Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Mister_DXP datė 06 Gusht 2007 - 02:31:

Sinuziti

Cod. A06082006

 

.

 

.........Sinuziti eshte nje inflamacion i sinusit, pra semundje e sinusit.
Sinuset jane hapesira, boshlleqe apo zgavra qe ndodhen ne kafke. Sinuset nuk kane ndonje funksion jetesor tek njeriu, por jane ata qe krijojne timbrin e zerit dhe individualitetin e tij. Kjo do te varet nga madhesia, forma shperndarja e sinuseve qe eshte shume individuale.

Te gjitha hapesirat e brendeshme te trupit lagen nga sekrecione ne menyre te vazhdueshme, per te siguruar keshtu funksionin e tyre. Keshtu ndodh me syte, veshet edhe me sinuset. Lengu qe prodhohet brenda tyre qarkullon, rrjedh pra ne hapesirat e hundes dhe prej andej ekskretohet. Neqoftese kanali ku drenohet ky lend mbyllet, atehere presioni brenda zgavres sinusale do te rritet me pasoje dhimbjen, e cila disa here eshte shume e forte.
............Kur semundja perparon lengu mund edhe te qelbezohet dhe te krijoje probleme serioze per shendetin. ka edhe disa forma kronike te sinuzitit kur brenda zgavres krijohen septe, (ndarje) qe nuk lejojne mjekimin te hyje dhe lengun te drenohet. Ne keto raste duhet nderhyrje kirurgjikale.


............Zakonisht mjekimi me i mire per sinuzitin eshte antibioterapia.
NJe nga antibiotiket e zgjedhur eshte Penicillina dhe sidomos formay e saj semisintetike.
Po ashtu shume te mire bile te preferuara jane cefalosporinat (une do te preferoja ato te gjeneracionit te dyte psh Zinnat 250mgx2 apo500mgx2 ne format me te renda)
Ky mjekim mund te shoqerohet me ilace te ndryshme me pika nga hunda per te ndihmuar drenimin e lengut.

DXP


Postuar nga Gjinni datė 09 Shtator 2007 - 23:55:

Informacion korrekt. Desha te shtoj qe problemi i sinuseve eshte mjaft kompleks . Perveq mjekimit konservativ qe shpeshhere eshte i pasukseshem aplikohet edhe kirurgjia. Viteve te fundit aplikohen teknika te reja per operimin e sinuseve si:
FESS- Functional Endoscopic Sinus Surgery qe mundeson nepermjet endoskopeve te drejtuar nga kamera te depertohet nga vrima e hundes per ne hapesirat e sinuseve dhe te nderhyhet per mjekimin e patologjise ekzistuese.


Postuar nga MARSMED datė 15 Shtator 2007 - 01:46:

shenjat e semundjeve tek thonjte

Cod. B15092007

Po mundohem te jap disa shembuj se si mjafton nje shikim i mire i thoit qe te te jap nje ide mbi funksionimin e organizmit ne teresi.

Crregullime ne rritjen e thonjve.

Ne kete foto paraqitet ndertimi i thoit,pjeset e tij perberes.


Tek fotoja e dyte jane te permbledhura disa nga crregullimet kryesore te thoit qe pershkruhen poshte.



1.Gishtat si xham sahati (Pjesa qendrore e tyre eshte e fryre sic duket dhe ne figure .Nje karakteristike dalluse eshte vendosja perballe njeri tjetrit e dy thonjve te gishtave tregues dhe do shihet si ne figure qe eshte zhdukur hapesira ne forme rombi qe normalisht duhet te ishte ne nivelin e dy lunulave,qe eshte ajo gjysem heneza e bardhe qe dallojme ne rrenjen e thoit)E hasim kete crregullim ne keto semundje: semundja inflamatore e zorreve/semundje malinje te mushkerive/asbestoze/bronkit kronik/cirroze/semundje te lindura te zemres/endokardit/malformacione atrio-ventrikulare.



2.Koilonikia(thonj si govate) -mungese hekuri-anemi/hemokromatos/ semundja thua-patela.

3.Onikoliza (prishje e thoit) -( Sic duket dhe ne figure ne cepin e djathte te thoit ai eshte i shkeputur nga baza e tij.-psoriasis/infeksione /hipertiroidisem/sarkoidoz/trauma/Amiloidos/crregullime te indit lidhor


4.thoi me gropa (Ketu ne te tere siperfaqen e thoit gjejme disa gropezime pikesore, te vogla)-psoriaz/sindroma reiter/alopecia areata.

5.Beau’s line (Jane depresione horizontale qe i korespondojne momentit te kalimit te nje semundje te rende ose te traumes etj) - semundje te renda sistemike/semundja e raynaund/pemfigus/trauma.


6.Thoi I verdhe - limfedema/efuzione pleurale/imunodeficenc/bronkektazi/sinuzit/artrit rheumatoid/sindroma nefrotike/tiroiditis/turbekulos/semundja e raynaund

Crregullime te ngjyres

1.Thoi I bardhe - insuficens hepatike/cirroz/diabet melitus/insuficens kronike e zemres/hypertiroidisem/kequshqyerje.

2.Heneza e kalter- semundja e Wilsonit/helmim me argjend/terapia me quinacrin

3.Thoi gjysem-pergjysem- specifike per insuficensen renale


4.Muehrcke’s line (jane vija te bardha te vendosura ne cifte qe pershkrojne tere gjeresine e thoit,nuk zhvendosen me rritjen e thoit)- specifike per hipoalbuminen.

5.Mees line(vija te bardha transversale qe zhvendosen me rritjen e thoit)- helmim me arseniku/semundja Hodgkin/insuf kronik e zemres/lepra/malaria/kemioterapi/helmim me monoksid karboni/

6.Vija te errta longitudinale -melanoma/nishan beninj/variant normal tek zezaket

7.Kanaleza longitudinal -alopecia areata/vitiligo/dermatitis atopik/psoriasis

8.Splinter hemorragji - endokardit subakut bacterial/lupus eritematoz sistemik/artrit rheumatoid/sindromi antifosfolipid/ulcer peptike/tumore/perdorimi I kontaceptiveve oral/shtatzania/psoriasis/trauma



9.Telangiektazia - artrit rheumatoid/lupus eritematoz sistemik/dermatomiosit/sclerodermia

10.Leukonikia(Jane ato pikat apo viza te vogla horizontale ose vertikale te bardha qe shohim shpesh neper gishta .Nuk kane asnje lidhje me ndonje crregullim te organizmit,jane te parendesishme.)

Per secilen nga crregullimet ka nje shpjegim mjeksor por nuk po ndalem sepse personat e kesaj fushe i dine ose dine ku ti gjejne,kurse per te tjeret sdo ishte me shume interes mendoj


Postuar nga Dr_Devil datė 21 Nëntor 2007 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vlonjati99Tave
ns6 ca je ti vlla... doktorr?



Student mjeksie si edhe ne te tjeret!


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:49:

Cfare semundje eshte aplasia modullar

Se di se cfare semundje eshte???
Por dua ta di se cfare semundje eshte??




______
MOS E MJEKONI SEMUNDJE- MJEKOJENI NJERIUN---thenie kineze


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 20:02:

aplazia midulare

Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:06:

Hepatiti i melcise

Hepatit ėshtė inflamacion i mėlēisė. Shoqėrohet me vdekje tė hepatociteve. Zverdhja (ikteri) ėshtė njė nga shenjat e sėmundjes dhe ėshtė pasojė e kolestazės intrahepatike. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobėsi, mungesė oreksi, ethe. Transaminazat janė tė rritura.

Hepatiti viral
1. Viruset shkaktare janė viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse tė tjera si CMV, EBV, HSV, etj.
2. Diagnoza: Bazohet nė analizat serologjike dhe nė rritjen e transaminzave.
3. Hepatiti A:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, njė picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nėpėrmjet ngrėnies tė ushqimeve tė infektuara.
o c. Inkubacioni = 2 deri 6 javė; transaminazat rrinė tė rritura pėr rreth 4 javė.
o d. Hepatiti A ka vdekshmėri tė ulėt, rrallė pėrparon nė hepatit fulminant, dhe tek fėmijėt mund tė jetė krejt asimptomatik.
o e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnė kulmin nė javėn e parė tė sėmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundėr HAV vendos diagnozėn e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinė tė rritura pėr shumė vjet dhe janė bartėse tė imunitetit.
o f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
4. Hepatiti B:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, njė hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
o b. Pėrhapet nėpėrmjet seksit, shiringave, dhe nga nėna shtatzanė tek bebja (njėsoj si virusi HIV i SIDAs).
o c. Inkubacioni = 2 deri nė 6 muaj. Transaminazat janė mė tė larta se nė hepatitin A dhe rrinė tė rritura pėr rreth 3 muaj.
o d. 1-2% e tė sėmurėve bėhen bartės kronikė tė virusit; pėrqindja ėshtė mė e lartė nė tė sėmurėt me mangėsi imune dhe nė fėmijėt; deri nė 90% e bebeve tė lindura nga nėnat me hepatit B bėhen bartės kronikė. Bartėsit kronikė kanė rrezik tė shtuar pėr cirrozė dhe kancer tė mėlēisė. Mė pak se 1% e infeksioneve akute me HBV pėrparojnė nė hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund tė shoqėrohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.
o e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund tė maten: (i) HBsAg ėshtė antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes tė transaminazave dhe qėndron i rritur gjatė kohės tė sėmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes tė simptomave do tė thotė qė i sėmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs ėshtė antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes tė antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do tė thotė qė infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu ėshtė antitrupi qė shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet nė serum por antitrupat anti-HBc fillojnė e rriten shpejt pas shfaqjes tė HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do tė thotė qė kemi tė bėjmė me hepatit B akut ose me keqėsim tė hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qėndron i rritur pėr 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qėndrojnė tė rritur pėr jetė pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg ėshtė njė antigjen viral qė shihet vetėm nė serumet qė janė pozitivė pėr HBsAg; HBeAg ėshtė njė formė e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do tė thotė qė virusi po shumėzohet me shpejtėsi. Kur HBeAg qėndron i rritur pėr mė shumė se 3 muaj shanset e kthimit nė hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik tė virusit shkon paralel me praninė e HBeAg, porse prania e HBV DNA ėshtė mė sensitive dhe mė specifike sesa prania e HBeAg.
o f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat qė mund tė pėrdoren pėr hepatitin B janė interferoni alfa dhe lamivudina.
5. Hepatiti C:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, njė virus i pėrbėrė nga njė fije acidi ribonukleik dhe i ngjashėm me flaviviruset.
o b. Pėrhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugė seksuale ose nga nėna tek fetusi ėshtė i vogėl. Transmetimi nėpėrmjet gjirit nuk ėshtė i dokumentuar.
o c. Inkubacioni = 6 - 7 javė.
o d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumė simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herė pas here dhe 80% e rasteve pėrfundojnė me hepatit kronik.
o e. Serologjia: ELISA pėr antitrupat anti-HCV nuk ėshtė shumė sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet mė tė lartė; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do tė thotė infeksion aktiv por nganjėherė personat RIBA-pozitivė nuk kanė HCV RNA nė serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do tė thotė infeksion i pasuar me shėrim tė plotė.
o f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinė.
6. Hepatiti D (agjenti delta):
o a. Virusi i hepatitit D ėshtė njė virus gjysmak prej acidi ribonukleik qė shkakton infeksion vetėm nė praninė e virusit tė hepatitit B; virusi D ka nevojė pėr kapsulėn e prodhuar nga virusi B.
o b. Kur tė sėmurėt me hepatit B kronik infektohen me virusin D sėmundja mund tė keqėsohet shpejt, me hepatit tė rrufeshėm ose me pėrparim tė shpejtė nė cirrozė.
7. Hepatiti E:
o a. Virus prej RNA-je i ngjashėm me caliciviruset.
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale, dhe nėpėrmjet ujit tė pijshėm tė ndotur.
o c. Sėmundja e shkaktuar nga virusi E ėshtė e lehtė dhe nuk shkakton infeksion kronik.
o d. Tek gratė shtatzana mortaliteti i hepatitit E ėshtė i lartė (rreth 10-20%).
Hepatiti granulomatoz
1. Shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza.
2. Diagnoza: biopsi.
3. Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikė ose antifungalė, ose prednizon pėr sarkoidozė.
Hepatiti alkoolik
1. Alkooli ėshtė shkaktari numėr 1 i sėmundjeve tė mėlēisė nė USA.
2. Shenjat/simptomat: verdhėz, eritemė palmare, kontrakturė Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti, etj.
3. Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afėrsisht 2 herė sa ALT (GPT).
4. Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.
Hepatiti autoimun
1. Tipi I prek gratė e reja, shoqėrohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturė e lėmuar.
2. Tipi II prek fėmijėt, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqėrohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-muscle, kundėr-mėlēisė- veshkės-muskulit).
3. Shenjat dhe simptomat: verdhėz, etj., si nė hepatitet e tjera.
4. Trajtimi: prednizon, azatioprinė.
----------------------

>>>>>>>> MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(Nga Wikipedia)(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE TE TREGOJ UNE APO JO......


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:08:

Semundja cirroza

>>>Semundja Cirroza


Cirroza ėshtė gjendja nė tė cilėn pėrfundon mėlēia pas sėmundjeve kronike qė shoqėrohen me dėmtim tė qelizave tė mėlēisė, fibrozė, rigjenerim nodular, dhe shtrembėrim tė mikroarkitekturės tė mėlēisė. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmėri tė mėlēisė (pamjaftueshmėri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmėri tė qarkullimit tė gjakut nė mėlēi).Shkaku numėr njė i cirrozės ėshtė alkooli; shkaku numėr 2 ėshtė hepatiti viral. Shenjat dhe simptomat e cirrozės janė pasojė e tre gjėrave:
1.
o a. Pamjaftueshmėria e qelizave tė mėlēisė.
o b. Hipertensioni portal.
o c. Anashkalimi i qelizave tė mėlēisė qė vjen si pasojė e shunteve portosistemike.

-->>Shenjat, simptomat, analizat e gjakut
1. Dobėsi, lodhje.
2. Lėkura: verdhėz, teleangiektazi, eritemė palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozė.
3. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, varice ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezė, melena, hematokezi.
4. Sistemi endokrin: amenorre, impotencė, gjinekomasti, sterilitet.
5. Sistemi nervor: encefalopatia shfaqet me asteriksis, dizartri, delir, koma.
6. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-sė dhe e aPTT-sė, transaminaza tė rritura, anemi, trombocitopeni.
-------------------
MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE APO......


Postuar nga NS-6 datė 27 Dhjetor 2007 - 11:26:

nese shkrimet kane origjine nga ndonje sit tjeter duhet te japesh origjinen,daten e publikimit si dhe autorin ne formen qe po te paraqes:

Burimi i Informacionit : emri i sitit
Data e Publikimit : data
Autori : emri i autorit ose nese nuk ka shkruaj pa autor.

keshtu mund te sigurohemi per origjinen e sakte te saj si dhe nuk kemi probleme nese thone qe ky postim eshte marre pa shenuar origjinen.

per cdo permirsim te shkrimit per nga ana grafike ose gjera te tjera mbetet detyre e imja pastaj


Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 18:23:

Unhappy sepsis kriptogjeni

Dua te di se cfare semundje eshte sepsis kriptogjeni??? Lexoni per lidhjen e kesj semundje me nikotinen ja kodi : Cod. C05012008 ose Lajme nga Mjeksia faqe 5!!!!


Postuar nga Straniero datė 22 Janar 2008 - 16:51:

alkaptonurine

1902- ne vitn 1902 Gard(Garrd) ka supozuar se egziston lidhje spsecifike ndermjet gjeneve dhe enzimve edhe ate kur e pershkruajti alkaptonurine, si semudje trasheguese bikomike).hulumtimet e autoreve te caktuar kane treguar se secili gjen percakon egzistimin e nje
enzimi . E cfare semundje eshte alkaptonurina atehere.............nese mundet me gjete dikush dicka..........???????


Postuar nga Lela_Dr datė 23 Janar 2008 - 15:48:

Ns mund te gjesh ndonje material per kete semundje dhe nga se vjen???
Sepse mora vesh qe tani per tani nuk ka menyre kurimi.
Njerezit duhet te mbijetojne me te

Iridociclite eterocromica di Fuchs.


Postuar nga Girl-Power datė 24 Janar 2008 - 20:29:

Iridociclite eterocromica di Fuch

COD B24012008

Eshte nje patologji me natyre infiamatore kronike te dhomes anteriore (te perparme )te syrit qe eshte pergjegjese e rreth 2-3% te rasteve te uveiteve. Zakonisht shfaqet rreth moshes 30-40 vjec me eterokromi (gjendje ku syte shfaqin iride me ngjyre te ndryeshme), mjegullon shikimin e me vone mund te coje ne katarata.Simtoma te tjera mund te jene dhimbje, skuqje, fotofobi(d.m.th qe nuk duron dot driten) dhe renie te aftesise se shikimit.
Komplikacione te mevonshme mund te jene ipertono okular dhe glaukoma.
Diagnoza eshte vetem ne menyre klinike dhe forma me e shpeshte eshte unilaterale.
Mendohet qe shkaqet e saj mund te jene autoimune duke qene se ne shume paciente jane gjetur antikorpe kunder epitelit korneal(pjese perberese e kornese);por ka dhe faktore te tjere si agjentet infektues te herpesit, rosolise ose toksoplasmozit.
I pergjigjet zakonisht terapise me steroide (ne rast se jo terapia nderpritet menjehere); ose me cicloplegici qe rralle here jane te nevojshem(nese te ka dhene ndonje terapi shih tek udhezimet se cfare eshte).

Fjalor:

Uveit- infiamacion i nje pjese ose te teres veshje vaskolare(tunica media) te syrit, por mund te interesoje si infiamacion edhe veshje te tjera te syrit si sclera,cornea e retina.

Ipertono Okular- rritje e presionit endookular (brenda ne sy).

Glaukoma-semundje e nervit otik(te syrit) qe zakonisht shkaktohet nga nje rritje e presionit brenda ne sy qe demton qelizat nervose(nervin otik) dhe qeliza neuroliale dhe con drejt ne nje pakesim te ngadalte te aftesive shikuese deri ne verbim(kjo e fundit mjafte e rralle), pacientet qe e shfaqin kete semundje kane nje familaritet me te pasi te tjere te aferm e kane pasur si semundje.

PS.Nese ka ndonje term qe nuk perdoret ne te njejten menyre ne shqipen mjekesore ju lutem korrigjojeni.


Postuar nga NS-6 datė 26 Janar 2008 - 23:30:

Djegiet: klasifikimi dhe pasojat kryesore

Cod. A27012008

djegiet jane demtime te indeve te ndryshme qe shkaktohen si pasoje e nxehtesise se leshuar nga zjarri ose nga objekte ose lengje te nxehte.
mund te klasifikohen ne 4 shkalle per nga grada e interesimit:
ne graden e pare kemi djegiet qe shkaktojne vetem eriteme (skuqje te lekures) me nje shkaterrim siperfaqesor te lekures,kryesisht te limituar tek shkaterrimi i qimeve qe e mbulojne.
ne graden e dyte kemi eriteme me nje mbledhje lengu qe vjen nga enet e gjakut dhe ky shkon ne mblidhet ne zonat e poshtme te epidermes (lekures). deri ne kete faze,ekziston akoma mundesia e nje rigjenerimi dhe fitimi te plote te integritetit te lekures duke qene se derma,zona qe permban edhe qelizat staminale qe rigjenerojne lekuren ne menyre te vazhdueshme, nuk eshte e interesuar.
ne graden e trete kemi nje shkaterrim me vdekje qelizore (nekroze) te lekures dhe formim te nje koreje siperfaqsore.
ne fazen e 4 kemi nje nekroze jo vetem te lekures por edhe te indeve me te thella deri tek interesimi i kockes.
nje djegie e fazes se 3 dhe 4 nuk mund te rigjenerohet ne menyre te plote duke qene se derma shkaterrohet dhe si pasoje nga keto djegie ngelen shenja.
ne 2 fazat e para do te kemi dhimbje te forta duke qene se kemi nje acarim te fibrave nervore terminale qe perfundojne tek receptoret e lekures kurse ne 2 fazat e fundit nuk kemi dicka te tille duke qene se ato jane shkaterruar plotesisht.
problemet kryesore qe mund te japin djegiet jane ato te hipovolemise (ulje te sasise se lengjeve) dhe te elektroliteve duke shkaktuar aritmi e deri ne nje paaftesi kardiake. njekohesisht mund te shkaktohet edhe nje paaftesi renale qe mund te dallohet nga fakti qe personi nuk urinon me dhe nivelet e kreatinines dhe azotemise rriten shume.
nje moment i rendesishem ne fazat pas djegies eshte faza kur toksinat e zonave te djegura kalojne ne gjak pasi ka filluar nje mobilizim i qelizave te gjakut drejt zonave te interesuara. keto toksina mund te shkaktojne shok dhe vdekje nese jane ne sasi te medha,kjo si pasoje e interesimit te trurit por edhe e organeve te tjera. pas kesaj faze vjen faza e infeksioneve. duke qene se djegia ka shkaterruar lekuren qe eshte nje barriere per bakteriet,infeksionet behen mjaft te mundura ne keto momente. nje numer i madh vdekjesh ndodh pikerisht si pasoje e ketij infeksioni qe merr formen e sepsit (infeksion i shperndare me interesim te disa organeve).


Postuar nga Straniero datė 03 Shkurt 2008 - 16:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
1902- ne vitn 1902 Gard(Garrd) ka supozuar se egziston lidhje spsecifike ndermjet gjeneve dhe enzimve edhe ate kur e pershkruajti alkaptonurine, si semudje trasheguese bikomike).hulumtimet e autoreve te caktuar kane treguar se secili gjen percakon egzistimin e nje
enzimi . E cfare semundje eshte alkaptonurina atehere.............nese mundet me gjete dikush dicka..........???????


Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
Dua te di se cfare semundje eshte sepsis kriptogjeni??? Lexoni per lidhjen e kesj semundje me nikotinen ja kodi : Cod. C05012008 ose Lajme nga Mjeksia faqe 5!!!!

ATEHERE CFARE SEMUNDJE JANE....................DMTH GJENI SE UNE SE KAM IDENE


Postuar nga kunder19 datė 04 Mars 2008 - 16:53:

Cfare eshte kanceri i mushkerive?

Cod. A04032008

Cfare eshte kanceri i mushkerive?
Kanceri i mushkerive eshte kanceri i trakese, bronkeve (rrugeve te ajrit) ose i alveolave (qeseve te ajrit). Me i shpeshte eshte kanceri i bronkeve.
Vrasesi me i madh
Kanceri i mushkerive eshte kanceri me i madh vrases ne Europe dhe ne te gjithe boten. 20% e vdekjeve nga kanceri i perkasin kancerit te mushkerive ( 28% ne burra dhe 10% ne gra).
Ne grate, kanceri i gjirit eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por ne disa vende si p.sh. ne Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkerive jane me te lartea nga vdekjet prej kancerit te gjirit.
Format e kancerit te mushkerive
Jane dy forma kryesore te kancerit te mushkerive: Kanceri i
mushkerive me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i mushkerise me qeliza te vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma me e shpeshte e kancerit te mushkerive eshte ajo me qeliza jo te vogla(NSCLC),e cila ka mbijetese me te gjate se kanceri i mushkerive me qeliza tevogla (SCLC), qe ka tendence te perhapet me shpejt.
Cfare e shkakton kancerin e mushkerive?
Duhanpirja eshte pergjegjese per afersisht 90% te rasteve me kancer te mushkerive.
Duhanpirja pasive rrit rrezikun per kancer te mushkerive tek ata qe nuk pijne duhan.
Faktore te tjere (“ cancerogjene”) mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkerive vete ose ne kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substance te ndryshme kimike). Numri i rasteve qe keto te fundit shkaktojne eshte krejt i vogel ne krahasim me kancerin e mushkerive qe shfaqet tek duhanpiresit.
Trajtimi i kancerit te mushkerive
Zbulimi i hershem te kancerit te mushkerive mund te permiresoje mbijetesen, por kjo nuk eshte akoma plotesisht e percaktuar.
Menyrat e trajtimit
Trajtimi mund te perfshije kirurgjine, rrezatimin dhe kemioteapine, te ndara ose te kombinuara me njera tjetren. Trajtimi duhet te jete individual ne varesi te tipit dhe stadit te semundjes.
Kirurgjia
Kirurgjia per heqjen e kancerit pulmonar eshte e mundur vetem ne nje numer te kufizuar rastesh. Nuk eshte e percaktuar nese kanceri eshte perhapur ne pjeset e tjera te trupit ose eshte ne nje pjese te mushkerive qe e ben heqjen e tij te pamundur.
Rrezatimi/kemioterapia
Rrezatimi dhe/ose kemioterapia mund te perdoren per reduktimin e mases tumorale para operacionit ose si mjekim ndihmues ne stadet e avancuara te semundjes.
Kemioterapia eshte kurative vetem ne nje numer te kufizuar rastesh (~5%).
Perhapja ne Europe
Ne Angli te dhenat tregojne se 1 burre ne 13 burra dhe 1 grua ne 23 gra do te vuajne nga kanceri pulmonar.
Rastet e reja
Numri me i madh i rasteve te reja eshte pare ne vendet e Federates Ruse, pasi atje edhe numri i duhanpiresve eshte edhe me i madh.




Shpenzimet

Fushat per veprim
• Parandalimi
Fushata te vazhdueshme qeveritare dhe jo qeveritare per reduktimin e pirjes se duhanit.
• Diagnoza dhe mjekimi
Permiresimi i metodave per zbulimin e hershem te kancerit pulmonar jane te nevojshme per rritjen e numrit te pacienteve qe mund te perfitojne mjekim kirurgjikal, qe eshte provuar se kjo e fundit e redukton vdekshmerine.
Dott. Uka Rexhep
Kostoja mesatare e trajtimit te nje pacienti me kancer pulmonar me qeliza te vogla (SCLC) eshte vleresuar me 17 000 euro.
Hospitalizimi perfshin rreth 50% te ketyre shpenzimeve , ndersa kostoja e kujdesit dhe kemioterapia perfshin 13% te tyre.
Kemioterapia mund te permiresoje shenjat e semundjes dhe cilesine e jetes. Ka pak efekt ne zgjatjen e mbijeteses por aktualisht rralle eshte kurative.
Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Mjeksia.htm


Postuar nga shelgu datė 23 Janar 2009 - 13:01:

Re: aplazia midulare

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)



 

Nuk thuhet as "Modulare" dhe as Midulare" por medulare

Aplazia medulare


Postuar nga NS-6 datė 23 Janar 2009 - 23:20:

flmn...ta shperblefsha me te mira


Postuar nga shelgu datė 12 Mars 2009 - 20:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
flmn...ta shperblefsha me te mira


Mender qofsh edhe ti. Te mira pac perhere dhe te hengshim dasmen


Postuar nga NS-6 datė 13 Mars 2009 - 00:19:

Amin amin


Postuar nga capkenia durrsake datė 02 Qershor 2009 - 11:26:

hmm

pershendetje miqte e mi te ketij forumi , kam nje shqetesim prej kohesh dhe spo di si ta kaloj , u be kohe qe ushqimin se ha me qef , madje ka dite qe ha nga zori dhe kjo ndodh dhe sepse kam nje gjendje ankthi qe zgjat shume dhe qe sme le te bej asgje . Jam vizituar dhe te nje neurologe duke menduar se e kam pas nga stresi po ajo me tha eshte thjesht periudhe provimesh do te kaloj dhe me dha nje lac antistres, ske asgje shqetesuese me tha.

un mund te mos kem asgje shqetesuese , po fakti qe sme le as te msoj as te ha , as te jem ne gjende te mire me ben te ndihem keq. hmm se di sa arrij te jem e qarte se e keqa eshte se askush sarrin te me kuptoj tamam.

 

ps: bera dhe analizat e gjakut dhe dola me nje mungese te vogel hekuri dhe pak anemike.(normal qe do jem anemike perderisa s ha dot) nejse phh sdi me cte bej ,,


Postuar nga BIONDIA datė 02 Qershor 2009 - 12:48:

Ne rradhe te pare pershendetje capkene me urimin qe kjo periudhe provimesh te mbaroje sa me shpejt ne ty te kthehet oreksi ) une sjam doktoreshe por nje pjese te mire te jetes e kam kaluar neper spitale dhe kjo qe me thua ti sme duket nje "semundje(nuk shpresoj qe te jete e tille per ty ) " e panjohur te pakten per mua .
Anemia dhe mungesa e hekurit nuk vjen nga e pangrena dhe as sesa e shendoshe je sepse shikon femra te shendosha por anemike (por shkaqet me te shumta jane shkaku i nje cikli te bollshem o i nje problemi i rruazave te kuqe o dhe ajo mediterranea qe zakonisht eshte me shume tek femrat meditarraneo ku shqiperia nuk hyn )
Te keshilloj nje cikel "indovenash" hekuri ne gjak qe te sjelli pak fuqi dhe disa vitamina qe te hapin oreksin por kur ferretina eshte ne valore shume te ulta ,mos u dal thjesht ne analize normale bej nje me te specializuar si ajo "microcitosi " dhe aty shikon nga vjen kjo anemi .
Nese ti do kishe nje "atako di paniko o ne shqip "kriza frike "" besoj se neurologa do ta tregonte dhe sdo ndalej thjesht me kete ialce anti stres por gjeja me e mire eshte te flasesh me dike te mos mbash brenda cdo gje ....dhe nese kjo gje nuk iken ste kushton gje ndonje doktor me me esperience se neurologu


Postuar nga Lela_Dr datė 02 Qershor 2009 - 16:47:

Mungesa e hekurit te rruazat e kuqe nuk eshte ndonje dem i madh per shendetin, sepse edhe ne shtepine time kam persona qe vuajne nga anemia dhe mungesa e hekurit.

Normat e hukurit ne rruazat e gjakut mund t'i permiresosh per 2 muaj, duke marre nje ilac i quajtur FERROGRAD.
Ndryshe duhet te hash mish kali, shpnetka, ose melci. Ose edhe filete mishi jo te pjekur shume (gati pothuajse me gjak).
Eshte mire t'i hash 2-3 here ne jave.
Duhet te pish edhe shtryllje (leng) portokalli c'do mengjes.
Ose mund te pish Polase qe jane (sali minerali), japin fuqi sidomos per sportistes dhe nuk te lejne te jesh e debult.

Per sa i perket shijeve te ushqimeve dhe stresit per provimet, atehere kjo gjendje eshte edhe personale, sepse nuk duhet te kesh vetem situaten e mesime por dhe disa gjendje te tjera familjare ose personale qe te krijojne te tilla probleme (qe ti i quan shendetsore, por nuk jane te tilla)

Mos pretendo nga vetja me shume sec mund ti japesh, bej ate qe arrin te besh, dhe te keshilloj qe te argetohesh edhe me shoqerine, te dalesh, te besh shopping. Mos e mbaj mendjen vetem tek provimet.

Ne fillim fillo e ha gjerat qe pelqjne me shume, dhe avash avash, shto dhe ushqime te tjera.

Se pari fillo nga vetja, mos prit te te ndihmojne te tjeret kur ti vete nuk kujdesesh per veten tende.

Te gjithe kemi qene studente, por jemi munduar te mos krijojme probleme shendetsore trupit duke e forcuar me shume sec duhet.


Postuar nga capkenia durrsake datė 02 Qershor 2009 - 23:58:

FALEMINDERIT

nje falenderim te vecante per bionden dhe lejlen dr. Do perpiqem te ndjek keshillat tuaja ,,,  Ne fakt lejla problemi qendron se un jam ne nje situate te mire ne pergjithsi , argetohem me shoqerine , dal po prap kjo gjendja e ankthit sme iken, dmth skam ndonje situate qe duhet te merakosem dhe per kete me vjen me teper inat, po do interesohem me teper se nga me vjen .


Postuar nga NS-6 datė 03 Qershor 2009 - 00:59:

thjesht doja te beja disa pyetje:
- kur i ke bere keto analiza duke marre parasysh fundin e ciklit.
- kur thua anemike,sa jane keto vlera? nese vlerat e laboratorit jane ndermjet 11 dhe 13 psh dhe vlera eshte 10.9, nuk do shqetesohesha teper.
- prej sa kohesh ke qe oreksi te ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar ne krahasim me me para? cfare ka ndikuar ne kete gje?(sigurisht, stresi ka pjesen e vet por mund te jete ndonje gje tjeter me teper?)
depozitat e hekurit ne trup nuk eshte qe mbarojne sot per neser, keshtu qe per te thene qe dicka e tille vjen nga fakti qe nuk ha, duhet te kemi parasysh kohen dhe ditarin ushqimor (dhe jo vetem te nje dite te vetme).

mendoj qe pergjigja e ketyre pyetjeve mund te ndihmojne per te inkuadruar me mire situaten si dhe per te thene nese kerkohen analiza me te gjera,nese kerkohet te beje ilace etj etj.

mos harro qe femrat jane te predispozuara drejt anemise qe con ne nje ulje te hekurit. normalisht qe nje diete e ekuilibruar i zevendeson keto humbje keshtu qe nese eshte nje gje qe duhet te behet ajo eshte rregullimi i dietes.
perdorimin e ilaceve do ta evitoja dhe do ta lija vetem per momentin kur te gjitha nderhyrjet e tjera nuk kane bere fajde. mos harro qe cdo ilac ka efeket e veta anesore, keshtu qe sa me pak te perdoren (ose sa me shume te evitohen) aq me mire eshte.

te pakten ky eshte mendimi im.


Postuar nga belga datė 09 Qershor 2009 - 16:13:

pershendetje ēapkenja durrsake!
shpresoj te gjesh nje rruge te drejte qe te te ndihmoje nga ana shendetsore si dhe gjithashtu te uroj suksese me provimet

respekte nga belga


Postuar nga agata datė 08 Dhjetor 2009 - 18:09:

Nje vaksine kundra Kancerit te uterusit (mitres) Shpjegim dhe menyra e perdorimit.

Shfaqja e nje kanceri mbas nje infeksioni viral ose bakterien nuk eshte diēka e re. Psh: kanceri i stomakut, ne shume raste eshte si pasoje e nje mikro organizme i quajtur "helikobakter pylori" te cilen mjekesia qe prej disa viteve, fatmiresisht, eshte mesuar t'a kerkoj lokalizoj e shkaterroj.
Ne te njejten menyre shume kancer te melqise kane lidhje dhe jane si rrjedhoje e viruseve, nder kryesoret eshte ai i hepatit B, kjo ishte dhe arsyeja e krijimit te vaksines "hepatitB" qe lufton kete virus ne menyre qe ai te zhduket.
Arsyeja kryesore e kancerin te qafes se mitres, eshte nje familje virusesh te quajtur "papilomavirus". Deri me sot mjeket kishin per zakon te kerkonin anomalie (dysplazie) qe kishin te benim me prezencen e ketij virusi pergjate leximit te "frotit vazhinal" dhe te survejonin, e trajtonin ne menyre kirurgjikale, format rezistuese ose ato me shqetesuese ( dmth heqje e nje zone te uterusit). qe shpesh zhvilloheshin e jepnin kancer.
Keshtu lindi ideja e nje vaksine kundra ketij lloj virusi, e cila sot Egziston, rezultatet jane shume premtuese. Por duhet te behet e qarte kur dhe si te perdoret kjo vaksine.



Udhezimet e perdorimit
Vaksina mund te behet duke u nisur nga mosha 9 vjeēe. Por preferohet nga mosha 14 deri me 23, tek vajzat e reja, te cilat nuk kane pasur akoma maredhenie seksuale. Vaksina administrohet ne 3 here, nje inzheksion i pare intramuskulere, pastaj nje i dyte mbas dy muajsh, qe pasohet me nje inzheksion te trete mbas 6 muajsh...


Perse vaksina i eshte rezervuar ne menyre te preferueshme moshave midis 16 dhe 23 vjeē?
Vaksina behet midis moshen 16 dhe 23 vjeē per arsye te ndryshme:
Studimet qe kan dhene shume rezultat, jane bere midis ketyre moshave, pra nuk njihet dobishmeria e saj, jasht kesaj lapsi moshash.
Kjo moshe u zgjodh per arsyje se papilomavirus eshte nje semundje seksuale ngjitese. Vaksina nuk ben asnje dobi tek personat tashme te infektuar, per kete arsyje ajo eshte shume e keshilluar, para raportit te para seksual.
Studimet dhe provat, vazhdojne qe kjo vaksine te jete e mundur per mosha edhe me te "medhaja".
Vaksina nuk eviton te gjitha llojet e kancerit te mitres, per arye se ajo nuk permban te gjitha llojet e Papilomavirusit (ekzistojne me teper se 100 lloje), por permban viruset me kryesore qe jane shkaktare te kancerit te uterusit.
Kjo vaksine eshte shume efikase per te luftuar kancerin e uterusit, sepse provat kan treguar qe 98% te dysplazise jane evituar. Viruset e seleksionuara per elaborimin e vaksines jane afersisht responsabel te 70% te kancerit te mitres.
Megjithate per te qene te sigurte duhet te ndiqemi regullisht nga gjinekologu, per te evituar ndonje dysplazie, qe degjeneron nga nje forme tjeter papilomavirusi.

Mos harrojme

Akoma nuk dihet mire se sa kohe jan te mbrojtur personat e vaksinuar, per momentin jemi te sigurte qe vaksina eshte efikase per nje kohegjatesi 5 vjeēare.
Vaksina redukton ne menyre te konsiderueshme dysplazine, por akoma nuk eshte konfirmuar qe reduktimi i dysplazive do te reduktoj numrin e kancereve te mitres. Duhet te presim akoma disa vite per te arritur prova te sukseshme...

Si perfundim

Nje vaksine sikurisht shume efikase dhe e dobishme, por qe ne asnje menyre nuk perjashton vizitat gjinekologjike dhe perdorimin e prezervativit ne rast mardheniesh seksuale ku rezikohen infeksione, ose semundje te tjera seksuale ngjitese...


Postuar nga Agata-1 datė 05 Mars 2010 - 16:17:

Anemia, komplikacionet dhe kurimi

Anemia ėshtė njė ndėr ērregullimet mė tė tė gjakut, qė rezulton nga pakėsimi, rėnia e numrit tė rruazave tė kuqe tė gjakut nė organizmin e njeriut. Ky lloj ērregullimi mund tė sjellė probleme tė pariparueshme shėndetėsore, si rezultat i uljes se nivelit tė hemoglobinės nė rruazat e kuqe, e cila ėshtė njė ndėr komponentėt pėrbėrės mė tė rėndėsishėm tė rruazave tė kuqe tė gjakut, qė bėn transportimin e oksigjenit nė tė gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janė tė shumėllojshme.
Shkaktarėt e anemisė janė tė shumtė, por ndėr mė tė rėndėsishmit mund tė veēohen si: Shkatėrrimi i tejskajshėm i rruazave tė kuqe, humbja e gjakut si pasojė e shumė faktorėve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshėm i rruazave tė kuqe tė gjakut, etj.
Por anemia rrjedh edhe nga shkaqe tė tjera pėrveē kėtyre qė pėrmendėm mė lart, siē janė: Ērregullimet e trashėguara nė organizmin e njeriut, kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, prezenca e disa kacereve, ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.
Anemia shfaqet nė disa mėnyra, disa prej tė cilave pėrshkruhen mė poshtė.
Anemia hemolitike
Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatėrrimit tė parakohshėm tė rruazave tė kuqe tė gjakut. Jetėgjatėsia e rruazave tė kuqe normale mund tė shkojė deri nė 120 ditė, por nė rastin e anemisė hemolitike, kjo jetėgjatėsi shkurtohet deri nė 25 % tė jetėgjatėsisė normale. Nė kėtė rast, indi kockor qė prodhon rruazat e kuqe nuk ėshtė nė gjendje qė tė plotėsojė nevojat e indeve tė ndryshme tė organizmit me rruaza tė kuqe.
Anemia hemolitike e trashėguar
Ka disa lloj anemish hemolitike tė trashėguara, si: Sickle Cell anemia, talasemia, deficienca, mangėsia e njė enzime tė quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).
a) Sickle Cell anemia
Ėshtė njė nga format mė tė ashpra tė anemisė qė mund tė gjendet kryesisht tek popullsitė me prejardhje afrikane, por mund tė prekė gjithashtu edhe popullsitė me prejardhje kaukaziane, arabe, indiane dhe mesdhetare. Nė kėtė rast, hemoglobina krijon njė formė tejet tė papėrshtatshme gjatė procesit tė shpėrndarjes sė oksigjenit, duke bėrė kėshtu qė ajo tė ketė krijuar njė formė anormale. Kjo ēon nė shkatėrrimin e parakohshėm tė rruazave tė kuqe tė gjakut dhe ulje tė nivelit tė hemoglobinės nga ana klinike.
b) Talasemia
Kjo ėshtė njė formė anemie qė prek kryesisht popullsitė me prejardhje mesdhetare, nė veēanti dhe ato afrikane e jug-perėndimore aziatike. Kjo formė e anemisė karakterizohet nga rruaza tė kuqe anormale dhe jetėgjatėsi tė shkurtėr tė tyre. Rezultojnė dy lloj talasemish: Talasemia major dhe ajo minor. Qė tė dyja shkatėrrojnė rruazat e kuqe tė gjakut, por talasemia major ėshtė mė e ashpėr, duke bėrė qė hekuri i ndodhur nė gjak, tė depozitohet nė lėkurė dhe organet vitale tė organizmit.
c) Mungesa e G6PDHG
Mungesa e G6PDHG prek kryesisht popullsitė me prejardhje afrikane, por nė tė njėjtėn ka rezultuar qė tė prekė dhe grupe tė tjera popullsish. Nė kėtė rast, rruazat e kuqe mund tė mos prodhojnė sasi tė mjaftueshme tė kėsaj enzime tė rėndėsishme ose sasia e prodhuar rezulton tė jetė anormale.

Disa kėshilla tė nevojshme pėr anemikėt

1- Lodhje, takikardi, zbehje janė simptomat e anemikėve.
2- Anemikėt duhet tė konsumojnė fruta mė vitaminė C.
3- Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile.
4- Anemia zakonisht kurohet me metoda tė zakonshme, si ilaēet.
5- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase pėr tė trajtuar
aneminė.
6- Anemia shkaktohet si pasojė e njė ushqimi tė keq.
7- Anemikėt duhet tė pinė 150 gram lėng karotash nė ditė.
8- Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.

Anemia e rruazave tė kuqe tė gjakut
Kjo lloj anemie mund tė shkaktohet nga humbja e madhe e gjakut si pasojė e njė dėmtimi, operacioni apo edhe moskoagulim tė rregullt tė gjakut. Anemia e shkaktuar nga prodhimi i pamjaftueshėm i rruazave tė kuqe tė gjakut vjen si shkak i paqėndrueshmėrisė sė indit kockor nė prodhimin e mjaftueshėm tė rruazave tė kuqe tė gjakut, nė mėnyrė qė tė plotėsojė nevojat e indeve tė organizmit. Kjo mund tė vijė si rezultat i pranisė sė disa lloj kanceresh nė organizmin e njeriut apo edhe nga sėmundje tė ndryshme kronike. Anemia ndodh edhe nė rastet kur organizmi nuk ėshtė nė gjendje tė prodhojė eritrocite, rruaza tė kuqe, tė shėndetshme si rezultat i mungesės sė konsiderueshme tė hekurit nė sistemin e qarkullimit.

Shenjat dhe simptomat e anemisė
Nėse dikush ėshtė i prekur nga anemia, ndėr shenjat mė tė mundshme dhe mė tė zakonshme mund tė jenė: Zbehja e lėkurės, skuqje jo normale e buzėve dhe krijimi i njė shtrati tek thonjtė. Mund tė pėrmendim gjithashtu edhe gjendjen e lartė tė irritimit, lodhjen fizike, marrje mendsh dhe takikardi, rrahje e shpejtė e zemrės. Ka edhe shenja apo simptoma tė tjera tė cilat janė mė tepėr pėr t’u trajtuar nė rrugė klinike dhe nuk mund tė dallohen lehtėsisht. Ka disa raste tė prekjes sė grupeve tė ndryshme nga mosfunksionimi si duhet i disa proceseve fiziologjike dhe kimike. Ēdo pacient ka tė veēantat e veta dhe kėrkon njė shpjegim fiziologjik dhe klinik tė ecurisė sė sėmundjes qė nga parandalimi, fillimi, shfaqja dhe nė fund trajtimi me medikamentet e duhura.

Diagnostikimi dhe kurimi i anemisė
Nė shumicėn e rasteve diagnostikimi i kėsaj patologjie ndodh pasi tė jenė kryer njė sėrė testesh tė pėrbėrjes sė gjakut, siē mund tė jetė testi i pėrbėrjes sė gjakut, duke pėrfshirė kėtu tė gjithė komponentėt e tij. Trajtimi varet direkt nė llojin dhe shkakun e anemisė. Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve tė hekurit nė gjak, qė mund tė ēojė nė degjenerim tė sėmundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe vitaminės B12, qė tė dyja kėto komponentė tė rėndėsishėm tė gjakut nė procesin e koagulimit. Trajtimi mund tė realizohet me transfuzion tė rruazave tė kuqe tė gjakut tė marra nga njė donor, heqja dhe transplantimi i shpretkės ose trajtimi me ilaēe qė mbrojnė qarkullimin normal tė rruazave tė gjakut brenda sistemit tė qarkullimit.

Si ta kurojmė aneminė me bimė mjekėsore
Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve. Disa prej kurave tė pėrgatitura me bimė mjekėsore pėrdoren edhe pėr shėrimin e sėmundjes sė anemisė ose pagjakėsisė. Anemia vjen shpesh pas njė gjakderdhjeje tė madhe dhe tė fuqishme, mirėpo ērregullime mund tė vijnė edhe si pasojė e ushqimit tė dobėt dhe tė keq. Tė sėmurėt anemikė duhet tė konsumojnė ushqime tė shumėllojshme dhe tė pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta etj. Lėngu i shalqirit dhe mjalti ndihmon pėr tė luftuar sėmundjen. Pirja e tri lugėve tė vogla nė ditė nga masa e pėrftuar me shalqi, karafil dhe sheqer ėshtė njė kurė e mirė pėr tė luftuar aneminė. Kjo kurė ndihmon pėr tė trajtuar aneminė nė kushtet e shtėpisė.



Burimi: Tirana Observer


Postuar nga Straniero datė 25 Nëntor 2010 - 13:47:

Semundjet reumatizmale

dua te dij per sem. reumatizmale dicka:
siptomat, diganistikimi,terapia, sa ndihmon Ca dhe banjat ujore te ngrohta ne zbutjen se semundjes cfare duhet te bejm si pacient nese jemi diagnostikuar me semundje te ketille para nje jave.dmth cka nese semundja eshte ne fazen fillestare. cka duhet te bejem ne semundjet reumatizamle qe semundja te mos zhvillohet edhe me teper....dua te dij cdo gje...


Postuar nga Straniero datė 25 Nëntor 2010 - 13:54:

Herniet e diskut lumbal

Herniet e diskut lumbal edhe per ket lloj te hernise dua te dij cdo gje, pse ndodh, mjekimi, si dhe cka ndihmon qe te parandalohet ose te zbuten siptomat e kesaj semundje. sa eshte e sukseshme kirurgjia ne kete rast a ka pasoja


Postuar nga AndreaPirelli datė 25 Nëntor 2010 - 14:02:

Mahhh ........... gjeja e pare qe do te te keshilloja do ishte te shkoje dhe flisje me Doktorin e familjes ........ se kjo qe kemi ne ketu ne forum ....... eshte nje cike e zene me probleme unaze (cit) ... (eshte duke e vene ne gisht me duket ....... po shhhhttttt eshte sekret) ....... dhe nuk e di sa reliable eshte.
Me sa di une (qe nuk jam expert i fushes) nga produktet pa recete mund te perdoresh Glucosamine and Chondroitin Sulfate, Nuk eshte sherues po qetesues. Banjot e diellit ne rere te nxehte me sa di bejne mire. Nuk e di per banjot termale ............. .
Shpresojme qe Shelgu t'i hedhe nje sy kesaj teme ........... pasi ai eshte expert ne cdo fushe................ dhe e di qe njera nga komshiet e tij ka patur probleme reomatizme.


Postuar nga Enya datė 25 Nëntor 2010 - 19:23:

Po te semuret me Breast- cancer
qe Jane duke marre chemio- treatments, si mund ta luftojne anemine ne gjak?


Postuar nga Straniero datė 26 Nëntor 2010 - 21:31:

Re: Herniet e diskut lumbal

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
Herniet e diskut lumbal edhe per ket lloj te hernise dua te dij cdo gje, pse ndodh, mjekimi, si dhe cka ndihmon qe te parandalohet ose te zbuten siptomat e kesaj semundje. sa eshte e sukseshme kirurgjia ne kete rast a ka pasoja

ok.sot lexova ne nje liber se altrenative e nderhyrjes kirurgjikale eshte: injektimi i enzimeve proteolitike ne disk.kaq shkrunte....tash a dini dicka per kete metode...keni degjuar apo lexuar dicka per kete ndokund.


Postuar nga Piktor datė 26 Nëntor 2010 - 21:56:

Re: Re: Herniet e diskut lumbal

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero

ok.sot lexova ne nje liber se altrenative e nderhyrjes kirurgjikale eshte: injektimi i enzimeve proteolitike ne disk.kaq shkrunte....tash a dini dicka per kete metode...keni degjuar apo lexuar dicka per kete ndokund.

Nje shoku im eshte edhe operuar para dy vitesh, por perseri e ka kapur hernia, pra me operacion te thjeshte nuk u beka gje.


Postuar nga Straniero datė 30 Nëntor 2010 - 18:06:

Discopathia lumbalis

pershendetje dua te di me shume rreth diskopative te vertebrave lumbale...
pse ndodhin....nderlikimet qe i sjellin ato....mandej trajtimi...a shoqerohen me hernie te diskut lumbal.ka rendesi pesha e trupi tone ne kete semundje....


Postuar nga shelgu datė 30 Nëntor 2010 - 21:21:

Re: Discopathia lumbalis

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
pershendetje dua te di me shume rreth diskopative te vertebrave lumbale...
pse ndodhin....nderlikimet qe i sjellin ato....mandej trajtimi...a shoqerohen me hernie te diskut lumbal.ka rendesi pesha e trupi tone ne kete semundje....



Keto kane shkaqe nga me te ndryshmet, as qe ja vlen qe t'i zesh me radhe.

Puna eshte se po te zuri duhet shkuar tek mjeku.

Nje keshille: po pate mundesi largoju operacionit.


Postuar nga Straniero datė 02 Dhjetor 2010 - 17:21:

Re: Re: Discopathia lumbalis

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu


Keto kane shkaqe nga me te ndryshmet, as qe ja vlen qe t'i zesh me radhe.

Puna eshte se po te zuri duhet shkuar tek mjeku.

Nje keshille: po pate mundesi largoju operacionit.


perpiqem te gjej inf.per ,metoden alternative te operacionit qe e ceka me lart: injektimi i enzimeve proteolitike ne disk.sidoqofte flm per keshillen. valle kjo alternative e kurimit a behet ketu ne ballkan apo ne shtetet perendimore apo turqi.nuk e kam idene


Postuar nga Straniero datė 02 Dhjetor 2010 - 17:57:

hemorragjite

dua te di ose a ka ndokush material mbi hemorragjite ne pergjithesi por me shume jam i ineresuar mbi postmin me larte


Postuar nga shelgu datė 02 Dhjetor 2010 - 23:41:

Re: Re: Re: Discopathia lumbalis

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero

perpiqem te gjej inf.per ,metoden alternative te operacionit qe e ceka me lart: injektimi i enzimeve proteolitike ne disk.sidoqofte flm per keshillen. valle kjo alternative e kurimit a behet ketu ne ballkan apo ne shtetet perendimore apo turqi.nuk e kam idene



Kjo eshte akoma ne fazen eksperimentale dhe me thene te drejten, nuk ke se si te pergjigjesh.

Etiologjia e demtimeve te diskut varion tej mase, qe prej virozave te ndryshme e deri tek traumat e pastra. Nuk mund te kete as terikisht nje mjekim universal. Ne rastin me te pergjithshem keto enzima do te ristrukturonin proteinat e diskut kur ato jane te alteruara, por jo te denatyruara.

Persa i perket hemoragjive, ti mund te specifikosh se cfare kerkon. Nese behet fjale per heofiline dhe pathologji te kompleksit te formimit te trombit, duhet te drejtohesh tek ato materiale dhe nese kerkon hemoragjite post traumatike, ku futen edhe ato gjinekologjike ka te tjera burime


Postuar nga Straniero datė 06 Dhjetor 2010 - 20:57:

Re: Re: Re: Re: Discopathia lumbalis

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu


Kjo eshte akoma ne fazen eksperimentale dhe me thene te drejten, nuk ke se si te pergjigjesh.

Etiologjia e demtimeve te diskut varion tej mase, qe prej virozave te ndryshme e deri tek traumat e pastra. Nuk mund te kete as terikisht nje mjekim universal. Ne rastin me te pergjithshem keto enzima do te ristrukturonin proteinat e diskut kur ato jane te alteruara, por jo te denatyruara.

Persa i perket hemoragjive, ti mund te specifikosh se cfare kerkon. Nese behet fjale per heofiline dhe pathologji te kompleksit te formimit te trombit, duhet te drejtohesh tek ato materiale dhe nese kerkon hemoragjite post traumatike, ku futen edhe ato gjinekologjike ka te tjera burime


flm per pergjgjen per hernite lumbale.do te kerkoj ne kete drejtim edhe me shume.....sa thua per hemorragjite them ne pergjithesi per hemorragjite... patologji....me duhet si material shtese per nje punim seminarik...sidoqofte pothuajse mbarova me.nuk prish pune... edhe se shpejti do ta keni si teme(post)mbrenda forumit


Postuar nga capkenia durrsake datė 11 Shkurt 2011 - 01:02:

ju falenderoj

ju falenderoj miqte e mi per kujdesin qe keni treguar duke me dhene pergjgjie,, e vleresoj sinqerisht.


U bene dy vjet dhe tani shyqyr e kam kalaur ate periudhe qe e kam perjetuar aq shume,, si cdo student dhe un mbaje mbi supe ngarkesa emocionale qe sduhej ,, se konceptoja me ngel ne provim prej sedres se semure , merzitesha dhe prekesha per hic gje e shume e shum gjera te tjera.

Sherimi im erdhi nga nje eskursion qe bera ne Maj te po atij viti ne Pogradec , as vete nuk e di sesi po di vetem qe krejt papritur un po ndihesha sh me mire,, po haja ,, skisha me gjendje ankthi dhe avash avash e mora veten. Sado qe jam interesu per te kuptuar se cme ndodhi, nga mu shkaktua dhe si u sherova ashtu, asnjeher skam per ta kuptuar

Ndonjeher natyra dhe klima bejne mrekullira ky ishte dhe msimi qe mora un , ndaj dhe ju keshilloj qe kur ndiheni keq merrni frym thelle dhe shetisni merrni ajer se ajo ndihmon vertet... te pakten mua me funksionoi


Postuar nga shelgu datė 23 Maj 2016 - 01:37:

Cfare semundje mendoni se eshte?

Pacienti 70 vj, mashkull me shenja ne lekure qe mund te konsiderohen si eritema(skuqje pak te ngritura mbi nivelin e lekures, pa kufij te sakte me dimensione nga 2mm ne 7 mm. Pak te krojutura ne ato vende me intensitet te vogel(nga 1 ne 10 mund te kategorizohen ne nivelin 2).
Ne ekzaminimin fisik nuk konstatohet asnje shenje tjeter ndihmese.
Laboratori
RF ( faktori reumatizmal 15. Fibrinogjeni 150. Sedimenti 50 ne 2 ore. Prot C reaktive16. eritrocitet, leukocitet dhe formula brenda normes.
Glukoza esell 90. Grafi e shtylles shenja spondiloartroze por pa probleme koresponduese.
CT-Scan-pa pathologji te dukshme.
ECHO abdominale. Pa pathologji te dukshme.

Analizat u perseriten pas 2 javesh dhe rezultojne me te njejtat rezultate.

Sugjerohet semundje lekure. Vizita tek dermatologu pa komkluzion.

Vizita tek reumatologu-pa konkluizon.

U rekomandua te rrihet pa mjekim per nje muaj dhe te perseriten analizat duke menduar qe mund te jete fillimi i nje semundje autoimune.


Postuar nga robert datė 28 Maj 2016 - 18:55:

Mundet te jete edhe ndonje tip alergjie, qe ka kohen per disa jave e pastaj mund te kaloje vetvetiu!? S.d.q., konsulta me mjeket eshte gjithmone gjeja me e mire.


Postuar nga Fajtori datė 29 Maj 2016 - 03:40:

Cudi, une kam 24 ore me keto simptoma. Per rastin tim eshte patjeter alergji, nuk ka c'te jete tjeter. Por se gjej nga erdhi dhe as Zyrtec as kremi kunder alergjive nuk po ben fajde. Do ike besoj se e kalova dhe njehere tjeter kshu, po me vjen inat qe se gjej nga vjen.

Sa per shtojce, acarimi shfaqet dhe ne duar, ku ngjan si pucra mikroskopike, dhe jane shume te sikletshme kur kap gjera me maje. Te hapesh shishe uji, me ate tapen me dhembeza, eshte teper e sikletshme.


Postuar nga robert datė 29 Maj 2016 - 16:45:

Pucrat qe duken e ikin jane ne 99% te tyre alergjike. Sistemi imun zhvillon me kohe reagentin e vet, ndaj nuk duhet shqetesuar shume. Edhe vete kam alergji dhe nuk marr ilace. E rendesishme eshte largimi nga substanca te forta kimikale, si ilac rrobash, enesh, etj.


Postuar nga shelgu datė 16 Qershor 2016 - 19:03:

Vertet mendimi i pare ka qene per alergji. Mjkimi me antialergjike dhe gjithe sistemin tjeter nuk dha rezultat.


Te zgjatem pak per mjekimin e alergjise se besoj qe eshte e nevojshme. kam pare shume mjeke qe e mjekojne alergjinee pa kriteret e duhura, os ethjesht me nje "epo merr nje zyrtec".

Pa u zgjatur ne parandalimin e alergjise qe edhe ky eshte me shume efekt po perqendrohem ne disa konsiderata per



Mjekimi per alergji fillon ne disa shkalle:

-merren antialergjiket e thjesht ose antihistaminiket si Zyrtec qe thote Fajtori. Perfaqesuesi I kesaj familje eshte dyphenilhydramina(benadril), Keta bllokojne vetem nje pjese te strukturave histaminike H1 dhe quhen H1 antagoniste. Por ne trup ka edhe struktura H2 qe edhe ato eshte mire te bllokohen per nje mjekim me adekuat. Te tille jane Cimetidina (Tagamet) dhe te tjera ranitidine, famotidine...

Keshtu qe per mjekimet qe linja e pare e antihistaminikeve nuk ka dhene rezultat duhet shtuar edhe linja e dyte. Konkretisht, merret zyrtec + cimetidine.
Kujdes se farmacisti mund te thote qe cimetidine eshte per ulceren e stomahut dhe nuk e ka gabim, por efekti I saj I vertete eshte pikerisht H2 bllokuese dhe eshte pikerisht ky efekt qe perftohet ne kete rast.

-Nese edhe ky mjekim nuk jep efektin e duhur shtohet nje kortizonik gjitmoine ne doze te matur mire dhe ne kohen e pershtatshme. kortizoni merret perhere rreth ores 8 te mengjesit.




Fajtor per ty e kasha kete nderhyrje


Postuar nga Fajtori datė 17 Qershor 2016 - 13:44:

Falimnderit, problemi kaloi vete. As ato qe tha doktori nuk i mora, se ia fusin bjeri ti biem qe te shesin ilace. I zoti e nxjerr gomarin nga balta.


Postuar nga shelgu datė 27 Prill 2017 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Falimnderit, problemi kaloi vete. As ato qe tha doktori nuk i mora, se ia fusin bjeri ti biem qe te shesin ilace. I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Kjo pergjigje per mendimin tim eshte shume e gabuar. Profesionisti di shume me teper dhe pergjithesisht e mbeshtet veprimin e tij mbi nje diplome legale.
A ka lajthitje? Po shume. Por une do shkoja tek jeku pr nje problem mjeksor, po ashtu do ftoja arkitektin kur te ndertoja shtepine.
Edhe ky komshiu im di te beje shtepi dhe ka bere shume, por arkitekti do me plotesonte kerkesat e mia me mire.


Postuar nga Fajtori datė 04 Maj 2017 - 00:46:

Mjeku duhet patjeter, por nuk eshte gjithmone i sakte. Mjeket kane nje ndryshim te madhe nga arkitetktet dhe inxhinieret. Kur shtepia jote rrezohet inxhinieri mban pergjegjesi per llogaritjet qe ka bere. Kur semundja nuk sherohet mjeku nuk mban asnje pergjegjesi. Mjeket do kene reputacion me te mire sikur te mbajne pergjegjesi. Fjala vjen, une kam nje iriq te vogel ne gisht. Provova nja dy solucione me diluente por nuk e hoqen. Vajta tek doktori dhe i kerkova te aplikoje azot te lenget. Si gjithmone mjeku kryesor eshte teper i rendesishem per tu marre me keto, keshu qe ia le mjekeve te rinj. i riu e beri pak dhe e la, i kerkova ta beje me shume qe te sigurohet demtimi. E beri dhe ca dhe aq. 6 muaj pas kesaj meseleje nuk ka ndryshuar asgje, iriqi nuk ra dhe demtimi ishte i pamjaftushem. Sipas teje tani duhet te harxhoj akoma leke dhe kohe per nje iriq te vogel duke u marre me doktore? Mendo pak sikur doktori te mbante pergjegjesi dhe une te shkoj ti trokas ne dere pa lene takim dhe pa paguar leke. Doktori duhet te kete per detyre te mbaroje punen qe filloje, dhe ta beje kete pas marre asnje lek. Kjo do ishte e ngjashme me ate qe ben arkitekti nese plani qe ka bere me shtepine eshte i gabuar.

Doktoret, pra, nuk qenkan arkitekte. Nuk mbajne pergjegjesi dhe kerkojne leke sa here i shikon. Mjekesia eshte profesion i nderuar, por doktoret jetojne ne iluzionin se kane profesion hyjnor, kur pergjegjesia qe mbajne qendron larg ambjenteve legale dhe ne betime teorike se do i bejne mire pacientit. Betime qe bien ndesh me interesat e mjekut per te marre leke me shumice.


Postuar nga shelgu datė 27 Qershor 2017 - 19:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Mjeku duhet patjeter, por nuk eshte gjithmone i sakte. Mjeket kane nje ndryshim te madhe nga arkitetktet dhe inxhinieret. Kur shtepia jote rrezohet inxhinieri mban pergjegjesi per llogaritjet qe ka bere. Kur semundja nuk sherohet mjeku nuk mban asnje pergjegjesi. Mjeket do kene reputacion me te mire sikur te mbajne pergjegjesi. Fjala vjen, une kam nje iriq te vogel ne gisht. Provova nja dy solucione me diluente por nuk e hoqen. Vajta tek doktori dhe i kerkova te aplikoje azot te lenget. Si gjithmone mjeku kryesor eshte teper i rendesishem per tu marre me keto, keshu qe ia le mjekeve te rinj. i riu e beri pak dhe e la, i kerkova ta beje me shume qe te sigurohet demtimi. E beri dhe ca dhe aq. 6 muaj pas kesaj meseleje nuk ka ndryshuar asgje, iriqi nuk ra dhe demtimi ishte i pamjaftushem. Sipas teje tani duhet te harxhoj akoma leke dhe kohe per nje iriq te vogel duke u marre me doktore? Mendo pak sikur doktori te mbante pergjegjesi dhe une te shkoj ti trokas ne dere pa lene takim dhe pa paguar leke. Doktori duhet te kete per detyre te mbaroje punen qe filloje, dhe ta beje kete pas marre asnje lek. Kjo do ishte e ngjashme me ate qe ben arkitekti nese plani qe ka bere me shtepine eshte i gabuar.

Doktoret, pra, nuk qenkan arkitekte. Nuk mbajne pergjegjesi dhe kerkojne leke sa here i shikon. Mjekesia eshte profesion i nderuar, por doktoret jetojne ne iluzionin se kane profesion hyjnor, kur pergjegjesia qe mbajne qendron larg ambjenteve legale dhe ne betime teorike se do i bejne mire pacientit. Betime qe bien ndesh me interesat e mjekut per te marre leke me shumice.


Ky perjashtim qe ke kapur ti, verteton rregullin.
Problemi nuk qendron tek mjeku por tek semundja. Une nuk po kap preblemin mjek-para, por mjek-semundje. Nje iriq ne kembe eshte pak ndoshta, por (duke te uruar me te miren) mendo qe te jesh vertet I semure dhe ka shume semundje. Paradoksi qendron ne tjeter vend-shume pak semundje sherohen. Njeriu eshte kaq I dobet e I papersosur.
Shume pak semundje sherohen dhe ne fakt edhe nga ato qe sherohen, te gjitha kalojne duke lene tek njeriu vulen e tyre. Ko me fjale te tjera quhet konsumim I njeriut.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.