Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 01 Shkurt 2007 - 00:21:

ureaplazma,nje bakter i klases se mikobakterieve

Cod. A01022007

Fillimisht dua te falenderoj shkodranforever2005 per shkrimin qe kishte pergatitur rreth virusit HIV dhe AIDS-it. Ishte me te vertete shume i kompletuar Do ti lutesha qe te postonte nje kopje te atij shkrimi tek tema qe flet per AIDS-in ne vecanti (tek ajo teme qe kam vendosur si link tek postimi me siper tendit) duke qene se ka rendesi themelore shpresoj qe te rishoh serish prej tij,shkrime te atij kalibri ne kete zone

Per sa i perket asaj qe kerkon erta31:
Per kete semundje e kam degjuar ne menyre te percipte, keshtu qe nje pjese nga ato qe po shkruaj me poshte po e bazoj edhe ne konsultimin e bere ne librat qe do shenoj ne fund :
Ureaplasma eshte nje semundje nga bakterie dhe shkaktari i saj eshte pikerisht nje bakter qe mban emrin e semundjes,ureaplasma urealyticum (emrin e ka marre nga fakti qe ka nje enzime qe quhet ureazi),qe ben pjese tek nje klase qe quhen mikobakterie. Bakteri ureaplasma eshte nje bakter qe ne kushtet normale gjendet ne popullsine e bakterieve qe ndodhen ne vaginen e femres (kolonizimi prej tyre behet gjate momentit te lindjes (10% e femrave ne moshen prepuberale) ose ne moshen me madhore me raporte seksuale,qe eshte edhe menyra me e zakonshme e marrjes). Ky bakter mund te gjehet edhe tek meshkujt por nuk shkakton infeksione sa tek femrat (edhe pse eshte nje lloj tjeter i po te njejtes klase,mikobakterium genitalis, qe gjendet me shume te meshkujt). Te dy keto bakterie shkaktojne uretrit,infeksion i rrugeve urinare.

Problemet qe mund te jape jane uretrit (cilesohet si shkaktaret kryesore te uretriteve qe nuk shkaktohen nga gonorrea dhe klamidia,2 grupe qe jane kryesoret per infeksionet e tilla (INFO I BAZUAR NE LIBRIN "PRINCIPET E MJEKSISE SE BRENDSHME I HARRISON,faqja 1151),infertilitet,artrite te disa tipeve si sindroma e Reiterit ose ato kroniket (artriti eshte nje infiamacion i artikulacioneve (nyjeve) ),si tek meshkujt edhe tek femrat. Mund te jete edhe shkaktar aborti te vonshem!

Diagnoza ne pergjithsi behet bazuar ne analizen e lengut te nyjeve,ose te kampioneve te marre nga vijet e poshtme urinare (edhe pse kjo metode e fundit nuk eshte shume e dobishme). Ureaplazma kerkon edhe terrene te vecanta rritjeje per tu gjetur.

Per terapi perdoren antibiotiket e klases se tetraciklinave per te cilat bakteri tregon nje sensibilitet te mire. Gjithsesi kur behet terapia kerkohet qe te perfshije edhe shkaktaret e tjere te uretritit si mikobakterium genitalis dhe klamidian. Prandaj perdoren tetraciklinat (doksiciklina qe e perdorin me shume nga ilacet e kesaj klase) dhe azitromicina (emri komercial eshte zitromaks per kete). Normalisht qe kur te jepet terapia do merret parasysh edhe neizeria gonorrea!

Besoj se keto gjera japin nje ide rreth kesaj semundjeje! Por sic e pe edhe vete,kryesisht kur flitet per uretrit,si hipoteza te para merren klamidia dhe gonorrea pastaj kalohet tek mikobakteriet

Librat e konsultuar:
-Principet e Mjeksise se Brendshme, Harrison,Ed.16
-Mikrobiologjia,Murray!


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.