Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parė ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 »
Trego 67 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Cila eshte origjina e vertete e Skenderbeut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=407)


Postuar nga Piktor datė 07 Shtator 2016 - 19:10:

Sot ne disa media citohej nje historian serb qe kishte argumentuar se heroi yne kombetar SKENDERBEU eshte me origjine serbe.
Nuk eshte se ka bere ndonje zbulim te ri. Thjeshte gjera te debatuara ne kete shekull dhe ate paraardhes.

As une ne kete shkrim nuk kam ndermend te replikoj dhe te zbuloj fakte te reja por thjesht nje kalim llogjik i historise se heroit tone kombetar.

Si fillim duhet te prezantojme qe shteti apo principata e Gjonit nuk kishte asnje lidhje me serbet. Persa i perket Vojsaves ajo vinte nga nje dere e fisme qe nuk ishte serbe. Ne ate kohe martesat kombinoheshin mes familjeve te medha dhe kjo tradite apo mode ka qene e praktikueshme deri vone edhe ne Europe. Tek ne i fundit ishte mbreti Zog.

Asnje serb nuk ishte ne ushtrine e Skenderbeut. Asnje serb nuk u thirr ne kuvendin e Beslidhjes. Asnje serb nuk ndoqi Skenderbeun ne Itali kur i shkoi ne ndihme Ferdinandit te Napolit kundra tarantineve.

Papa i cili donte ta bente prinjes te perendimit nuk ishte serb.
Papa qe e nderoi me titullin" Atleti i Krishtit" nuk ishte serb.

Serbet e penguan te bashkohej me Huniadin dhe dihet mire reagimi i tij kundra serbeve.

Asnje serb nuk iku ne Itali e me pas gjetke pas vdekjes se Skenderbeut. Asnje serb si arbereshet e Italise nuk e perkujton Skenderbeun.

Skenderbeu nuk mund te jete serb thjesht se do nje serb.

Ne fund kjo nuk tregon asgje me shume veēse verteton katerciperisht ate qe kane bere fqinjet tane me herojte tane qe nga Leka i Madh, Pirro, Konstandini, Justiniani e se fundi pretendojne edhe per Nene Terezen. Fatkeqesisht keta gjejne perhere edhe mbeshtetje nga bashkombas tane qe nuk mungojne kurre. Kjo eshte nje e vertete e hidhur.


  Gjithsej 67 faqe: « E parė ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 »
Trego 67 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.