Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anėtarėt e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Te kujtojme njeri tjetrin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18826)


Postuar nga robert datė 21 Maj 2021 - 20:18:

Une kam vazhduar ta vizitoj koliben e Horizontit edhe pasi te tjeret humben rrugen dhe kushedi se ku u vet-degdisen! Biles duke postuar edhe ndonje gje tek Fizika, apo Media. Por prej rreth 1 viti, e ndoshta ca me shume, nuk jam futur me, sepse ma kane futur!
Historia e meposhteme eshte sa e besueshme, aq edhe e pabesueshme! Por 100% e vertete! Qysh ne rini shkruaja gjera te vogla ne vargje dhe proze letrare. Gjithashtu lexoja shume edhe libra shkencore dhe mendoja shume per funksionimin e natyres! Nje ndodhi e vogel ne fund te viteve '80 me dha te kuptoja kete funksion. Dicka e re dhe e palexuar dhe degjuar deri me kete kohe. (Mund t'ju duket skicofrenike, ndoshta eshte e tille, por eshte e vertete!) Jeta vazhdonte te na rrembente me ato perditsimet e saja prej gallate dhe moshe rinore. Jeta e emigrantit pas 1990-es kishte te tjera preokupime. S.d.q., dikur (2004-5) u ula dhe i mblodha vargjet dhe tregimet letrare dhe i botova (2005). Kete kohe sapo kish nisur kazani i islamizmit radikal te ziente, ndaj dhe iu futa Bibles dhe Kuranit ti analizoja, se c'kishin keto libra. Me doli nje liber me mbi 1000 faqe, te cilin nuk mund ta botoja, per 1.shkak mungese parash, 2. ndaj meje nisen gjithe ato levizje survejimi dhe provokimesh, 3. thashe te prisja njehere te shkruaja edhe ato gjera te tjera kryesore e nderkohe rriteshin pak edhe femijet, pastaj qeni qepen te hante. (Ai liber u botua me 2013) Nisa kete kohe (2006) me ate qe mendoja se do te perbente librin e vetem shkencor, por ngeca pak gjate tek teoria speciale e relativitetit, ndaj e nxorra kete si punim me vete (2007). Duke pasur kete periudhe (2006-9) shume shqetesime, te cilat me duhej ti injoroja, sikur nuk i shikoja, u ingranova ne procesin e shkrimit te gjithfare temash, cfare pak jane pasqyruar edhe ne kete forum, ne te cilin -me duket se- kam hyre me 2007. Ne vitin 2015 "mbarova" me pjesen me te madhe te ideve te mia, duke e mbyllur ciklin e botimeve te librave, pas nje lodhje te konsiderueshme, (sepse kam qene aktiv edhe ne kete forum apo ne ndonje gazete), me librin e 15-te. Kuptohet se sasia e shkrimeve nuk pasqyron detyrimisht cilesine e tyre, ndaj nuk kam as me te voglen krenari per 'to. Por me ka habitur shmangia dhe lenia demostrative ne heshtje e tyre, e kam fjalen me shume per ato shkencore, ku mund te jepej nje lloj oponence (mendimi), se cfare te rejash kane ne lemin e tyre shkencor, apo sa budadalleqe!
Gjate kesaj kohe "pushimi" (2015-20) problemet e ndryshme nuk kane mbaruar, perkundrazi jane shtuar. Per te larguar mendjen nga gjithe sikletet e ndryshme jame marre me shkrime te ndryshme. Vjet mendova ti permbledh disa shkrime shkencore qe kam hedhur her pas here ne faqen time te internetit (fjale cimbuese) e ti botoj ne nje liber. Per fat botuesi me tha se nuk kishte shume pune, ndaj ia nisa te formatuar ne fund te gushtit 2020, me emndimin qe ne panairin e librit te ish gati. I nisa gjithashtu edhe kaparin e lekve, te gjitha. Per cudi libri nuk po futej ne shtyp. Me ate rast shtova dhe nje shkrim ne fund te shtatorit-fillim tetori, shkrim jo aq shkencor, por ne lidhje me ndarjet e cmimit Nobel ne fizike. Prita qe libri (Shkenca biblike) te botohej gati per panair, por nuk u botua vecse ne ... (nuk e di) ... mendoj ne shkurt 2021, sepse ne mars mora (permes nje shoku) nje kopje. Deri me sot (fund maji 2021) bibl. komb. nuk ka marre 5 kopjet e caktuara, sipas ligjit, ndonese ajo merr jo me vone se 1 muaj nga dhenia e Nr. ISBN 5 kopjet e saja! Nuk e di pse botuesi im e ka botuar me vonese kete liber, nuk e di pse Bibl. komb. nuk interesohet per marrjen e 5 kopjeve te saja. Po t'ju tregoj pastaj te gjitha detajet, qofte dhe vetem ne lidhje me librin e fundit, nuk do ti besoni historite, por do te mendoni se tipi ne fjale (une) i krijoj vete per te terhequr vemendjen! Lere qe s'ka vend ketu per ti treguar te gjitha detajet! Lere pastaj te shkruaj per te gjitha shqetesimet e tjera, qe do t'ju duken te pabesueshme. Nuk dua ti bej reklame faqes time te internetit, se nuk me intereson fare sa e lexojne, por aty jane nje pjese te ketyre shqetesimeve. Nuk e di dhe as nuk me intereson dhe as kam kohe te mendoj, pse segmente te shtetit gjerman me kane kategorizuar tek personat e padeshiruar, por bej cudi me veten, pse kam qene kaq naiv, qe kam besuar se ekziston nje fare demokracie ne perendim, ne Gjermani! Nje mut i madh ekziston dhe demokracia ekziston po pate leke dhe pozite! Gjithe te tjerat -me falni per shprehjen- ketu ne perendim jane pordhe me rigon! Nje dikatature qe do ta kishte 1000 here zili ajo e dikurshmja e jona! Mjafton te shikoni vetem rastin e Snoudenit dhe Asanxhit, dhe njeriu kupton gjithshka se ku ndodhet! Kam frike se do vdesim kendej dhe do na cojne ne Shq. trupin pa zemer, pa tru, pa veshka, pa mushkri, ma melci, dhe ky eshte vetem fillimi!
Me falni se kam shkruar shpejt dhe ndoshta pak kaotisht, por me shkurt nuk mund t'ua permblidhja!


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.