Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga dodgy datė 12 Prill 2004 - 22:57:

?

NJe shoku im eshte me hepatit dhe ai thot se kjo i erdhi si shkak te mardhenies sexuale qe kishte me nje vajze[ishte vetem nje nate,me nje angleze]eshte e vertet kjo?ai vuan qe prej tre vjeteve lodhet shpejt ka dhimbje ne trup.doktorat i thon se nuk ka ndonje ilac qe ta sheroj por vete organizmi duhet ta luftoj dhe nuk i dihet e kalon apo jo.Ai shpesh shkon per masazh por kjo eshte vetem nje qetesim i trupit per nje moment.esht vetem 25 vjec dhe me vjen shum keq per te mund te them se ka nje karakter jashtezakonisht te fort dhe eshte nje nga njerzit me te mire qe mund te ekzistojn ne kete bote.do jepja gjithshka ta ndihmoja po nuk e di se cfar?Dhe dicka tjeter doktori i ka then se nuk mund te kete femije.


Postuar nga amor alucius datė 13 Prill 2004 - 13:31:

Unhappy

Cod. A13042004

Plotesisht e vertete Dodgy,mesa thua mund te jete Hepatitis B ,virusi hyn ne melcine e zeze dhe shkakton infeksione.
Natyrisht qe mund te merret dhe vetem mbas nje maredhenie seksuale,pervec spermes mund te infektohesh nga gjaku dhe pershtyma( flas gjithmone per rastin e Hepatitis B).
Por me habit pasi ne shumicen e rasteve vaccinohen njerezit,biles kendej qe ne lindje.
Ne fillim kur infektohesh nuk duket gje ne fillim.Vetem nje rast ne tre ka ankesa infeksioni dy jave deri ne disa muaj mbas infektimit,tek te tjeret ndodh me vone.
Ankesat mund te jene:lodhje,mungese oreksi,peshtjellime,dhimbje barku,kruarje.Nganjehere dhe dhimbje muskujsh dhe temp. etj. etj.
Zgjatja e ankesave ndryshon,nga disa jave deri ne muaj te tere.Madje dhe kur s'ndjen dhimbje me vazhdon te ndihesh i lodhur.
Me zhdukjen e virusit nga trupi,melcia e zeze(shpresoj qe eshte termi i drejte qe perdoret ne shqip)e rimerr veten nga infeksioni dhe dhimbjet ikun.Kjo ndodh tek te rriturit ne 9/10.Por nganjehere melcia e zeze qendron e infektuar dhe dhimbjet ngelin,nganjehere me periudha ne mes,rikthehen.Dhe kjo quhet Hepatitis B kronike.(ne kete rast trupi nuk arrin te prodhoje anti-stofe-nuk jam shume e sigurt per termat qe perdoren ne Shqiperi-dhe jane mbajtes te virusit gjate gjithe jetes,dhe mund te vazhdojne te infektojne njerez).
E vetmja gje qe mund te besh nese ke Hepatitis B eshte te pushosh dhe te evitosh kafe dhe alkol!

P.S shpresoj me gjithe zemer qe miku yt nuk eshte kronik!


Postuar nga agata datė 13 Prill 2004 - 16:59:

pershendetje dodgy.

Cod. B13042004

doja te theksoja gjithashtu, qe me kete semundje mund te jetosh e te mos kesh probleme, sigurisht miku juaj duhet te jete shume i kujdesshem per sa i perket higjenes se jetes, ashtu sikur e theksoj amor miku juaj nuk duhet ne asnje menure te pije alkol.
ndesa per diēka nuk jam dakord me ju amor, sepse kjo semundje nuk trasmetohet nga pershtyma ose te puthurat.
ku virus ashtu si shume virus te tjere, eshte i ndjeshem e shkaterrohet kur eshte ne nje kohe pak te gjate ne kontakt me ajrin e driten, keshtu qe ku virus nuk ka jetegjatesi ne goje, e nuk trasmetohet nga goja.(kjo eshte vertetuar 100 per 100 kohet e fundit)

sa per femije, nuk e kuptoj pse mjeku i ka thene qe nuk mund te kete femije. nese partenerja e tij nuk eshte e infektuar mund te vaksinohet e keshtu ato mund te kene raporte seksuale e sjellin ne bote nje femije.

un personalisht njoh shume persona qe jan te kondaminuar me kete virus e qe sot jan me femije.

per sa i perket ilaēeve, eshte e vertet qe nuk ka ilaēe kur pasjenti eshte ne faze pak te rende qe besoj qe nuk eshte rasti i mikut tuaj.
kurse ne faze kronike medikamenti quhet
INTERFERON* dhe ku medikamente eshte i perdorur veten ne 30% te rasteve.
egzistojne gjithashtu Lamivudine* e Adefofir* qe fatekeqesisht jane medikamente qe kushtojne shume shtrejt. (ketu kam dhene emrin internaējona komune qe te njihet per te gjithe personat e mjekesise por egzistojne emra te tjere komersjale).
sigurisht keto ilaēe nuk te sherojne por ndihmojne qe semundja te mos rendohet.

kjo semudje po behet shkaktare e shume vdekjeve ne france.por dhe ne shqiperi, kjo ishte dhe arsya qe vendosa te shkruaj kete teme ne kete forum
sepse mendoj qe sado pak te bej te ndjeshem rini tone qe nuk eshte mire informuar e qe e neglizhon shume ne raportet seksuale te pa mrojtura.
hepatiti B eshte nje semundje e rende e qe po i mer jeten 2 milioneve franceze ēdo vite.
mos harroni egziston nje vaksine shum efikase.

pershendetje dodgy e i uroj mikut tuaj nje shendet sa me te mire, keshilloji gjithashtu qe te ushqehet mire e te mos lodhet shume sepse lodhja mund te behet shkaktare e nje gjendjeje me te rende te semundjes.


Postuar nga amor alucius datė 13 Prill 2004 - 18:19:

Cod. C13042004

Sabrina,absolutisht PO zemra, ne shume raste pershtyma mund te mbaje gjurme gjaku te cilat MUNDE te jene infektuese,nuk kam mundesine qe te te scannoj dicka keto dite nga nje nga librat e mi(jam e sigurte qe aty do gjeje spjegimin).Eshte vene deri para disa viteve ne dyshim nese pershtyma mund te jete infektuese dhe perfundimet kane dalur ne konkluzion pozitiv !

Dicka per disa nga medicamentet qe ju permendet :

INTERFERON-bčta*:Interferonen jane……(nuk di fjalen ne shqip ndaj po e pershkruaj-ne membranen qelizore,e emeruar dhe plasmamembran,eshte nje cipe e lenget e cila qe perbehet nga nje shtrese dubbel me fosfolipe dhe aty ne mes ka molecula(te fjales se famshme) dhe molekula cholesteroli—besoj qe Sabrina do e kuptoje).
Interferonen luajne nje rol tek sistemi mbrojtes si dhe ne luftimin e semundjeve.Ka interferone te ndryshme si psh gamma-interferon(nga disa kerkime qe jane bere,duket qe ka nje efekt negativ ne MS-multiple sclerose—nderkohe qe alpha-interferon s’ka efekt fare.
Dmth,perdoret kryesisht tek MS !

Kurse ALFA-interferon perdoret ne shume raste te rralla per HEPATITIS-B KRONIK!!!(ka nevoje ta spjegoj dhe kete?Ja nisa me zell ti spjegoj te gjitha por u lodha,lool,pastaj jam e sigurte qe s'do kuptohet shume))

Lamivudine:nje nucleoside sintetike e cila eshte analoge me nje veprim antiviral kunder immunodefencis humane dhe virusit te Hepatitis B,dhe Sabrina perdoret per Hepatitis B KRONIKE(ka nje ndryshim radikal ne mes H-B kronike dhe kalimtare).
Deri tani eshte perdorur afersisht ne 23% te rasteve kronike(sipas statistikave qe kam pare une)


Postuar nga agata datė 16 Prill 2004 - 13:44:

Hepatiti C eshte semundje pak me e rende

Cod. A16042004
Hepatiti C eshte semundje pak me e rende

shumica e kalojne ne menyre kronike dhe u shkaterrohet melcia.Zirroza qe zhvillohet tek 30-50% e te prekurve pervecse kufizon aftesite e melcise te kryeje funksionet e veta,ka rrezik te larte per te zhvilluar karcinome hepatocelulare.Transmetimi njelloj si B.
Qe do te thot:
Nga gjaku (gjate nje transfuzioni)
Nga mardhebiet seksuale
Por ka edhe ēa raste te pa shpkegueshme.
Hepatiti B dhe C transmetohen 100 here me kollaj se virusi HIV (sida)

Per kete virus nuk egziston nje vaksine ashtu siē egziston per hapatitin B


Hepatiti D ekziston vetem ne bashkejetese me Hep B.
Infektimi prej te dyve ka prognoze me te keqe se vetem infektimi me B.


Hepatiti E
praktikisht eshte nje gje e rralle.Gjithashtu haset ne koekzistence me Hepatitin B ose C me duket.
Nuk ngjitet ne menure directe ose keto raste jan shum te rralla.
Nuk egziston trajtim as edhe nje vaksine.


Keshilloj cdo lexues te beje analizat serologjike per Hepatit dhe nese ato per A dhe B dalin negative,te vaksinohen sa me pare.Kundra Hep C fatkeqesisht nuk ka vaksine akoma.

Sic e shikoni nuk duhet ruajtur vetem kundra HIV. (sida)
Hepatitet jane nje rrezik i madh potencial per vete jeten e njeriut si dhe te njerezve qe e rrethojne
Egziston edhe nje hepatit G qe meret nga gjaku por ku virus nuk njihet shum e eshte shume i rralle.
pershendetje


Postuar nga agata datė 21 Maj 2004 - 10:39:

menopauze

Cod. A21052004

Ne menopauze djersitja naten mund te zgjasi 30 sekonda deri ne 5 minuta. Jane shkaktuar prej ndryshimeve te shpejta te hormoneve ne gjak. Mund te filloje me nje ndjesi shpimi tek gishtat ose me rrahjen e shpejtuar te zemres. Temperatura e lekures shume shpejt ngrihet nga gjoksi tek fytyra dhe mund te shkaktoje skuqje ne fytyre ose djersitje qe neteve mund te lagin mbulesat e krevatit.

Menyra si mund te qetesosh simptomat

- Trajtimet perfshijne zevendesim hormonesh e ilace te tjera te keshilluar nga doktorri.
- Trajtime per te cilat nuk ka perse te marresh lejen e doktorrit perfshijne: vitamin E, barishte/ereza (herbs), ushqime me soje, e ndryshime te menyres se jeteses si:
(1.) ushtrime fizike, dush te ftohte, pakesim stresi, e dhoma me te ftohta
(2.) pakeso dozen e kafes, alkolit, pijeve te nxehta e ushqimeve pikante
(3.) vishu me shume shtresa te holla te bera prej pambuku, te cilat mund te hiqen me nje here kur trupi nxehet e djersit
(4.) mbaj nje ditar ku shenon ndryshimet e temperatures se trupit, e cila mund te te ndihmoje te kuptosh se cfare shkakton keto simptoma e meso si t'u shmangesh ne te ardhmen
__________________


Postuar nga agata datė 23 Korrik 2004 - 16:19:

Tuberkulozi

Cod. A23072004

C’fare eshte tuberkulozi ?

Turbekulozi eshte nje semundje infektuese, qe shkaktohet nga nje bakteri e quajtur MUKOBAKTERIM TUBERKULOZIS.
Kjo bakteri infekton me shpesh meshkerite, por mund te infektoje ne raste me te rralla edhe organe te tjera.

Kush jane shenjat dhe siptomat e para te tuberkulozit ?

Shenjat dhe siptomat e tuberkulozit mund te ngaterohen me siptomat eshume semundjeve te tjera…por me te shpeshtat jane ;
Humja e theksuar e peshes.
Humja e energjive dhe e forces ne munere te theksuar.
Humja e oreksit.
kolle e theksuar (e njome)

Si mund te transmetohet tuberkulozi ?

Tuberkulozi transmetohet (per vois aérienne) nga kontakti me bakterine, qe eshte prezente ne peshtumen e personave te infektuar. Kur nje person i infektuar kollitet ose teshtine, cikla mikroskomike te peshtumes se infektuar gjenden ne ajer e keto cikle mund te thithen nga nje person tjeter ne afersi….
Mbas thithjes nga goja ose hunda, bakteria lokalizohet ne mushkeri.
Nga mushkeria bakteria mund te shperndahet me ndihmen e gjarkullimit te gjakut drejt pjeseve te tjera te organismit.
Semundje e tuberkulozit nuk deklarohe sistematikisht, nga te gjithe personat e infektuar.
Reth 90% te personave te infektuar, jane thjesht mbartes te kesaj bakterie, gjate gjith jetes se tyre, por nuk shfaqin asnje lloj siptome…
nje person i infektuar, qe nuk e ka deklaruar semundjen, qe nuk ka siptoma, nuk mund t’ia ngjise semundjen personave te tjere, sepse bakteria nuk eshte prezent ne peshtumen e tij..

Si mund te zbullojme, nese jemi apo jo, te infektuar nga tuberkulozi ?

Egzitojne teste qe inzhektohen ne lekure (intradermik)
Radiografia e mushkerive.
Dhe analiza te peshtumes, qe tregojne egzistencen e bakrerise ne te.

A mund te sherohet tuberkulozi ?

Sikurisht dhe fatmiresisht semundja e tuberkulozit mund te sherohet…
Per kete duhet marja ne menure te regullte e disa antibiotikeve..
Ndaj eshte shume e rendesishme te consultohet nje mjek, dhe te zbateohen ne menure shume strikte, marja e medikamenteve, sepse ne raste te kunder baktaria e tuberkulozit krijon resistence ndaj keture medikamenteve (medikementi nuk eshte me efikes), dhe bakteria rifillon te shumohet…

Si mund te mbrohemi nga tuberkullozi.. ?

E vermja menure preventive, per tu mbrojtur ndaj tuberkulozit eshte marja e vaksines BCG (bacille te Calmette et Guérin) qe eshte zbuluar tashme qe ne vitet 1921, dhe eshte perhapur ne te gjithe boten..
Kjo vaksine ne vendet perendimore eshte e detyrueshme,
Vaksinat praktikohen tek bebet, qe mbas muajit te pare te lindjes.
Por cdo person, qe konstaton, mbas nje testi, qe nuk eshte i imunizuar mund te vaksinohet ne cdo moshe…

Edhe pse egzistojne ilace shume efikse dhe nje vaksine preventive, tuberkulozi, eshte akoma nje semundje, qe shkakton shume vdekje ne
bote...


pershendetje...

per me teper per bakterin e tuberkulozit shihni:
-bakteri i tuberkolozit (Cod. A 26112005)


Postuar nga agata datė 21 Dhjetor 2004 - 19:45:

cfare ne besojme te dime dhe cfare duhet te dime...mbi semundjet cardiovaskulare

Cod. A21122004

Keto semundje jane semundje qe shkaktojne demtime ne arter, e veēanerisht mbi arteret e zemres, se trurit dhe te gjumtyreve inferjore..
Nder faktoret qe shkatojne keto semundje, 5 jane me kryesoret.Keto faktore jane quajtur edhe faktore te ndryshueshem per arsyje se secili nga ne mund te reagoje mbi to per te parashikur ose ndaluar keto semundje..
keto faktore jane:
-Kolesteroli i tepert
-hiper tension arteriel (tension i larte)
-diabeti
-pirja e tepert e duhanit
-shendeti i teper ..

A eshte e vertet qe semundjet cordiovaskulare i takojne me teper burrave ..?
JO
nese mendoni se ne femrat kemi hormone qe na mbrojne arteret, ju keni te drejte por jo krejtesisht..
ne fakt qe nga koha qe mjeket po studjojne keto semundje eshte vertetuar qe ne femrat jemi me pak ne rrezik se meshkujt, para kohes se menopazes.
Ne kemi hormonet ne vecanti hormanin eostrogen qe na mbron ateret nga keto semundje, por mbas kesaj kohe, ky hormon nuk prodhohet me nga trupi dhe mbrojtja zhduket..atehere pergjate kesaj perjudhe mund te lindin disa faktore, qe favorizojne semundjet, si psh hipertension arteriel, diabet..
Keshtu qe mbas moshes 55 vjeē, rrisku i aksidenteve cardiovaskulare rritet shume dhe behet i njejte me ato te burrave te te njejtes moshe....



per keto arsyje duhet te jemi shume vigjilent kur arrisim kete moshe, e mbi te gjitha kur kemi nje kolesterol te rritur..
duhet te bejme shpesh nje analize gjaku per te te pare nese cdo shifer eshte normale.
te kemi sa me shume aktivitete sportive, e nje menure te ushqueri ekilibre..

kohet e fundit keto semundje jane arsyja e pare e vdekjeve ne vendet e zhvilluara, por edhe ne Shqiperi ...kam degjuar shume raste..

vazhdon


Postuar nga agata datė 30 Dhjetor 2004 - 15:11:

Eshte vertetuar qe shendeti i tepert eshte nje rriske per semundjet kardio vaskular..
shendeti i teper favorizon presionin arteriel, kolesterolin e tepert, e diabetin, qe jane faktoret e pare per semundjet kardio vaskulare
Eshte shume e rendesishme te eliminojme kilet tona te teperta per te mbrojtur zemrat tona...

ne se keni nje problem te mbi peshes dhe fakti qe shkoni ne pishina cdo fudjave, mendoni se ju mbron nga zemra kjo eshte nje ide e gabuar..

Ne menure te pergjithshme, praktikimi i shpeshte i nje aktiviteti fizik mundesisht i perditshem do te ishte i persosur per shendetin tone..
mjeket keshillojne si minimum nje aktivitet fizik qe mund te krahasohet me ecjen shpejt ne kembe, pergjate 30 minutave cdo dite.
Por ky aktivitet fizik duhet te shoqerohet edhe me nje ushqim te ekilibruar.
humbja e kileve nuk eshte kurre e shpejte.
nje humbje prej 1 kg ne jave, do te ishte e preferushme derisa te arrisim kilet tona normale..

edhe nese kilet e teperta nuk ju pengojne ne jeten e perdishme, duhet vertet, te mendoni ti eliminoni ato, sa me shpejt e mundur per tu mbrojtur sa me mire nga semundjet kardio vaskulare...


Postuar nga Shkodrane82 datė 16 Mars 2005 - 14:18:

Cod. A16032005
DiaBeti-Semundja e Sheqerit!


Njohuri tė pėrgjithshme
1. Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) ėshtė sėmundje qė ka si tipar rritjen e nivelit tė glukozės nė gjak.
2. "Diabet" do tė thotė "urinim i shpeshtė". Nė diabetin e sheqerit, nivelet e rritura tė glukozės nė gjak shkaktojnė rritje tė sasisė tė glukozės nė filtratin parėsor tė prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik qė shoqėrohet me sasinė e shtuar tė glukozės shkakton rritje tė sasisė tė urinės dhe urinim tė shpeshtė.
3. Diabeti insipid ėshtė sėmundje krejt tjetėr. Nė diabetin insipid, urinimi i shpeshtė shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftėsia e veshkave pėr t'iu pėrgjigjur hormonit antidiuretik.
4. Diabeti i sheqerit ėshtė 2 llojesh:
a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e shkatėrrimit tė ishujve tė Langerhansit nga sistemi imun. Kėta pacientė janė zakonishtė fėmijė ose adoleshentė tė dobėt.
b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinės, qė vjen si pasojė e nevojave tė shtuara pėr insulinė. Pacientėt me diabet tip II janė zakonisht tė rritur dhe mbipeshė.
5. Komplikimet:
a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
b. Sėmundja vaskulare: (i) Prekja e enėve tė mėdha: infarkt cerebral, sėmundje koronare. (ii) Enėt e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera tė kėmbėve.
c. Neuropatia: pakėsim i ndjeshmėrisė nė gjymtyrė, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmėri autonomike -- parezė gastrike dhe impotencė.

per me teper rreth diabetit:
-pergjigja e pyetjes 81 dhe 82 (Cod. A 26112006)
-pergjigja 34 (Cod. A 15052006)


  Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.