Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Toka-nje "top debore" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16938)
Toka-nje "top debore"
Dimri nunklear mund te shkaktohet nga shume shkaqe. Nje prej tyre eshte edhe shperthimi i njekohshem i disa bombave atomike. Kjo do te sillte nje dendesi te tille resh ne stratosfere qe do te ishte e afte per te absorbuar ngrohtesine e diellit. Per pasoje Toka do te ftohej gradualisht deri ne mbulimin e plote nga akujt. Sipas llogarive, nqs akujt arrijne nivelet e paraleleve 20-21, krijohet nje rreth i tille vicioz qe do conte ne progredimin e ftohjes se Tokes deri ne shnderrimin e saj ne nje top te madh debore.
Sipas ketij arsyetimi, shtimi i siperfaqes se bardhe, con ne reflektimin e rrezeve te ngrohta te Diellit, dhe shtimin e metejshem te akujve.
Megjithse arsyetimi eshte llogjik dhe matematikisht i vertetuar, ky mbetet nje paradoks.
Pse paradoks?
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pse paradoks?
Sot kish tek gazeta MAPO kete artikull:
Shkencëtarët zbulojnë një oqean masiv nën sipërfaqen e Tokës
Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar një oqean gjigand nën koren e Tokës, përmasat e të cilit janë 3 herë më të mëdha se gjithë uji që ndodhet mbi sipërfaqe.
Grupi i kryesuar nga Steven Jacobsen i Universitetit Northwestern dhe Brandon Schmandt i Universitetit të New Mexico, thonë se uji është bllokuar nga molekulat në brendësi të një minerali të quajtir, ringwoodite.
Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën sesi janë formuar oqeanet dhe sesi e kanë ruajtur madhësinë e tyre për miliona vite. Shumë gjeologë thonë se uji ka ardhur nga hapësira nëpërmjet kometave të akullta që goditën planetin tonë, por studimi i ri thekson se oqeanet janë formuar gradualisht në Tokë nga thellësia e planetit.
“Gjithë treguesit thonë se uji në Tokë ka ardhur nga brendësia e planetit”, shprehet Jacobsen. Shkencëtarët kanë përdorur 2 mijë sizmiografë që kanë studiuar valët sizmike të 500 tërmeteve dhe kanë matur shpejtësinë e tyre në uji dhe më pas në shkëmbinj.
“Kur një shkëmb me shumë H2O (ujë) lëviz nga një zonë më tranzicion të lartë drejt një më të ulët, ai mundohet të largojë sadopak H2O, ndaj shkrin pakëz. Kjo quhet dehidratim i shkrirjes”, tha Brandon Schmandt. Studimi është botuar dhe në revistën ‘Science’.
Une qofsha gabim ne komentin tim "emocional" por s.d.q., ky qe:
Na vjen per te vjelle kur lexojme dhe degjojme keta shkencaret anglo-saksone, qe dominojne mediat me para, dhe perhapin vitet e fundit teorite e reja per ardhjen e ujit ne toke me ane te kometave!!! Cdo vit teori te reja! Tani flasin per ardhjen e ujit nga nentoka, dhe gazetaret tane idiote japin cdo lajm, pa pyetur se si erdhi nga nentoka!?! Ndersa idete shkencore te mesuar ne shkolle, se ne kushte (temperature, presion) te caktuara, dy atome hidrogjen dhe nje atom oksigjen bashkohen duke na dhene ujin, kete gje kaq te thjesht kjo shkolle fetare jude-anglo-saksone nuk e permend!!!
Etiketimi i shkences nga prejardhja tregon vetem paragjykimet personale, s'ka asnje lidhje me shkencen. Prandaj edhe komenti yt nuk perban asnje vlere shkencore.
Ti ndoshta nuk e ve re por shkenca sot po leviz, gjen plot artikuj ne Kina, Koreja, apo Meksika. Ata qe i botojne nuk kane asnje paragjykim, kurse ti qe lexon lajme verdalle te duket sikur anglo-saksonet i blikan mediat me para.
Robert, ka dy menyra per te lene shenje ne bote. E para eshte te besh shkence vete, te gjesh fondet, te integrohesh ne nje institucion, te perparosh dijet. Tjetra eshte te vish verdalle duke interpretuar sipas llogjikes tende lajmet qe gjen poshte e perpjete. Me te dyja mund te kesh nje impakt, por ne publike te ndryshme, ne rastin e pare tek publiku i ditur, ne rastin e dyte tek publiku thashethemeve. Nese je kaq i apasionuar pas shkences sac thua, nuk besoj se do lexoje lajmet, por artikujt e mirefillte shkencore. Pyetja qe ngrihet atehere eshte: a po kerkon vertet te jesh ne kontakt me shkencen apo kerkon konflikte dhe gabime tek puna e te tjereve per te bere interpretimet e tua.
Kur publikohet nje teori askush nuk te detyron ty ta marresh te mireqene. Shkencateret nuk bezdisen nga teorite, madje shpesh korrigjojne vetveten. Vetem publiku i thjeshte bezdiset nga teorite shkencore. Madje bezdiset me shume kur nuk pershtaten bindjeve te djeshme.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Etiketimi i shkences nga prejardhja tregon vetem paragjykimet personale, s'ka asnje lidhje me shkencen. Prandaj edhe komenti yt nuk perban asnje vlere shkencore.
Ti ndoshta nuk e ve re por shkenca sot po leviz, gjen plot artikuj ne Kina, Koreja, apo Meksika. Ata qe i botojne nuk kane asnje paragjykim, kurse ti qe lexon lajme verdalle te duket sikur anglo-saksonet i blikan mediat me para.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Robert, ka dy menyra per te lene shenje ne bote. E para eshte te besh shkence vete, te gjesh fondet, te integrohesh ne nje institucion, te perparosh dijet. Tjetra eshte te vish verdalle duke interpretuar sipas llogjikes tende lajmet qe gjen poshte e perpjete. Me te dyja mund te kesh nje impakt, por ne publike te ndryshme, ne rastin e pare tek publiku i ditur, ne rastin e dyte tek publiku thashethemeve. Nese je kaq i apasionuar pas shkences sac thua, nuk besoj se do lexoje lajmet, por artikujt e mirefillte shkencore. Pyetja qe ngrihet atehere eshte: a po kerkon vertet te jesh ne kontakt me shkencen apo kerkon konflikte dhe gabime tek puna e te tjereve per te bere interpretimet e tua.
Se pari, une nuk marr parasysh ca shkruajne gazetat per lajme shkencore te fushes sime. Gazetat nuk kane kohen dhe njohurite per te pershkruar gjetjet si duhen. Madje mund them me plot gojen se pa lexuar vete artikullin asnje lajm nuk duhet besuar, sepse studimet jane te koklavitura dhe duhet pare cdo detaj qe te besosh rezultatet. Prandaj nuk e kuptoj ca problemi ke me gazetat shqiptare. Ato nuk ia vlen ti lexosh as per kalim kohe, jo me per gjetje shkencore. Gati gati me duket sikur po lufton me mullinjte e eres.
Se dyti, me duket e cuditshme qe nje gjerman te jete i rrembyer dhe nje francez te jete me kembe ne toke. Gjermani eshte shquar boterisht per llogjike dhe racionalizem. Megjithate, kjo eshte teme pa pike vlere, nuk kam ndermend te ndaj sfumaturat nacionaliste te shkences. Sa per Higg's particle, me aq sa di une, ne CERN punojne mijera shkencetare nga gjithe bota, jo vetem anglo-saksone. Por edhe sikur te kishe gjysem te drejte, ne bote krijohen gjithmone pole kerkuesisht qe fokusohen ne nje drejtim specifik. Eshte normale qe nje grup studjuesish (apo studjues te nje vendi) kane besimet dhe interesat e tyre shkencore. Nuk me duket argument i mjaftueshem per demigrim dhe etiketa etnike.
Pune per ty si mendon, sidoqofte. Po mundohem thjesht te diskutoj me llogjike.
Me duket si teori budallejsh kjo me bomba. Ne fakt teori hollivudiane.
Une do preferoja diçka tjeter .Me romantike. Pra siç thote Robert me kembe ne toke si francezet. me qe permendem francezet ne gjak jane gjermane por te romanizuar, keshtuqe romantike, teorikisht them une. dmth supozoj. Gjermanet ne origjine jane grabites te medhenj, ndoshta plaçkitesit me te mizorshem te historise, te pakten deri ne 45.
Nje fjale e urte popullore thote, ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Tani ti leme proverbat e perrallat e hyjme direkt ne teme.
Une do propozoja diçka me te lezetshme. disa ballona qe ngrejne nje pelhure te madhe gjigande, qe pozicionohet diku tek paralelet 20 e 21 qe te pengoje rrezet e diellit duke u spostuar sipas meridainit te antiores pra rrethrrotullimit te tokes gjithmone ku eshte dite pra diell. Ku i dihet ndoshta funksionon shelgu?
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Edhe ketu tek ky forum po te hysh, ne cdo moment shikon qe jane nga 30 deri mbi 60 vete qe po e vizitojne. Pyes nganjehere, si ka mundesi qe ka kaq shume vizitore, por pak komentues! A nuk mund te jene njerez (shqiptare dhe te huaj) qe vjedhin te rejat shkencore qe hedhin diskutante te ndryshem!?
Nga kadetra e gjuhes shqipe ne Mynih kane mesuar gjuhen shqipe me qindra gjermane. Mirpo perkthyes ke vetem 3-4 prej tyre. Ku jane dhe cfare bejne keta qindra shqip-foles?
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.