Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga Eria datė 12 Maj 2008 - 15:20:

Lajmet e fundit...

Shkoder, kamioni me 10 persona bie ne humnere, vdes nė spital 55-vjecarja...

Shenohet viktima e pare e aksidentit te ndodhur rreth ores 11:00 minuta nė aksin Shkodėr-Vizė nė km 15, ku nje kamion me 10 persona ka rene ne humnere. 55-vjecaria Katrina Coba, nderroi jete rreth ores 13:40 ne spitalin e Shkodres si pasoje e plageve te renda te shkaktuara nga aksidenti. Ne kamionin prone e nderrmarrjes Rruga-Ura, udhėtonin 8 punetore si dhe dy pasagjere te rastit. Te plagosurit ndodhen ne spitalin e Shkodres.

Ka ndėrruar jetė nė spital njė nga 10 personat e aksidentuar sot nė Shkodėr.Katrina Ēoba, 55 vjeē, ndėrroi jetė rreth orės 13:40, pėr shkak tė plagėve tė rėnda qė kishte marrė”. 55 vjeēarja Ēoba ishte njė nga katėr personat qė ndodheshin nė gjendje kritike pėr jetėn, ndėrsa gjashtė tė tjerėt ndodhen jashtė rrezikut.Aksidenti i rende automobilistik ndodhi mesditen e sotme ne aksin Shllak-Postribe.Kamioni Fiat Iveco, me targa SH 6133 C, ne te cilin udhėtonin 10 pasagjere, mes tyre 8 punetore te ndermarrjes Rruga-Ura ne Shkoder dhe 2 gra pasagjere,nje prej te cilave humbi jetėn doli nga rruga pranė vendit tė quajtur Drisht duke rėnė 200-300 metra poshte ne humnere.

balkanweb.com

Postuar nga Tulipani datė 27 Korrik 2008 - 13:30:

Tri gra "shpėtojnė" burrat nga prangat: Kanabisin e mbollėm ne

Tri gra, mes tė cilave edhe njė 80-vjeēare, janė sakrifikuar, duke menduar se kėshtu do tė lironin duart e burrave tė tyre nga prangat. Kėshtu ka ndodhur dje, pas zbulimit nga policia tė 232 rrėnjėve bimė narkotike nė fshatin Rusan tė Delvinės. Ato janė bėrė shkak qė tė merren nė pėrgjegjėsi penale pėr tre burrat kryefamiljarė, Luan Duka, Besnik Jupi e Fatmir Vaja. Por kjo ka zgjatur vetėm pėr disa orė, pasi marrja nė pyetje e familjarėve tė tyre ka qenė njė rast altruizmi i vėrtetė. "Jo burrat tanė, por ne gratė jemi marrė me bimėt narkotike qė keni gjetur", kanė deklaruar ato, duke menduar se do t‘i shpėtonin pėrgjegjėsisė penale. Kėze Duka, 51 vjeēe, lindur nė Delvinė dhe banuese nė fshatin Rusan, ka marrė pėrsipėr mbjelljen e pesė rrėnjėve kanabis nė oborrin e shtėpisė, ku jeton familja Duka. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe 80-vjeēarja Dylbere Jupi, lindur nė Vergo dhe banuese nė Rusan pėr 57 rrėnjė tė tjera, tė gjetura nė oborrin e banesės sė familjes Jupi. Pėr kėto dy gra ėshtė vendosur ndjekja nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale "kultivim i bimėve narkotike". Ndėrsa pėr 40-vjeēaren Merita Vaja, lindur nė Lazarat dhe banuese nė Rusan, e vetėdeklaruar pėrgjegjėse pėr mbjelljen e 50 rrėnjėve nė oborrin e banesės sė familjes, ėshtė prerė fletė-arresti dhe ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit tė Komisariatit tė Policisė sė Sarandės. Po kėshtu, nė vendin e quajtur Pėrroi i Borisė, nė fshatin Rusan, janė zbuluar gjithashtu 120 rrėnjė tė tjera kanabis, por policia nuk ka mundur tė gjejė autorin e mbjelljes sė tyre.

Shqip

Eh te shkretat gra ... vetemohim deri ne fund

Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Shtator 2008 - 21:08:

Poni: Shqipėria ka 4 milionė e 263 mijė banorė
Tiranė- Jemi gjithsej 4 milionė e 263 mijė banorė. Shifra ėshtė deklaruar zyrtarisht sot nga zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinat Poni, nė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore.

Fejzi Braushi
Premte, 19 Shtator 2008 20:52:00

Tiranė- Jemi gjithsej 4 milionė e 263 mijė banorė. Shifra ėshtė deklaruar zyrtarisht sot nga zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinat Poni, nė Komisionin e posaēėm parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore.

Sipas tij, numri i shtetasve shqiptarė, qė ekzistojnė tė regjistruar nė regjistrat e gjendjes civile ka dalė nga kalimi i tė dhėnave nga regjistrat e zyrave tė gjendjes civile nė tė gjithė vendin, nė regjistrin elektronik tė popullsisė.

Gjithashtu nga tė dhėnat e publikuara nga Poni vihet re pėrqendrimi i popullsisė kryesisht nė rrethin e Tiranės, e cila ka 987 mijė banorė, e ndjekur nga Fieri me 485 mijė dhe Elbasani me 419 mijė banorė.

Mbledhja e komisionit tė Reformės Zgjedhore u pėrqendrua nė mundėsitė qė ka shteti ynė pėr tė pajisur tė gjithė shqiptarėt me tė drejtė vote (3 milionė e 200 mijė) me karta identiteti para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.

Njė problem qė kėrkon zgjidhje ėshtė edhe ai i emigrantėve, pajisja e tė cilėve me karta identiteti duket njė mision i pamundur pėr kėto zgjedhje. Megjithatė zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinant Poni u shpreh se qeveria shqiptare ėshtė duke menduar masa detyruese pėr tė gjithė emigrantėt qė tė pajisen me karta identiteti.

Njė masė e mundshme, sipas Ponit do tė jetė qė gjithė emigrantėve qė gjatė kėtyre muajve do tė hyjnė nė Shqipėri, nuk do tė lejohen tė dalin prej kufijve tanė shtetėrorė nėse nuk bėjnė aplikimin pėr tė marrė kartėn e identitetit. Njė kartė identiteti do tė kushtojė 1200 lekė tė reja, ndėrsa njė pasaportė biometrike do tė kushtojė 5 mijė lekė tė reja.

Shekulli

Postuar nga AndreaPirelli datė 19 Shtator 2008 - 21:25:

Po une perfshihem tek ky numer?????????

Postuar nga Tulipani datė 20 Shtator 2008 - 11:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
Poni: Shqipėria ka 4 milionė e 263 mijė banorė

Njė masė e mundshme, sipas Ponit do tė jetė qė gjithė emigrantėve qė gjatė kėtyre muajve do tė hyjnė nė Shqipėri, nuk do tė lejohen tė dalin prej kufijve tanė shtetėrorė nėse nuk bėjnė aplikimin pėr tė marrė kartėn e identitetit. Njė kartė identiteti do tė kushtojė 1200 lekė tė reja, ndėrsa njė pasaportė biometrike do tė kushtojė 5 mijė lekė tė reja.

Shekulli

se dija qe Fieri na qenka gjithe ky metropol

Si do ti mbajne me zor? Se dhe kete e bejme ne. Dua ta shikoj sa te zote jane ti pajisin brenda kohes. Po rrezik Berisha do urdheroje te punohet me 7 turne qe ta cojme perpara Shqiperine.
Do ta vene dhe kete te arritjet e qeverise besoj... kosoves iu deshen 5 muaj per kartat e identiteti neve na u deshen 20 vjet thua jemi Kina .

Postuar nga Fajtori datė 11 Maj 2009 - 12:44:

Vajza e gjyqtarit mbron te pandehurin. Made in Gerdeci.

TIRANE- Gjykata e Lartė rrėzoi kėrkesėn e prokuroreve pėr ndryshimin e trupės gjyqėsore tė ēeshtjes 'Gerdeci'. Gjykata e nuk e pranoi pėrjashtimin e gjyqtarėve, Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri qė sipas Prokurorise kishin konflikt interesi.
Prokurorėt nė argumentimin e bėrė gjatė seances sė sotme deklaruan se gjyqtari i Imeraj ka lidhje me disa prej te akuzuarve. Vajza e tij ka qene avokate e nje prej te akuzuarve kryesore tė ēėshtjes, Mihal Delijorgjit, ndėrsa vete gjyqtari ka lidhje shoqėrore me njė nga avokatėt e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ėshtė njekohesisht edhe i aferm i tij.

Marre nga Shekulli

Postuar nga Deb* datė 11 Maj 2009 - 13:11:

Re: Tri gra "shpėtojnė" burrat nga prangat: Kanabisin e mbollėm ne

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Tri gra, mes tė cilave edhe njė 80-vjeēare, janė sakrifikuar, duke menduar se kėshtu do tė lironin duart e burrave tė tyre nga prangat. Kėshtu ka ndodhur dje, pas zbulimit nga policia tė 232 rrėnjėve bimė narkotike nė fshatin Rusan tė Delvinės. Ato janė bėrė shkak qė tė merren nė pėrgjegjėsi penale pėr tre burrat kryefamiljarė, Luan Duka, Besnik Jupi e Fatmir Vaja. Por kjo ka zgjatur vetėm pėr disa orė, pasi marrja nė pyetje e familjarėve tė tyre ka qenė njė rast altruizmi i vėrtetė. "Jo burrat tanė, por ne gratė jemi marrė me bimėt narkotike qė keni gjetur", kanė deklaruar ato, duke menduar se do t‘i shpėtonin pėrgjegjėsisė penale. Kėze Duka, 51 vjeēe, lindur nė Delvinė dhe banuese nė fshatin Rusan, ka marrė pėrsipėr mbjelljen e pesė rrėnjėve kanabis nė oborrin e shtėpisė, ku jeton familja Duka. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe 80-vjeēarja Dylbere Jupi, lindur nė Vergo dhe banuese nė Rusan pėr 57 rrėnjė tė tjera, tė gjetura nė oborrin e banesės sė familjes Jupi. Pėr kėto dy gra ėshtė vendosur ndjekja nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale "kultivim i bimėve narkotike". Ndėrsa pėr 40-vjeēaren Merita Vaja, lindur nė Lazarat dhe banuese nė Rusan, e vetėdeklaruar pėrgjegjėse pėr mbjelljen e 50 rrėnjėve nė oborrin e banesės sė familjes, ėshtė prerė fletė-arresti dhe ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit tė Komisariatit tė Policisė sė Sarandės. Po kėshtu, nė vendin e quajtur Pėrroi i Borisė, nė fshatin Rusan, janė zbuluar gjithashtu 120 rrėnjė tė tjera kanabis, por policia nuk ka mundur tė gjejė autorin e mbjelljes sė tyre.

Shqip

Eh te shkretat gra ... vetemohim deri ne fund

Po trimeria e burrave ku vajt?! U tremben te shkretet. U fshehen pas fustanit te grave.

 Si gjithmone femrat e shkreta mbulojne dobesite e  budallalleqet e burrave.

Postuar nga BIONDIA datė 28 Maj 2009 - 13:01:

TIRANE- "Shpėrthimi i 15 marsit 2008 la 26 tė vdekur e 300 tė plagosur, shkatėrroi qindra shtepi, solli dorėheqjen e ish ministrit tė Mbrojtjes dhe arrestime tė zyrtarėve tė kėsaj ministrie. Kjo ngjarje nxori ne pah akuzat pėr korrupsion shtetėror dhe tregtinė e paligshme tė armėve". Kėto janė rezultatet e raportit tė Amnesty Internacional pėr ngjarjen e rėndė tė vitit 2008 nė Shqipėri.

Sipas raportit tė fundit pėr tė drejtat e njeriut tė organizatės prestigjoze Amnesty International. Organizate me seli nė Londėr, nė pjesėn kushtuar Shqipėrisė evidenton gjithė fushat e tė drejtave tė njeriut, progresin apo regresin e Shqipėrisė nė to. Raporti citon ngjarjen e rėndė tė Gėrdecit ku u shkel e drejta e jetes.

Nė Shqipėri shkelen tė drejtat e njeriut, thuhet mė tej nė raport. Korrupsioni shtetėror, papunėsia e lartė, dhuna nė familje, trafikimi i qėnieve njerėzore dhe gjendja e keqe e burgjeve janė fenomene qė ende mbizotėrojnė nė Shqiperi. Raporti vazhdon mė tej se populli ka pak besim te sistemi juridik. Ndjekjet penale per korrupsion janė shtuar por ato kanė goditur kryesisht zyrtare tė nivelit tė ulet dhe jo tė nivelit tė lartė.

Raporti vėren se papunėsia nė Shqipėri mbetet e lartė, "Pavarėsisht progresit ekonomik tė vendit, sot nė Shqipėri mė shumė se 18% e popullsisė jetojnė nėn minimumin e varfėrisė prej 2 dollarė nė ditė"- thekson raporti.

Raporti vėren shkelje tė medha tė tė drejtave tė grave dhe femijėve. "Dhuna familjare ėshtė shtuar- shkruan raporti- dhe prek njė nė tre gra. Vetėm nė vitin 2008 janė regjistruar nė polici 612 incidente tė dhunės nė familje por ka shumė raste tė tjera tė paraportuara.

Trafikimi i qėnieve njerėzore vazhdon, po kėshtu dhe shfrytėzimi i punės sė fėmijėve". Amnisty International pėrmend nė raportin e tij vjetor mbi tė drejat e njeriut nė Shqipėri rastin e pazgjidhur tė biznesmenit tė zhdukur Remzi Hoxha, "gjyqi pėr fajtorėt e tė cilit ende nuk ka pėrfunduar".

Raporti vazhdon me gjendjen degraduese tė burgjeve nė Shqipėri si dhe me incidente tė torturave dhe tė keqtrajtimeve tė tė burgosurve nėpėr burgje dhe stacione policie. Raporti kritikon gjithashtu edhe pėr shkeljen e tė drejtės sė jetimėve pėr garantimin njė shtėpie, pasi ato rriten e mbushin moshėn 18 vjecare. Raporti vėren se e drejta e strehimit nuk sigurohet as pėr mijėra tė tjerė tė deklaruar si tė pastrehė.

Organizata pėr tė drejtat e njeriut, Amnesty International, thotė se kriza globale financiare e ka pėrkeqėsuar gjendjen e tė drejtave themelore tė njeriut nė shumė vende tė botės.
Nė raportin vjetor, Amnesty International paralajmėron se rritja e varfėrisė mund tė sjellė mungesė stabiliteti dhe shpėrthime masive tė dhunės. Nė raportin vjetor pėr 157 vende, Amnesty International akuzon udhėheqėsit botėrorė se, nė pėrpjekjet pėr rigjallėrimin e ekonomisė globale, kanė neglizhuar tė drejtat e njeriut.

Postuar nga Fajtori datė 29 Maj 2009 - 12:15:

Kur gruaja shihet si prone...

Nė Shkodėr ish-bashkėshorti ka goditur me thikė ish- gruan e tij, nė njė nga sheshet kryesore tė kėtij qyteti. Viktima Silvana Mehja, ėshtė goditur me thikė nga ish- bashkėshorti sot nė mesditė nė lagjen Perash, pikėrisht nė sheshin “Isa Boletini”.

Autori ėshtė larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes, ndėrsa 22 vjeēarja me ndihmėn e kalimtarėve ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit pėr tė marrė mjekimin e duhur. Gjėndja shėndetėsore e tė resė ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrsa policia ka shpallur nė kėrkim autorin, ish bashkėshortin Edmir Mehja. Policia nuk bėn tė qarta motivet e ngjarjes, ndėrsa mėsohet se cifti ishte nė proces divorci.

Nė raportin e organizatės prestigjioze Amnisty International, me qendėr nė Londėr, pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri ėshtė vėrejtur se shkelen tė drejtat e grave dhe tė fėmijėve dhe se dhuna nė familje ėshtė shtuar.

BalkanWeb

Postuar nga erious datė 29 Maj 2009 - 13:01:

ka nje pse per kte krimin...!!!

vapa e tepert...? apo dashuria...?

Postuar nga erious datė 29 Maj 2009 - 13:14:

se di pse por kam sensacion per variantin e dyte... pra dashuria

thjeshte per faktin sepse eshte mashkulli qe vret per dashuri dhe aspak femra... ai vret veten ose ate qe dashuron

sidhe kot s'ka dale shprehja; ai qe te ''vret'' (rreh) te don

Postuar nga AngelDevil datė 29 Maj 2009 - 13:15:

sa njerez trapa ka kjo bote ej zot

Postuar nga Tulipani datė 29 Maj 2009 - 15:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha erious
se di pse por kam sensacion per variantin e dyte... pra dashuria

thjeshte per faktin sepse eshte mashkulli qe vret per dashuri dhe aspak femra... ai vret veten ose ate qe dashuron

sidhe kot s'ka dale shprehja; ai qe te ''vret'' (rreh) te don

Shpresoj per ty ta kesh nga vapa ...

nese e mendon si ai ik e shtrengoji doren, ndryshe s'ka nevoje ta ndotesh temen. Njerezit normale s'kane nevoje per kete lloj pseudo-dashurie-vrasese.

Postuar nga Deb* datė 29 Maj 2009 - 15:26:

E meshkujt e shkrete! I zgjidhin problemet e tyre  vetem nepermjet forces fizike. Shume te dobet psikologjikisht per te perballuar nje ndarje.

Nuk mund ta pertypin dot faktin qe femra mund ti lere. Nuk e di kush u'a ka shti ne koke qe kur martohesh,  femra behet prone e jotja, dhe ke te drejte te besh cfare te duash me te! Studip men!!!! 

Postuar nga AndreaPirelli datė 29 Maj 2009 - 16:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*
E meshkujt e shkrete! I zgjidhin problemet e tyre  vetem nepermjet forces fizike. Shume te dobet psikologjikisht per te perballuar nje ndarje.

Postuar nga Deb* datė 29 Maj 2009 - 16:16:

Citim:
Po citoj ato qė tha turll

Ti turll ben perjashtim. Je kategori me vete. :p

Postuar nga AndreaPirelli datė 29 Maj 2009 - 16:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*

Ti turll ben perjashtim. Je kategori me vete. :p

Rrofsh .........

Postuar nga erious datė 29 Maj 2009 - 21:57:

kush po e ndyt temen moj ēike... thjeshte komentova ate lajmin sipas kendveshtrimit tim e do ishte bile mire te jepje mendimin tend ketu sesa te tilla keshilla me te vertet prisheshe te temes

Postuar nga Fajtori datė 13 Qershor 2009 - 18:36:

Oligarkia e gjyqtareve dhe avokateve
...ose ndryshe...

Made in Gerdeci 2

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se bashkėshortja e gjyqtarit Kreshnik Omari, i pėrcaktuar me short pėr tė gjykuar dosjen "Gėrdeci" mbron njė nga 29 tė pandehurit, Hilmi Lacaj.

Postuar nga agata datė 21 Qershor 2009 - 16:50:

Ftesa e LSI pėr tryezė. PS: Meta tė votojė numrin 33

TIRANE- Partia Socialiste i thotė “jo” Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pėr tryezėn e pėrbashkėt pėr bashkimin e sė majtės pėr fitoren e zgjedhjeve.

Nė pritje tė takimit qė ėshtė pėrcaktuar tė zhvillohet nesėr nė mesditė, kandidati pėr deputet i PS-sė, Sajmir Tahiri bėri sot publike qėndrimin zyrtar tė socialistėve.

Sipas Tahirit e vetmja mėnyrė pėr tė larguar Sali Berishėn nga karrigia e kryeministrit ėshtė vota pėr numrin 33, qė pėrkon me emrin e Partisė Socialsite nė fletėn e votimit tė 28 qershorit.

Ai i bėri thirrje kryetarit tė LSI-sė qė t’i bashkohet apelit tė qytetarėve pėr tė votuar PS-nė, si e vetmja forcė politike qė do t’i japė fund politikės sė vjetėr.

“Duke shprehur kėnaqėsinė qė edhe Ilir Meta pranoi mė sė fundi qėndrimin tonė, se largimi i Sali Berishės ėshtė njė domosdoshmėri, theksojmė se kjo mund tė realizohet vetėm duke i bashkuar tė gjitha votat pėr Partinė Socialiste. Ne e ftojmė Ilir Metėn tė jap kontributin e tij konkret nė kėtė drejtim, duke iu bashkuar apelit tonė qė nė 28 qershor tė gjithė duhet tė votojnė Partinė Socialiste tė Shqipėrisė, numrin 33, sepse vetėm duke votuar pėr Partine Socialiste tė Shqipėrisė garantohet vota pėr ndryshimin historik dhe fundi i politikės sė vjetėr tė sė shkuarės”- tha Tahiri nė prononcimin e tij pėr shtyp.

Kreu i LSI-sė, Ilir Meta ftoi nesėr nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėr bashkimin e sė majtės pėr fitoren e zgjedhjeve, Ramėn e Nanon si dhe figura tė vjetra tė PS-sė dhe aleatėt Gjinushi, Milo dhe Koēi. Ftesa kishte qėllim sipas Metės vendosjen e njė fryme sa mė tė gjerė bashkėpunimi midis tė gjitha partive tė majta dhe progresiste.

Nė njė prononcim pėr shtyp nė “Gazeta Shqiptare” socialisti Servet Pėllumbi, dhe aleancistėt Skėnder Gjinushi dhe Paskal Milo u shprehėn kundėr duke e cilėsuar si tė vonuar ftesėn e Ilir Metės.
(s.g/BalkanWeb)

Postuar nga SmoKer datė 07 Gusht 2009 - 18:49:

Durres, vriten pese persona!!!

Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimi rreth ores 14:20 minuta ne plazhin e Durresit pese persona, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit "Iliria".

Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqve te tij me te ngushte.

Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.

Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga policia thane se gjate thirrjes per t'u dorezuar, Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen policeve dhe civileve, si dhe plagosjen e disa te tjereve.

Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.

Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.

marre nga http://top-channel.tv

Postuar nga shelgu datė 07 Gusht 2009 - 19:13:

Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato qė tha SmoKer`

Mire ka bere qe eshte dorezuar, por jo se e ka pare veten pa mundesi shpetimi, por pikerisht se po te mos dorezohej edhe mund ta hante.

Tani vazhdon rutina. gjyqe pa fund, ryshfete dhe nja dy vjet diku kot. ose nje arratisje e dyte.

Ka bythe gjykates qe te denoje kriminelet ne Shqiperi? I kini mente apo llafosemi sa per te qene ne muhabet.

Postuar nga SmoKer datė 07 Gusht 2009 - 19:18:

Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus

Mire ka bere qe eshte dorezuar, por jo se e ka pare veten pa mundesi shpetimi, por pikerisht se po te mos dorezohej edhe mund ta hante.

Tani vazhdon rutina. gjyqe pa fund, ryshfete dhe nja dy vjet diku kot. ose nje arratisje e dyte.

Ka bythe gjykates qe te denoje kriminelet ne Shqiperi? I kini mente apo llafosemi sa per te qene ne muhabet.

Mua me cudic fakti qe jane vrare 5 police , duke e ditur se cfare krimineli eshte , cfare masash kane marr ata per ta kapur duke i vajtur tek dera me flamur te bardhe qe te dorezohet ...

Dhe dicka, turp te kene ata kolege te aty qe e lane te gjalle kete trimin.

Me vjen keq po me kete polici ne nuk kemi asgje!

Postuar nga Fajtori datė 07 Gusht 2009 - 19:20:

Te gjitha institucionet dhe partite po vrapojne grusht bashkuar si nena parti te shprehin keqardhjen. Sala po e shpall dite zie dhe po ul flamuret.

Nuk e di mire dinamiken e ngjarjes, por a nuk tregon ky fakt se policet ishin te papergatitur si duhet? Si mund te shkoje nje skuader e tere per te kapur nje person dhe te arrijne te vriten policet. Per me teper kur ti e di qe po shkon per lufte, ndersa tjetri eshte sidoqofte me pak i pergatitur.

Ne televizione quhet masaker. Po cfare prisnin policet. Te dorezohej menjehere tjetri? Apo te numeronte policet sa u vrane? Personi qe kerkon lirine vret jo 4 police por 400 per te ruajtur lirine e vet.

Postuar nga Fajtori datė 07 Gusht 2009 - 19:22:

Re: Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato qė tha SmoKer`
Dhe dicka, turp te kene ata kolege te aty qe e lane te gjalle kete trimin.

Smoker, s'ia paske haberin. Te lesh ate gjalle eshte fati me i madh. Eshte me mire kur ia nxin jeten cdo dite qe te deshiroje te vdese vete dhe mos ja arrije.

Postuar nga SmoKer datė 07 Gusht 2009 - 19:28:

Re: Re: Re: Re: Durres, vriten pese persona!!!

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Smoker, s'ia paske haberin. Te lesh ate gjalle eshte fati me i madh. Eshte me mire kur ia nxin jeten cdo dite qe te deshiroje te vdese vete dhe mos ja arrije.

Po ku kemi ne institutcione per kete qe thua ti!

jam i sigurte qe do denohet ,,,,por jo me vdekje dhe per kete me vjen keq.

Shume e thjeshte vdiq nga plaget e marra , ne ambulance nje pas veshi dhe aq,,,

te me falni po jam shume i irrituar nga cfare po degjoj per vendin tone!

para nje dite ndodhi nje vrasje tjeter ...e keshtu pra ....

Postuar nga Fajtori datė 07 Gusht 2009 - 19:51:

Pse burgu s'te duket institucion i afte per tortura? Nje njeri i vdekur s'duhet per asgje. I gjalle te ben pune, sepse ke ne dore versionin e jetes qe do i serviresh...

Postuar nga shelgu datė 07 Gusht 2009 - 19:53:

Te ngrihen nervat vertet.

Police muti kemi ne.

Qeverri muti e lere mo.

Ai duhej futur ne donje nga keto burgjet ketej qe t'ja venin kallo ate te shkrete.

ka kaq pasiguri midis institucioneve te drejtesise sa duket paradoks qe te denohet nje kriminel. Gjykatesit kane familje, kane femije. krimi eshte shume me i forte tani per tani se edhe Sala me Salien bashke.

Ne keto raste duhet nderhyrja e grupeve te maskuara.

kot po flas edhe une

Postuar nga SmoKer datė 07 Gusht 2009 - 19:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Pse burgu s'te duket institucion i afte per tortura? Nje njeri i vdekur s'duhet per asgje. I gjalle te ben pune, qofte edhe kur eshte gjalle vetem teknikisht.

nje kriminel i vdekur eshte me mire per ne ....

te jesh gjalle ka shprese.

Postuar nga Fajtori datė 07 Gusht 2009 - 19:54:

Shprese... ?

Varet per cfare eshte. Mund te jete dhe shprese per te vdekur.

Postuar nga SmoKer datė 07 Gusht 2009 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Shprese... ?

Varet per cfare eshte. Mund te jete dhe shprese per te vdekur.

hekuri rrihet sa eshte i nxehte ...nejse le te shresojme qe personi do marri denimin e duhur, qe un them qe asnjehere nuk ka per te ndodh.

Postuar nga Fajtori datė 07 Gusht 2009 - 20:07:

Ligjerisht eshte burgimi i perjetshem. Ne keto raste me interes mediatik nuk eshte problem aplikimi i ligjit. Korrupsionet behen ne nivele te mesme... dhe gjithmone duke mbajtur mediat larg.

Por gjeja me e mire per tu rrahur e nxehte do ishte te kerkoheshin familjaret e personave qe qelluan (gruaja, femije dhe prinder) dhe ti nxirrnin ne televizor duke i bere ca pyetje te thjeshta:
"Nga mendoni se Dritani e ka marre edukaten kriminale".
"Ju si e keni edukuar".
"Kur i shfaqi tendencat e para per tu bere kriminel".
"A i mbeshtesni veprimet e tij".
"Si e keni shprehur mbeshtetjen/mos mbeshtetjen".
"A keni frike se te afermit e policeve mund te hakmerren mbi ju".
"Si keni menduar ta beni varrimin".
"Sa persona mendoni se do vijne".

Plus duhet treguar si do behet varrimi i kriminelit dhe te gjitha fytyrat qe do marrin pjese...

Postuar nga shelgu datė 07 Gusht 2009 - 20:55:

Ore po keta lloj prinder mburren me femijet.

Nuk shikon psikologjine e shqiptarit? Tek tema e skafeve, filluan po dilnin skafistet xhentellmene. Kush te mburrej me shume qe njihte ndonje skafist. I preferuar demek.

Kam njohur dikur nje shofer autobuzi, qe e njohte i gjithe qyteti per puntor te mire. Ishim ulur per te pire nje kafe dhe si nuk kishte vende e ftuam te ulej me ne, madje edhe e respektuam duke iu ngritur me kembe. Ai mbasi ulet na prezantohet; jam i xhaxhai i filanit dhe na ze emrin e nje krimineli ne goje.

Gati e kisha t'i thoja: Ja na plasi bytha, por vetem se ishte plak. Akoma me ka mbetur merak qe nuk u ngrita dhe te ikja te pakten. Plehre milet. Ne e respektuam per moshen dhe per ate tjetren qe kishte hipur ne autobuz gjysmen e Tiranes, ai na e dhjeu :p

E kupton o Faje se kush jemi ne?

Postuar nga lost_soul datė 07 Gusht 2009 - 21:01:

Me kujtohet dikur andej nga '97 apo '98, kur policia ishte ne kerkim te bandave me arme, u dha lajmi qe policia e Korces dhe ajo e Pogradecit gabimisht kishin luftuar per gjysem ore kunder njera tjetres, secila pale duke menduar qe pala tjeter ishte nje bande kriminale. Drame-komedia e kesaj ngjarje ishte qe pas gjysem ore lufte, asnje polic nuk ishte as plagosur e as gervishur.

Postuar nga sajmolabi datė 08 Gusht 2009 - 00:07:

Po une them se aty krimineli krijohet nga vete ambjenti qe kane krijuar sala i pare,...edvini,....tosi bosi,...e gjithe sorrollopet e gengsterave qe mbajne peng shqiperine.Aty dhe policet jane kriminele te mundshem dhe te korruptueshem si ēdokush qe e ka nje pozite ne shqiperi.po e mendoj seriozisht se jemi nje komb qe nuk dime te udhehqim veten,.....princ Vidi ku je,.......aty doktori te vret po se pagove,...aty zyrtari s'te jep ēertifikate pronesie po si dhe nje fete nga prona,...aty policet te rrahin me kot se shumica jane fshatare te zbritur nga mali,pa shkollen e mentalitetin e duhur(ja dhe pse jane te papergatitur ne keto raste),....aty mbreteron mender muti e mbeturina e pashqetesuar dhe sovrane,...aty sala i pare(qe e paaaaaaēiiim sa malet)po mundohet tu marre token(ate pak toke)shqiptareve e ta shese per interesat"e kombit"se nuk po punohet(sipas tij)PO PSE TE MOS BEHET ROBI KRIMINEL,.....YYYRRRAAAA U SHOFSHIN TE GJITHE SE ME MUT PO BEHET,...KUR ESHTE KRIMINEL I PARI PSE TE MOS JENE TE GJITHE?

Postuar nga BIONDIA datė 08 Gusht 2009 - 07:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha SmoKer`

nje kriminel i vdekur eshte me mire per ne ....

te jesh gjalle ka shprese.

me nje lule svjen behari pastaj ne jemi si ajo shrehja "1 vdes 10 ngrihen " se ky tani gati gati do na dali si hero dikush do mbyrret me kete xhest qe ka bere..... pastaj ke qindra te tjere qe jane akoma te lire keto ushtaret tane sikur i stervit "topo xhixho"dhe neper filma kur kapet nje kriminel si puna e ketij ke 100 police e plagoset vetem nje... ky nuk besoj se ka pas bombe qe me nje te hudhme ka vrare 5 ...i dine rregullat e pragosjes dhe rrethimit te nje personi keto apo dine vetem te cajne derasat emigranteve kur shkojne atje per 5 mije leke ...por car pret nga kea policet tane aman me 8 vjecare jane shumica me ate rroge qe merr si del per gota rakie .....fajtor ne cburg do shkoje ky njeri ne ate te siguise se larte ne Peqin ku perseri e komandojne mafioze ku drejtori bashke me stafin e tij para disa ditesh lane te lire nje te burgosur qe te shkonte te lante hesapet e tij me nje te burgosur tjeter .....ky ne burg do trajtohet si hero ....
Ngushellimi familjeve te policeve dhe qe ne kete vend ku zoteron cdo gje trane qetesia zoti vente dore se politika i ka vene shqelmin...

Postuar nga Tulipani datė 08 Gusht 2009 - 12:47:

Bionde te lutem mos na shaj ushtrine se jemi dhe ne Nato tani, me te drejta te barabarta me njerez te kualifikuar e cilesore

ps. ke njohur dhe ti ndonje polic te sjellshem, te kulturuar, qe te buzeqesh tek shikon pasaporten ndersa ke kaluar kufirin? Ehh te gjithe e kemi pasur kete fat

Postuar nga Fajtori datė 08 Gusht 2009 - 12:52:

Ne fakt...

E dija qe do lindnin diskutimet e mesiperme, prandaj doja te dilja nga retorika e PPSH-se qe vazhdon ne televizionet shqiptare. Por nuk jam dakort edhe me keto qe keni shkruar siper.

Eshte retorike e shemtuar te thuhet se njerezit behen kriminele nga shoqeria. Me kete llogjike i bie qe secili prej jush/nesh eshte kriminel qe po pret rastin ta shfaqe ne publik.

Eshte utopi tjeter qe kur vret nje kriminel ka 10 te tjere qe presin rastin e tij. Eshte llogjike depresive qe nuk perkon me realitetin. Ne Shqiperi nuk ka me qindra si Dritan Dajti, sepse shumica u shuan dhe u vrane rreth 1997-es.

Por jam dakort kur thuhet se Dritan Dajti do dale si hero ne boten kriminale. Te tjeret do mendojne... "Atehere qenka e mundur te vrasesh gjithe ato police para se te vritesh vete, keshtu qe o burra". Dhe ketu nje shtet inteligjent duhet te nderhyje ne dy drejtime. E para ne aspektin social per te bere ato intervistat, ne menyre qe krimineleve tu gjehen rrenjet, familjet ti demigrohen publikisht, mundesisht te ndiqen me domate, t'i shkaterrohet varrimi dhe te mos shkoje asnjeri. Ose ne te kundert te nxirren ne televizor fytyrat e atyre qe nderojne nje kriminel. Nga ana tjeter shteti duhet te beje autokritike si ka mundesi qe u vrane 4 police, te zbardhe dinamiken e ngjarjes sa me shpejt neper media dhe te pyese veten "cfare gabimesh beme qe ndodhi kjo gje".

Te qellosh me pistolete nuk ka nevoje te kesh universitet. Mjafton nje stervitje e mire. Skuadra qe shkoi aty ishte e specializuar ne kete pune, nuk ishte me polica lagjesh. Problemi eshte se policeve i ka qelluar nje person poshte ne makine, nderkohe qe Dritan Dajti ishte lart ne shtepi dhe policet nuk e prisnin kete levizje.

Nejse, u zgjata. Por duhet kuptuar qe bota nuk eshte bere me gogola dhe Shqiperia mund te eci ne drejtimin e duhur nese qeveria dhe mediat bejne propaganden e duhur. Dhe me kete nenkuptoj qe edhe shitesi i lagjes duhet te indinjohet dhe te refuzoje ti shese buken gruas/nenes se Dritan Dajtit. Kjo eshte pjesemarrje popullore ne drejtesi.

Postuar nga Fajtori datė 08 Gusht 2009 - 13:40:

Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Ne Durres vriten 4 police dhe nje civil ne nje operacion policie.

Ne Durres pronari i lokalit vret nje 26 vjeēar qe bezidsite balerinat.

Ne Elbasan bie fuoristrada ne humnere dhe vdes nje grua 47 vjeē. Te tjeret jane ne spital.

Ne aksin rrugor Elbasan-Peqin permbyset kamioni me inerte dhe bllokohet rruga.

Ne Tirane nje autostrade aksidenton nje grua te moshuar. Shoferi largohet dhe shpallet ne kerkim.

Ne Shkoder dy veta i zene prite nje 33 vjeēari, i cili shpeton pasi plumbi e merr ne kembe.

Ne Sarande nje femije 5 vjeē eshte perplasur me nje motoēiklete dhe eshte ne gjendje te rende ne spital.

Ne Librazhd 8 vjeēari qellon me thike vellain 11 vjeē.

Ne Gramsh plas bombola nga pakudjesia, digjet pjeserisht shtepia.

Ne Lushnje, nje 35 vjeēar vret me thike nje 33 vjeēar, sepse ky kulloste delet ne token e tjetrit.

Ne Berat dy te rinj zihen per nje femer. Sherri perfundon tek thika dhe njeri eshte i plagosur ne spital.

--------------------------------------

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Postuar nga al74 datė 08 Gusht 2009 - 14:51:

shume diell u bie ne koke njerzve , nuk kane faj.

Postuar nga BIONDIA datė 08 Gusht 2009 - 17:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Bionde te lutem mos na shaj ushtrine se jemi dhe ne Nato tani, me te drejta te barabarta me njerez te kualifikuar e cilesore

ps. ke njohur dhe ti ndonje polic te sjellshem, te kulturuar, qe te buzeqesh tek shikon pasaporten ndersa ke kaluar kufirin? Ehh te gjithe e kemi pasur kete fat

une spo i shaj po tregoj te verteten pastaj ti mendon se Nato sdo qeshe me kete po tju a tregojne qe jane vrare 4 njeres nga nje super i kerkuar do mendojne "fare masash kane marre policet tane dhe cfare arsenali ka pas ky me vra kaq njeres" pastaj keta police e dine qe eshte kaq i tmerrshme cfare kane bere e kan thirr nga ballkoni "i filan zbrit poshte se do te prangosin "...........i vetmi polic shqipo qe me ka bere te qesh une dhe jo ai eshte ne TUSHEMISHT ku ne driten e diellit do shikonte nese pashaporta italiane ishte fallco apo jo njerezit qe ishin me ne u shashtisen sepse ai zoteria nga nje katun i gramshit kishte zotesine qe te kuptonte kur nje pashaport ishte fallco dhe jo pa mjete vetem me syte gjysme te hapur nga dehja ....me kete kam qesh por jo ne sy te tij kur u ndame sepse sdija se cfare te thoja me .....
fajtor me te vertet mendon se ne 97 jane vrare te gjithe sa gabim qe e ke shumica e ke thene vete gezojne azil neper shtete te tjera dikush ka nderruar emer ...

Postuar nga briseide datė 08 Gusht 2009 - 17:38:

Re: Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Fajtor po ti ē'lloj lajmesh pret?
Ketu,ne dallim me te tjeret na mungojne te rejat mbi investimet kolosale ne ndonje sektor indutrie,trendi ne burse,problematikat e reja neper ndermarrje,shit-blerjet ne sport.Ah,edhe sa rave party behen nga te rinjte e sa qen(kete mund ta zevendesosh me ndonje kafshe tjeter) mund te shpetohen me campaign sensibilizimi.
Ke harruar te shtosh lajmet mbi pushimet e shqiptareve dhe sa roje detare na mungojne!

Politikani?Pak enderrimtar.

Perbuzja eshte ndjenje e ulet.Me kete vorbulle mendimesh ēudi qe bisedon akoma me shqiptare.

Postuar nga shelgu datė 08 Gusht 2009 - 18:18:

Re: Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ne Durres vriten 4 police dhe nje civil ne nje operacion policie.

Ne Durres pronari i lokalit vret nje 26 vjeēar qe bezidsite balerinat.

Ne Elbasan bie fuoristrada ne humnere dhe vdes nje grua 47 vjeē. Te tjeret jane ne spital.

Ne aksin rrugor Elbasan-Peqin permbyset kamioni me inerte dhe bllokohet rruga.

Ne Tirane nje autostrade aksidenton nje grua te moshuar. Shoferi largohet dhe shpallet ne kerkim.

Ne Shkoder dy veta i zene prite nje 33 vjeēari, i cili shpeton pasi plumbi e merr ne kembe.

Ne Sarande nje femije 5 vjeē eshte perplasur me nje motoēiklete dhe eshte ne gjendje te rende ne spital.

Ne Librazhd 8 vjeēari qellon me thike vellain 11 vjeē.

Ne Gramsh plas bombola nga pakudjesia, digjet pjeserisht shtepia.

Ne Lushnje, nje 35 vjeēar vret me thike nje 33 vjeēar, sepse ky kulloste delet ne token e tjetrit.

Ne Berat dy te rinj zihen per nje femer. Sherri perfundon tek thika dhe njeri eshte i plagosur ne spital.

--------------------------------------

Pyes veten: sa budalla duhet te jete njerezit per te menduar se gjerat varen nga politika. Dhe sa i degjeneruar duhet te jete nje politikan qe te lumturohet se fiton zgjedhjet e nje populli te tille.

Fajtor, Fajtor. E di si?

Me kujtove ate te milingones me shumekembeshin, me kete shpjegimin e fundit

E pyet milingona shumekembeshin:

-Ore si ja ben me tere apo kembe qe nuk ngaterrohesh kur ecen?

-Ja kshu,- i thote shumekembeshi dhe...dhe u ngaterrua.

Postuar nga BIONDIA datė 08 Gusht 2009 - 18:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ne fakt...
Te qellosh me pistolete nuk ka nevoje te kesh universitet. Mjafton nje stervitje e mire. Skuadra qe shkoi aty ishte e specializuar ne kete pune, nuk ishte me polica lagjesh. Problemi eshte se policeve i ka qelluar nje person poshte ne makine, nderkohe qe Dritan Dajti ishte lart ne shtepi dhe policet nuk e prisnin kete levizje.

.

Pikėrisht kjo strofull e fundit, e njeriut mbase nė majė tė listės sė mė tė kėrkuarve shqiptarė, ishte nuhatur nga policia, e cila ka gabuar finalizimin nė mėnyrėn mė shembullore tė mundshme. Duke shkaktuar, me anė tė njė operacioni tė dalė jashtė kontrollit, vrasjen e katėr oficerėve tė lartė Prej saj, sipas dėshmive tė banorėve tė zonės, kanė zbritur dy oficerė policie tė veshur civilė, por me maska tė zeza, tė cilėt ishin pjesė e Skuadrės Operacionale tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, njė sektor i krijuar kėto kohė tė fundit. Nuk pohohet nėse janė i prezantuar njeriut nė fuoristradėn “Tuareg” si policė, por konfirmohet se menjėherė pasi ata kanė zbritur nė tokė, janė qėlluar nga brenda. Por jashtė kėtij veprimi tė
Krimeve tė Rėnda, pohuar zyrtarisht pėr “Panorama”, edhe njohės tė ndryshėm tė policisė dhe mėnyrės se si ajo funksionon, kanė shprehur
rezervat e tyre nė lidhje me kėtė operacion. Ish-oficerė tė lartė tė policisė, por edhe aktualė, qoftė edhe jo oficerė, por specialistė tė fushave tė ndryshme, vinin dje me opinionet e tyre nė njė pėrfundim tė pėrbashkėt: Drejtuesit e operacionit pėr arrestimin e Dritan Dajtit kanė gabuar. Gabimi
ka qenė fatal dhe pėr rrjedhojėi ndėshkueshėm.Argumenti i parė qė sillet
ėshtė gabimi nė arrestimin e njė tė kėrkuari tė kalibrit tė Dritan Dajtit. Sipas opinioneve ė dhėna, nė rastin e Dajtit, qė konsiderohet si njė
ndėr tė kėrkuarit mė tė rrezikshėm nė Shqipėri, pasi ka provuar nė disa raste se ėshtė njė hap mė i shpejtė se policia, duhet tė impenjoheshin
forcat mė tė specializuara, qė nė rastin e vendit tonė janė ato tė RENEA.
Njė moment tjetėr i diskutueshėm ėshtė bėrė edhe shfaqja e policėve tė maskuar me kokore tė zeza pėr arrestimin e Dajtit. Dihet qė Dajti ka armiq tė deklaruar, tė cilėve u ruhet. Sipas opinioneve, ai krejt natyrshėm do tė
reagonte pa paralajmėrim duke qėlluar nė drejtim tė civilėve tė maskuar, pasi do t’i ngatėrronte me kundėrshtarėt e vet.

ndoshta te ka shpetuar pa lexuar kjo ....me vjen keq qe keto te 4 kane humbur jeten per fajin e dikujt qe ska dit te organioje nje kapje si duhet ...

Postuar nga SmoKer datė 08 Gusht 2009 - 18:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA

Shume e drejte!

mesa lexova kan qene 12 agjente per te kapur personin , qe ai nuk ishte vetem , ishte me dy persona te tjetre dhe gruan, duke e ditur se me ke kane te bejne cfare aftesish ka ky perrson .

Makina i ka pasur xhamat e erret duke e bere dhe me te veshtire kapjen e tij.

Postuar nga SmoKer datė 08 Gusht 2009 - 19:01:

!!!

Masakra ne Durres, dekonspirim apo gabim?

Sektori Operacional i Kapjes se Elementeve te Kerkuar ka si objekt gjurmimin dhe gjetjen e vendodhjes te personave te strukturave te krimit.

Pasi arrijne te sigurojne informacionin se ku ndodhet i kerkuari ata kryejne operacionin se bashku me forcat policore qe kane ardhur ne mbeshtetje per te kryer aksionin.

Si praktike kjo do te ndodhte edhe gjate se premtes ne Durres. Heret ne mengjes Zyra qe ndodhet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise ne Tirane merr informacionin se Dritan Dajti ndodhej ne nje banese ne Durres.

12 oficere dhe agjente policie me kater automjete te ndryshme nisen per verifikimin e informacionit. Ata e pikasin rreth ores 13: 45 minuta Dritan Dajtin pikerisht ne automjetin Volkswagen Tuareg.

Skema 1

Dritan Dajti ndodhej ne sediljen e pasme te makines ne krah te djathte se bashku me bashkeshorten e tij, ne timon ndodhej Erges Xhaxhi, ndersa ne vendin e pare i afermi i Dajtit, Ledion Mara.

Trupa policore e oficereve sekrete afrohet me automjete me targa private dhe te huaja nga drejtime te ndryshme per te vene ne rrethim tuareg-un pa u vene re. Asnje nga policet ne keto momente nuk ka te veshur antiplumb apo arme ne dore per shkak te mos pikasjes nga objektivi i tyre.

Skema 2

Sapo eshte afruar automjeti i policise ne krahun ku ndodhej Dajti, ai ka qelluar oficerin e pare te policise ne koke i cili mbetet i vdekur ne vend. Dajti ka qelluar nga brenda automjetit, i cili duhet ka xhama te zinj dhe askush nga policet nuk mund te dallonte nga brenda se c'po bente ai.

Asnje nga policet sekrete nuk mund te reagonte me aq shpejtesi kur dihet se te pakten per te qelluar objektivin do t’i duhej dy sekonda, ndersa Dritan Dajti dhe njeri prej miqve te tij, qe duket se mund te kete qene Ledion Mara kane qelluar mbi agjentet e tjere.

Kunderpergjigja e policise dhe venia e antiplumbave ka zgjatur pak sekonda ndersa jane ruajtur nga vija e zjarrit qe hapi Dritan Dajti. Me pas eshte bere edhe shkembimi i zjarrit ku ne vije frontale eshte vrare Ledion Mara dhe ka mbetur i plagosur rende me tre plumba ne trup Dritan Dajti. Ne vije frontale sulmi policia del se ishte me e pergatitur se krimineli dhe arriti ta neutralizoje ate, por Dajti realizoi kater krime me ane te befasise e cila sjell dyshimet e rastit.

Dritan Dajti ka qelluar i pari ne befasi policine sekrete. Policia ende nuk ka nje skene krimi te qarte. Dritan Dajti e dinte qe po qellonte nje polic.

Por pyetja eshte nga e dinte dhe si arriti qe ai dhe Leonard Mara vrau kater prej tyre qe nuk kishin shenja dalluese te policise me nga nje plumb.

Ajo qe habiti ekspertet ishte fakti se cdo polic u vra vetem me nje plumb ne trup ose ne koke. Qe do te thote se qitja e kryer prej Dajtit dhe mikut te tij ishte e nje precizioni te larte, qe praktikisht do te thote nje prite e ngritur nga ai kundrejt policise.

Dy jane pikat e nje analize qe do te nise per t’u shpjeguar ne strukturat e larta te policise.

Gabimi ne gjurmimin e objektivit apo dekonspirimi?

A ishte aksioni i se premtes ne Durres i deshtuar per policine? Ai arriti perfundimin. Dritan Dajti nuk eshte me numri 1 i listes se te kerkuareve ne Shqiperi.

Policia neutralizoi nje prej atyre qe e kishte sofistikuar veprimtarine kriminale ne gjashte vitet e fundit ne arrati.

Kater here i ka shpetuar Dritan Dajti rrethimeve policore ne keto vite, qe jane kryer nga policet me te thjeshte deri tek ato te forcave me te specializuara.

Skuadra e kapjes se personave te kerkuar prakikisht ka punen me te veshtire ne policine shqiptare. Ajo perballet me njerezit me te rrezikshem te botes se krimit, qe nuk duhet harruar jane gjithmone nje hap me te informuar dhe me te sofistikuar se policia qofte ne mjete qofte ne informacion dhe financa.

Dritan Dajti ishte pa dyshim kreu i nje rrjeti kriminal qe ishte me i rrezikshimi ne vend dhe qe padyshim ka marre nje goditje te rende.

marr nga http://top-channel.tv

Postuar nga Petter datė 08 Gusht 2009 - 19:13:

Ngushllime familjarve te viktimave.

Me sa lexova un shkrimin qe smoker ka postuar ketu, kjo tregon per mendimin tim qe keto efektiva kan shkuar pa u pregatitur, pa vendosur kundra plumb, pa pasur mjetet mberojtese e duhura, si kokore antiplumb etc etc. Sic lexova policet e vrare, kan vdekur nga plumba tek, te cilet o i ka zene ne koke o ne trup. Kur keta e kan ditur qe ky person eshte teper i rrezikshem, a kan menduar meqe jan shume dhe do dorzohej lehte?

Postuar nga BIONDIA datė 08 Gusht 2009 - 19:19:

Po si mund te fillosh nje aksion pa antiplumb aman dhe ne filma i vene mendo ne te vertet ......si con 12 njeres drejt vdekjes se sigurt ......nuk dua te mendoj se kush e ka bere kete operacion se kush ka qene ajo koke qe ka organizuar sepse dhe nje here del paaftesia e policeve tane qe jane me shkolle te mesme dhe nuk bejne asnje kurs asnje pergatije fizike per keto raste por jane te gjithe shumica barkderra qe skane fuqi me u turr....nje nga keto police ky e ka vrare duke ju turrur mbrapa me nje plumb ne koke ...keta tjeret ku ishin kur ky turrej me vrap????...... l qe heren tjeter te shikoje disa filma italiane si Ultimo ,Toto Rina se do emsoje si organizohet nje kapje dhe sdo gaboje me .......4 njeres qe lene familje iken ne nje moshe te re ...gjynah

Postuar nga SmoKer datė 08 Gusht 2009 - 19:26:

Per mendimin tim eshte gabim i pafalshem i drejtuesve te ketij operaconi.

Postuar nga Petter datė 08 Gusht 2009 - 19:36:

Gabim qe u kushtoi jeten

  Gjithsej 67 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.