Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga xxxxxxxxx datė 08 Maj 2004 - 10:24:

C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume???

C"ESHTE DASHURIA????PSE DIKUSH DASHURON ME PAK E DIKUSH ME SHUME????


Postuar nga Fajtori datė 08 Maj 2004 - 21:23:

Ehhhhhhh cfare pyetjesh. Nuk i kane dhene dot pergjigje shkencetaret e gjithe botes.

Se pari nuk ekziston nje menyre qe te matet dashuria, prandaj nuk mund te thuhet me pak apo me shume. Ne fakt nuk ekziston asnje perkufizim i dashurise qe te dinim per cfare flasim. Ja pse ne cdo mesazh te kesaj teme nuk do kemi sigurine se po flasim per te njejten gje.

Thuhet shpesh se ne dashuri fiton me i forti, dmth ai qe dashuron me pak. Atehere detyrimisht dashurise i bashkangjitet sensi i vuajtjes, pra dashuron me shume kush vuan me shume.

Megjithate me pelqen kjo teme. Le te mundohemi ti japim pergjigje ne menyren tone profesionale ose eksperenciale.

Sipas Frojdit (nese gabohem me korrigjoni) dashuria eshte nje shprehje e terheqjes seksuale. Renia ne dashuri eshte shprehje e pulsioneve te caktuara qe burojne nga deshira primitive per seks.

Shume prej jush nuk do ishin dakort me kete (perfshire mua) duke qene se pasi mbaron seksi mbetet dicka mes ciftit qe lidh dy personat. Atehere cfare eshte dashuria? Sipas meje terheqja seksuale eshte nje faktor i rendesishem. Shembull i kesaj jane personat qe bien ne dashuri per here te pare ne moshen 18-19 vjec per ti dhene aq shume rendesi ketij raporti saqe duan te martohen (pasi provojne seksin me personin qe dashurojne)... dhe martohen.
Sidomos vajzat ndodh te bien ne dashuri me djalin e pare me te cilin bejne dashuri (pershtypje imja qe mund ta konfermojne postueset e ardhshme).

Pervec ketyre mendimeve racionale mund ti referohemi personazheve boterore qe kush me shume e kush me pak kane thene batuten e tyre per dashurine. Gjejme te verteta plot ne theniet e tyre, por kurre nuk arrijme te gjejme te verteten e Madhe mbi dashurine. Ajo qe thashe me lart, mbi mos-perkufizimin e dashurise, nuk eshte nje meditim imi. Te jeni te sigurte se gjithe bota do ishte shume e kenaqur sikur psikologjia te zbulonte menyren per te matur dashurine. Per me teper do jepeshin viza per motive dashurie ne kete bote paradoksale ku dashurite zgjasin me shume prej kufijve burokratike, e ne fund vaniten e vdesin prej tyre pa u realizuar kurre.


Postuar nga Klodel datė 08 Maj 2004 - 22:01:

dashuria u sjell jete atyre qe nuk jetojne, dashuria ndez zjarrin ne zemren qe eshte e ftohte, dashuria sjell shprese te pashpreseve dhe sjell gezim ne zemrat e te trishtuarve...

dashuria eshte e vetmja force qe mund te levize boten


Postuar nga Tini datė 09 Maj 2004 - 13:13:

dashuria

deri me tani askush ska pasur nje perkufizim per dashurine, Scot Peck thote e di qka nuk eshte dashuri por definicion mbi dashurine nuk kam.

pa marre parasysh uroj qe te gjithe ta kene provuar dashurine se paku nje here ne jete, se per mua njeriu qe nuk ka dashuruar kurre ka qene plake pa jetuar jeten fare.

a thashe ndonje gje... paj me duket se jo ...):


Postuar nga eliz datė 09 Maj 2004 - 21:04:

Dashuria

Me fjalet e mia.Ndjenja me e bukur ne gjithe boten.Te mbush me force dhe shprese per te jetuar.Eshte ajo ndjenje qe dhe me 3-4 ore gjume ndihesh sikur fluturon.Sikur je ne qiell.Eshte po ajo ndjenje qe te le pa gjume gjith naten.Ben te therasesh emrin e tij/saj gabimisht pa e kuptuar as vete se si.Zemra rreh aq forte sikur do te te pelcase ne kraharor dhe here tjeter sikur ka ndaluar.Behesh si memec/e.Shikon fytyren e tij/saj kudo rreth teje.Cdo kenge qe i kendon dashurise te duket sikur eshte shkruar per ju.Buzeqesh si budalla dhe kur te pyesin pse qesh,pergjigjesh ...s`po qesh .Te ben te ngaterosh shampuanin e trupit me ate te kokes ...e shume te tjera qe me mire te mos vazhdoj.
Secili prej nesh i shpreh ndjenjat ne menyra te ndryshme.Disa i shprehin me lirshem,te tjere i kane te kycyra(Kjo s`do te thote qe dashurojne me pak,por sigurisht eshte me veshtire per ti kuptuar).Secili dashuron me menyren e tij te vecante dhe nuk duhet perkufizuar si me shume ose me pak.Dhe per ta mbyllur bashkohem me mendimin e Tinit.Ti thua jane me fat ata qe e jetojne nje here ne jeten e tyre,une them jane me fat ata qe e jetojne qofte dhe per nje ore .


Postuar nga bylis datė 10 Maj 2004 - 08:30:

?

Nje ore s'eshte dashuri te pakten per ate dashuri qe behet llaf, eshte kenaqesi e trupit shoqa ime Eliz. Mos ti ngaterojme gjerat.
Sa per temen un mendoj: Dashuria vjen pa trokitur.Se c'fare eshte te gjithe e dime hiq te virgjerit/at,qe s'kane provuar ate termetin e vertet dhe sado te flasin i bien cyles kot.
Te besh sex me nje te rruges apo nje qe s'te intereson se do, eshte zere hic. Te besh sex, dashuri (ne gjuhen shqip) me nje qe je i dashuruar dhe anasjelltash, aty eshte kulmi i te mires dhe gjithe mjalti i kesaj JETE. Qofshin ato lek,pushtet apo c'do te mire qe munde te arrish te kesh ne dore, por ate ndjenjen qe ndihen kur ke nje njeri qe te do dhe e do pastaj (sexy .), nuk ta falin asnje prej atyre me larte. Dashuria eshte vertet dhurat, Zoti e ka lene te lire per kedo por eshte dhurat ta provosh, se jetojme ne dite te keqija.
Njeriu xxxxxxxx, ka rene ne mendime pse njeri prej te dyve dashuron me shume e tjetri me pak, vine nje kohe qe peshorja anon or mik ose mike. Por mos u merzit, do mesohesh BY PATIENT.


Postuar nga eliz datė 10 Maj 2004 - 18:09:

Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha bylis
Nje ore s'eshte dashuri te pakten per ate dashuri qe behet llaf, eshte kenaqesi e trupit shoqa ime Eliz. Mos ti ngaterojme gjerat.
Sa per temen un mendoj: Dashuria vjen pa trokitur.Se c'fare eshte te gjithe e dime hiq te virgjerit/at,qe s'kane provuar ate termetin e vertet dhe sado te flasin i bien cyles kot.
Te besh sex me nje te rruges apo nje qe s'te intereson se do, eshte zere hic. Te besh sex, dashuri (ne gjuhen shqip) me nje qe je i dashuruar dhe anasjelltash, aty eshte kulmi i te mires dhe gjithe mjalti i kesaj JETE. Qofshin ato lek,pushtet apo c'do te mire qe munde te arrish te kesh ne dore, por ate ndjenjen qe ndihen kur ke nje njeri qe te do dhe e do pastaj (sexy .),nuk ta falin asnje prej atyre me larte. Dashuria eshte vertet dhurat, Zoti e ka lene te lire per kedo por eshte dhurat ta provosh, se jetojme ne dite te keqija.
Njeriu xxxxxxxx, ka rene ne mendime pse njeri prej te dyve dashuron me shume e tjetri me pak, vine nje kohe qe peshorja anon or mik ose mike. Por mos u merzit, do mesohesh BY PATIENT.



Shoku im i dashur Bylis..Mos ti ngaterrojme gjerat them dhe une.Une po flisja per dashurine si ndjenja me e bukur.Nga dole te perfundimi qe une po flas per aktin fizik nuk e kuptoj.Ashtu si per ty edhe per mua pa ndjenjen eshte zero.Ajo qe doja te thoja eshte se eshte me te vertete e rralle qe dy persona te duhen me gjithe forcen e shpirtit.E perseris,jane me fat ata qe e kane provuar.Thash nje ore(prandaj e more sic e more),por mund te thoja dhe vetem nje minute per te pare edhe nje here syte e tij te dashur.
Kete shprehjen nuk e kuptoj(nuk ta falin asnje prej tyre me lart).Me shpjego pak te lutem cfare doje te thoje.


Postuar nga amor alucius datė 10 Maj 2004 - 19:52:

Tani pse disa njerez dashurojne me teper?

Eshte nje pyetje komplekse e cila nuk mund te kete nje pergjigje bardh-zi.Para se te lindnim kemi qene "nje" me nenen,dmth ne trupin e saje,mbasi rritemi kerkojme ate lidhje serish dhe kjo shfaqet ne formen e dashurise.(nje skene simbolike qe ishte shume impresionuese e paraqiste dhe filmi Hiroshima mon amour;kjo vajza ne nje moment thote "mbasi pashe trupin e tije te vdekur qendrova nje dite dhe nje nate e mbeshtjellur aty jashte me te derisa ne nje moment nuk arrija te ndieja ndryshimin ne mes trupit tim dhe te tijit)
Besoj qe dashuria i ka bazat ne nje admirim ndaj nje njeriu te seksit te kundert(ose te njejte),individu eshte aq i impresionuar nga nga nje tjeter sa qe sic u tha mesiper nuk arrijne te bejne gjume,qeshin dhe pa arsye etj.Por ne disa raste vihet re qe ajo qe ne radhe te pare dukej si perfeksionizmi vete,nuk eshte dhe aq e vertete dmth ai admirim bie dhe me kete ne disa raste dhe dashuria.
Ka njerez qe jane gjithmone ne kerkim te dickaje me te mire,keshtu nuk arrijne te dashurojne teresisht.Ecin me ate mendimin qe nuk duhet te mundohen qe te bejne te mundur qe nje lidhje te funksionoje pasi nese nuk ecen tani do ece me tjetren/tjetrin.
Te tjere kane nevoje per nje "vemendje" momentale dhe nese keto momente vetmie jane zhdukur,zhduket dhe "dashuria" e tyre.
Natyrat qe zakonisht dashurojne teresisht jane natyrat e brishta,ato qe lidhen shpirterisht me dike dhe nga pasiguria nuk arrijne ta shohin veten me dike tjeter.Ne kete rast mund ti japin nje siguri te tejkaluar partnerit dhe ai/ajo munde te abuzoje me kete fakt duke menduar veten si superior/e.
Jam e sigurte qe dhe don-Juanet ne nje moment te jetes se tyre dashurojne teresisht,por kjo mbasi te kene realizuar qe ajo femer nuk eshte ne nivelin e te kaluarave.

Lexova ca mendime mesiper qe mu duken shume cliché
Ajo gjendja "s'ha,s'pi,s'fle" kam pershtypjen qe i perket me teper dashurive me shikim te pare ose te dyte(me teper nje flirti).


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 20:32:

Dashuria

Eshte shume e veshtire te japesh nje pershkrim te dashurise, mgjth po kerkoj te shpjegoj si e konceptoj une.
Mendoj se dashuria eshte gjeja me e bukur qe egziston ne univers, gjeja me e shtrenjte. Eshte drite!Nje zjarr shume i forte, qe zhvillohet brenda nesh me force, pa dienine tone, pa kontroll te trurit, (po qe shpesh here s'dime ta zhvillojme sepse kemi gjithmone frike se mos plagosemi, frika na mbyll perpara dashurise.)
Dashuria eshte forca qe na lejon te kuptojme cdo gje per boten, te kemi dhe mos kemi ne te njejten kohe dyshime. Eshte forca qe na lejon te shikojme, te degjojme, te ndjejme cdo gje ndryshe. Ndryshon shume gjera brenda nesh dhe shume jashte, ne boten qe na rrethon, raportet me jeten, me njerzit, me veprimet tona. Eshte motiv euforie dhe vuajtje ne te njejten kohe.Eshte nje gje qe cdo njeri takon ne jete, per ndonje ngel fantazem per gjithe jeten nje dashuri e vuajtur shume, per nje tjeter behet i vetmi motiv per te jetuar, per ndonje behet nje kerkim i perjetshem.... po er te gjithe eshte e nevojshme dhe askush nuk i shmanget dot!!


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 20:59:

Ja si e konceptojne dhe ca nga filosofet dhe te medhenjt e gjithe shekujve.

SOKRATI: Dashuria eshte nje cmenduri, por nje cmenduri pozitive..

DANTE ALIGHIERI: thote "amor ch'a nullo amato amar perdona..."- Dmth eshte sikur cdo i dashuruar dashurohet pas dashurise vete.

EMILY DICKINSON: Dashuria eshte cdo gje, cdo gje qe dime per dashurine.

JEAN DE LA BRUYERE: Dashurohet vetem nje here, te paren. Heret e tjera qe vijne, jane me pak involontare.

FRANCESCO ALBERONI: Te dashurosh nuk eshte vetem te jesh i terhequr fizikisht nga nje person, ta shikosh te bukur dhe ta deshirosh. Eshte nje ndryshim i perbrendshem i te gjithe qenies tende...

OSCAR WILDE: Dashurite s'duhet te fillojne kurre me ndjenja. Duhet te fillojne sipas ligjeve shkencore dhe te mbarojne me nje kontrat.
Menyra me e mire per t'ju shmangur nje pasioni eshte ta jetosh ate.

FREUD: Dashuria eshte shprehja e deshires seksuale te nje njeriu...


CONTE: Lodhesh duke vepruar ose duke menduar, po s'lodhesh kurre duke dashuruar

ALBERTO SAVINIO: Asgje s'del me perfekte se sa gjithcka qe eshte e organizuar nga llogjika e arte e dashurise

H. HESSE: per te gjithe, dhe per ata me shume fat, dashuria fillon se sben me nje humbje

BIERCE: Dashuria, fjale e shpikur nga poetet per te bere rime me zemren


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.