qėndron i rritur gjatė kohės tė sėmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes tė simptomave do tė thotė qė i sėmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs ėshtė antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes tė antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do tė thotė qė infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu ėshtė antitrupi qė shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet nė serum por antitrupat anti-HBc fillojnė e rriten shpejt pas shfaqjes tė HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do tė thotė qė kemi tė bėjmė me hepatit B akut ose me keqėsim tė hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qėndron i rritur pėr 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qėndrojnė tė rritur pėr jetė pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg ėshtė njė antigjen viral qė shihet vetėm nė serumet qė janė pozitivė pėr HBsAg; HBeAg ėshtė njė formė e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do tė thotė qė virusi po shumėzohet me shpejtėsi. Kur HBeAg qėndron i rritur pėr mė shumė se 3 muaj shanset e kthimit nė hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik tė virusit shkon paralel me praninė e HBeAg, porse prania e HBV DNA ėshtė mė sensitive dhe mė specifike sesa prania e HBeAg.
o f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat qė mund tė pėrdoren pėr hepatitin B janė interferoni alfa dhe lamivudina.
5. Hepatiti C:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, njė virus i pėrbėrė nga njė fije acidi ribonukleik dhe i ngjashėm me flaviviruset.
o b. Pėrhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugė seksuale ose nga nėna tek fetusi ėshtė i vogėl. Transmetimi nėpėrmjet gjirit nuk ėshtė i dokumentuar.
o c. Inkubacioni = 6 - 7 javė.
o d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumė simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herė pas here dhe 80% e rasteve pėrfundojnė me hepatit kronik.
o e. Serologjia: ELISA pėr antitrupat anti-HCV nuk ėshtė shumė sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet mė tė lartė; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do tė thotė infeksion aktiv por nganjėherė personat RIBA-pozitivė nuk kanė HCV RNA nė serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do tė thotė infeksion i pasuar me shėrim tė plotė.
o f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinė.
6. Hepatiti D (agjenti delta):
o a. Virusi i hepatitit D ėshtė njė virus gjysmak prej acidi ribonukleik qė shkakton infeksion vetėm nė praninė e virusit tė hepatitit B; virusi D ka nevojė pėr kapsulėn e prodhuar nga virusi B.
o b. Kur tė sėmurėt me hepatit B kronik infektohen me virusin D sėmundja mund tė keqėsohet shpejt, me hepatit tė rrufeshėm ose me pėrparim tė shpejtė nė cirrozė.
7. Hepatiti E:
o a. Virus prej RNA-je i ngjashėm me caliciviruset.
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale, dhe nėpėrmjet ujit tė pijshėm tė ndotur.
o c. Sėmundja e shkaktuar nga virusi E ėshtė e lehtė dhe nuk shkakton infeksion kronik.
o d. Tek gratė shtatzana mortaliteti i hepatitit E ėshtė i lartė (rreth 10-20%).
Hepatiti granulomatoz
1. Shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza.
2. Diagnoza: biopsi.
3. Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikė ose antifungalė, ose prednizon pėr sarkoidozė.
Hepatiti alkoolik
1. Alkooli ėshtė shkaktari numėr 1 i sėmundjeve tė mėlēisė nė USA.
2. Shenjat/simptomat: verdhėz, eritemė palmare, kontrakturė Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti, etj.
3. Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afėrsisht 2 herė sa ALT (GPT).
4. Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.
Hepatiti autoimun
1. Tipi I prek gratė e reja, shoqėrohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturė e lėmuar.
2. Tipi II prek fėmijėt, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqėrohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-muscle, kundėr-mėlēisė- veshkės-muskulit).
3. Shenjat dhe simptomat: verdhėz, etj., si nė hepatitet e tjera.
4. Trajtimi: prednizon, azatioprinė.
----------------------

>>>>>>>> MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(Nga Wikipedia)(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE TE TREGOJ UNE APO JO......


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:08:

Semundja cirroza

>>>Semundja Cirroza


Cirroza ėshtė gjendja nė tė cilėn pėrfundon mėlēia pas sėmundjeve kronike qė shoqėrohen me dėmtim tė qelizave tė mėlēisė, fibrozė, rigjenerim nodular, dhe shtrembėrim tė mikroarkitekturės tė mėlēisė. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmėri tė mėlēisė (pamjaftueshmėri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmėri tė qarkullimit tė gjakut nė mėlēi).Shkaku numėr njė i cirrozės ėshtė alkooli; shkaku numėr 2 ėshtė hepatiti viral. Shenjat dhe simptomat e cirrozės janė pasojė e tre gjėrave:
1.
o a. Pamjaftueshmėria e qelizave tė mėlēisė.
o b. Hipertensioni portal.
o c. Anashkalimi i qelizave tė mėlēisė qė vjen si pasojė e shunteve portosistemike.

-->>Shenjat, simptomat, analizat e gjakut
1. Dobėsi, lodhje.
2. Lėkura: verdhėz, teleangiektazi, eritemė palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozė.
3. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, varice ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezė, melena, hematokezi.
4. Sistemi endokrin: amenorre, impotencė, gjinekomasti, sterilitet.
5. Sistemi nervor: encefalopatia shfaqet me asteriksis, dizartri, delir, koma.
6. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-sė dhe e aPTT-sė, transaminaza tė rritura, anemi, trombocitopeni.
-------------------
MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE APO......


Postuar nga NS-6 datė 27 Dhjetor 2007 - 11:26:

nese shkrimet kane origjine nga ndonje sit tjeter duhet te japesh origjinen,daten e publikimit si dhe autorin ne formen qe po te paraqes:

Burimi i Informacionit : emri i sitit
Data e Publikimit : data
Autori : emri i autorit ose nese nuk ka shkruaj pa autor.

keshtu mund te sigurohemi per origjinen e sakte te saj si dhe nuk kemi probleme nese thone qe ky postim eshte marre pa shenuar origjinen.

per cdo permirsim te shkrimit per nga ana grafike ose gjera te tjera mbetet detyre e imja pastaj


Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 18:23:

Unhappy sepsis kriptogjeni

Dua te di se cfare semundje eshte sepsis kriptogjeni??? Lexoni per lidhjen e kesj semundje me nikotinen ja kodi : Cod. C05012008 ose Lajme nga Mjeksia faqe 5!!!!


  Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.