Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga Fajtori datė 01 Shtator 2011 - 05:21:

Domethene aty ku ka kriminalitet te ulet njerezit jane me mirekuptues ndaj krimit? Ky eshte paradoks. Fakti qe Suedia e quan burgun riedukim eshte pjese e dogmave juridike qe qarkullojne kudo, sidomos ne Itali. Korrigjimi i individit eshte enderr qe ekzistonte edhe ne Shqiperine komuniste. Por mesa duket nuk eshte keshtu, sepse po te shikosh baza e drejtesise eshte hak-marrja. Drejtesia ka simbolin e peshores qe te vere hakun ne vend, jo qe te riekulibroje mendjen e vrasesit. Drejtesi quhet sepse gjerat duhen te rrine drejt mes te lenduarve dhe lenduesve. Drejtesia nuk mund te ekzistoje nese i lenduari injorohet nga drejtesia. Te marresh nje kriminel dhe ta fusesh per "riedukim" ngjan si koncept shoqeror, por demin e ka pesuar individi, jo shoqeria. Prandaj drejtesia rregullon rendin e gjerave dhe burgos personin, pavaresisht se i vene emra te bukur dhe e propagandojne si riedukim.

Qe kanuni ka qene sistem drejtesie kjo duket ne organizimin e tij. Sigurisht se shpiku Leke Dukagjini, por kjo konfirmon ate qe them une. Pra, se rregulla te caktuara kane ekzistuar si baze e shoqerise tone klanore dhe ne nje fare pike jane ngritur ne institucione neper vilajete (kanun ka patur Laberia, Malesia, Skenderbeu etj. lexoni kete). E sidoqofte eshte mire mos krahasohen komunitete me histori, kulture, gjeografi dhe ekonomi te ndryshme si shqiptaret me suedezet. Ka shume faktore qe ndikojne ne nje sistem ligjesh. Personalisht vitet e fundit kam vene re se denimet per vrasje ne Shqiperi kane qene me te buta se kudo ne bote (shpesh rreth 7-15 vjet ne krahasim me 20-25 te vendeve te tjera). Kjo nuk tregon qe kemi pak kriminalitet por qe kemi nje qendrim te caktuar ndaj krimit. Ne kulturen suedeze mjaftojne X vjet, ne ate shqiptare nevojiten Y vjet. Numri i viteve eshte ne funksion te kultures qe ka shoqeria, influences se fese qe fton njerezit te falin, etj. Nje numer me i larte vitesh burgu nuk ul nivelin e kriminalitetit, ashtu sic nuk e ul denimi me vdekje. Njesoj edhe limiti i shpejtesise nuk ka lidhje me vdekjet ne autostrade, sepse keto te gjitha varen nga kultura dhe edukimi i nje populli. Tjeter pune si i shet propaganda e cdo vendi keto aspekte.


P.s. Meqe jemi te gjakmarrja, para tre ditesh pashe per here te pare nje lajm ku gjakmarrja ishte parandaluar dhe 3 persona ishin arrestuar. Eshte hera e pare qe policia arrin te parandaloje megjithese ka kohe qe dihet si fnuksionon gjakmarrja e kush pritet te vrase.


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.