Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Sa e drejte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3746)


Postuar nga Tonia datë 16 Janar 2004 - 21:53:

Sa e drejte

Sa e drejte ju duket cdo lloj politike qe promovon kuotat per grate ne vendimmarrje ne Shqiperi?


Postuar nga Klodel datë 16 Janar 2004 - 21:59:

nese pushtetin do e kishin ne dore grate nuk do kishte lufte, por paqe, nuk do kishte vuajtje por begati, nuk do kishte viktima por shprese per nje te ardhme me te mire.... sepse gruaja ne shqiperi mban peshen kryesore te familjes dhe te shoqerise..... por per fat te keq jo te politikes dhe vendimmarrjes.


Postuar nga BUCS datë 16 Janar 2004 - 22:12:

Loool

Nuk dashke hic ti analiste. Nuk thua qe edhe femrat te integrohen me shume, po vete direkt e ne maje, te marrin komplet pushtetin

Imagjinoje nje bote e drejtuar nga femrat....looool


Postuar nga Klodel datë 16 Janar 2004 - 22:38:

bucsi un jam per ndryshimin e sistemeve dhe kemi qe ne periudhen prehistorike qe nuk funksionon me sistemi matriarkal :p dhe deri tani kemi pare qe sistemi patriarkal eshte i korruptueshem, violent, dhe aspak efektiv sa i perket nevojave te popullsise.
ndersa duke mare parasysh qe populli shqiptar e ka teper te transplantuar ne gjak simbolin e NJeshit, me mire qe ai Njeshi te jete femer


Postuar nga Fajtori datë 16 Janar 2004 - 22:53:

Per cdo gje ka nje spjegim. Po ashtu edhe per faktin qe bota qeveriset me se shumti prej meshkujve. Ketu nuk ka pse te ofendohet aspak seksi femer.

Para disa netesh isha ulur ne nje pub dhe po shikoja me kuriozitetim tim te perhershem ambjentin perreth. Nje djale kinez (beosj pronari) dhe nje vajze kineze (kamarierja) ishin ulur ne nje nga tavolina. Ai po lexonte gazeten prej nje gjysem ore. Ajo mori nje qeske dhe shikonte diku e perhumbur duke ngrene ca si patatina. Mbase po enderronte kushedi cfare.
"Ehhh,-mendova me vete- ja rolet sociale te sekseve si shfaqen natyrshem ne detajet e nje nate ne pub. Mashkulli i interesuar mbi cfare ndodh dhe si qeveriset. Femra qe enderron jeten e saj e disinteresuar per ngjarjet "madhore" te gazetave.

Ky eshte vetem nje protptoip (ose stereotip) i mashkullit dhe femres. Kuptohet qe ka ndryshime pa fund. Mendoj se hyrja e femres ne jeten politike do ishte gje shume e mire, por me duket ekstremizem te identifikohen problemet me meshkujt ne pushtet. Shumica e shkencetareve te medhenj dhe liderve te famshem jane meshkuj. Eshte normale qe bota te kete probleme dhe do kete gjithmone. Nuk ekziston bota pa probleme dhe nuk eshte aspak e ndershme femra si koncept. Cdo njeri ka prirjet e veta dhe fakti qe shumica e politikaneve jane meshkuj do te thote vetem se femrat nuk kane qejf te merren me ato pune. Ose ato qe kane qejf te merren nuk zgjidhen nga populli, i cili eshte i perbere nga femra me shume se nga meshkuj mbase.


P.s. Tonia, per cfare politike behet fjale, cfare kuotash, kush e ka hedhur idene ?


Postuar nga Tonia datë 17 Janar 2004 - 20:44:

Fajtori behet fjale per propozimin apo projektiligjin qe i eshte paraqitur parlamentit nga rrjeti i grave Millenuim ne Shqiperi [er miratimin e nje e prqindje te caktuar te detyrueshme te grave ne parlament.
Une kam pak problem me kete lufte te nje sere organizmash te grave per kete ceshtje, gjithnje duke menduar qe energjite duhet te fillojne te harxhohen ne nivele me te ulta shoqerore. Ajo qe me ve mua pak ne dyshim eshte se nga ana ligjore nuk ka asnje lloj diskriminimi gjinor dhe ky propozim nga ana ligjore del i pavlefshem ne dukje, prandaj them qe energjite duhet te harxhohen ne nivel shoqeror vendi nga i cili fillon diskriminimi.
Nga ana tjeter nuk pres qe meshkujt te jene shume te lumtur nga keto zhvillime sepse per shume arsye ato jane ne role te favorizuara dhe kushdo qofte mashkull apo femer nuk do te hiqte dore lehte nga pozicione favorizuese...
prandaj dhe une e bera pyetjen qe a eshte e drejte ne kete peridhe historike te shoqerise shqiptare te trumbetohet nje pune apo nje kanalizim i punes te drejtohet nga kerkimi i kuotave per grate ne politike....


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2004 - 01:12:

Nuk arrij te vendos brenda vetes time nese eshte i mire nje ligj i tille apo jo.

Mund te them vetem se prej disa ditesh eshte bere founder, tek dhoma #shqiperia ne chat, nje goce dhe kjo ka prekur jo pak sedren e disa meshkujve qe nuk i pelqen ideja se kane siper vetes nje femer. Hehehe .


Postuar nga Tonia datë 18 Janar 2004 - 17:42:

Wink

Bravo goca jua paska thyer hundet shovinisteve shqiptare...

Puna eshte se grate jane pak problematike kur jane ne pushtet sepse kompleksi i inferioritetit i ben te jene shume here me te pathyeshme dhe autoritare se meshkujt.. mjere ato burra qe bien ne dore tyre...


Postuar nga uragani datë 18 Janar 2004 - 18:58:

:)

Mua me duken shume te drejta politikat qe ndiqen lidhur me kete problem. Me duken te drejta sepse ne Shqiperi burrat jane bere me gra nga grate. E them kete duke iu referuar parlamentit shqiptare ku deputetet burra shqiptare bejne si gra te kqia. Jemi plot me mendime grash ne "udheheqje" dhe mendoje se kemi nevoje te rregullojme raportet per te permisuar cilesine e burrave e me pas sasine e grave.


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2004 - 19:25:

Vezhgim shume i sakte Tonia. Ne fakt ka ndodhur pikerisht ajo shpesh here.

Femrat kane dale me autoritare se meshkujt kur kane patur pushtet. Prandaj mendoj se rruga per te dhene pushtet duhet te jete e avashte, pa diskriminimin femer-mashkull, por edhe duke patur parasysh nese ja vlen filan femer te vihet ne pushtet apo jo.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.