Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Fajtori datė 29 Korrik 2010 - 05:24:

Per te qeshur dhe per te qare...

Berisha - Topi, tani nis lufta?

Cili ėshtė historiku i konfliktit qeveri-president per Gjykaten Kushtetuese?

Mandati i kryetarit Vladimir Kristo ka mbaruar thuajse 2 muaj mė parė, qė mė 7 qershor. Spiro Peci, kėshilltari ligjor i Presidentit Topi, rrėfeu pėr herė tė parė njė marrėveshje qė presidenca u propozoi 2 partive kryesore pėr vendet vakante nė Gjykatėn Kushtetuese.

Thelbi i marrėveshjes, sipas zotit Peci, i ngjante pėrzgjedhjes sė gjyqtarėve pėr Kolegjin Zgjedhor, ku partitė e mėdha mund tė vėnė njė herė veton pėr njė gjyqtar. Nė rastin e vendeve vakante pėr Gjykatėn Kushtetuese, Presidenti u propozoi socialistėve dhe demokratėve njė listė me 10 emra nga 80 kandidatura gjithsej. Duke hequr secila nga 2 emra, listės do t'i mbeteshin 6 kandidatura, qė do tė kalonin me konsensus nė Parlament.

Sa i takon kritereve tė pėrzgjedhjes nga Presidenti, ai kishte ngritur njė grup ekspertėsh, cka ishte pėrshėndetur edhe nga kryeministri. Por marrėveshja qė presidenti u propozoi partive, sipas kėshilltarit Peci, u refuzua qartė nga demokratėt. Ndėrkohė mazhoranca, pas votimit tė Sokol Comos per Gjykaten e Larte, nje procedure e njejte edhe per Gjykaten Kushtetuese, ku pati rrjedhje votash, ndryshoi mėnyrėn e votimit tė dekreteve dhe nga votim i fshehtė, e bėri votim tė hapur nominal, ku kryetarja e Kuvendit i thėrret deputetėt njė mė njė me emėr dhe ata thonė me zė tė lartė votėn e tyre.

Por nė rrėzimin e dekreteve tė fundit, dy kandidatura, njė pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe njė pėr Gjykatėn e Lartė u rrėzuan pėr tė shkuarėn e tyre si prokurorė dhe gjyqtarė nė kohėn e diktaturės. Ambsadori amerikan Uidhers doli hapur kundėr kėtij vendim dhe tha qartė se demokratėt po zbatonin kriteret e ligjit tė Lustracionit qė Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues.

Nė kėto kushte, Presidenca hapi kartat, duke nxjerrė nė shesh disa detaje qė duhet tė mbesnin konfidenciale, ndersa mazhoranca sulmoi Presidentin e Republikės per shkelje te kushtetutes. Por nese Presidenti e shkel Kushtetuten, pėrbėn arsye te mjaftueshme pėr tė kėrkuar, sipas Kushtetutės, shkarkimin e tij.

Mazhorancės i duhen vetėm 35 firma pėr ta bėrė kėrkesėn, por 94 vota pėr ta votuar atė. Dhe nė fund, nė rast se Presidenti shkarkohet, vendimi i Kuvendit i dėrgohet Gjykatės Kushtetuese, e cila, kur vėrteton fajėsinė e Presidentit, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Kjo me gjasė nuk ka pėr tė ndodhur.

Por situata mė e fundit tregon se nė kėtė trekėndėsh, mes ish-aleatėve tė dikurshėm beteje e nendheshme tashme eshte shfaqur hapur, nje lufte politike dhe nervash qe ka gjasa te mos kete argument vetem Gjykaten Kushtetuese.

Top Channel


  Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.