Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqipëria në arenën ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=181)
-- Shqipëria, Hapa Në Vendnumëro Drejt Bashkimit Evropian (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=691)


Postuar nga Klodel datë 30 Mars 2003 - 17:30:

Shqipëria, Hapa Në Vendnumëro Drejt Bashkimit Evropian

Lutfi Dervishi

Tre muaj më parë kur Presidenti i Komisionit Europian
Romano Prodi, vizitoi Tiranën për të hapur zyrtarisht
negociatat për Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit me
Shqipërinë i dha përgjigje edhe pyetjes se kur mund të
nënshkruhej marrëveshja: "kjo varet nga ju".
Bisedimet u hapën pas shqetësimeve dhe hezitimeve të
shumta që kishte komisioni, por vizita e z. Prodi
synonte të theksonte rëndësinë politike të kësaj
ngjarje.
Fillimi i negociatave u konsiderua edhe si një
shpërblim për një periudhë të kënaqshme të
stabilitetit politik në vend që kulmoi me zgjedhjen me
konsensus të Presidentit të Republikës. Në të njëjtën
kohë qeveria kishte dhënë disa prova se ishte
angazhuar në luftën kundër trafikut me bllokimin e
trafikut ilegal të qenieve njerëzore që realizohej
kryesisht nga brigjet e Jugut të vendit drejt Italisë.
Po ashtu qeveria shqiptare është vlerësuar vazhdimisht
për rolin e përgjegjshëm që ka luajtur gjatë krizave
në rajon.
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dy takime në nivel
ekspertësh mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të
Bashkimit Europian për të ballafaquar ecurinë e
reformave, por raporti i fundit i BE-së, ndërsa
vlerëson progresin e arritur është mjaft kritik në
disa aspekte. Për t'u nënvizuar është lufta kundër
krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendja e dobët
e gjyqësorit dhe forcave të policisë.
Gjendja politike në vend nuk është më e kënaqshme se
tre muaj më parë. Stabiliteti i brishtë duket se është
thyer. Tensioni politik është rritur dhe partia më e
madhe e opozitës ka kërkuar qeveri teknike dhe më pas
realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Edhe partitë e
vogla të opozitës janë në një mendje në skepticizmin e
tyre ndaj qeverisë.
Qeveria shqiptare reagoi me shpejtësi ndaj kritikave
të raportit të BE-së dhe një ditë më pas ministri i
Drejtësisë njoftoi krijimin e Gjykatës së Krimeve të
Rënda, një institucion që konsiderohet vital për
luftën ndaj krimit të organizuar. Por, miratimi i
legjislacionit në Parlament, ngritja e institucioneve
dhe qendrave të ndryshme është vetëm njëra anë e
medaljes. Me rëndësi të madhe ka qenë dhe mbetet
zbatimi i ligjeve dhe dalja nga kuadri formal i
institucioneve të ngritura. Mos arritja e rezultateve
të pritura me qendrën antitrafik në Vlorë dhe
mospërputhja e retorikës në luftën kundër korrupsionit
dhe krimit të organizuar me realitetin konkret bëjnë
skeptik jo vetëm BE-në, por edhe publikun shqiptar.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, nuk mund të
përballohen vetëm me retorikë dhe ligje të mira dhe që
qeveria të kërkojë mbështetjen e opozitës në këtë
sfidë duhet të dëshmojë me vepra konkrete se po merret
me këtë problem.
Nga suksesi i Shqipërisë në trajtimin e problemeve që
vetë qeveria dhe politika shqiptare i konsideron si
prioritete, do të varet edhe gjatësia e rrugës për në
Bashkimin Evropian.
Megjithë mekanizmat dhe presionin politik në rritje që
vjen nga BE, këto kurrsesi nuk mund të zevëndësojnë
vullnetin e brendshëm politik për të ndërmarrë
reformat. Aktualisht vullneti politik i forcave
kryesore politike është kanalizuar për zgjedhjet e
ardhshme lokale të planifikuara për t'u mbajtur në
tetor të këtij viti. Debati për komisionin hetimor
parlamentar për veprimtarinë e ish-ministrit të
Kulturës dhe kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës
Edi Rama dhe mospërfundimi i punës së komisionit
bipartizan për reformën zgjedhore, janë tregues për
një fushatë jo të lehtë elektorale. Kështu që sa kohë
që politika e brendshme do të shpenzojë kohë dhe
energji për zgjedhjet, ka pak shanse që në muajt e
ardhshëm qeveria shqiptare do të fokusohet në
reforma dhe plotësimin e kushteve për procesin e
Asociim-Stabilizimit.


Postuar nga Endri datë 06 Maj 2003 - 07:00:

Sigurisht shqiperia po mer permasa per te hyre ne BE.
Nje gje qe do ndikoj pozitivish ne te eshte qendrimi qe shqiperia permbajti me usa per luften ne irak kur disa ne kete forum ishin kundra dhe frikesonin ndeshkimin e BE por tani po e kuptojne se ajo ishte ne te miren tone dhe tani po shikojm investimet amerikane nje gje qe kolin powell tregoji duke ardhur ne shqiperi dhe duke firmosur karten e adriatikut.
Diplomacia shqiptare punoji ne kete aspekt , shpresoj te jemi te tille gjithmone.


Postuar nga Admirali datë 10 Maj 2003 - 23:04:

Hmmm

Endri, ti harron dicka, politiken e Bashkimit Europian nuk e ben SHBA por europianet. Fakti qe Shqiperia mbeshteti SHBA ne luften me Irakun, nuk do te thote qe na u hapen dyert per hyrjen ne BE, aspak, perkundrazi kjo gje na demtoi. Edhe firmosja qe Powell beri me Nanon akoma me shume demtoi, dhe ajo qe prisnim erdhi: Nga BE u kerkua, (theksoj u kerkua, jo u sugjerua) mosratifikimi i marreveshjes. Dhe dicka tjeter, se ka investime amerikane dhe ne e kemi te garantuar BE-ne? BE-ja interesohet me shume ne ato vende ku kompanite europiane investojne, jo ato amerikane, mos harro se ka nje "lufte ekonomike" midis BE dhe SHBA-se. Karta e Adriatikut eshte per NATO-n, jo per BE, keshtu qe nuk ka asnje lidhje midis tyre. NATO eshte organizem ushtarak (dhe habitem sesi akoma ka njerez qe te ardhmen e Shqiperise e shohin ne nje organizem ushtarak), kurse BE eshte organizem ekonomik dhe ushtarak (kjo e fundit akoma nuk eshte realizuar, por ekziston si ide).


Postuar nga Endri datë 13 Maj 2003 - 05:15:

Admirali

Perkundrazi e ke gabim nje politike nga SHBA me shume anon ne te mire se sa ne te keqe.
Shqiperia njifet si nje vend qe nuk di te qeveriset vete. Dhe pikerisht nje gje e tille tregoji qe dhe ne jemi te pavarur dhe vendosim vetë dhe nuk jemi nje nga vendet qe marrim cdo here leksion per ate qe bejme ose cfare duhet te bejme , pavarsisht se kjo politike nuk mund te perputhet me ate te bashkimit evropian. Kjo gje i cuditi evropen. Gjithashtu Investimet e ShBA duket se po e shperblejne ate qe ne berem per ta.
Sic e tha dhe "koha jone" ne europe do e sdo ne vitin 2020 do futemi. Kemi shume per te bere perpara dhe nuk eshte koha per te zgjedhur midis evropes dhe shba por eshte koha qe te investojme per atdheun tone qe ti bashkohet sistemit evropian.

Pershendetje.


Postuar nga Admirali datë 13 Maj 2003 - 13:05:

Hmmm

Endri, sesa e pavarur eshte qeveria shqiptare ne zgjedhjet qe ben, kjo duket, nuk ka nevoje per komente te teperta. Ato shkojne nga te fryje era. Pastaj SHBA eshte larg Endri, me afer ke BE-ne, politikat ekonomiko-financiare i ben me BE-ne, import-eksportet i ben me vendet e BE-se, jo me SHBA. Ne fund te fundit, vetem tani pame nje investim te SHBA ne Shqiperi, dhe kjo qe me Lockeheed Martin per modernizimin e sistemit te kontrollit ajror, kurse investime te vendeve te BE-se kane kohe qe jane prezente ketu. Shqiperia ben pjese ne Europe, dhe duhet te ndjeke politiken e Europes, jo te SHBA-se.

Dhe ne fund te fundit, neshkrimi i asaj marreveshje favorizon qytetaret dhe ushtaraket amerikane qe te mos denohen per krimet qe bejne ne vendet e tjera. Me nenshkrimin e asaj marreveshjeje, cdo amerikan ne territorin e Shqiperise mund te beje krime, dhe te niset per ne SHBA pa i hyre gjemb ne kembe, kjo sepse ne nuk kemi me te drejten juridike qe t'a cojme ne Gjykaten Penale Nderkombetare.

Uroj qe Kuvendi Popullor nuk do te bjere ne gracken e amerikaneve, dhe te mos e ratifikoje marreveshjen, perndryshe, do jemi te denuar me damken e "djalit plangprishes".


P.S.
Endri, leri gazetat, mos u merr me cfare thone ato, se ai shtyp ketu ka marre fund. Gazetat ecin sipas tekeve te politikaneve, nuk shprehin mendimin e lire, dhe vetem nxisin per sherre.


Postuar nga Endri datë 01 Qershor 2003 - 07:55:

Cila eshte Kjo BE?
Franca e Gjermania?
Keta AntiShqiptaret?
Apo Italia , Anglia , Spanja dhe gjithe evropianet lindor qe ishin Pro Usa?



Sipas Teje Anetaresimi i Nato nuk qeka fitim prures.

Te bej te ditur te lexosh se cfare organizate eshte NATO dhe cfare te mirash vijne nga USa dhe miqte e saj.


Postuar nga Endri datë 01 Qershor 2003 - 08:05:

Keta Nuk Na Perkrahen Gje qe tregon Nuk Na Duan.
Atehere pse duhet ti favorizojme?
Vendimi qe shqiptaret moren per SHBA dhe per qytetaret e saj Ishte nje ndeshkim per keto dy vende.


Postuar nga Klodel datë 01 Qershor 2003 - 13:49:

admiral jam me endrin duhet te te kujtoj dicka ndryshimin thelbesor te politikes se jashtme amerikane dhe politikes se jashtme evropiane.
Amerika eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka politika kolonialiste. aty ku ka pushtuar ka sjelle vetem zhvillim shiko japonine apo gjermanine.
evropa ka politike kolonialiste dhe qellimet e saj ndaj shqiperise lene shume per te deshiruar.
ja pra Greqine e ke ne BAshkimin Evropian dhe nuk i ka terhequr njeri verejtjen per politikat nacionaleste te vetat, as epr faktin qe ka te shkruar perkatesine fetare ne pashaporte dhe qe te gjithe duhet te ndryshojne fene e te behen greke qe te integrohen ne shoqerine greke.
Evropa nuk ka qene asnjehere partner per shqiptaret. vete fakti qe kushtezojne hyrjen ne BE me mbeshtetjen tone ndaj SHBA flet shume ska nevoje per komente.

Prandaj per mendimin tim SHBA duhet te mbetet partneri kryesor i shqiptareve sepse eshtei vetmi vend fale te cilit egzistojme si shtet e si komb. kete s'duhet ta harrojme kurre.


Postuar nga ANALISTI datë 03 Qershor 2003 - 00:44:

PËRSHËNDETJE

Ju përshëndes të gjithëve, dhe përshëndetja ime ka të bëjë me moderimin e të shprehurit, si dhe ndryshimin e të shprehurit tuaj.
Kjo duket disi qartë, se debatet kanë dhënë efektet pozitive, dhe kthjellimi ka filluar nga kokat.


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.