Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Shtator 2008 - 21:08:

Poni: Shqipėria ka 4 milionė e 263 mijė banorė
Tiranė- Jemi gjithsej 4 milionė e 263 mijė banorė. Shifra ėshtė deklaruar zyrtarisht sot nga zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinat Poni, nė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore.

Fejzi Braushi
Premte, 19 Shtator 2008 20:52:00

Tiranė- Jemi gjithsej 4 milionė e 263 mijė banorė. Shifra ėshtė deklaruar zyrtarisht sot nga zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinat Poni, nė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore.

Sipas tij, numri i shtetasve shqiptarė, qė ekzistojnė tė regjistruar nė regjistrat e gjendjes civile ka dalė nga kalimi i tė dhėnave nga regjistrat e zyrave tė gjendjes civile nė tė gjithė vendin, nė regjistrin elektronik tė popullsisė.

Gjithashtu nga tė dhėnat e publikuara nga Poni vihet re pėrqendrimi i popullsisė kryesisht nė rrethin e Tiranės, e cila ka 987 mijė banorė, e ndjekur nga Fieri me 485 mijė dhe Elbasani me 419 mijė banorė.

Mbledhja e komisionit tė Reformės Zgjedhore u pėrqendrua nė mundėsitė qė ka shteti ynė pėr tė pajisur tė gjithė shqiptarėt me tė drejtė vote (3 milionė e 200 mijė) me karta identiteti para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.

Njė problem qė kėrkon zgjidhje ėshtė edhe ai i emigrantėve, pajisja e tė cilėve me karta identiteti duket njė mision i pamundur pėr kėto zgjedhje. Megjithatė zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinant Poni u shpreh se qeveria shqiptare ėshtė duke menduar masa detyruese pėr tė gjithė emigrantėt qė tė pajisen me karta identiteti.

Njė masė e mundshme, sipas Ponit do tė jetė qė gjithė emigrantėve qė gjatė kėtyre muajve do tė hyjnė nė Shqipėri, nuk do tė lejohen tė dalin prej kufijve tanė shtetėrorė nėse nuk bėjnė aplikimin pėr tė marrė kartėn e identitetit. Njė kartė identiteti do tė kushtojė 1200 lekė tė reja, ndėrsa njė pasaportė biometrike do tė kushtojė 5 mijė lekė tė reja.

Shekulli


  Gjithsej 3316 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.